Fitorе e PD në 58 bashki dhe 267 komuna
Fitore e PD në 58 bashki dhe 267 komuna
Komunikatë e KQPZ për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për organet e pushtetit lokal
Shembulli i Shqipërisë pritet në Ballkan
Humbja e rëndë e socialistëve dhe grekofilëve antishqiptarë po trondit qarqet antishqiptare të Athinës. Aksham dhe ta Bugün, me tone të ashpra në adresë të qeverisë Berisha, komentojnë rezultatin e zgjedhjeve duke folur për diskreditim të qeverisë, duke parashikuar forcim të opozitës antikomuniste dhe transformim politik.
Dy gazetat e sipërme turke botojnë këtë gjë në faqen e parë të tyre duke komentuar se në këto zgjedhje ishin përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë qarqe të caktuara greke dhe diplomatë të huaj. Sipas tyre, qëllimi kryesor i këtyre qarqeve ishte që të shkaktonin kaos në vend me anë të këtyre zgjedhjeve. Në marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të pranohet asnjëherë një gjë e tillë. Një luftë e tillë nuk i shërben as paqes, por një destabilizimi për mbarë Ballkanin.
Në të gjitha vendet demokratike nuk i është mohuar opozitës e drejta të qeverisë një pjesë të pushtetit lokal apo qendror. Madje ajo konsiderohet si një nevojë e demokracisë për zhvillimin e saj. Kështu, në Maqedoni, opozita socialdemokrate fitoi mjaft në zgjedhjet lokale me 20 tetor. Edhe Kroacia dhe Serbia po nxjerrin në skenë opozita të forta për të ardhmen. Eshtë krejtësisht i pavend e i pakuptueshëm ky agresivitet i qarqeve greke nëpërmjet diplomatëve të tyre në Tiranë, për të nxitur në Shqipëri një klimë konflikti dhe destabiliteti.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Mjafton të kujtojmë se çfarë presioni bëhej në Tiranë nga ambasadori i Greqisë në Tiranë, Ballaska [?], me fshehjen e ngjarjes së Peshkëpisë, për të diskredituar qeverinë shqiptare e për t'i dërguar një notë proteste nga qeveria greke. Kjo do të thotë që në Tiranë, Athina zyrtare është e pakënaqur me dështimin e përpjekjeve të veta për të futur Shqipërinë në një udhëkryq konfliktual, e për rrjedhojë destabilizues.
Nisur nga kjo, në zgjedhjet lokale të djeshme, si rezultat i pjesëmarrjes së popullit në votime dhe të qetësisë që mbizotëroi kudo, përfshirë dhe minoritetin në Jug, ne mendojmë se këto zgjedhje ishin një fitore për demokracinë shqiptare, një zhvillim normal i proceseve demokratike që po kalon vendi ynë.
Votat për kandidatë respektive të subjekteve elektorale për anëtarët në këshillat e komunave
Qeveria merr në mbrojtje konsumatorët
Mbledhja e djeshme e qeverisë miratoi edhe konventën financiare të kredisë së Bankës Evropiane të Investimeve me vlerë 12 milion ECU
Aviacioni Civil ngritët në standardet e ICAO-s
FAQE 2
Bill Klinton: Fitore e sigurtë
Sot zgjidhet presidenti në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot voton për presidentin dhe për anëtarët e rinj të Kongresit. Rival deri më sot shquhen ende presidenti aktual SHBA-Bill Klinton, i cili së bashku me zëvendëspresidentin Al-Gor po zhvillon fushatën në shtetet e rëndësishme, e kandidati republikan Bob Dol, i cili ka kryer një fushatë tradicionale duke premtuar rritjen e buxhetit ushtarak e uljen e taksave.
Presidenti SHBA, i pyetur edhe publikisht nëse procesi i zgjedhjeve do të ndikohet nga nëntëdhjetë milionët e marra nga demokratët për reklamën elektorale para kohe, me pretekstin e "aktivitetit presidencial", tha: "Unë mendoj se drejtimi i fushatës sonë nuk ka qënë aspak i tillë, e vendosur për t'u marrë me njerëzit. Mendoj se ato raporte të shtypit kanë qënë shumë të ekzagjeruara. Fushata jonë nuk ka qënë aspak e tillë. I dihet mirë se disa vende si Kina, Meksika, Indonezia, e mjaft vende të tjera ekonomike në AP, investojnë mjaft nëpërmjet reklamës elektorale. Jeni mjaft të sigurtë se çdo cent është marrë e shpenzuar për veprimtari politike legjitime. Edhe FBI është duke bërë hetimet e veta. Por, sipas meje, pavarësisht se ç'do të ndodhë sonte, e natyrisht unë pres të fitoj, këto zgjedhje janë gjithashtu një referendum për vendin tonë dhe për rezultatet e politikës sonë. Jam i bindur se populli amerikan do ta mbështesë rrugën që ne i kemi treguar".
