11/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 tetor 1996

Qeveria Britanike mbështet Shqipërinë

Shehu në Konferencën e Partisë Konservatore Angleze Z.Mejxher e siguroi z.Shehu për mbështetjen e qeverisë së tij ndaj Shqipërisë. FAQE 2

PD-alternativa e vizionit 2000

Presidenti Berisha mes studentëve të Universitetit të Tiranës

Bashki dhe komuna blu

Demokratët përveçse kanë arritur të krijojnë gjeografinë e fitoreve në tre elektorale kanë vendosur raporte të sigurta me elektoratin e ri. Kjo është e dhëna e sigurtë se Partia Demokratike është partia më institucionalizuar në Shqipëri bile brenda një kohe jo shumë të gjatë prej më pak se gjashtë vitesh. Kjo po shikohet më së miri edhe gjatë kësaj fushate ku shikohet pjesëmarrje disa herë më e madhe e njerëzve në takimin me përfaqësuesit e PD-së se sa me atë të partisë më të madhe opozitare, Partisë Socialiste. Krijimi i një terreni të qëndrueshëm për fitore maksimale është detyrë parësore e një formacioni politik. Por kjo gjë nuk mund të bëhet duke sajuar demagogji dhe një propagandë anti siç po bëjnë socialistët. Po kështu kjo gjë nuk mund të bëhet duke arritur në synimin e katastrofave politike për elektoratin dhe njerëzit që përbëjnë partitë siç po ndodh e ka ndodhur tek socialistët. Po aq sa nuk mund të bëhet një gjë e tillë edhe nga iniciativa politike të karakterit tërheqës dhe bojkotuese të cilat i kanë përdorur socialistët sa herë është bërë fjalë për një kualifikim politik në Shqipëri. Socialistët e kanë të pamundur të ndërhyjnë në jetën politike të shqiptarëve që të tenton gjithnjë nga e ardhmja ashtu si edhe kanë po aq vështirë të ndeshin alternativat e tyre si alternativa të së ardhmes. Sekretari i tyre Mejdani nuk është më shumë se sa një hieroglif në politikë e po aq në alternativat që ai komentojnë gjatë takimeve me socialistët e periferisë. Po në të njëjtën gjendje është edhe kryetari i tyre i burgosur ordiner që edhe pas humbjes së 26 majit për shkak të montimeve të tij përsëri thërret për çmontimin të reja jo më me montimeve të tij përsëri thërret për çmontimin dhe të realizuar nga boskomëtar kombëtar por me karakter komunal dhe bashkish. Partia Demokratike është përgatitur tani për të realizuar një trisi komunash dhe bashkish blu. Kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar duke synuar shqiptarët dhe ajo ku synon historia moderne e tyre. Asgjë rozë nuk i lidh më interesa e tyre, qofte si individë që edhe në rritjen e komunës, si bashkësi apo vendit. Sugerimi i së ardhmes për shqiptarët është sa në larg socialisteve që na kujtojnë komunizmin me veprimet dhe teoritë e tyre, në alternativat dhe në sjelljen politike të secilit prej përfaqësuesve të sotëm të kësaj partie. Largimi i njerëzve nga strukturat e socialisteve si dhe mungesa e numrit e po aq në cilësi e kandidaturave të tyre është një tregues i rëndësishëm për mungesat e mëdha që ka kjo parti aq shumë e shkatërruar për inifikant për mungesat e saj si dhe historisë së saj. Idetë që ata kanë përçjellë tek njerëzit gjatë kësaj fushate janë kryesisht mundësi e kufizuar të tyre për të arritur qoftë edhe minimumin e standardeve të demokracisë, lirisë, iniciativës së lirë që kemi arritur në këto katër vite.

