18/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 tetor 1996

Mit ing koncert i PD - “Vizion 2000”

Sot ora 17.30 në sheshin “Skënderbej” Në koncert: Yje të muzikës së lehtë Manjola Nallbani, Mira Konçi, Gili, Aleksandër Gjoka, Luan Zhegu, Ledina Çela, Elton Deda, Elita 5, Redon Makashi, Aurela Gaçe, Ritfolk, Agron Berisha, Mihrije Braha.

Pjesëmarrja në votime, mbështetje për demokracinë në Shqipëri

Presidenti Berisha i drejton mesazhe elektoratit dhe forcave politike Berisha ftoi të gjitha forcat politike, zgjedhësit e tyre, kandidatët e tyre, komisionerët, të mobilizojnë, të angazhojnë të gjithë potencialin e tyre për një proces zgjedhor transparent, për një proces zgjedhor shembullor, në mënyrë që t’i dëshmojmë vetes tonë, Europës dhe mbarë botës se dinjiteti ynë qëndron tek vota e lirë, se dinjiteti ynë qëndron tek liritë tona, se ne më 20 tetor do të mbrojmë votën e lirë, do të votojmë të lirë, do të votojmë për dinjitetin e Shqipërisë. Presidenti Berisha zgjodhi dje Vlorën, një nga qendrat e lëvizjes shqiptare, që t’i dërgojë mesazhet e zgjedhjeve të lira dhe demokracisë. Për një proces zgjedhor shembullor, elektoral, 20 tetor dhe të një procesi elektoral shembullor, elektoratit shqiptar dhe forcave politike. Presidenti është drejtuar zgjedhësve, veçanërisht 250 mijë të rinjve që votojnë për herë të parë, që të jenë pjesë në votime për zgjedhjen e organeve të pushtetit lokal, në mënyrë që të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në proceset demokratike. Vota e lirë e të gjithë shqiptarëve, ka zgjedhur Berisha para mijëra e mijëra vlonjatëve dhe fierakëve do të ruajë dinjitetin demokratik dhe po ndërtohet në Shqipëri. Berisha: Ta shndërrojmë 20 tetorin në festën e demokracisë shqiptare Presidenti Berisha i drejtoi dje një thirrje elektoratit shqiptar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 20 tetorit dhe mesazhet e tolerancës në zgjedhjet lokale të demokracisë. Berisha u drejton të bashkuarit rreth vlerave të demokracisë, Berisha u shpreh se vullnetarëve nga Sheshi i Flamurit, që e cilësoi si sheshin e lirisë dhe kombëtar, sheshi i ndarë për të gjithë shqiptarët që nuk mund të votojnë, se kulturës tonë demokratike, të mikëpritjes më njeri tjetrin, të nderimit të thellë të votës së lirë dhe vlerave të saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit që me 20 tetor të ngrihemi të gjithë në lartësinë e përgjegjësisë sonë qytetare dhe atdhetare, të marrim të gjithë pjesë në votime dhe të zgjedhim kandidatë më të mirë dhe më të ndershëm, të votojmë për alternativën tonë më të mirë. Ju bëj thirrje veçanërisht të rinjve shqiptarë, rreth njëqind milion në votime për herë të parë për pushtetetarë lokalë, të marrin pjesë në votime, pasi me votën e tyre të lirë ata i japin një mbështetje të fuqishme demokracisë shqiptare, një shtytje të madhe përpara asaj, një mbështetje të fuqishme Shqipërisë. Presidenti e të lirë, do të votojmë për dinjitetin e Shqipërisë. Në dallim nga popujt e mafja vendeve të tjera ish komuniste, vazhdoi Berisha, ne votuam njëherë e përgjithmonë për të ardhmen tonë, për vendin tonë në Europë. Për Presidentin Berisha bojkotimi politik është një e drejtë e çdo force politike, por bojkotimi i numërimit të votave, është shkelmimi mbi votën, besimin, idealin, shpresën e atyre që për katër vite kanë pritur e përcjellë me bujari, mirëqenie e respekt. Është një akt jo vetëm i pamoralshëm, por edhe i paprecedent, në tërë historinë e Europës së qytetëruar. Presidenti Berisha e ftoi pastaj elektoratin vlonjat për të qenë në lartësitë e idealeve që shqiptarët kanë ndërtuar tek ky shesh, tek ky flamur, për të qenë në lartësinë e të ardhmes sonë. Duke prezantuar kandidatin e PD-së për kryetar Bashkie z. Gëzim Zilja, Berisha i siguroi të pranishmit se ai do të ketë mbështetjen e qeverisë, të parlamentit dhe të PD-së në të gjitha përpjekjet për të zgjidhur sa më mirë dhe me eficsencë të gjitha problemet e qytetit. Vlorën, tha Berisha, duhet ta shndërrojmë bashkarisht në një nga qendrat më të fuqishme të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, të zhvillimit të biznesit, arsimit, me një infrastrukturë, urbanistikë, telekomunikacion, furnizim me ujë e energji elektrike në përshatje të plotë me kërkesat tuaja. Në mitingun e djeshëm foli edhe kryetari i PD-së, Tritan Shehu, i cili mes të tjerash vuri në dukje se kandidatët e PD-së në të gjitha nivelet e pushtetit lokal, me një mbështetje të fuqishme të elektoratit demokrat, do të dinë ta zhvillojnë Vlorën, t’i japin asaj hapësirën që i takon dhe ta ngrejnë në nivelet që kërkohet Vlorën e viteve 2000.

