15/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 tetor 1996

Së shpejti një plan rregullues për infrastrukturën e qytetit

Bროjka prezantohet me banorët e zonës 57 të kryeqytetit. I pranishëm kryeministri Meksi Bроjka prezantohet me banorët e zonës 57 të kryeqytetit. I pranishëm kryeministri Meksi Së shpejti një plan rregullues për infrastrukturën e qytetit Në fokus, modeli i nëpunësit të ardhshëm bashkiak, “i aftë e i ndershëm” FAQE 2

PD po realizon kontratën e ripërtëritjes

Berisha dhe Shehu në Korçë, Devoll, Pogradec, Librazhd, Kavajë Korçë Me 26 maj ne vendosëm integrimin e demokracisë pas 50 vitesh diktaturë, ndërsa enveristët e PS-së kërkuan të sabotojnë, të nxisin shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Duke përfituar nga gjerësia e demokracisë ata lëshuan thirrjet për të pushtuar rrugët e sheshet, për t’u përleshur me njëri-tjetrin. Këto thirrje ishin pjesë e skenarëve ardhmen e saj të suksesshme në skenën politike. Korçë: Elektorati i majtë të shkëputet nga aventurierët e 26 majit I bojkatuan ato. Ata kishin bojkotim si letrën e fundit, me të cilën këta aventurierë besuan se mund ta bënin më të besueshme akuzën e tyre ndaj PD, demokracisë dhe Shqipërisë. Sipas tyre, duke mos qenë të pranishëm në numërimin e votave, elektorati socialist do t’i besonte atо.

Proces elektoral i standardeve europiane

Presidenti Berisha priti z. Claude Haegi “Zgjedhjet e 20 tetorit do të jenë të lira dhe të ndershme”, theksoi Presidenti Berisha në këtë takim. “Qeveria ka marrë të gjitha masat për një proces elektoral të standardeve europiane e i cili do të zhvillohet në prani të qindra vëzhguesve të huaj dhe vendas. Unë shpreh mirënjohjen time KE dhe institucioneve tuaj, tha Presidenti Berisha, për ndihmën që keni dhënë dhe bashkëpunimin që kemi vendosur”. Për vëzhgimin dhe koordinimin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 20 tetorit, ne kemi zgjedhur institucionin tuaj si institucion ndërkombëtar më i specializuar në këtë fushë. Lidhur me pretendimet e opozitës se ora e votimit do të ndryshojë, Presidenti Berisha theksoi: “Asnjë kërkesë nuk është paraqitur për të ndryshuar orën e votimit. Ligji do të respektohet plotësisht”. Zoti Haegi vlerësoi pozitivisht të gjitha përpjekjet e qeverisë dhe forcave politike në këto zgjedhje. Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti Presidentin e Kongresit të Autoriteteve rajonale dhe lokale të KE, zotin Claude Haegi.

[Kryeartikulli i prerë në skajin e sipërm]

