22/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 dhjetor 1996

Socialistët bullgarë bien

Zi në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë Paketa ligjore - e domosdoshme Paketa e ligjeve e propozuar nga një grup deputetësh për të luftuar korrupsionin përbën një pjesë të retë intensifikimit të kontrollit dhe eliminimit të spekulimit ekonomik apo të detyrës në formacione të ndryshme të shtetit shqiptar. Intoleranca e treguar deri tani nga pjesë të ndryshme të zinxhirit shtetëror e siguruar në ligjshmërinë në pikat doganore apo në momente të tjera të vjeljes financiare për shtetin do të komposohet me një ligj të ashpër ku mungojnë tolerancat. Kështu për të siguruar një fiskalitet pa evazitet një ligj për kontrabandën parashikuar nga grupi i deputetëve demokratë përcakton drejtpërdrejt dënime prej 13 vjetësh burg. Forma e ligjit e paraqitur nga ky grup është në trajtën e një modeli të unifikuar kurfarë elasticiteti dhe nga segmentet e pushtetit ligjor që natyrisht edhe pse nuk është shprehur në ligj nënkupton njëfarë rreptësie dhe ndaj tyre pasi nuk i hap vend subjektivitetit të mendimit të trupit gjykues. Është rasti i parë që në Shqipëri aplikohen ligje me një natyrë të tillë për nuk është rasti i parë Shqipëria. Paketa e propozuar është një praktikë e ndjekur nga vendet e zhvilluara sa herë ka qenë e domosdoshme mbrojtja e shtetit nga spekulantët dhe kontrabandistët apo mbrojtja e njerëzve nga hajdutët dhe fenomenet e tjera negative që shoqërojnë zhvillimin. Kësaj radhe paketa ligjore në kapitullin e saj për kontrabandën dhe korrupsionin i drejtohet vetë strukturave të shtetit që janë të lidhura me këtë formë krimi që kanë të mundur paradalimin, ndalimin apo pengimin e saj. Në një rast negativ ndëshkimi është ... mjaft i rëndë por mjaft i natyrshëm po të shikohen humbjet që ngarkohen mbi shtetin në rast se nuk kryhet në parametrat përkatës procesi i vjeljes së taksave doganore apo taksave të çfarëdolloj natyre qofshin ato. Megjithatë ndërsa është siguruar një veshje ligjore e rreptë për kryerjen e detyrimeve ndaj shtetit nuk ka mbetur jashtë vëmendjes sigurimi i normalitetit maksimal të njerëzve si dhe ndërprerja e çdo lloj mënyre që bie ndesh me shtetin civil që po përpiqet të ndërtojë Shqipëria. Propozimet e deputetëve të PD-së për ashpërsi në rast të marrëdhënieve seksuale me dhunë, trafik të drogës, fshehjes së pasurisë apo parave të pista ngrënë në një nivel të ri barrierën e shtetit shqiptar për këtë natyrë krimesh duke krijuar në këtë mënyrë situatën e eleminimit apo zvogëlimit të tyre maksimal. Përkujdesja parlamentare lidhur me qetësinë e njerëzve dhe shmangien e tyre nga mundësitë e inkriminimit për shkak të fitimeve është një nga parësitë e shtetit ligjor shqiptar. Ndërkohë hapet apo sigurohet edhe më shumë rruga e fitimit të ndershëm e konkurrencës së ndershme duke krijuar edhe kushte qetësie dhe jetë normale. Deri tani lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë në një nivel të kënaqshëm dhe ka arritur të sigurojë një rehati të njerëzve si edhe një rënie të ndjeshme të kontrabandës. Krijimi i kësaj pakete të re më shumë se sa funksionin goditës ka funksion preventiv. Ruajtja dhe forcimi i shtetit ligjor ka qenë dhe është në vëmendje të Partisë Demokratike nëpërmjet qeverisë së nxjerrë prej saj si edhe nëpërmjet nxitjes së iniciativave ligjore që pasqyrojnë programin e saj për katër vitet në vazhdim.