Fier: Zgjedhjet e 20 tetorit do të jenë zgjedhjet shembullore

Presidenti Berisha i shprehu dje mijëra e mijëra qytetarëve të Fierit të pranishëm në një takim elektoral, mirëqenien e tij për mbështetjen që ky qytet i ka dhënë alternativës së PD-së në katër vitet e fundit, duke mbetur djep i demokracisë shqiptare. Berisha zgjodhi Fierin, një prej qyteteve ku lindi lëvizja e mbarepopullore për liri dhe demokraci, për t’i bërë thirrje elektoratit shqiptar që më 20 tetor të votojnë të qetë dhe të lirë, në lartësinë e idealeve demokratike. Të zgjedhim alternativën dhe kandidatët më të mirë për të na qeverisur, shtoi Berisha. Presidenti Berisha i bëri thirrje të gjitha forcave politike shqiptare, dhe gjithë shqiptarëve që t’i shndërrojnë 20 tetorin në festën e madhe të demokracisë, në manifestimin e fuqishëm të kulturës tonë demokratike, të tolerancës e mirëkuptimit. Le të jemi zgjedhësit e 20 tetorit, vijoi ai, zgjedhje shembullore të transparencës, të kulturës qytetare shqiptare. Duke prezantuar kandidatin e PD-së për kryetar Bashkie të qytetit të Fierit, Berisha u shpreh se Agron Mile, që rrjedh nga një prej familjeve më të shquara shqiptare, do të përfaqësojë me dinjitet qytetin tuaj, dhe PD-në në qeverisjen lokale. Berisha garantoi qytetarët i ardhshëm demokrat i Bashkisë së Fierit, do të ketë mbështetjen e tij të fuqishme, të qeverisë dhe parlamentit, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Berisha premtoi se Fieri do të shndërrohet në një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, një qendër të madhe investimesh, në një qendër të madhe tregu, qendër të madhe prodhimesh e turizmi. Me votën tuaj të lirë PD synon të urbanizojë Fierin, të zgjidhim të gjitha problemet e furnizimit normal me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, të kanalizimeve, të rrisim cilësinë e shkollimit dhe shërbimit shëndetësor, të ndihmojmë punësimin dhe strehimin, të zbatojmë ligjin, të forcojmë rendin dhe qetësinë, në mënyrë që jeta, prona dhe veprimtaria e qytetarëve të jetë e sigurtë maksimale. Me 26 maj, tha presidenti Berisha, shqiptarët ndanë historinë duke i ikur komunizmit, dhe votuan për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Perëndim. Në këtë ditë historike, nënvizoi Berisha. Vijon faqe 3

Tirana 2000

Intervistë me Albert Brojkën, kandidat për kryetar bashkie i Tiranës Tirana 2000 njerëz të lirë, iniciativë e lirë, qytet modern FAQE 4

FIER; Foto: A DHIMËR

Berisha ftoi të gjitha forcat politike, zgjedhësit e tyre, kandidatët e tyre, komisionerët, të mobilizojnë, të angazhojnë të gjithë potencialin e tyre për një proces zgjedhor transparent, për një proces zgjedhor shembullor, në mënyrë që t’i dëshmojmë vetes tonë, Europës dhe mbarë botës se dinjiteti ynë qëndron tek vota e lirë, se dinjiteti ynë qëndron tek liritë tona, se ne më 20 tetor do të mbrojmë votën e lirë, do të votojmë të lirë, do të votojmë për dinjitetin e Shqipërisë.

Shqiptarët nuk mund të votojnë për banda kriminalësh

Takime të kryetarit të PD z. Tritan Shehu në shtatë komuna të Fierit Shqiptarët nuk mund të votojnë për banda kriminalësh PD do të stimulojë linjat e kreditit për zhvillimin e industrisë së vogël në fshat FAQE 2