20/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 dhjetor 1996

Kosova -problem thelbësor i krizës ballkanike

Presidenti Berisha priti Presidentin Rugova Të dy presidentët përshëndesin përzemërsisht protestat aktive të studentëve të Beogradit, si dhe të forcave demokratike në Serbi. Ata mendojnë se kjo lëvizje drejtohet kundër diktaturës së Milosheviçit, e cila shtypjen më të egër e ushtron ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe meriton mbështetje. Presidentët Berisha e Rugova theksojnë se demokratizimi i Serbisë me rrugë demokratike dhe paqësore është një zhvillim i rëndësishëm pozitiv jo vetëm për Serbinë, por edhe një kontribut direkt e real për paqen e stabilitetin në rajon. Kosovës. Dhënia e titullit “Doctor honoris causa” nga Universiteti i Parisit është një shenjë e njohjes e vlerësimit të lartë nga bota franceze e rolit thelbësor të z. Rugova dhe mbarë popullit të Kosovës në shmangien e konfliktit në rajon. Gjithashtu, të dy presidentët mendojnë se në rend të ditës të delegacionit të OSBE-së, problem kryesor dhe tejet i rëndësishëm është zbabatimi nga Beogradi i të gjitha vendimeve dhe rezolutave të OSBE-së dhe në këtë mënyrë të veçantë, ato që kanë të bëjnë me problemin e Kosovës, si problemi thelbësor i krizës ballkanike. Dje, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, njofton zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidencës së Republikës. Të dy presidentët falënderuan qeverinë amerikane, SHBA-në dhe vlerësuan si shumë të rëndësishme takimet që z. Rugova zhvilloi me Sekretarin e Shtetit Kristofer, kongresmenë e zyrtarë të lartë të administratës amerikane, dhe i konsideruan ato si një konsolidim i angazhimit dhe interesimit të SHBA-së për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Të dy presidentët vlerësuan lart bisedat e z. Rugova në Pallatin e Elize-së dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës dhe e konsideruan të domosdoshme angazhimin e Francës dhe Bashkimit Europian në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Letër e zv/kryeministrit dhe Ministrit i Punëve të Jashtme Tritan Shehu

BE mbështetet Shqipërinë në rrugën e integrimit

Germano: ’96-bilanc pozitiv në marrëdhëniet me Shqipërinë Brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm, deklaroi ambasadori, Komiteti do t’i propozojë këshillit miratimin e një amendamenti për një akord të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

BSPSH i mbetet Xhekës

Hajdari komandant pa ushtarë Provat e Hajdarit mund të përdoren vetëm për krijimin e një sindikate të re paralele dhe jo për rrëzimin e Xhekës Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e Hajdarit, me vendimin e djeshëm, dhe la në fuqi atë të Xhekës.

