Vazhdojne demonstratat ne kryeqytetin serb
Rreth 30 000 studente manifestuan dje nëpër rrugët e Beogradit
Shyësli shpreson në një fillim të ri të Beogradit pa Millosheviçin
Ministri serb i informacionit jep dorëheqjen
Macedonia e shqetësuar nga ngjarjet në Serbi
FAQE 6
Kongres i jashtëzakonshëm i PS-së?
Vazhdon konflikti mes grupeve të ndryshme brenda PS-së
Studentët-shpresa e demokracisë në Serbi
Kryesia: Do ta ndëshkojmë Tiranën Për të njëzetën ditë radhazi vazhdojnë protestat nëpër rrugët e Beogradit dhe qytetet kryesore të Serbisë. Një nga liderët e opozitës, Drashkoviqi, ka deklaruar se demonstrimi i qytetarëve serbë do të vazhdojë deri sa të plotësohen dy kushte të vëna deri tani nga ata, njohja e rezultatit të zgjedhjeve aty ku ka fituar opozita përfshirë këtu edhe Beogradin si dhe lirinë e shtypit. Po dje ai ka bërë të ditur edhe krijimin e një qeverie hije e cila do të funksionojë nëse Millosheviqi nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e opozitës. Por gjithsesi toni i këtyre demonstrimeve janë studentët. Dhjetorjanët serbë, rreth tridhetëmijë që demonstrojnë në rrugët e Beogradit papushim, janë ata që përshëndeten nga beogradasit dhe ndiqen me entuziazmin më të sinqertë nga të gjithë qytetarët. Studentët janë pikërisht momenti më i besueshëm i protestës e në të njëjtën kohë aspekti më vizionar i këtyre manifestimeve që nuk po reshtin. Është sinjifikative pjesëmarrja e tyre në luftën demokratike kundër regjimit diktatorial, komunist dhe shovinist të Millosheviqit. Pjesëmarrja e tyre është substanciale për të shpresuar se përfundimi i këtyre demonstratave do të jetë një rezultat në favor të demokracisë në Serbi, të paqes e stabilitetit në Ballkan. Ata sot janë i vetmi element në shtetin serb që kanë mundësi të rregullojnë temperamentin e regjimit dhe psikologjinë së gatuar nga Millosheviqi kundër popujve të tjerë. Një demokraci e lindur nga studentët është një moment historik dhe akt që lidhet drejtpërsëdrejti me të ardhmen. Askush përveç atyre nuk mund të krijojnë vizionin e një Serbie që mund të përmendet ndryshe nga prezantimi që ajo i ka bërë vetvetes, militare, shoviniste dhe komuniste. Dalja e tyre në rrugë është shenjë e mbarë për Serbinë. Të rinjtë kanë më shumë arsye për të ndërtuar një vend që mund të shpallet më lehtë mik se sa armik. Ata mund të rindërtojnë apo të ndërtojnë psikologjinë e vendit dhe njerëzve deri në masën që të duken normal në Ballkan. Kështu edhe gadishulli i “barotit” do të ndjehej më pak i alarmuar pasi ka hequr një tingull të egër që vazhdimisht i ka ardhë nga verilindja e tij. Edhe vetë serbët do të ndjehen dhe më të qetë në histori dhe popujt e lashtë të Ballkanit kanë më pak arsye t’i kujtojnë ata si ardhacakë të vonë në trojet që ata popullonin tani. Askund më shumë se në Serbi nuk ka qenë demokracia e shtypur dhe askund më shumë se sa aty nuk ka qenë e domosdoshme ardhja e saj. Studentët janë të vetmit që nuk kanë aplikuar deri tani kurfarë mënyre që mund të çojë në shëndoshjen e mëtejshme të diktatorit serb Millosheviq. Nëse i referohemi një analize lidhur me ngjarjet në Serbi shkruar dje në “Le monde”, vetëm tek studentët është i lidhur më së shumti shpresa e europianëve se edhe serbët do të shijojnë demokracinë. Qoftë Millosheviqi, qoftë edhe opozitarët kanë shumë pika që konvergojnë sapo vështrimi politik kalon kufijtë e Serbisë mbi kombet tjerë si shqiptar, boshnjak. Gjithkush pret nga studentët që të zbrazin akumulimin e pasuksesshëm historik dhe të pastrohen nga instinkti i luftës dhe armiqësisë.
