Polonia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për shlyerjen e borxhit
FAQE 2
Privatizimi: Qeveria favorizon blerësit
Dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
30 milionë lekë për blerje apartamentësh për ish të përndjekurit politikë
Dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Privatizimi: Qeveria favorizon blerësit
Dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
Privatizimi: Qeveria favorizon blerësit
30 milionë lekë për blerje apartamentësh për ish të përndjekurit politikë
Këshilli i Ministrave miratoi mundësitë që persona fizik apo juridik të marrin pjesë në privatizimin e paketave të aksioneve që shteti vendos të privatizojë në favor të një blerësi. Metoda e privatizimit e propozuar është ajo e ankandit. U mor vendim edhe “Për procedurat kryesore të privatizimit të shoqërive strategjike”. Procedura do të përmbledhë: dhënien e mundësisë së privatizimit, përgatitjen dhe miratimin e planit të privatizimit, shitjen dhe transferimin e aksioneve të shoqërive strategjike. Shitja dhe transferimi do të bëhet në format:
a) transferim i aksioneve me ofertë publike
b) transferim me ankand i aksioneve të shoqërisë
c) transferim me negocim.
raportet e reja midis AKP-së dhe Ministrisë së Privatizimit. Në një vendim tjetër, në atë “Për privatizimin e paketës së aksioneve në shoqëritë tregtare” krijohen
Përgjegjësia e shpërndarë
Dy letra socialistësh të thjeshtë, njëra nga Burreli e tjetra nga Kuçova kanë mjaftuar për profesorin e fizikës Mejdani që ta konsiderojë tërë fushatën e tij që bëri ai për zgjedhjet lokale si të drejtë dhe të gjithëpërfaqur nga njerëzit. Për Mejdani të dy letrat janë në koherencë me atë çfarë ka pasur si qëllim PS-ja.
Kjo duket sa komike aq edhe e papërgjegjshme për një politikan apo grupim politik ku dihen rezultatet për PS-në në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor. Mejdani e sheh krejt të arsyeshme alternativat e tij anarkiste dhe pretendon se ato janë përqafuar nga populli. Shmangia e përgjegjësisë së Partisë Socialiste dhe konkretisht e drejtuesve ka kohë që është në proces. Përgjegjësia është vendosur në një mekanizëm të tillë sa të piklohet sa më shumë duke mos arritur asnjëherë në përkufizimin e saj si një përgjegjësi politike por vetëm si një përgjegjësi zonale dhe multiplikative. Edhe kërkesa që ju bën Mejdani socialistëve të thjeshtë për t'i dërguar atij letra mbështetëse nuk është aq shumë kujdesje për retë korrigjen e atij se sa për Partinë Socialiste si institucion. Kështu nëpërmjet një interviste të tij ai ka dashur të ringjallë vetëdijen komunisto-masovike të socialistëve fanatikë dhe konservatorë për të ndërmarrë një fushatë propagandistike sipas skemave të njohura në periudhën e diktaturës. Kjo do të sillte sipas logjikës së tij edhe shpëtimin e PS-së nga përgjegjësia e saj përpara elektoratit të majtë shqiptar. Ndoshta vetëm me këtë mënyrë ata janë përpjekur të shkaktojnë edhe njëfarë besimi se PS nuk do të shpërndahet apo shkatërrohet. Por aq sa përgjegjësia është kolektivizuar socialistët e selisë në Tiranë nuk kanë munguar të iniciojnë edhe një lëvizje tjetër që kalon deri tek koka e partisë. Po përgatiten peticione me lista të gjata emrash në të cilat është mbushur largimi i Nanos nga kryetar partie gjë që ka dy kuptime. Njëri është se socialistët janë lodhur nga demagogjia dhe irracionalizmi i një kryetari të burgosur por nuk përshtatet edhe përfshirja e socialistëve të mëdhenj të cilët presin që me Nanon të lihen të gjitha mëkatet. Dihet një gjë se lufta klanore në PS ka kaluar në shkallën e një lufte që sundon tashmë edhe kufijtë ndërmjet mes klaneve që është futur brenda secilit klan. Në këtë përmasë edhe mund të presësh një Mejdani antinano, Islam antinano apo Boçar antinano. Në ditën e përgjegjësisë secili ka dëshirë të identifikohet me të pafajshmin dhe në këtë rast Nano është më i munguar në këtë larje mëkatesh nëpërmjet një viktimë. Duke qenë si i zgjedhur për viktimë ai do ta ketë shumë të vështirë të përdorë edhe atë që i është dhënë vetoja për veprimet politike të kryesisë. Bashkëpunimi me bazën për të shpëtuar të paktën një grimë socializëm është i pasigurtë. Që në kongresin e dytë të partisë baza ka treguar se nuk është e gatshme të shkojë sipas mideve të Islamit, ndërsa tani shkallëzimi i luftës kryesi - bazë është edhe më i madh.