… më 26 maj ne vendosëm integrimin e demokracisë pas 50 vitesh diktaturë, ndërsa enveristët e PS-së kërkuan të sabotojnë, të nxisin shqiptarët kundër njëri-tjetrit. … më përleshur me njëri-tjetrin. Këto thirrje ishin pjesë e skenarëve të tyre për të shkatërruar rrugët e Shqipërisë. Ata menduan se me dhunën që krijuan do të minonin demokracinë shqiptare. Por, Europa i ndëshkoi, iu dha vendin që meritojnë si minues të demokracisë, dhe nuk i përkrahui, i braktisi. Mijëra e mijëra banorë të Tiranës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Prrenjasit dhe Kavajës mbështetën të dielën ftesën e Presidentit Berisha për të votuar me 26 maj për një fitore të thellë të PD-së Demokratike. Alternativa e vetme e shpejtë të Shqipërisë demokratike e shquar dhe të gjithë kandidatëve në emër të saj, janë cmuar në këto takime si të … komunikimit me Frontin …, i cili është braktisur ndjeshëm nga elektorati dhe më i izoluar se … Europa. Presidenti Berisha siguroi elektoratin e këtyre … se realizimi hap pas hapi i … së ripërtëritjes, do ta lërë … Demokratike një parti që … së ardhmes, një alternativë të …shme për të gjithë shqiptarët. Berisha ka garantuar se … e pushtetit lokal dhe … i hallkave të qeverisjes … do të bëjnë të mundur … problemet e … shqiptareve, duke i … Shqipërisë fytyrën e … 2000. …: PD po … kontratën e … … me këtë … Bashki … e …, tha Presidenti … Berisha zhvilloi një mitingun elektoral të organizuar të dielën në qytetin e Bilishtit. Ju keni mbështetur dhe mbështetni PD. Natyrisht, unë nuk i injoroj kritikat, pasi PD ka një kontratë me ju, kontratën e ripërtëritjes. Ne kemi kuptuar shumë qartë këtë. Ju na keni mbështetur me kusht që ne të ripërtërijmë, sepse ju doni që të mbetemi parti e së ardhmes. Është kjo arsyeja që në ripërtëritjen grupin tonë Parlamentar, ripërtëritjen pushtetin lokal, strukturat e partisë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të mbetemi parti e së ardhmes, e aspiratave tuaja. Duke prezantuar përpara elektoratit të Devollit z. Avdyl Spahiu, kandidatin e PD për kryetar bashkie në Bilisht, Presidenti Berisha tha se kryetari juaj i ardhshëm është një nga themeluesit e PD në Devoll, intelektual i njohur, i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj demokracisë. Ai do të jetë kandidat që përkrahjen e Qeverisë Demokratike për problemet që do të ketë apo ka Bilishti, siç janë urbanizimi, kanalizimet, telekomunikacioni, shkollimi etj. Ai është një prej intelektualëve, prej kandidatëve më të mirë që paraqet PD në tërë historinë e qeverisjes lokale në Shqipëri dhe unë jam i bindur se ju do të votoni për të, për alternativën e së ardhmes. Presidenti Berisha, ndërsa denoncoi aktin antikombëtar të bojkotit të 26 majit, bëri një farë paralelizmi me ngjarjet në Armeni, ku vërtet, komunistët nuk ikën nga zgjedhjet dhe numërimi i votave, por të nesërmen ishin ata që realizuan gjakderdhjen. Të njëjtën gjë donin të bënin socialistët shqiptarë pas humbjes së thellë më 26 maj. Ishte mencuria e popullit që nuk u shkoi pas, vlerësoi Presidenti. Thirrjeve të tyre për të pushtuar sheshet nuk iu përgjigjën as 10 devolinj, as 10 shkodranë, as 10 korçarë, as 10 shqiptarë. Ky ishte injorimi që elektorati i bëri Frontit të Kuq. Në fund Berisha ftoi devolinjtë, që ashtu si gjithë shqiptarët, të votojnë për kandidatët e PD, ta kthejnë 20 tetorin në ditën e provës së Shqipërisë. Kryetari i PD-së, Tritan Shehu, në përshëndetjen e tij përcolli bindjen e demokratëve se me 20 tetor do të nënshkruhet një fitore më e thellë se në 26 maj, sepse në zgjedhjet lokale PD vjen pas një fitoreje historike. Përmasa e kësaj fitoreje do të rritet edhe sepse kundërshtari ynë, e majta ekstremiste e