12/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 tetor 1996

Mbështetje britanike për integrimin e Shqipërisë

Intervistë e zv/kryeministrit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Tritan Shehu, dhënë pas kthimit nga Britania e Madhe FAQE 3 Shehu me ministrin e jashtëm Rifkind dhe Ministrin e Mbrojtjes Portillo

Universitetet e lirisë duan një Shqipëri moderne

Presidenti Berisha siguron mbështetjen e studentëve për fitoren e PD-së Ishit ju, tha Berisha, 250 mijë të rinjtë që votuat për herë të parë, dhe shndërruat në realitet shkëputjen e vendit nga komunizmi, duke e nda ndarë historinë e Shqipërisë. Duhet të jeni ju që me 20 tetor me të njëjtin angazhim dhe përkushtim t’i provoni Shqipërisë dhe Evropës se shqiptarët me 26 maj kanë votuar të lirë dhe vazhdojnë të mbeten qytetarë të lirë në vendin e tyre. Presidenti i Republikës, Sali Berisha, ishte përsëri dje mes studentëve, në Qytetin Universitar të Kamzës. Drejtuesi i lëvizjeve studentore, në përmbysjen e diktaturës enveriste, iu drejtua një audience të gjerë studentësh, duke vënë në dukje përmbysjen e diktaturës enveriste dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri, që në fjalën Partinë Demokratike në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillimin e shpejtë dhe të sigurt të vendit në rrugën e konsolidimit të demokracisë, në vazhdimin e reformave të ekonomisë së tregut, Studentët, pjesa më emancipuese e shoqërisë shqiptare, e garantoj Presidentin Berisha se do të mbeten gjithnjë në krah të forcave demokratike, që duan Shqipërinë moderne dhe demokratike. Kandidati i Partisë Demokratike, Albert Brojka, gjeti edhe mbështetjen e mijëra studentëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët në mbështetjen e tij asnjëherë tjetër gjatë këtyre ditëve pranë tij, ndjerë më shumë se asnjëherë tjetër. Studentët e garantuan me zë të thellë dhe të sigurt të 20 tetorit. Studentët e garantuan Presidentin Berisha se do të jenë të gjithë pjesëmarrës dhe do të kontribuojnë në fitoren e PD-së, në triumfin e shpirtit demokratik të shqiptarëve. Brojka shpreh angazhimin e PD-së për Tiranën e vitit 2000 Presidenti Berisha i bëri thirrje dje mijëra studentëve dhe pedagogëve të Kamzës të mbështesin në një miting elektoral që të votojnë për kandidaturën e Partisë Demokratike, PD-së, për alternativën dhe ndryshimin.

“Të pavarurit” e PS-së janë si zogjtë pa krahë

Zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit kulmuan fitoren plebishitare të demokracisë shqiptare, ndarjen e saj njëherë e përgjithmonë nga lidhjet e saj aksidentale lindore, disfaten e papërsëritshme të komunizmit më të egër, komunizmit shqiptar. Nga ana tjetër, dita e triumfit të shpirtit demokrat të shqiptarëve, kulmoi strategjinë e bojkotit. Komunistët enveristë, tha Berisha, për katër vjet i dëshmuan vendit dhe botës se ata janë të papajtueshëm me vlerat e demokracisë që ne ndërtojmë, duke votuar kundër çdo ligji dhe duke mos respektuar asnjë prej tyre. Të majtët shqiptarë të inkriminuar keqas më të kaluarën, me 26 maj, në një akt verbërie politike shkelmuan mbi besimin e elektoratit të tyre për të cilin PD ka patur dhe do të ketë një respekt të palëkundur. Enveristët që mbajnë të uzurpuar Partinë Socialiste për të maskuar strategjinë e shkatërrimit dhe humbjes me të cilën udhëhoqën partinë e tyre, u larguan nga numërimi i votimeve dhe mashtruar vetveten se kësisoj do të mund të justifikonin për elektoratin disfatën e thellë që i priste. Thirrjet e tyre për të pushtuar sheshet dhe rrugët ishin thirrje të kaluara nga bojkot i dhunshëm, për të përgjakur shqiptarët me ni? tretin. Presidenti Berisha vlerësoi me këtë rast mençurinë popullore të shqiptarëve, kulturën e tyre demokratike dhe respektin që kanë ndaj votës së lirë që bënë të dëshmojnë plotësisht skenarët aventurierë të stalinsitëve për të rrinstaluar në Shqipëri dhunën e revolucionin e kuq. Rrjedhimisht, tha Berisha, krerët e Partisë Socialiste vetëidentifikuan si mbartës të krimit që rrezikojnë lirinë e shqiptarëve, përjetojnë izolimin më të thellë në historinë e tyre. Ndaj, presidenti, unë ftoj studentët dhe mbarë shoqërinë t’i rezervojnë fashegjimtarëve të së kaluarës disfatën e thellë dhe përfundimtare, disfatën që ata meritojnë. Ditët e fundit, kandidatët e tyre me kompleksin e fajit të PS-së të të përpëruara prej saj kanë tendencë të paraqiten si të pavarur. Kështu edhe PS nga ana e saj, duke e ndjerë veten krejtësisht diskredituar kërkon të na shesë kandidatët e pavarur. Por, Berisha, në rast se përfaqësojnë PS-në ata janë bojkott dhe nuk ka vijon faqja.