Kryeministri bullgar Videnov dha dorëheqjen

Dje Kryeministri bullgar dha dorëheqjen nga posti i tij si drejtues i qeverisë së shëngand drejtimi i Partisë Socialiste bullgare. Ky është dështimi më i madh i socialistëve bullgarë, ish-komunistë, në qeverisje. Ndërkohë ky dështim i tyre për realizimin e reformave ekonomike drejt krijimit të një ekonomie tregu shënon edhe dështimin e plotë përpara një procesi të tillë të të gjitha forcave ish-komuniste në lindje. Videnov erdhi në krye të Partisë Socialiste bullgare me qëllimin për të sjellë një imazh të ri të ish-komunistëve. Ai zëvendësoi në krye të socialistëve bullgarë një ish-bashkëpunëtor të udhëheqësit diktatorial Zhivkov. Në moshë të re dhe i inspiruar nga partia e tij ai nuk arriti të kryente më shumë se sa dy vjet qeverisje, duke shënuar në këtë periudhë një rënie të madhe të nivelit të jetesës dhe po ashtu një devalvim të monalit socialist ndër bullgarë. Partia Socialiste bullgare dhe qeveria e saj ish-komuniste nuk arritën të kryente procesin e privatizimit në sistemin e ekonomisë, ndërkohë që pengoi tërësisht privatizimin në rrjetin financiar. Reformat ekonomike u kryen në mënyrë gjysmake duke shtuar pakënaqësitë e njerëzve. Vetëm në pranverën e këtij viti Bullgaria ishte i vetmi vend në Lindjen ish-komuniste që kishte problem ushqimin dhe furnizimin me bukë, ndërsa kohët e fundit qeveria bullgare u përgjysmua për shkak të dorëheqjes që dhanë një pjesë e mirë e tyre përfshirë edhe ministrin e Jashtëm. Vetë socialistët bullgarë janë të ndarë në dy kampe që thërrasin reformatorë dhe konservatorë. Rënia e socialistëve bullgarë është një shenjë e keqe edhe për atë çfarë ka mbetur nga Partia Socialiste shqiptare. Aleatët e tyre më të ngushtë me të cilët edhe kryuan të vetmen aleancë zgjedhore në maj të këtij viti janë gati në shpërbërje të plotë. Për socialistët shqiptarë kjo është një goditje shtesë nga humbjet që ata kanë pësuar në zgjedhjet e krijuara këtë vit në Shqipëri. Kjo tregon se çfarëdo qeverisjeje socialiste që buron nga ish-komunistët është një inhibitor në proceset ekonomike dhe politike. Koha e tyre ka mbaruar. Ajo mbaroi dhe edhe në vendin që mbajti socialistët në pushtet më gjatë se kushdo. Vetmia e selisë së Tiranës po rritet. S.N.

BE financon me 6 milion ECU

Ndërhyrje falas në disa projekte për shëndetësinë Shërbimi shëndetësor parësor është i një rëndësie prioritare dhe konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të “AL 93-03” FAQE 2

Tirana kërkon largimin e

Institucionalizohet përçarja në Partinë Socialiste

Tirana kërkon largimin e kryesisë dhe thirrjen e kongresit

Institucionalizohet përçarja në Partinë Socialiste Pas peticioneve të bazës së disa rretheve që kërkojnë dorëheqjen e Nanos dhe kryesisë së ish-ministrave, dhe mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm si reagim i drejtpërdrejtë ndaj manipulimit të analizave nga emisarët e kuq, dega e Tiranës e institucionalizon të njëjtin qëndrim nëpërmjet një rezolute të Komitetit Drejtues. Duke shtuar edhe 20 socialistët e zgjedhur, banorë të periferive të kryeqytetit që lanë votimin dhe nxituan të kapin urbanet e orës së fundit, rezoluta mund të quhet e firmosur me dy të tretat e këtij komiteti, duke e bërë të pavlefshëm edhe vijimin e diskutimit për njërën prej votave që shpalli barazimin e rezultatit. Mbase ky rezultat do të thellohej, po të shtoheshin edhe votat “pjesërisht”, që dhanë kërcënimet e “çetnikëve” të Kastrot Islamit dhe Zabit Brokës ndaj anëtarëve të KD-së.

Pasko, Zhiti, Juka lënë parlamentin

Detyra e tyre shtetërore bie ndesh me mandatin e deputetit Komisioni i Mandateve propozoj zëvendësimin e tyre me zëtorinë Mitro Çela, Orion Rusi e Burhan Kaceli, sipas radhës në listën shumëemërore të PD-së, të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Detyra e tyre shtetërore bie ndesh me mandatin e deputetit Pasko, Zhiti, Juka lënë parlamentin Komisioni i Mandateve propozoj zëvendësimin e tyre me zëtorinë Mitro Çela, Orion Rusi e Burhan Kaceli, sipas radhës në listën shumëemërore të PD-së, të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Përgjegjësia e intelektualëve