Përfundimi i sotëm i zgjedhjeve tregohet shumë i rëndësishëm për republikanët. Ashtu dhe nga Bill Klinton, duke qënë se ai aktualisht drejton të dyja dhomat e Kongresit. Pritet edhe nga këto zgjedhje një ndryshim i përqindjeve në favor të republikanëve.
Marrë nga AFP. Përktheu S. Maya
Ambasadorja e Kanadasë paraqiti letrat kredenciale
Dj/Pec/Secrnli ekspres [?]
Sali Berisha priti ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, [Emër i palexueshëm][?], e cila i paraqiti letrat kredenciale. Gjatë ceremonisë së paraqitjes së letrave kredenciale të shtunën, Presidenti Berisha e njohu ambasadoren me transformimet ekonomike e politike të Shqipërisë, rrugën e zhvillimit demokratik si dhe investimet e huaja, e sidomos rëndësinë e industrisë së naftës e gazit. Ndër të tjera, zëra qarkullues në zyrën e ambasadës kanë përmendur si investime të mundshme të Kanadasë e kompanive të këtij vendi në Shqipëri kërkimin dhe shfrytëzimin e bakrit, e cila ka patur një zhvillim të hershëm si industrì në Ballkan, po aq sa dhe në Kosovë e Maqedoni. Sipas ambasadores, Kanadaja është në vendin e katërt të botës për zhvillim tekniko-shkencor, e pasur me një eksperiencë të gjerë sidomos në industrinë e nxjerrjes së metaleve. E dëshirueshme do të ishte që këto eksperienca t'i transmetoheshin Shqipërisë dhe Kosovës. Biseda u përqëndrua edhe në zhvillimet rajonale, si dhe për refugjatët nga Bosnja e Hercegovina, etj. Kanadaja është vend me një potencial të madh ndihmash e kredi. Ato janë të nevojshme për përshpejtimin e rindërtimit të Shqipërisë në perspektivën e ekonomisë së tregut. Pas takimit, ambasadorja e Kanadasë i bëri një vizitë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe një vizitë ministrit të Jashtëm. Ambasada e Kanadasë në Budapest.
Shqiptarët e Kosovës bojkotojnë zgjedhjet
Shqiptarët e etnik Kosovës e bojkatuan të dielën zgjedhjet dhe referendum në Serbi. Correspondent [sic] i Associated Press në Beograd tha se i vetmi komunitet jo serb që mori pjesë në këto zgjedhje ishte ai malazez. Ndërsa shqiptarët e Kosovës i kanë ndërprerë marrëdhëniet me Serbinë qe prej shtatë vjetësh, si shenjë proteste kundër sundimit serb, dhe po bojkotojnë qeverinë e saj. Pasojat ekonomike të embargos së vendosur ndaj Jugosllavisë në vite i kanë rënduar kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës. Correspondent [sic] i Associated Press në Prishtinë raportoi se në Kosovë po zhvilloheshin vetëm votimet për zgjedhjen e deputetëve serbë. Sipas asaj çka raportohet, serbët prisnin në rradhë për të votuar, ndërsa shqiptarët shkonin në kafene e dyqane. Për raportuesit e AP, bojkoti është i heshtur por i plotë, i dëshmuar nga rrugët bosh e shkollat e mbyllura. Mjekët dhe mësuesit shqiptarë thanë se, duke i qëndruar besnik thirrjes së presidentit të tyre Ibrahim Rugova, votimi i tyre do të ishte tradhti ndaj të drejts sonë. "Nëse sot populli shqiptar i Kosovës bojkoton me sukses referendumit serb, atëherë qeveria serbe do të përgjigjet me një terror më të madh"- tha mjeku [emër i palexueshëm][?]. Përktheu Fadil Kokomani. Lajm i publikuar në faqen e gazetës së Athinës "Katimerini" dhe i cituar nga gazeta "Bujku".
