Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E SHTUNË 26 tetor 1996

PD do të thellojë fitoren

Nesër raundi i dytë për zgjedhjet lokale Balotazh blu Nesër do të votohet në zonat ku forca të ndryshme politike ndodhen në balotazh. Partia Demokratike do të konkurrojë në 22 bashki dhe 88 komuna, pasi ka fituar në 37 bashki dhe 193 komuna. Zgjedhjet e 20 tetorit u konsideruan të drejta dhe të lira nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë. Si vëzhguesit e KE-së ashtu dhe të dërguarit italianë, amerikanë, ata të shoqatave të ndryshme jopolitike dhe instituteve republikane dhe demokratike amerikane janë shprehur për një korrektesë në zbatimin e ligjit elektoral për zgjedhjet lokale. Ky përbën një verifikim të nivelit të demokracisë në Shqipëri i siguruar nga disa qarqe të caktuara pas zgjedhjeve të 26 majit. Edhe nesër janë të gjitha kushtet që zgjedhjet të zhvillohen me rregullsi të plotë duke formuluar edhe njëherë kushtet demokratike të votimit, drejtësinë dhe lirinë e tyre. Partia Demokratike duhet të fitojë të dielën. Kjo është e domosdoshme pasi balotazhi është shtrirë pothuajse në të gjitha ato zona ku herë të tjera ka fituar PS-ja. Balotazh është vetëm një hap i hedhur për ta shmangur plotësisht ose nga pushteti lokal Partinë socialiste, komunizmin. Ky është momenti i fundit i eliminimit politik të kësaj partie dhe pikërisht për këtë arsye është e domosdoshme të realizohet një thyerje e tij edhe atje ku ai mund të jetë i sigurtë. Pas 27 tetorit nuk duhet të ketë më komunizëm në pushtetin lokal duke siguruar kështu një Shqipëri të integruar edhe politikisht në rrjedhat më të avancuara politike europiane. Balotazhi është i nevojshëm plotësisht në fushën e fitores së PD-së. Fitorja e thellë në raundin e parë është një mundësi për gjykim të mirë në çastin e votimit. Zgjedhja e PD-së është e rëndësishme jo vetëm për personin, por edhe për komunën, bashkinë, vendin, të tashmen tij dhe shqiptarëve të tjerë. Asnjë votë nuk është e tepërt për PD-në. Asnjë votë nuk duhet hedhur për PS-në. Partia Demokratike ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të realizuar demokracinë, mirëqenien, mirëqënien në përmasa sa më të gjera. Humbja e dytë brenda pak muajve e Partisë Socialiste e ka çuar këtë parti në një kolaps të plotë politik. Përçarja dhe klanizmi jo vetëm nuk janë zbutur por tani kanë marrë forma më të ashpra duke suguruar edhe vijat kundërta në parti. Shkatërrimi i saj është i pashmangshëm jo vetëm për proceset demokratike të vendit por për vetë proceset e rinovimit të së majtës shqiptare. Eksitenca e saj varet nga sa më pak vota aq më pak ajo punon në politikën shqiptare, aq me pak është prezente dhe aq më pak mund të sabotojë demokracinë në Shqipëri. Pikërisht për këtë njerëzit e dalë të votojnë këtë të dielë janë shumë të rëndësishëm për politikën shqiptare dhe raportet e reja që ajo do të krijojë. Në Shqipëri nuk duhet të konkurojë më e vjetra me të re-në por alternativat që janë të reja dhe që shohin nga e ardhmja. Të dielën duhet sanksionuar kjo devizë në të gjitha komunat dhe bashkitë në balotazh.
Shqipëri

