Ripërtëritja- tipar esencial i PD-së
Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Besnik Gjongecaj
FAQE 3
PS-në e shkatërroi lidershipi i saj
Socialistët e bazës akuzojnë qendrën
FAQE 3
Bashkia e Tiranës-strukturë e re, njerëz të aftë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka bëri betimin
Sali Kelmendi i uroi fillimisht suksese kryetarit të ri, pasi nënshkruan së bashku dokumentin e legjitimitetit. Në përshëndetjen e tij kryeministri Aleksandër Meksi pasi uroi kryetarin e ri të bashkisë vuri në dukje faktin se këshilli i ri bashkiak është më i madh në numër pikërisht për faktin se problemet e Tiranës janë në rritje siç është në rritje edhe vetë kryeqyteti. Tirana e shekullit të 21-të kërkon infrastrukturë, strehim dhe pastrim, theksoi kryeministri duke kërkuar nga bashkiakët e rinj punë të ndershme dhe mbulim të mirë problemesh. Pas betimit, Brojka u quajt detyrën e tij të re si një obligim të madh për të qenë në krye të zgjidhjes së shqetësimeve qytetare. Prioriteti i programit të Brojkës mbetet urbanistika, si rezultat i zbatimit të dokumentit ligjor të hartuar në bashkëpunim të ngushtë nga këshilli i rregullimit të territorit të Republikës, Instituti i urbanistikës dhe bashkia e Tiranës. Furnizimi me ujë deri në rrjetet terciale në fund të vitit 1997, furnizimi me energji elektrike të 2/3 të popullsisë së pastrehë deri në fund të vitit 2000, uji e shifrës së papunësisë deri në 8 % dhe kontrolli mbi rreptë për format pastruese të kryeqytetit janë të fiksuara deri tani si elementë bazë të alternativës së tij, tha Brojka. Duke evidentuar prioritetet e një zhvillimi të pritshëm të Tiranës dhe bashkisë së saj, Brojka kërkon të ndërtojë një strukturë të re deri në administratë me njerëz të aftë dhe të ndershëm. Do të luftoj korrupsionin, për të cilën flitet aq shumë sot, por më parë të verifikojmë mirë dhe jo bazuar në thashe e thëme, tha ai. Ndërkohë 500 kioskat e ndërtuara në Tiranë pa një plan urbanistik të studiuar dhe të miratuar nga ana ligjore, katër vitet e fundit, për Brojkën janë thesari i vetem i mijëra familjeve në Tiranë dhe shkatërrimi i tyre do të shkaktonte plagë sociale që s’i shërben askujt, tha ai, duke pranuar se, nuk do të jepen më leje për ngritjen e kiosave aty ku s’ka më nevojë, ndërsa kioskat ekzistuese shpreson të dalin jashtë punës nga vetë ekonomia e tregut. Nga ana tjetër shteti do të investojë më shumë për gjelbërimin e humbur, kurse qytetarët duhet të bëjnë më shumë vetë për pastërtinë e mjedisit të tyre, tha ai. Në ndihmë të taktikës së tij për katër vitet e ardhshme, Brojka synon të hapë dy zyra pune të reja në bashkinë e Tiranës. Njëra do të jetë e 15 deputetëve të rrethit të Tiranës dhe tjetra do të presë masa të gjera të popullit përballë një juristi, që do t’i drejtojë njerëzit drejt zgjidhjes së duhur të problemit, tha ai. S.N.
së pastrrehë deri në fund të vitit 2000, ulja e shifrës së papunësisë deri në 8% dhe kontrolli më i rreptë për firmat bazë të alternativës sime, tha Brojka.- e fundit, për Brojkën janë thesari i vetëm i mijëra familjeve në Tiranë dhe shkaktërimi askujt.
Proces për “dy fytyrat” në PS
Shtypi socialist ka paralajmëruar dje spastrim në radhët e socialistëve. Kështu nëse përgjegjësia shkon nga kreu në bazë mendohet se pastrimi do të qëndrojë vetëm në krye.
