29/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 nëntor 1996

Politika e jashtme e Shqipërisë, e suksesshme

Zëvendësministri i Jashtëm Arjan Starova mbi prioritetet e diplomacisë shqiptare Sipas Starovës, hapja e Shqipërisë drejt perëndimit, fillimi i integrimit në strukturat euroatlantike, trajtimi i gjerë i çështjes së Kosovës në forumet ndërkombëtare, si dhe reformimi rrënjësor i strukturave të diplomacisë, kanë qenë prioritetet e kësaj politike

Ta bëjmë Shqipërinë shqiponjë të Evropës

28 Nëntori - akt kulmor i historisë kombëtare Fjala e Presidentit Berisha mbajtur me rastin e festës kombëtare Sot, në Shqipërinë e Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi, Diasporë dhe kudo në botë festojmë së bashku ditën tonë kombëtare dhe unë me një kënaqësi të veçantë ju përshëndesin s’m sotë, si dhe të gjithë bashkëkombësit e mi kudo që janë dhe i ftoj të urojnë nga zemra njëri tjetrin. Gëzuar festën tonë kombëtare! Sot, më 28 Nëntor, ne shqiptarët dhe miqtë tanë kudo në botë kremtojmë dhe nderojmë ditëlindjen e re të shtetit tonë të moçëm, aktin më kulmor të historisë sonë kombëtare në të trevat shqiptare. Ai rinisi jetën si trashëgimtar legjitim i shtetit të Arbërit, njëri prej shteteve më të zhvilluara në retë rajonit tonë të fillimit të këtij mijëvjeçari, si pasardhës i direk i shtetit të Skënderbeut që për grek shekujsh u shndërrua në simbolin dhe kështjellën e qëndresës shqiptare dhe të Evropës perëndimore në tërësinë dhe në beteja të përmasave të më vonë do të njihe Vitjen në retthimin e saj, ia doli të mbrojë për 25 vjet Shqipërinë dhe mbarë Europën Perëndimore nga pushtimet lindore. Pra, 28 Nëntori i vitit 1912 ishte ringjallja dhe vazhdimi i Arbërit dhe Krujës, kryengritjeve të Tantzimit, Lidhjes së Prizrenit dhe të Pejës, ishte kurorezimi i veprës së pabedhshme të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të të gjithë prijësve të mëdhenj, kapitenëve dhe ushtarëve trima shqiptarë, tribunëve legjendarë dhe kryengritësve të pathyeshëm, i guximit të mendimit politik, kulturor, letrave, besimit të të gjithë kohërave të kombit shqiptar, i kulmit i ri i përpjekjeve titanike të të shqiptarëve, sakrificave të tyre për lirinë, identitetin dhe integritetin, kulturën, gjuhën, shkrimin, identitetin, shtetin, besimin, flamurin e tyre. shqiptarëve në kryengritjet vigane të fillimit të këtij shekulli, dje të së cilave u bë Kosova dhe trevat e tjera shqiptare, kryengritje këto që për nga përmasat do të përsëriten në një formë tjetër betejat e mëdha të Skënderbeut. Shteti shqiptar i vitit 1912 nuk nisi jetën politike si një dukuri e papritur në trojet tona, në gadishullin e Ballkanit, apo kontinentin tonë. Shteti shqiptar i vitëve ’12 vinte si një rizgim i shtetit që në shekuj dhe mijëvjeçarë njohu baticat dhe zbatica, lulëzimet dhe letargjitë e zgjatura në kufijtë e historisë kombëtare. Ky akt madhështor i kohës për të cilin populli shqiptar kishte pritur e luftuar për shekuj, dje tërë kohërat e para të kësaj të kaluara, ishte një e kënaqësi e madhe dhe një shenjë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Rithmelimi i shtetit shqiptar më 1912 nuk vinte si dhuratë, as dhe si dëshirë apo vullnet konjukturor, por si fryt i përpjekjeve titanike, shekullore të uraganit liridashës shqiptar, martirizimit të dhjetëra e mijëra atdhetarëve.

Azem Hajdari përzgjidhet si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Vendim i kryetarit të PD-së Tritan Shehu Bazuar në nenin 30 të Statutit të PD si Kryetar i saj shfrytëzoj kompetencat e mia dhe vendos për përzgjidhjen e z. Azem Hajdari si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ky vendim merret për disa shkaqe: 1. Z. Hajdari ka shfrytëzuar plotësisht e drejtësinë të PD për të ndërruar në punët e brendshme të sindikatave të Shqipërisë e manipuluar ato. Kjo bie ndesh me principet tona demokratike të pavarësisë së plotë të tyre. 2. Nga ana tjetër është e papranueshme për një anëtar të Këshillit Kombëtar të bëjë thirrje për grevë kundër Qeverisë Demokratike. 3. PD i konsideron të papranueshme akuzat denigruese ndaj strukturave. Shtetërore e partiake që kanë si qëllim krijimin e një mjegullnaje të pa bazë. 4. Sulmet pa princip ndaj e parlamentarëve ndaj personave publikë të mirëkuptuar përbëjnë shkelje të principeve demokratike.