THIRRJE
Qytetarë
Nga data 11 deri 17 nëntor 1996
Nga data 11 deri 17 nëntor 1996 organizohet fushata e dytë e vaksinimit kundër poliomielitit. Do të vaksinohen përsëri me një dozë të dytë të gjithë moshat 0-50 vjeç.
Vaksinimi është polivalent. Do të vaksinohen të gjithë fëmijët dhe të rriturit dhe vaksinimi është i detyrueshëm. Ftohen prindërit dhe qytetarët të paraqiten në qendrat shëndetësore për t'u vaksinuar. Ftohen gjithashtu mësuesit dhe edukatoret e çerdheve e kopshteve, si dhe përgjegjësit e ndërmarrjeve e institucioneve për të ndihmuar në mbarëvajtjen e kësaj fushate.
Mos nguroni të vaksinoheni.
Votat dhe përqindja respektive të subjekteve elektorale për anëtarët në këshillat e bashkive dhe komunave
Subjekti Votat Përqindja e votave
Kanë marrë
P.Kon 180 0.01
PA 1538 0.08
P 6017 0.42
PR 1291 0.05
PBPK 4629 0.23
PRBK 1391 0.09
PBDNJ 34891 1.91
PNSH 34695 2.46
PBSD 71487 5.03
PD 734569 51.8
PDD 19664 0.28
PS 121661 9.06
PLL+PRK 96820 0.67
PP 5781 0.54
PT 275 0.41
PP+PBRK 59135 3.66
PDP 2011 0.07
PS 44635 3.37
PSD 54823 3.29
PSD+PAD 2199 0.15
PUK 14712.55
Totali 1.417.255 100%
Votat për kandidatë respektive të subjekteve elektorale në këshillat e rrethit
Subjekti Votat Përqindja e votave
Kanë marrë
P.Kon 353 0.02
PA 1009 0.07
P 815 0.57
PR 1659 0.09
PBPK 1297 0.09
PRBK 3002 2.35
PBDNJ 35890 2.69
PNSH 14482 1.02
PBSD 31456 0.24
PD 726250 51.89
PDD 274 0.02
PS 79189 0.56
PLL 1619 0.35
PLL+PBRK 79189 5.63
PP 4947 0.35
PPP 98 0.007
PR 49398 3.49
PSD 231 0.019
PSD+PAD 40685 3.19
PUK 47361 3.09
Totali 1.412.754 100%
Përkthime
ENGLISH
RILINDJA DEMOKRATIKE — Democratic Rebirth. Newspaper of the Albanian Democratic Party. Tuesday, 5 November 1996. Price: 20 lek, 1000 Italian lire, 200 drachma.
Government protects consumers. Yesterday's government meeting also approved the financial convention of the European Investment Bank loan worth 12 million ECU. Civil Aviation rises to ICAO standards.
Victory for the DP in 58 municipalities and 267 communes. CEC communiqué on the proclamation of the final results of the elections for local government bodies. Albania's example is awaited in the Balkans.
Bill Clinton: Certain victory. Today the president is elected in the USA.
The Ambassador of Canada presented her credentials.
Kosovo Albanians boycott the elections.
APPEAL. From 11 to 17 November 1996 the second anti-polio vaccination campaign will be organized. Everyone aged 0-50 will be vaccinated again with a second dose. Do not hesitate to get vaccinated.
ITALIANO
RILINDJA DEMOKRATIKE — Rinascita Democratica. Giornale del Partito Democratico Albanese. Martedì 5 novembre 1996. Prezzo: 20 lek, 1000 lire italiane, 200 dracme.
Il governo tutela i consumatori. La riunione di ieri del governo ha approvato anche la convenzione finanziaria del prestito della Banca Europea per gli Investimenti del valore di 12 milioni di ECU. L'aviazione civile si adegua agli standard dell'ICAO.
Vittoria del PD in 58 municipalità e 267 comuni. Comunicato della CEC per la proclamazione dei risultati definitivi delle elezioni per gli organi del potere locale. L'esempio dell'Albania è atteso nei Balcani.
Bill Clinton: vittoria sicura. Oggi si elegge il presidente negli USA.
L'ambasciatrice del Canada ha presentato le lettere credenziali.
Gli albanesi del Kosovo boicottano le elezioni.
APPELLO. Dall'11 al 17 novembre 1996 si organizza la seconda campagna di vaccinazione contro la poliomielite. Tutte le età 0-50 anni saranno vaccinate di nuovo con una seconda dose. Non esitate a vaccinarvi.