Është paralajmëruar edhe lloji i spastrimit i cili kësaj radhe ndryshe nga ai i kongresit të dytë është koduar si pastrim i dyfytyrshave. Parërisht se në lajërimin thuhet se është vështirë në PS të personalizohet një fenomen i tillë, çfarë është e vërtetë, prapëseprapë ata do të konsumojnë seleksionimin një për një. Pikësepari ata do të largojnë nga radhët e tyre ata që janë demokratë ose ashtu si janë shprehur vetë, ata që nuk kanë mbështetur PS-në në zgjedhje bile edhe kanë votuar apo bërë propagandë për deputetët e PD-së. Ky moment komik i spastrimit nuk është dëgjuar ndonjëherë. Një asfiksim partiak i njerëzve të tyre si dhe një oponencë kaq e madhe nuk lë më vend për përjashtime pasi ata janë vetëpërjashtuar nëse përdorim fjalorin e socialistëve ose e kanë braktisur PS-në siç ka ndodhur me të vërtetë. Nëse është fjala për bazën ky pastrim i partisë nga demokratët është bërë me kohë pa qenë nevoja për mprehtjen e shpatës së drejtuesve socialistë. Ndoshta kjo ka mbetur për t’u bërë në kryesi të PS-së ku me sa duket do të kemi një raund tjetër prejje kokash. Është e mjegullt se për kë është fjala ose më mirë kush e ka aplikuar më legalisht apo ilegalisht fytyrën e dytë në PS. Deri tani më i dyshuari është kryetari socialist Fatos Nano. Një peticion me firma mbledhur për të mbështetur shkarkimin e tij nga kryetar i partisë ka qenë paralajmërim i asaj që është thënë dje edhe publikisht. Nuk dihet se në ç’mënyrë mund ta ketë konsumuar veprën antiparti të fytyrës së dytë por jo rrallëherë ai është akuzuar si bashkëpunëtor i Berishës, po ashtu edhe bashkëpunëtor i socialistëve. Një tjetër njeri me dy fytyra është edhe Dokle që herë është me mocionistët e Nanos e herë më disidentët e partisë si Meta, Pëllumbi dhe Hajdaraga. Kjo është mjaft e verifikueshme në rastin e Dokles aq sa është e verifikueshme edhe për Mejdanin por sipas një skeme tjetër. Fytyrat e Mejdanit janë shfaqur si lidhje me ish-bllokun në njërën anë dhe në rastin tjetër si përpjekje për të zënë pozicion e politikanit të moderuar në PS. Edhe Islami mund të gjykohet për dyfytyrësi. Ai është edhe nuk është pro Nanos, dhe është e nuk është pro alternativave të Polit. Deri tani asnjëherë nuk kemi pasur rastin të njohim një qëndrim konsekuent të tij çfarë mund të kthehet për të në një katastrofë të vërtetë në karrierën politike. Për sa i përket Metës ai është më pranë se çdo tjetër për të konsumuar akuzën e dyfytyrësisë dhe ndëshkimin për të. Ai hiqet sikur është edhe socialist edhe perëndimor. Mbështetet edhe nga socialistë shqiptarë, edhe nga Internacionalja socialiste çfarë do të thotë se nuk aplikon një fytyrë por dy fytyra qoftë përpara socialistëve shqiptarë e qoftë përpara socialistëve europianë. Kjo nuk mund të falet. Sidoqoftë ne i urojmë sukses Partisë Socialiste në evidentimin e njerëzve me dy fytyra ndërsa vetë do ta ndihmojmë sa të mundemi në saktësimin e tyre.
Furnizimi me ujë deri në rrjetet terciale në fund të vitit 1997, furnizimi me energji elektrike të 2/3 të popullsisë së pastrrehë deri në fund të vitit 2000, ulja e shifrës së papunësisë deri në 8% dhe kontrolli më i rreptë për firmat pastruese të kryeqytetit janë të fiksuara deri tani si elementë bazë të alternativës sime, tha Brojka.
Zgjidhen katër anëtarë të bordit
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i hap rrugë fillimit të shkollës së Magjistraturës
Me caktimin e anëtarëve të tjerë të bordit do të zgjidhen organet drejtuese të shkollës dhe do të fillojë puna për formimin profesional të magjistratëve
Berisha: Ekspozita e Zajmit është një arritje e pikturës sonë
Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve
FAQE 5
Ekspozitë e piktorit të popullit, Agim Zajmi, me rastin e 60 vjetorit të lindjes
Ministri Zhulali u nis për vizitë zyrtare në Poloni
Shqipëria partner serioz dhe aktiv në Partneritetin për Paqe
Do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh në fushën ushtarake
FAQE 2
Ministri Zhulali u nis për vizitë zyrtare në Poloni
Ob… partner…
Fenomeni “punë e zezë” dhe aksidentet “pa zë” të punonjësve
Inspektoriati i Punës, 30 gjoba për nëntë muaj e vitit ‘96
Këtë vit ndryshojnë subjektet prodhuese që shkelin ligjin e punës. Deri dje sektori i ndërtimit më i përfoluri sot janë konfeksionet dhe linjat përpunuese
Përkushtimi dhe përgjegjësia shënon fillimin e mandateve të reja
Vazhdojnë mbledhjet për kushtetimin e të zgjedhurve të rinj të pushtetit lokal
Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan mbledhje e këshillave të rretheve dhe bashkiake në Durrës, Devoll, Elbasan, Tropojë, Fier, Mirditë, Malësi e Madhe.