Brojka gati për debat, të majtët tërhiqen

Demokratët të sigurtë në sfidën për Tiranën Fagu e Ceka nuk firmosin kërkesën për debat në TV Kandidatët e së majtës për Bashkinë e Tiranës janë tërhequr dje nga sfida për të përballur në TV me kandidatin e forcave politike të së djathtës. Fagu e Ceka nuk pranuan kërkesën e kandidatit demokrat Brojka për debat televiziv. Momenti i djeshëm i dëshmon kundërshtarët e Brojkës për të iu kundërvënë të majtëve në TV dhe tërheqja e tyre dëshmon pasigurinë që ka aktualisht kandidati i PD-së për të fituar në bashkinë me më shumë të sigurtë Shqipërinë. Në një konferencë për shtyp, Brojka shprehu angazhimin e tij për debatin televiziv, kërkesën e tij për të qenë i gatshëm për debat politik nga të gjitha palët. Fagu e Ceka nuk kanë firmosur kërkesën për debat, por vetëm kanë një bisedë. Brojka, me këtë rast, kërkoi që të gjithë qytetarët të dëgjojnë kandidatin e majtë për debat televiziv që të shohin se kush është më i aftë të qeverisë Tiranën. Dje, në takim me banorët e Tiranës, kandidati Brojka përgënjeshtroi çdo pretendim dhe theksoi se është i gatshëm për debat televiziv me rivalët e tij. Fagu, i cili nuk firmos kërkesën për debat, tha se është i gatshëm për debat televiziv, por nuk pranon që të ballafaqohet me Brojkën. Në takimin e djeshëm televiziv, Brojka tha se kandidati i PD-së për Tiranën është i gatshëm të përballet me kandidatët e së majtës. Nga ana tjetër, analistët e ndryshëm për rëndësinë që kanë në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Megjithatë duke u shqetësuar nuk do ta kenë të lehtë fitoren në një prej debati TV me kundërshtarët. Në konferencën për shtyp, kandidati Brojka kërkoi të ballafaqohet me kandidatët e tjerë në studio, por nuk u realizua. Me majat nuk kanë pranuar të ballafaqohen përballë publikut në debate televizive dhe në radio, duke refuzuar përballjen në TV nuk kanë premtuar kandidatët për garën në Tiranë. B.KASMI Albert Brojka, në zgjedhjet e lira të 20 tetorit. Pasi i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike, qysh me lindjen e demokracisë, Presidenti Berisha vlerësoi se Universiteti i Kamzës sëbashku me Universitetin e Tiranës janë tashmë universitetet e lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu në Kamzë, tha ai filloi uragan i demokracisë që përmbysi bustet e diktatorit dhe diktaturën. Brojka është një nga drejtuesit kryesorë më efikasë, më të përkushtuar të PD-së. Ai është një nga ministrat më kompetentë të dy kabineteve qeveritare të PD-së. Tirana meriton një qeverisje të denjë moderne, ndaj dhe ne kemi zgjedhur Brojkën, tha Berisha, për t’iu shprehur angazhimin tonë qytetarëve të Tiranës për shndërrimin e kryeqytetit tonë në një nivel me kryeqytetet perëndimore. Partia Demokratike, iu drejtua Berisha të pranishmëve, e kërkon votën tuaj më 20 tetor që ta shndërrojmë në një qeverisje efikase, që Tirana në zhvillimin e saj të ketë një urbanizim sa më të mirë, një arkitekturë tjetër, furnizimin normal me ujë dhe energji elektrike, ambiente çlodhëse moderne, punësimin, kujdesin shëndetësor. Të gjitha këto do të jenë prioritetet e zotit Brojka. Por, theksoi Berisha, qytetet e studentëve do të jenë përparësitë e para, sepse studentët e meritojnë më parë se askush tjetër. Në vijim në zgjedhjet e 20 tetorit, nënvizoi Berisha, pas një sfere arritjesh të rëndësishme në zhvillimin e Shqipërisë, në të cilat ka edhe bum e vërteta. Gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shqipëria zëvendësoi tërësisht ligjet e vjetra komuniste me ligjet e reja. Shqipëria përjeton sot bumin e tregut, bumin e ndërtimeve, përjeton hapa të fuqishëm në procesin e integrimit të saj drejt Evropës. Njëkohësisht në këto zgjedhje, shtoi ai, shqiptarët i dëshmojnë vetvetes, Evropës dhe mbarë botës angazhimin dhe përkushtimin tonë të madh ndaj vlerave universale të demokracisë dhe lirisë.

Regjistrimi i votuesve është i saktë

Bashkia e Tiranës përgënjeshtron ZP e djeshme Me paturpësinë dhe banalitetin e tij, shoku Ulqini deklaron se ka denoncuar 22 mijë votues të vdekur dhe 90 mijë të shtuar artificialisht në listat e zgjedhësve. Në se do të vazhdonim me llogaritë e qesharakut Ulqini (që s’ka si ta njohë Tiranën), atëherë ne do të duhej të kishim shpallur në listat e zgjedhësve 143.151 votues (255.551-22.000-90.000 = 143.151), ndërkohë që Bashkia e Tiranës, për zgjedhjet e 26 Korrikut 1992 ka patur të regjistruar në listat e zgjedhësve 184.309 votues. Sipas PS-së dhe “Zërit të Popullit”, Tirana dhe në 1992 paska pasur 41.158 zgjedhës më shumë. Është e qartë se akuzë më qesharake s’mund të bëhet, se pretendim më të paligjshëm s’mund të gjesh. “Zëri i Popullit” thotë se që nga viti 1992, Tirana na qenkat zvogëluar me të paktën 41.158 zgjedhës. FAQE 3