Bashkëpunim më i ngushtë midis dy vendeve
Presidenti Berisha priti zv/kryeministrin polak Kolodko
Shqipëria është shumë e interesuar të forcojë lidhjet e miqësisë dhe të intensifikojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me Poloninë jo vetëm në nivel bilateral, por edhe multilateral.
Në këtë kontekst vizita juaj, tha Presidenti Berisha, shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike.
Zv/kryeministri dhe ministri i financave i Polonisë, pasi i përcolli Presidentit Berisha përshëndetjet e Presidentit Kvasnjevski, vlerësoi arritjet e reformës në Shqipëri dhe rolin e saj në stabilitetin e rajonit dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të forcuar lidhjet politike dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.
Të dy bashkëbiseduesit ishin të mendimit se ekzistojnë mundësi të shumta për rritjen e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë etj.
Presidenti Berisha i kërkoi z. Kolodko t'i përcjellë Presidentit Kvasnjevski përshëndetjet dhe ftesën e tij për ta pritur atë në Shqipëri.
Dje në mesditë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti zv.kryeministrin dhe Ministrin e Financave të Polonisë, z. Kolodko, bën të ditur zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës.
Presidenti Berisha pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona, theksoi se
Zv.kryeministri dhe ministri polak i Financave, z.Grzegorz Kolodko takohet me autoritetet më të larta shqiptare
Mbështetje reciproke për integrimin në Europë
Hajdari këmbëngulës në aventurën e tij
Duke u divorcuar përfundimisht me PD, Hajdari i bazuar, në një marrëveshje të fshehtë me Kastriot Muçon, ka vendosur të shndërrohet në Don Kishot të lëvizjes sindikaliste
Xheka mbështetet nga ish-grevistët e urisë
Të zgjedhurit bëjnë betimin dhe fillojnë nga detyra
Janë zhvilluar dje mbledhjet kushtetuese në këshillat e rretheve Tiranë, Dibër, Bulqizë si dhe mbledhjet e këshillave bashkiake në Patos dhe Shijak
Z. Kosorvasti flet rreth kushtetutimit të të zgjedhurve të rinj të pushtetit lokal
“Këto filluan dje mbledhjet për kushtetutimin e të zgjedhurve të rinj të pushtetit lokal” deklaroi për “RD”-në, zoti Njazi Kosorvasti, sekretar shteti për pushtetin lokal.
Siç dilet në këto mbledhje do të bëhet zgjedhja e kryetarëve të këshillave të rretheve dhe bashkive si dhe nënkryetarëve të këshillave të rretheve dhe bashkive. Po kështu në këto mbledhje do të bëhet edhe kushtetutimi i kryetarëve të bashkive dhe komunave. Zoti Kosorvasti, tha për “RD”-në se mbledhjet e para janë zhvilluar dje në Tiranë, Dibër, Bulqizë, Patos dhe Shijak, në të cilat kanë marrë pjesë anëtarët e Qeverisë, Shehu, Zhulali, Panariti, Lulja dhe Ymeri. Sipas zotit Kosorvasti, “Sekretari i Pushtetit lokal ka marrë të gjitha masat përgatitore që këto mbledhje të bëhen në përputhje me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal” duke i kryer ato në ceremonitë e zakonshme për betën e të zgjedhurve të rinj”.
