20/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 tetor 1996

RUFFY: Përgatitjet e qeverisë shqiptare janë normative

Prije e Kryetarit të PD Shehu për vëzhguesit e zgjedhjeve RUFFY: Përgatitjet e qeverisë shqiptare janë normative Vëzhgues:400 të huaj dhe 1000 nga vendi FAQE 2

PD fitore e sigurtë

Sot elektorati i Shqipërisë do të zgjedhë alternativën dhe kandidatët më të mirë për qeverisjen lokale të Shqipërisë për katër vitet që vijën. 20 Tetori është një ngjarje e shënuar në historinë e demokracisë shqiptare. Zgjedhjet e lira, janë ngjarje kulmore për ripërtëritjen dhe zhvillimin e demokracisë. Por për ne shqiptarët këto zgjedhje kanë një rëndësi akoma më të madhe. Më 26 Maj ne me votën tonë të lirë ndamë historinë. Ne në dallim me kombe të tjerë të Europës ish- komuniste votuam me një plebishit mbarë- popullor për përkatësinë tonë perëndimore, për liritë dhe të drejtat e fituara, për miqësitë e krijuara. Kështu që 26 Maji do të mbetet një ditë historike, por jo për faktin se zgjedhjet i fitoi një forcë e caktuar politike, por sepse në këto zgjedhje fitoi alternativa perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve, alternativa e konsolidimit

Mbështetje dhe lehtësi për të ndjekur nga afër zgjedhjet

Presidenti Berisha priti vëzhguesit e huaj Dje, Presidenti i Republikës, Sali Berisha priti Delegacionin Këshillit të Evropës të kryesuar nga z.Ruffy, Delegacionin e Institutit Kombëtar Demokratik, Delegacionin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Delegacionin e Parlamentit Turk, Delegacionin Parlamentit të Vjenës dhe Burgenlandit, Delegacionin Parlamentar Grek, Koordinatorin e Grupit Italian të Vëzhguesve, Delegacioni i Bashkimit Demokratik Evropian, zonjën Doris Pack, Kryetare Delegacionit Parlamentar Evropian, Drejtorin e Institutit të Drejtave të Njeriut “Boltzmann”, Profesorin në Universitetin Qytet Kiel, specialist për zgjedhjet, zotin Kalterfeiter, zotin Brun Haller, përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet për organet e pushtetit lokal. Presidenti Berisha shprehu bindjen e tij të thellë se sikurse fushat elektorale, ashtu edhe dita e nesërme do të jetë një ditë zgjedhjesh të standardeve të larta dhe zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Ai shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e tyre në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e tij dhe të gjitha lehtësirat për të ndjekur nga afër këto zgjedhje. Bashkëbiseduesit pasi shprehën vlerësimin më të mirë për të gjitha ndryshimet që vihen re në Shqipëri në këto katër vjet demokraci dhe në mënyrë të veçantë përpjekjet e qeverisë shqiptare për një fushatë elektorale të qetë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme siguruan Presidentin Berisha për një vëzhgim sa më objektiv dhe rigoroz të këtyre zgjedhjeve. Kryetari i Delegacionit të Këshillit të Evropës, zoti Ruffy dhe të gjithë pjesëtarët e delegacionit të tij theksuan se: “Jeni një objekt admirimi për përpjekjet tuaja për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme duke trajtuar seriozisht edhe rekomandimet e Këshillit të Evropës”. Lidhur me largimin e ODIHR-it ai u shpreh se: “Shtypi i ka kushtuar vëmendje të tepruar largimit të tyre nga vëzhgimi i zgjedhjeve. Largimi i tyre nuk vë aspak në diskutim as praninë dhe as misionin tonë në Shqipëri”.