grupuar në Frontin e Kuq, sot më tepër se kurrë është uzurpuar nga konservatorët, më tepër se kurrë karakterizohet nga agresiviteti dhe injoranca politike. Fronti socialist i kanë mbetur vetëm thirrjet e kuqe, në një kohë që PD është më e sigurtë se kurrë për të i majtë të shkëputet nga aventurierët e 26 majit Programi socialistëve nuk ofron asnjë alternativë për Korçën, - tha midis të tjerash në fjalën e tij të përshëndetjes, kryetari i degës së PD të rrethit të Korçës, Bujar Isak. E majta socialiste është e huaj për korçarët, sepse ajo mban regresin, kohën e shkuar, diktaturën, dhe ndaj më 20 tetor Korça do të votojë për PD, për kandidatët e saj, për alternativën që presupozon zhvillimin, mirëqenien, siguri e qytetërim perëndimor. Korça do të vazhdojë të jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me PD-në. Duke marrë fjalën në këtë miting, Presidenti Berisha u shpreh për korçarëve mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që ata i kanë dhënë PD që në ditët e para të krijimit të saj. Mbështetja e Korçës, tha Berisha, ka qenë një nga faktorët më përcaktues dhe më të rëndësishëm në të gjitha realizimet e PD. Edhe më 20 tetor Korça do të dijë t’i dalë zot asaj që ka arritur në këto katër vjet si demokraci, falë traditave të saj liridashëse e punëdashëse. Fushata elektorale e 26 Majit, vijoi Berisha, ishte fushata më e qytetëruar që zgjodhi shqiptarë kanë njohur në historinë e tyre. Aty u përballën dy alternativat: ajo e ndërtimit dhe e integrimit në Europë dhe alternativa e mohimit dhe e egërmimit të demokracisë. Më 26 maj shqiptarët treguan se nuk kanë asgjë të përbashkët me komunizmin, pasi vizioni i tyre ka qenë dhe mbetet Perëndimi. Ndërsa enveristët me një akti prej burracakësh e pamoralshëm, u larguan në mes të zgjedhjeve duke i bojkotuar cilën këta aventurierë besuan se mund ta bënin me votave, elektorati socialist do t’i besonte bojkotit të tyre. Përkundrazi, ata pësuan një disfatë shumë herë më të thellë se sa ajo që u dha elektorati i tyre më 26 maj. Socialistët e thjeshtë i përçmuan thirrjet kobzeza për të pushtuar rrugët e sheshet. Socialistët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë më 26 maj votuan si qytetarë të lirë në një vend të lirë, sepse alternativa e PD është alternativë e së ardhmes, alternativa e Shqipërisë dhe e bojkotit. A e pyetën aventurierët enveristë elektoratin e tyre kur vendosën të mos i numëronin votat? E vërteta është se nuk i pyetën, por shkëlmoan mbi besimin e tyre. Socialistët e Korçës dhe të mbarë Shqipërisë për katër vjet me radhë i pritën me besim dhe i përcollën këta aventurierë, duke menduar se ata mbartnin principe socialdemokrate perëndimore, por 26 maji ishte zhgënjimi i madh, u shpreh Berisha. Morali shqiptar është një dhe i pandarë, tha më poshtë Presidenti. Ai nuk pranon ta akuzosh tjetrin kur ke punuar gjithnjë ditën me të. Gjithsesi, e rëndësishme është të nxjerrim mësime nga pasojat, të mos i ndjekim nga pas aventurierët, sepse ata për katër vjet këtë qëndrim kanë mbajtur. Në Parlament votonin kundër çdo ligji, mbi të cilin bazohej iniciativa e lirë, votonin kundër lirive dhe të drejtave njerëzore, duke arritur së fundmi deri aty sa të provokojnë konfliktin social në mes shqiptarëve. Është kjo arsyeja që unë ju ftoj të gjithëve të angazhoheni këto ditë në një dialog të fuqishëm me elektoratin socialist. Ne nuk jemi mrekullia, por vijon faqe 3

Ramizizmi kriminal ul yelin në PSSH

Nano në gjunjë të Alisë FAQE 3

Dje nën drejtimin e kryeministrit z. Aleksandër Meksi u mblodh Këshilli i Ministrave

FAQE 2

NATO - faktor i shmangies së konflikteve

Në Konferencën e Shtatë për Çështjet e Sigurimit dhe Bashkëpunimit FAQE 2