PD-alternativa e vizionit 2000

Në Tiranë më 20 Tetor përballen dy alternativa, alternativa juaj, alternativa e vizionit 2000, alternativa e konsolidimit të demokracisë, iniciativës së lirë dhe integrimit të Shqipërisë në Europë e përfaqësuar nga z.Albert Brojka. Alternativa tjetër është alternativa e bojkotit, alternativa e izolimit, alternativa e kaosit, alternativa e anarshisë, e mosbesimit, e zhgënjimit total. Ajo përfaqësohet nga basketbollisti i talentuar fatkeq për zgjedhjen Agim Fagu FAQE 3

Bashkëpunimi ushtarak i shërben miqësisë midis dy popujve tanë

Presidenti Berisha, priti Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Austriake, z.Klark Majcen Presidenti Berisha vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet me ven[?] mik Austrinë. Ai u shpreh i kënaqur me vizitën e z.Majcen si një shenjë e mëtejshme në bashkëpunimin midis dy ushtrive tona dhe theksoi se është optimist që edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake si ai bilateral ashtu edhe me kuadrin e Partneritetit për Paqe po i përgjigjej nivelit të miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Zoti Majcen, pasi vlerësoi reformimin e ushtrisë shqiptare, vuri dukje se ekzistojnë mundësi të shumta bashkëpunimi midis dy ushtrive tona të cilat ndajnë të njëjtat vlera për konsolidimin e shoqërisë demokratike. Ai shprehu bindjen e plotë se bashkëpunimi në fushën ushtarake i shërben miqësisë dhe marrëdhënieve shumë të mira ekzistuese midis dy popujve tanë. Presidenti Berisha i kërkoi z.Majcen t’i përcjellë Presidentit Kles[?] përshëndetjet e përzemërta dhe dëshirën e tij për ta pritur në Shqipëri

Lokalet: Transparencë e plotë

Intervistë e Zvëndëskryeministrit dhe Ministrit i Jashtëm Shehu dhënë radios BBC Qëndrimi i prerë, kategorik dhe i vendosur i qeverisë shqiptare është të sigurojë transparencën e plotë gjatë gjithë procesit të votimit dhe gjithë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. FAQE 3

Fagu: dhëndërri i ish-policisë sekrete komuniste

“KJ”, “ZP”, Ulqini dhe kasketat e Kollit shpërndajnë “lajmin e mirë” E rëndësishme, sipas kasketave, është se Fagu na siguron për rikthimin e Tiranës në vitin ’90, kur shqiptarëve ua kishim futur frikën deri në palcë, dhe nuk guxonte njeri që të shante jo vjehrin e tij që vriste e priste të të donte, por edhe Fagun që provokon incidentin nr.759 në marrëdhëniet e regjimit komunist me Kinën E rëndësishme, sipas kasketave, është se Fagu na siguron për rikthimin e Tiranës në vitin ’90, kur shqiptarëve ua kishim futur frikën deri në palcë, dhe nuk guxonte njeri që të shante jo vjehr[in?] e tij që vriste e priste të të donte, por edhe Fagun që provokoi incidentin nr.759 në marrëdhëniet e regjimit komunist me Kinën

Të ndërtojmë një model bashkëpunimi dhe mirëkuptimi

Kryeministri Meksi priti gjeneralin Majcen MAJCEN: Për Austrinë është shumë i rëndësishëm partneriteti, i cili mund të konsiderohet si boshti i politikës së shtetit austriak. FAQE 2

Gjykata Kushtetuese kthen mbrapsht ankesat e socialistëve

Gjata: Nuk është në juridiksionin tonë Ngjarja e krerëve të opozitës së majtë nëpër dyert e gjykatave është një përpjekje e dëshpëruar e tyre për të justifikuar humbjen e radhës. Pas ankesës së grupit të elektoralit me alternativat e tyre në zgjedhjet e 2 majit, por edhe në brendësi të kësaj fushate elektorale ekstremistët e majtë është e qartë se po nxitojnë të mbushin dosjen e “parregullsive” për të motivuar vendimin e shtetit që kanë marrë për të bojkotuar zgjedhjet e lira të 20 tetorit. FAQE 6