Përveç konfliktit tashmë të hapur mes kryesisë dhe një pjese të organizatave të tyre në bazë si Tiranë, Lezhë, Korçë etj., ka shpërthyer edhe konflikti me gazetën “ZP”. Sipas disa deklarimeve të gazetarëve të saj, ardhja e Llambro Rucit si kryeredaktor do të thotë se “ZP” të bëhet si “KJ”
Gjendja në Serbi, ndikimi i saj në çështjen e Kosovës
Konference shtypi ne Lidhjen Demokratike te Kosoves
HYDAJET HYSENI: Duke vleresuar edhe nje here lart angazhimin e vazhdueshem rreth çështjes se Kosoves te perfaqesuesve te Republikes se Shqiperise dhe te diplomacise se saj te re, pershendesim veçanerisht qendrimet e qarta dhe pa ekuivoke te presidentit Berisha dhe zevendeskryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme, Tritan Shehu, lidhur me çështjen e Kosoves.
Ngjarjet e koheve te fundit ne Beograd dhe ne qytetet e tjera te Serbise, po ndiqen me vemendje dhe interesim te madh ne Kosove. Populli i roberuar i Kosoves ka pare dhe sheh me simpati çdo perpjekje per ndryshime te mirefillta demokratike ne Serbi dhe ne te njejten kohe denon çdo shkelje dhe dhunim te te drejtave individuale e kolektive te njeriut kudo qofshin ato, veçanerisht kur ato drejtohen kunder te drejtës zgjedhore dhe lirisë së shtypit.
Demokratizimi i Serbise pashmangshëm te Serbise, por te krijter kryesor per vleresimin e ngjarjeve dhe forcave politike ne Serbi per ta eshte dhe nuk mund te mos jete, endrrimi ne praktike demokratik ose antidemokratik ndaj çështjes se pazgjidhur te Kosoves. Levizjet e mirefillta demokratike bartin ne vete edhe komponentin e domosdoshem te antishovinizmit. Pa ndryshim radikal te politikes serbe ndaj Kosoves, nuk mund te kete demokratizim te mirefillte ne Serbi dhe rrjedhimisht as stabilitet e prosperitet te saj.
ndryshime të mirëfillta demokratike në Serbi dhe ne të njëjtën kohë dënon çdo shkelje dhe dhunim të të drejtave individuale e kolektive të njeriut kudo qofshin ato, veçanërisht kur ato drejtohen kundër të drejtës zgjedhore dhe lirisë së shtypit.
Demokratizimi i Serbisë në Kosovë vlerësohet jo vetëm si një çështje madhore e brendshme e Serbisë dhe e forcave të saj demokratike, por edhe si një parakusht i rëndësishëm edhe për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Kosovës dhe për procesin e përgjithshëm të stabilizimit dhe demokratizimit të kësaj pjese të Evropës. Shqiptarët e Kosovës përkrahin demokratizimin e Kosovës dhe Kosovos. Lëvizjet e mirëfillta demokratike bartin në vete edhe komponentin e domosdoshëm të antishovinizmit. Pa ndryshim radikal të politikës serbe ndaj Kosovës, nuk mund të ketë demokratizim të mirëfilltë në Serbi dhe rrjedhimisht as stabilitet e prosperitet të saj.
Ngjarjet me të reja në Serbi, shtojnë edhe me shumë nevojën jo vetëm për një qëndrim syçelë, serioz dhe aktiv të lëvizjes demokratike e kombëtare në Kosovë dhe për një frymë të bashkimit, bashkërendimi e mobilizimi në të gjithë, por edhe për një prani më të ndjeshme ndërkombëtare në Kosovë dhe për një angazhim më aktiv preventiv.