Për këtë zoti Kosorvasti ka dërguar qysh me 30 tetor tri kujtesa (prefekturave dhe rretheve) në të cilat përcaktohet deri në detajet më të vogla
vijon në faqe 3
Baba Rexhepi - Nderi i Kombit
Presidenti Berisha dekoron figura të shquara të Klerit Bektashian
Në një ceremoni sa e rëndësishme aq edhe e shenjtë, dekorimi i disa figurave të shquara të Klerit Bektashian, organizuar nga komisioni i vlerësimit të figurave të martirizuara, drejtoria e përgjithshme e ish-të përndjekurve politikë dhe komuniteti bektashian, mblodhi në pallatin e kongreseve në Tiranë, besimtarë bektashianë, përfaqësues të tre komuniteteve fetare e të ftuar të tjerë.
Duke referuar mbi aktivitetin fetaro-patriotik të shenjtërisë Baba Rexhepi, deputeti Uran Butka ndër të tjera tha: ky kollos i bektashizmit dhe apostull i shqiptarizmit, ndonëse tashmë prehet fizikisht në tyrbën e teqesë së Detroitit, shpirtërisht është e do të mbetet i gjallë, sepse tërë jetën ia kushtoi atdheut e fesë.
Në vazhdim, ai u ndal në figurën e tij shumë dimensionale si luftëtar i lirisë në çetat kundër pushtuesve fashistë dhe si kundërshtar i komunizmit dhe i luftës civile në Shqipëri. Duke folur për këtë figurë të shquar të bektashizmit, ai theksoi se Baba Rexhepi është themelues i teqesë së Detroitit në SHBA, vatër e afrimit pa dallim feje të të gjithë shqiptarëve të emigruar atje.
Zoti Butka vlerësoi figurën e Baba Rexhepit si shkencëtar e filozof, duke përmendur veprën e tij mistike në bektashizëm, kushtuar klerikëve të gjitha feve në Shqipëri, në fushën e përkthimeve e të poezisë, veçanërisht për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Gjithashtu, z. Butka foli edhe për figurat e katër misionarëve të tjerë bektashianë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, Baba Bajram Mahmutaj, Baba Ibrahim Hasnaj e Myhip Tomorr Aliko, që u dekoruan në këtë ceremoni.
Pas përshëndetjeve nga zotërinjtë Moisi Miraka, Hysen Selfo, gjyshi i Teqesë - Baba Tahir Eminit etj. e mori fjalën sekretari i përgjithshëm i presidencës, Kolec Topalli.
Duke nderuar klerikët e shquar bektashianë, tha ai ndër të tjera, ne nderojmë veten tonë, kombin, atdheun, sepse ata janë jo vetëm klerikë, por edhe atdhetarë, që punuan për ngjallërimin e fesë e të kombit tonë.
Pastaj z. Topalli përçoi urimet e ngrohta të botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi urdhërin e artë të kombit i kushtuar Baba Rexhepit nga Presidenti i Republikës Sali Berisha, me këtë motivacion: nacionalist i shquar, Klerik i nderuar, themelues i teqesë së nderuar të Detroitit, filozof dhe autor i librave të shenjtë, me emrin dhe veprën e tij kontribuoi në çështjen mbarëkombëtare. Gjithashtu, u dekoruan edhe klerikët e “Pishtari i demokracisë” përfaqësuesin botëror bektashian (pas vdekjes) dhe Myhip Tomor Aliko, Sekretar i Përgjithshëm i kryegjyshatës, akorduar nga Presidenti i Republikës, me motivacionet se, kanë qenë të papërkulur dhe me besim ndaj Zotit, kanë duruar internimet, burgimet e torturat e diktaturës për një Shqipëri të lirë e demokratike.
Në fund, pjesëmarrësit i përshëndeti kori i fëmijëve bektashi.
Fondacioni do të vazhdojë mbështetjen për PD
Presidenti i Fondacionit Konrad Adenauer Prof. Dr. Gerd Langguth uroi kryetarin e PDSH, Shehu
Kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin në të njëjtën kohë t'iu uroj për fitoren tuaj të merituar në zgjedhjet për pushtetin lokal - është mesazhi me të cilin i drejtohet Presidenti i Fondacionit Konrad Adenauer Prof. Dr. Gerd Langguth kryetarit të PDSH, Shehu. Dëshiroj t'iu siguroj se Fondacioni Konrad Adenauer do të vazhdojë mbështetjen e tij të gjithanshme ndaj jush.
Intervistë e Kryeministrit Meksi pas kthimit nga takimi i NEQ
FAQE 3