OSBE në Beograd por edhe në Kosovë

Letër e zv/kryeministrit dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu dërguar Kryetarit të radhës së OSBE-së Flavio Cotti Presidenti i Republikës deklaroi se mbështet zyrtarisht Ibrahim Rugova, njofton zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës. Të dy presidentët falënderuan qeverinë amerikane, SHBA-në dhe kongresmenë e zyrtarë të lartë të administratës amerikane, dhe SHBA-së për zgjidhjen e problemit të Elizë-së e konsideruan të domosdoshme angazhimin e Francës dhe Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjes së e Kosovës, si problemi thelbësor i krizës ballkanike. Vendi im ka rezerva lidhur me dërgimin e një misioni në Beograd me një shpejtësi të tillë pa analizuar në detaje të gjitha implikacionet e mundshme që mund të rrjedhin. Pa hyrë në aspektet procedurale të dërgimit të Përfaqësuesve Personale të Kryetarit, të misioneve të reporterëve dhe fakt-mbledhës, si të vetmet opsione të Kryetarit, të cilat, sipas dokumenteve të OSBE-së, do të desha t’ju informoj se ne mund t’aprovonim dërgimin e një misioni apo delegacioni në Beograd vetëm në rast se mandati i tij ose kushtet referuese do të inkludonin automatikisht rikthimin e pakushtëzuar të misioneve afatgjata në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë, sipas Rezolutës nr. 855, të datës 9 gusht 1993, si dhe përpjekjet e nevojshme për vendosjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në prezencën e një pale të tretë. Një përfaqësues personal i Kryetarit të OSBE-së në Kosovë do t’i shërbente qëllimit të zgjidhjes së problemit atje Më dt. 17 dhjetor ’96, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Prof. Dr. Tritan Shehu i ka dërguar një letër Kryetarit të radhës së OSBE-së, z. Flavio Cotti në lidhje me çështjen e dërgimit të një misioni të OSBE-së në Beograd, pas kërkesës së bërë nga presidenti serb Millosheviç. Prej dy ditësh po vazhdon diskutimi i letrës së Ministrit Shehu në Këshillin Drejtues të OSBE-së dhe përmbajtja e saj po gjen një mirëkuptim dhe mbështetje gjithnjë e më të madha nga vendet pjesëmarrëse në këtë organizatë. Ne vijim po ju njohim me tekstin e plotë të letrës në fjalë.

Arafat përfundoi vizitën në Shqipëri

Dje presidenti i autoritetit palestinez Jaser Arafat i dha fund vizitës së tij në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit lideri palestinez u përcoll nga Presidenti i Republikës Sali Berisha, ministra, deputetë etj. Po ashtu në aeroportin kuadër dhe delegacioni palestinez në Tiranë. Ali Kuculla. Arafati e vazhdon turneun e tij europian të Itali ku do të takohet e udhëheqësit dhe Papën. Në kuadër të këtij turneu Arafat pritet Shqipërinë ka vizitë dhe Austri.

Bashkëpunimi mes kryeqyteteve-kontribut për miqësinë

Mbrëmë Presidenti Berisha priti Kryetarin e Bashkisë së Athinës, z. Dimitris Avramopoulos. Presidenti Berisha u shpreh se vlerësonte bashkëpunimin midis dy bashkive tona si një faktor shumë të rëndësishëm për kontributin direkt në miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve dhe popujve tanë. Ai vunë në dukje klimën shumë të mirë dhe të çiltër që zhvillohet marrëdhënia midis dy vendeve ona dhe shprehu bindjen e tij në të ardhmen e tyre. Politika e decentralizimit e Qeverisë shqiptare, tha Presidenti Berisha, është jo vetëm mënyra më e shpejtë e zhvillimit të planit të rëndësishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin në nivel pushteti lokal. Ai siguroi z. Avramopoulos dhe Brojka se do të kenë mbështetjen e tij të plotë në zhvillimin e bashkëpunimit midis dy kryeqyteteve. Zoti Avramopoulos duke falënderuar Presidentin Berisha për mbështetjen e tij u tha se do popullit tanë të lashtë që historia i ka vendosur pranë njëri-tjetrit duhet të dimë të japin më shumë për njëri-tjetrin. Zoti Brojka dhe unë jemi të vendosur që shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin midis dy bashkive tona. Ne presim së shpejti të kurorëzojmë përpjekjet tona me arritjen e Traktatit të Bashkëpunimit i cili do të hapi një perspektivë të re për Athinën dhe Tiranën.