KJ - së nuk i mungojnë numrat e telefonit
Lidhja e numrave përbashkët të telefonit për gazetën është bërë e mundur pas diskutimit të kryetarëve të dy shoqatave të gazetarëve me drejtorin e Telekomit. Lidhja e gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë i kanë kërkuar drejtorit, Rama që të ndërhyjë me urgjencë për të zhbllokuar gjendjen e krijuar në “KJ” dhe për të vendosur linjat e komunikimit telefonik. Në deklaratën e përbashkët të dy shoqatave të gazetarëve thuhet se drejtori i Përgjithshëm i Telekomit Rama ka shpjeguar ndërprerjen e telefonave të “KJ” se si mungesë të linjave telefonike. Por Rama ka mundur të zhbllokojë “KJ”-në. Një aparaturë e veçantë është vendosur pranë selisë së gazetës “KJ”, duke bërë të mundur vendosjen e dy linjave telefonike të numrave ekzistues të kësaj gazete si dhe po shikohet mundësia e lidhjes së një numri tjetër.
Përveç konfliktit tashmë të hapur mes kryesisë dhe një pjese të organizatave të tyre në bazë si Tiranë, Lezhë, Korçë etj., ka shpërthyer edhe konflikti me gazetën “ZP”. Sipas disa deklarimeve të gazetave të saj, ardhja e Llambro Rucit si kryeredaktor do të thotë se “ZP” të bëhet si “KJ”
Edhe dje vazhdoi përleshja e kryesisë së Tiranës me planegjësinë e socialistëve të kryeqytetit. Dje në ambientet e selisë së PS-së është mbledhur kryesia e partisë për të bërë ndryshimin e mëtejshëm të kreut të PS-së për Tiranën, Musa Ulqinin. Kanë vazhduar për rreth gjashtë orë sulmet kundër kryesocialistit të kësaj dege. Ulqini është akuzuar me atë se gjithçka ka bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Tiranës ka qenë vepër personale e tij. Të sharat dhe ofendimet ndaj Ulqinit dhe socialistëve të Tiranës kanë ardhur më së shumti nga Bufi, Brokaj dhe Islami. Me të njëjtin ritëm ka shfryrë instiktet e saj (politike) edhe Arta X. Madje ndryshe Arta X, ndërsa Lush Përpali ka menduar edhe dhe se ky ishte një puc i bërë nga Ulqini. Ata janë betuar se do të hakmerren ndaj komitetit të saj drejtues të socialistëve të kryeqytetit.
Socialistët e Tiranës nga ana tjetër kanë organizuar një mbledhje dhe drejtuesve të tyre ku janë shprehur edhe njëherë se vendimi përanullimin e mbledhjes së Komitetit Drejtues të Tiranës ka qenë vendim kolegjial. Ata kanë përsëritur kërkesat e raportit të tyre ku theksohen kërkesat për dorëheqjen e kryesisë së PS-së, rishikimin e kongresit të dytë dhe vendimeve të tij si dhe të thirret kongres i jashtëzakonshëm.
Po ashtu është vendosur që mbledhja mos të bëhet ditën e shtunë siç është deklaruar të enjten por të shtyhet deri të mërkurën çfarë është konsideruar kohë e mjaftueshme që socialistët e njëri klan të jenë më të përgatitur se klani tjetër.
Përveç konfliktit tashmë të hapur mes kryesisë dhe një pjese të organizatave të tyre në bazë si Tiranë, Lezhë, Korçë etj., ka shpërthyer edhe konflikti me gazetën “ZP”. Sipas disa deklarimeve të gazetave të saj, ardhja e Llambro Rucit si kryeredaktor do të thotë se “ZP” të bëhet si “KJ”.
Kryesia është e lidhur me ish-bllokun
Udheheqja e PS-së nën akuzat e gazetarëve të saj
Përnatë, në redaksinë e gazetës vijnë 3-4 anëtarë të kryesisë së partisë sonë që të ndikojnë dhe kontrollojnë të gjithë përmbajtjen e gazetës. Veprimi i fundit tregon se kërkohet të vihet nën kontroll të mëtejshëm gazeta për ta vënë në shërbimin politik të atij grupi që është pro mocionit të kryetarit të partisë, zotit Fatos Nano.
Gazetarët e “ZP” protestojnë: “Ruci kryeredaktor, fyerje për gazetën”
Deklaratë e gazetarëve të gazetës “Zëri i popullit”
Mejdani: “Ju jeni rogtarë në gazetë”
FAQE 3
Shkallë e paimagjinueshme miopie politike
Test historik i pakundërshtueshëm
FAQE 3