Vaclav Havel - Vaclav Havel ka lindur më 5 tetor 1936. Ai rrjedh nga një familje me traditë të gjatë në biznes dhe në letrësi kulturore. Megjithë vështirësitë e traditës së gjatë të tij deshi të kalonte gjatë periudhës komuniste të arrinte të bëhej e shumë që iu desh të merrej me të shoqëruar bashkëkohore. Kuratorja e tij e njëri prej dramaturgëve dhe shkrimtarëve të njohur. Kuraroria e tij e njëri prej dramaturgëve dhe shkrimtarëve të talent organizuar të talentuar, intelektuali dhe personaliteti i tij si talenti organizuar bëjnë që ai të zgjidhet përfaqësues kryesor i lëvizjes opozitare. Më 29 dhjetor të vitit 1989 zgjidhet president i Çekosllovakisë. Me ndarjen e dhjetor të vitit 1993, pas ndarjes së presidentit të Çekosllovakisë. Çeke, dhe që e mban edhe sot, Vaclav Havel është njëri prej liderëve të suksesshëm në Europë. Lindore dhe janë të shumtë zërat që e konsiderojnë kapacitetin e tij intelektual si një faktor të suksesit të tij si politikan. Megjithëse është mbajtur nga V. Havel në Victoria University në Wellington të Zelandës- © Re, dhe është botuar në revistën “ Nord Est nr. 6,1995/96, faqe 143.

Shqipëria këmbëngul për anëtarësim në NATO

Seminar me Atashetë tanë ushtarakë dhe përfaqësuesit shqiptarë në NATO FAQE 3

Zgjidhet gjysma e enigmës së këngës: sonte fituesit

Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve Festivali i tridhjetë e pestë i Këngës në RTV, i dha fund mbrëmë emocioneve të konkurrimit të garës së këngës. Juritë e festivalit, ajo e Tiranës dhe ato në rrethe, caktuan pesëmbëdhjetë krijimet më të mira të festës më të madhe muzikore të vitit. Fatlumët, do të jenë sot protagonistë të natës finale që do të zgjedhë këngën e vitit. Nata e mbrëmshme e festivalit filloi me homazhin për emrat më të shquar të muzikës sonë të lehtë në vite. Kësaj radhe, protagonistët nuk qenë në sallë. Këngën e Prenk Jakovës, Nikolla Zoraqit, Pjetër Gacit, Kastriot Gjinit, Agim Prodaniut, Tonin Harapit, i solli me një kolazh muzikor të përpunuar nga Gjon Simoni, kori i njohur “Pax Dei” drejtuar nga Suzana Turku. Pastaj, prezantuesja Ardit Gjebrea, foli spektatorët e ndërprenë kujtimin e muzikantëve që tashmë nuk janë më. Publiku duartrokiti gjatë. Ahsu siç u bë në një festivalin viti të kaluar, mbrëmë këngët u reprezentuan dhe një herë të tridhjetë e pesta, por të shkurtuara. Të ndara në grupe pesëshe, u kënduan njëra pas tjetrës këngë e parë e natës së parë dhe pas saj kënga e parë e natës së dytë dhe në vazhdim. Mes këngëve, mbërritën dhe të ftuarit specialë të natës së tretë. I pari Tonin Marku, shqiptari me banim në SHtetet e bashkuara të Amerikës u rikthye si përshëndetës në festival me këngën “Ti befasom si vetëtimë”. E njohura e këngës sonë të lehtë, fituese e çmimeve të para në dy festivalet e këngës, kësaj here pas mungesës në konkurrimin e F'96, nuk mund të mbinte papërcaktuar gjithsesi. Ajo solli për fansat e saj, këngën e kompozua nga Ardit Gjebrea. Nga Izraeli, erdhi përshëndetës dhe David de Or. Numri një i Hit Parade të famshëm anglez në 1991, bëri mbrëmje për vete dhe spektatorët shqiptarë. Bujar Qapexhiu, i ftuari si prezantuesi i festivalit të nëntëmbëdhjetë, solli mbrëmë humor mes spektatorëve. Afër mesnatës, pas vlerësimit të jurive, u zgjodhën këngët finaliste. Mes tyre, kënga e ëmbël simpatike, Gjoka, Makashi, Deda, kënga e Fiunete Tudes dhe kënga e përsëmbëdhjetë vjeçares Elsa Lila. Gjithsesi, sonte zgjidhet enigma e këngës fituese. A. KASAPI

Në mars, privatizimi i bankave

Deputetët diskutojnë projektligjet e qeverisë FAQE 3 Nuk ratifikohen kontrata financiare me BEI për dy projektet e energjetikës

Panorama Kulturore Faqe 5-7

Xhindole: Nuk ka krim që nuk zbulohet

FAQE 2 Ngritët në 84.5 për qind aftësia e zbulimit Xhindole: Nuk ka krim që nuk zbulohet Mungesa e fokusimit te tij lidhet me mbrojtjen nga persona të implikuar ne krim dhe qe kane zene vend edhe ne segmente te caktuara