Partia e mbrapshtë

Kur socialistët i thanë vitit që po përfundon viti i mbrapshtë ishte mjaft sinjifikative. Askush përveç atyre nuk mund të krijonte një ndjesi të tillë për këtë vit. Askush përveç atyre nuk mund ta përjetonte negativisht një periudhë prej 365 ditësh e për më tepër ta konsideronte atë si vit të humbur dhe të tretur gjithkund. Askush përveç atyre nuk mund ta quajë këtë vit si një vit përjashtues. Trishtimi që u ngjall këtyre njerëzve fundi i këtij viti është i natyrshëm. Ata kanë një bilanc të nxirë për ta por mjaft të natyrshëm për shqiptarët e tjerë që nuk bëjnë pjesë as në kryesinë e socialistëve, as në pjesëtarët fanatikë të propagandës së saj dhe as në segmentet tashmë fizikisht të shpërndara të bllokut por të bashkuara në kupolën e Partisë Socialiste. Dëshpërimi është mjaft i madh sa nuk kanë asnjë arsye ta shohin më nota edhe më minimale të optimizmit këtë vit. Bilanci për ta është përmbyllës. Për fatin e keq të tyre dhe për fatin e mirë të shqiptarëve. Ata në këtë vit kishin humbjen e madhe të 26 majit, kishin humbjen tjetër të 20 tetorit, kishin kongresin në dy faza që realizoi monopolizimin e partisë nga njerëzit e ish-presidentit komunist Alia. Kanë humbje pas humbjesh dhe ka qenë i mbrapshtë për të gjitha gjërat e mbrapshta që jetonin dhe vepronin në këtë vend. Ai ishte i mbrapshtë për socialistët për shkak të përdorimit të tyre inaktive në një shoqëri të huaj për ta ashtu si edhe ka qenë një vit i mbarë për gjithë pjesën tjetër të shqiptarëve. Viti 1996 ishte vit i mbarë. Shqiptarët në këtë vit hoqën qafe socializmin e keq në dy votimet që u bënë brenda këtij viti. Ishte vit i mbarë për shumë socialistë se ikën nga partia që ata kishin patur dhe votuan për PD-në ose u atashuan në këtë parti. Ishte vit i mbarë për shumicën e socialistëve shqiptarë pasi e kuptuan se partia që ata kishin zgjedhur ishte e të tjerëve, e interesave të të tjerëve që i kishin robëruar për dekada me radhë. Ishte vit i mbarë për njerëzit në përgjithësi pasi ata që nga ky vit kanë përjashtuar pothuajse plotësisht komunizmin nga spektri politik shqiptar dhe kanë krijuar kështu harmoninë e politikës me zhvillimet kapitaliste të vendit. Socialistët ndjejnë mbrapsht. Kjo është në nivelin e tyre të ndjenjave dhe nuk kanë pse me këtë ndjenjë të tyre që është më tepër e vërtetë që ata kanë të veshin historinë në vjetçare të shqiptarëve të tjerë. Nuk kanë pse të avancojnë me të keqen e tyre deri aty sa të përpiqen të kthejnë në një pikë dëshpërimi qoftë edhe shumë pak, fundvitin e gëzueshëm. Duke mos u përpjekur të ndryshosh shijen që ata kanë për vitin që edhe pak e mbaron, duhet paralajmëruar socialisti edhe për vitin tjetër që ata me plot të drejtë mund ta quajnë të mbrapshtë pa filluar ende. S.N.

Napolitano nuk ka folur me shtypin

Ministria e Brendshme italiane përgënjeshtron BBC Ai nuk u ka dhënë asnjë deklaratë organeve të informacionit, lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë TIRANË - Zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme Italiane përgënjeshtron informacionet dhënë nga radio BBC, lidhur me deklaratat apo intervistat e dhëna nga ministri Xhorxho Napolitano, pas vizitës që bëri në Shqipëri, njofton drejtoria e shtypit dhe informacionit në MP të Jashtme. “Që prej kthimit nga kjo vizitë, thuhet në njoftimin të kësaj zyre, ministri Napolitano nuk u ka dhënë asnjë deklaratë organeve të informacionit, lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe veçanti nuk i ka dhënë asnjë intervistë, për këtë çështje, BBC-së”.

Filloi festivali i 35 i këngës në Radiotelevizion

Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve FAQE 5

Në janar, filiali i Bankës Gjermane