Socialistët, fallcifikatorë dhe humbës

-Ja kush është proces - verbali i vërtetë i Komisionit Zgjedhor të rrethit të Krujës -Mes tij dhe faksimiles që ka botuar dje gazeta “ZP” ka ndryshime të mëdha -Ja kush është proces - verbali i vërtetë i Komisionit Zgjedhor të rrethit të Krujës -Mes tij dhe faksimiles që ka botuar dje gazeta “ZP” ka ndryshime të mëdha KOMISIONI I ZGJEDHJEVE BASHKIA (KOMUNA) Fushë Krujë RRETHI Krujë PROCES-VERBAL PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË BASHKISË(KOMUNËS) Komisioni i zgjedhjeve të ______ (bashkia/komuna) ______ të rrethit ______ më datë ______ pasi shqyrtoi procesverbalet e paraqitura nga komisionet e qendrave të votimit, VËRTETON SE: 1. Numri i qendrave të votimit ______ 2. Numri i zgjedhësve sipas listave të zgjedhësve ______ 3. Numri i votuesve sipas listës së votimit ______ 4. Numri i votuesve sipas shënimeve në listë ______ 5. Numri i fletëvotimeve të marra në dorëzim nga komisionet e qendrave të votimit ______ 6. Numri i fletëvotimeve të tepërta jashtë përdorimit, prishura dhe të dëmtuara ______ 7. Numri i fletëvotimeve të përdorura ______ 8. Numri i fletëvotimeve të gjetura brenda në kuti ______ 9. Numri i fletëvotimeve të rregullta ______ 10. Numri i fletëvotimeve të parregullta ______ 11. Numri i fletëvotimeve të rregullta e të pavlefshme ______ 12. Numri i fletëvotimeve të rregullta të vlefshme ______ 13. Numri i votave të fituara nga secili kandidat: Për Kryetar Emri, mbiemri Partia Numri i votave Artur Muka[?] Halim K[?]plaku[?] Udhëzime Faksimile e fallcifikuar e Proces-verbali për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës, botuar dje ne gazetën “ZP”. FAQE 3 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI I ZGJEDHJEVE BASHKIA (KOMUNA) Fushë Krujë RRETHI Krujë Model 2 PROCES-VERBAL për zgjedhjen e KRYETARIT TË BASHKISË(KOMUNËS) Komisioni i zgjedhjeve të BASHKIA FUSHE KRUJE të rrethit KRUJE më datë 21/10/1996 pas shqyrtoi procesverbalet e paraqitura nga komisionet e qendrave të votimit, VËRTETON SE: 1. Numri i qendrave të votimit 14 2. Numri i zgjedhësve sipas listave të zgjedhësve 10391 3. Numri i votuesve sipas listës së votimit 314 4. Numri i votuesve sipas shënimeve në listë 2268 5. Numri i fletëvotimeve të marra në dorëzim nga komisionet e qendrave të votimit 11950 6. Numri i fletëvotimeve të tepërta jashtë përdorimit, prishura dhe dëmtuara 51 7. Numri i fletëvotimeve të përdorura 4518 8. Numri i fletëvotimeve të gjetura brenda në kuti 4521 9. Numri i fletëvotimeve të rregullta 3938 10. Numri i fletëvotimeve të parregullta 583 11. Numri i fletëvotimeve të rregullta e pavlefshme 693 12. Numri i fletëvotimeve të rregullta të vlefshme 3645 13. Numri i votave të fituara nga secili kandidat: Artur Muka[?] Halim K[?]plaku[?] Udhëzime Faksimilia origjinale e këtij Proces verbali Faksimile e fallcifikuar e Proces-verbali për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës, botuar dje ne gazetën “ZP”. Faksimilia origjinale e këtij Proces verbali
Artur Muka[?] Halim K[?]plaku[?] Krujë Fushë Krujë Shqipëri

Qeveria amerikane e kënaqur me zgjedhjet

Deklarate e zedhenesit i Departamentit te Shtetit Nikolas Berns Departamenti është i kënaqur të verëjë deklaratën 22 Tetorit, nga Këshilli i Europës, ku zgjedhjet lokale t, raundit të parë përshkruhen si të lira e të ndershme. Ndajmë keqardhjen e Këshillit të Europës për praninë e rasteve të parregullsive aq serioze sa të kërkojnë një ekzaminim të kujdesshëm nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Ndërsa vazhdojnë përgatitjet për raundin e dytë të votimit më 27 Tetor, ne nxisim Qeverinë Shqiptare dhe të gjitha partitë politike që të udhëheqin nga praktikat demokratike ndërkombëtare. Përgëzojmë përpjekjen ndërkombëtare të përfshirë për vëzhgim dhe këshillim për vendimin e një numri delegacionesh për të qëndruar për votimin në balotazh. Mbetemi të zhgënjyer nga fakti që Qeveria e Shqipërisë, reflektivisht ndaloi për vëzhgim Zyrin e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Ne deklaratën do të nënvizo[jmë?] një departë të plotë mbi zgjedhjet javën që vjen pas botimit të rezultative përfundimtare të raundit të dytë të votimeve.
Nikolas Berns Shqiptare

PS korri humbjen dhe 3 balotazhe

Në Vlorë: PD-PS = 7:0 FAQE 3 Parathënie për fitore më 27 tetor në Vlorë “5 dragojtë e Vlorës” “Gjallca”, “Vefa”, “Kamberi”, “Silva” “Cenal & Co” mbështesin kandidaturën e PD
Vlorë

Përshëndet fitoren e P D në zgjedhjet e 20 tetorit

Instituti “Rober Shuman” i Unionit Kristian Demokrat Europian (EUCD) Eshtë kënaqësi e veçantë që në emrin tim dhe atë të Institutit “Rober Shuman” të përshëndes PD dhe popullin e mençur shqiptar - shprehet Dr. Marta Szalai, drejtoresha e këtij Instituti. Jam njëkohësisht të kënaqur që bindja jonë u realizua. Vota e popullit shqiptar ishte pro demokracisë dhe zhvillimit të vendit të vet. Eshtë me të vërtetë momenti dhe koha që nuk duhet t’i humbni më. Ju sigurojmë se edhe nga ana e Institutit “Rober Shuman” ashtu si dhe më parë, do të keni të gjithë mbështetjen e asistencën në kualifikimin e liderëve të rinj, për një ardhme të sigurt drejt demokracive perëndimore.
Marta Szalai Shqiptar