Vetëvendosje për shqiptarët e Kosovës

Kryetari i PD-së zoti Shehu priti kryetaren e PSD-së së Kosovës Luljeta Pulaj Dje kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Tritan Shehu priti në një takim kryetaren e Partisë Social Demokrate të Kosovës, znj. Luljeta Pulaj. Duke u shprehur për forcimin e lidhjeve dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy partive, z. Shehu vuri në pah mbështetjen që Partia Demokratike shqiptare i ka dhënë, i jep dhe do t’i japë çështjes së Kosovës dhe zgjidhjes së saj në përputhje me dokumentat ndërkombëtare ashtu siç veprua me të gjithë popujt e tjerë ish-jugosllavë. Z. Shehu nënvizoi kërkesën permanente të Partisë Demokratike për respektimin e vullnetit të lirë të popullsisë shqiptare për vetëvendosje konform dispozitave dhe të drejtave ndërkombëtare duke ndjekur rrugën paqësore për zgjidhjen e problemeve. Ai e siguroi kryetaren social-demokrate të Kosovës se Partia Demokratike Shqiptare do të këmbëngulë për përmirësimin e të drejtave standarde të së drejtës ndërkombëtare dhe për rritjen e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Nga ana e saj znj. Pulaj falënderoi z. Shehu për politikën e ndjekur nga Partia Demokratike dhe siguroi nga ana e saj dëshirën për zgjerimin e bashkëpunimit ndërpartiak mes forcave politike shqiptare.

Nderim për bijtë e lirisë

Përkujtohen ngjarjet historike të Shqipërisë - Dje në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u vendosën kurorat e nderit në emër të Presidentit Berisha, Presidentit të republikës së Kosovës, Rugova, Kryesisë së Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes, Bashkisë së Tiranës, Këshillit të rrethit, Prefekturës etj - Presidenti Berisha bëri një vizitë në familjen e patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar, Lasgush Poradeci, si dhe në familjen e dëshmorit Ramazan Jaran Me rastin e 84 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe 52 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë sonë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqytet u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule. Ishin të pranishëm veteranë, pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, ushtarakë, përfaqësues të partive politike, deputetë. Në orën 10.00 kreu i Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, së bashku Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori, Kryetari i Këshillit të Ministrave, z. Aleksandër Meksi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Albert Brojka e të tjerë zyrtarë, në këto momente më parë dhe z. z. Zani Francovi. Atyre, ish-ministri i Jashtëm i Francës. Në emër të familjeve të dëshmorëve u bënë homazhe dhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Prosperiteti Demokratik Shqiptar të Maqedonisë, Organizatës e Bashkimit e Veteranëve të Luftës, Shoqatat e Invalidëve të Luftës, Organizatës e Veteranëve Politike e Demokratike e Veteranëve. Në vijim Presidenti Berisha bëri një vizitë në familjen e patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar, Lasgush Poradeci, ku ngriti lart vlerat e poezisë dhe prozës së tij, si dhe në familjen e dëshmorit Ramazan Jaran, e përmarrjes në Konferencën e Pezës dhe i vëti me nuk firmosi rezolucionin e kësaj konference lidhur me flamurin kombëtar, duke i quajtur ata “flamurtarë të demokracisë së sotme”.

Një vizion i ri arkitektonik, fokusohet mbi kryeqytetin

500 milion dollarë për vitet ’92 - ’95 “kushtuar” ndërtimit Lëvizjet e popullsisë e rritja demografike vlerësohen si indikues në luksin që krijojnë zona të veçanta të Tiranës 500 milion dollarë për vitet ’92 - ’95 “kushtuar” ndërtimit Një vizion i ri arkitektonik, fokusohet mbi kryeqytetin Lëvizjet e popullsisë e rritja demografike vlerësohen si indikues në luksin që krijojnë zona të veçanta të Tiranës

Arbnori: Shkrimtari që nuk e njollosi kurrë penën

Pllakë përkujtimore në vendin ku ka banuar Mitrush Kuteli Ka ardhur koha që edhe Kuteli i dënuar me harresë kaq gjatë, të zërë plotësisht vendin që i takon si në letrat e shqipes, ashtu edhe në kujtesën e kombit

Durollari sërish në krye të legalistëve

Përfundon kongresi maratonë i PLL-së FAQE 3