Në Tiranë u zhvillua mbledhja e këshillit bashkiak. Edhe gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar mbledhje e këshillave bashkiake ku janë bërë betimet e të zgjedhurve të rinj për kushtetimin e pushtetit lokal, pa thënë pranë sekretarisë shtetit për pushtetin lokal.
Autoritetet lokale të dala pas zgjedhjeve të 20 tetorit kanë përmbyllur dje format e betimit se do të mbrojnë Kushtetutën e ligjet dhe në të gjithë veprimtarinë tonë do të udhëhiqen nga interesat e shtetit. Kjo formulë është miratuar nga këshillat bashkiakë dhe është zgjedhur në këshillat e rretheve dhe bashkive dhe në këshillin bashkiak të Tiranës.
Siç njofton pranë Sekretariati i shtetit për pushtetin lokal, në këtë mbledhje kanë marrë pjesë delegacioni i këshillit të Ministrave, A. Meksi, N. Kosovaçi, H. Shamçja, Ridvan Bode, Sokoli Bejleri, B. Gjoncaj, H. Halili, Roza Pati, A. Babameto, si dhe të zgjedhurit nga prefekturat përkatëse. Prania e të lartpërmendurve dhe në të gjitha ceremonitë e betimit është organizuar e përmbushur nga prefekturat përkatëse.
Kjo formulë është serioziteti me të cilën, ndërsa të zgjedhurit, një pushtet lokal i përgjegjshëm, një pushtet qendror, për përmbushjen e obligimeve të PD për një pushtet lokal me alter problemeve të njerëzve.
Siç thamë më lart gjatë ditës së djeshme u zhvilluan mbledhje të këshillave të rretheve dhe bashkive ndërsa në Tiranë u zhvillua vetëm mbledhja e këshillit bashkiak në të cilin mori pjesë dhe kryeministri Aleksandër Meksi. Mbledhja e këshillit në rrethin e Tiranës, siç dihet është zhvilluar dy ditë më parë. Siç u njoftua pranë sekretariatit shtetit për pushtetin lokal, por ç’është e rëndësishme në këto mbledhje të hapura, mbretëron konstruktivitet në zgjedhjen e problemeve, por edhe pushtetin lokal, por nga ana tjetër me qytetarë dhe njerëz të thjeshtë, për të evidentuar edhe një herë problemet e ekzistencës në jetën e tyre, por edhe shërbimin me të cilin të zgjedhurit e PD po e fillojnë punën e re në shërbim të popullit.
M. BUÇPAPAJ
Në Këshillin e rrethit fitojnë demokratët
PD rikonfirmohet në Përmet
Në zgjedhjet e zhvilluara dje për kryetarin e këshillit të rrethit dhe të këshillave bashkiake të Përmetit e Këlcyrës, triumfuan kandidatët e propozuar nga PD.
Fituesi kandidaturat më të mira, deklaroi deputeti i rrethit Cenë Pollo i cili asistoi në ceremoninë ku përfaqësues të Qeverisë ishin ministri i brendshëm Halit Shamata dhe prefekti Fatos Gjirëzi.
Në garën për vendin e kryetarit të këshillit të rrethit, Edmond Theodhori fitoi qartë ndaj kandidatit socialist Thoma Purrigji, me rezultatin 15 vota nga 23 gjithsej. Përveç votave të PD, ai mori edhe mbështetjen e të gjitha partive të vogla nga Poli i Qendrës deri në Partinë Republikane. Magje rezulto i kënaqur nga fitorja e tij dhe këshilltarët socialistë.
Në Këlcyrë PS nuk vari asnjë kandidaturë ndaj Maliq Mucenjit, i cili u zgjodh njëzëri kryetar i këshillit bashkiak.
Kryekëshilltari i Përmetit u zgjodh Muhamet Iliazi, i cili si dhe dy të zgjedhurit e tjerë është anëtar i kryesisë së PD të rrethit. “Demokracia në Përmet shënoi padyshim një fitore të plotë”, komentoi rezultatin ministri Shamata.
Vërtetë PD ka fituar një sukses të thellë në këtë rreth ku socialisti e mbajnë veten të fortë. Pas fitores në zgjedhjet e majit, që nxjerrin lokale të tetorit kryetarët e dy bashkive si dhe kryetarët e pesë nga shtatë komunave i fiton PD. “Është një konfirmim i traditës së banorëve përmetarë”, tha në mbledhje të procedurës z. Pollo. Tani të gjithë së bashku duhet të përdorim mandatin tonë, që ta çojmë krahinën përpara, e të nisim zhvillimin e saj. Hapa të pikës kufitare Tre Urat dhe e rrugës me Berat do të jenë momente të rëndësishme në përpjekjen tonë.
Fitorja e djeshme e PD paralajmëron zhvillime të ngjashme në zgjedhje të ardhshme në këshillat e komunave.