Sot vetëm vota blu

Shqiptarët do të shkojnë sot përsëri pranë kutive të votimit. Përsëri ndodhen përpara mundësisë së zgjedhjes së tyre personale dhe rëndësisë së zgjedhjes së tyre. Nëse gjendja e krijuar është një rast që erdhi vetëm prej katër vitesh, rëndësia e zgjedhjes së tyre është një fenomen që përbën argumentin e formave që do të marrë e ardhmja e shqiptarëve. Secila votë sot është e rëndësishme si për vetë ashtu edhe për të tjerët. Zgjedhja e tyre dhe e ardhmja dhe rasti për ta përcaktuar vetë këtë të ardhme. Po kështu edhe rasti për të marrë këtë pjesë në të ardhmen e tij, ta drejtojë atë sipas alternativave të veta dhe mundësive të veta deri në masën më demokratike të mundshme. Që shqiptarët të ndihen mirë në rastin dhe të sigurojnë qetësinë e të ardhmes dhe që votën e tyre ta japin dhe alternativa lokale të... [pjesërisht e palexueshme] Nuk është e vështirë të bësh dallimin midis synimeve që ndajnë partitë në spektrat politike. Partia Demokratike ndodhet përballë një alternative më të avancuar, në alternativat e saj. Nëse ndër partitë e tjera pretenduese ende motive promovuese të mundësive të të tyre politike apo ekonomike nga PD-ja burojnë mundësi të reja konkrete që rakordojnë me vite e ardhshme nga mirë. PD-ja bart sot motivet e vetme që të shpien në një fitore të padiskutueshme të saj në zgjedhjet për pushtet lokal. Programi i saj për pushtetin lokal është i shpërndarë mes mundësisë dhe nevojës duke krijuar një harmoni të plotë mes të dyjave dhe duke shpërherë mundësi të mëdha realizimi. Partia Demokratike përveç synon një pushtet modern lokal me mundësi të mëdha autonome me bazë të autonominë financiare është edhe një parti që ka realizuar deri tani një përvojë mjaft të mirë qeverisëse. Ajo është përballur me tranzicionin dhe vetëm ajo është në gjendje të përballojë këtë profesionalisht, qoftë edhe politikanët aspirata të njerëzve për një të ardhme të lumtur dhe të sigurtë në kushtet e një ekonomie tregu. Këtë gjë e ka bërë gjatë katër viteve që e shkuan dhe kjo gjë është konfirmuar në të ardhmen. Shqipërinë në këto katër vite. Pushteti lokal socialist në ato komuna dhe bashki ku është fituar prej tyre në korrik të ’92 nuk ka funksionuar. Ai është vënë plotësisht nën ombrellën destruktive, konservatore të partisë së tyre dhe ka ardhur si e tillë deri sot. Nuk janë të pakta rastet kur nga pushtetarë lokalë socialistë janë sabotuar programe lokale të qeverisë bile është shkuar deri aty sa fondet e qeverisë demokratike ose janë vjedhur ose janë refuzuar nga pushtetarë konservatorë socialistë. Arsyeja më e madhe që shqiptarët i bën të përgjegjshëm sot është e ardhmja në tërësi, një pjesë e së cilës realizohet nëpërmjet qeverisjes lokale. Respekti për të ardhmen shprehet nëpërmjet votës për kandidaturat e PD-së për alternativa që ata përfaqësojnë. Pushteti lokal është një pushtet demokratik dhe në funksion të mirëqenies vetëm nëse ai funksionon sipas programit që ka hartuar PD-ja. Çdo paraqitje tjetër është një sakrificë e re për shqiptarit. Sot vetëm vota blu.

Bojkotoni tërheqjen e dokumentacionit të votimit

PS urdhëron nënkryetarët e komisioneve të sabotojnë procesin elektoral Kur kameleonët politik i pafytyrë Namik Dokle shkruante protesta pranë Komisionit Qendror të Përhershëm të Zgjedhjeve, Sekretariatit të Pushtetit Lokal dhe Ambasadave për gjoja disa “udhëzime gojore” të Kosorvastit, të zgjedhurit socialistë për nënkryetarë të komisioneve nuhatnin kafenëve dhe haleve disfatën fatale të 20 tetorit. Kur kameleonët politik i pafytyrë Namik Dokle shkruante protesta pranë Komisionit Qendror të Përhershëm të Zgjedhjeve, Sekretariatit të Pushtetit Lokal dhe Ambasadave për gjoja disa “udhëzime gojore” të Kosorvastit, të zgjedhurit socialistë për nënkryetarë të komisioneve nuhatnin kafenëve dhe haleve disfatën fatale të 20 tetorit FAQE 3

PANORAMA KULTURORE

Me fituesit e çmimeve vjetore letrare Interviste me shkrimtarin Vath Koreshi Më pëlqente të shkruaja ndryshe Me e rëndësishme është se ka një kthim te vëmendjes nga letërsia