27/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 dhjetor 1996

Transparencë dhe mirëkuptim

Kryeministri Meksi takohet me sindikalistët FAQE 2 Kryeministri Meksi takohet me sindikalistët Transparencë dhe mirëkuptim Kalaja përgëzoi qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Meksi për arritjen e reformave dhe për kujdesin e treguar ndaj minatorëve FAQE 2

Kongres i jashtëzakonshëm dhe ndërrim i drejtuesve

Promemorie e një grupi drejtuesish të Partisë Socialiste Projekt - vendim 1. Të thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i PSSH brenda muajit shkurt të vitit 1997, në përputhje me paragrafin 7 pika 7.2 nënstatutin e PSSH. 2. Rendi i ditës: a. Raporti politik me temë: “Përballimi i krizës aktuale në PSSH dhe shmangërimi i saj në opozitë të fortë, konstruktive” b. Diskutimet c. Ndryshimet në program d. Ndryshimet në statut e. Zgjedhja e organeve drejtuese të PSSH f. Miratimi i rezolutat të Kongresit 3. Për drejtimin e veprimtarisë së PSSH deri në Kongresin e Jashtëzakonshëm të zgjidhet me votim të fshehtë nga K.P.D. e PSSH një Komision përgatitor i përbërë prej 17 vetë. 4. Brenda muajit Janar të zhvillohen të gjitha Konferencat e rretheve për të zgjedhur delegatët në përputhje me statusin. 5. Të gjitha veprimet e tjera që lidhen me organizimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm të kryhen mbi bazën e normave statutore. Kjo promemorie t’i bëhet e njohur të gjithë efektivit të PSSH. Mbedhja e Komitetit të përgjithshëm drejtues të Partisë Socialiste është thirrur dje nga një promemorie hartuar prej 20 vetash. Promemoria kërkon mbledhjen e Kongresit të jashtëzakonshëm brendamujit shkurt të vitit 1997 dhe ndërrimin e drejtimit të Partisë Socialiste, zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të saj, ndryshime në program dhe ndryshime në statut. Ajo parashikon edhe skemën e përgatitjes së Kongresit e cila ndërtohet nga konferencat në rrethe që do zhvillohen brenda muajit janar – si dhe konsideron dorëheqjen e kryesisë së Partisë Socialiste menjëherë e cila do të zëvendësohet me një komision përgatitor prej 17 vetësh. Promemoria është lexuar nga anëtari i Komitetit drejtues të PS-së Erion Braçe dhe më pas në diskutime ka gjetur përkrahje edhe në anëtarë të kryesisë së PS-së. Në faqen 3 do të lexoni tekstin e plotë të Promemories

zhvillohen brenda muajit janar – gjetur përkrahje edhe në anëtarë të kryesisë së PS-së. Ndërtesë dhe automjete përpara saj.

Presidenti Berisha u fal detyrimet financiare

Partive të vogla pjesëmarrëse në zgjedhje Presidenti i Republikës, Sali Berisha u fal detyrimet financiare partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, me dekret nr. 1675, datë 24.12.1996. Në bazë të ligjeve “Për zgjedhje të deputetëve të Kuvendit Popullor” dhe “Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal”, Qeveria u dha partive politike fond nga buxheti i shtetit për fushatat elektorale të këtij viti. Gjithashtu në bazë të këtyre ligjeve, përkatësisht sipas neneve 58 dhe 49, partitë politike që nuk kanë fituar mbi 3 për qind të votave të të gjitha zonave elektorale ku kanë konkurruar për deputetë dhe më shumë se 1% të votave për këshillin e rrethit, detyrohen të kthejnë në buxhetin e shtetit shumat e financuara. Për të konsoliduar spektrin e pluralizmit politik në Shqipëri si dhe për të lehtësuar veprimtarinë e partive politike që nuk mundën të arrijnë përqindjet e sipërpërmendura, Presidenti i Republikës dekretoi faljen e detyrimeve financiare të këtyre partive.

Ufo në Sarandë

Mbërrijnë në Shqipëri vizitorët kozmikë Dy objekte të zjarrta në formën e një komete të ndezur janë zhvendosur me një trajektore zigzake rreth 10 minuta mbi sipërfaqen e detit FAQE 2

Festohet gëzueshëm dita e Krishtlindjeve

Pagja dhe dashuria të mbretërojnë mes nesh SHKODER : Presidenti Berisha uroi besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjeve Kleri shqiptar dëshmi e besimit te Zoti dhe kombi TIRANE - Besimtarët ortodoksë katolikë të Tiranës kremtuan gëzueshëm festën e Krishtlindjeve, duke pritur me ngazëllim lindjen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Mesazhi i Krishtit, theksuan në ceremonitë e organizuara me këtë rast shkelqesia e tij, Kryepeshkopi i dioqezës së Tiranës Durrësit, monsinjor Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, vjen sot me tepër sesa një mesazh kurajo, mesazh shprese, mesazh ripërtëritje, për të gjithë murgun e jetës, nje mbështetje për të gjithë ata njerëz që humben besimin, për t'u ringjallur e për t'u bërë optimiste për jetën. Me rastin e festës së Krishtlindjeve, pardje, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, bëri një vizitë në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Monsinjor Frano Illia, duke pritur Presidentin, shprehu kënaqësinë e tij të veçantë për këtë vizitë kaq të endur në këtë ditë kaq të shenuar për besimtarët katolikë. Presidenti Berisha, duke uruar me këtë rast të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë, u shpreh se ata vinin në këtë ditë me ndjenjën e madhe të krenarisë, jo vetëm për kontributin e tyre të çmuar në historinë e qytetërimit, por edhe për qëndresën dhe sakrificat e tyre të mëdha në mbrojtje të vlerave e kësaj kohe deri në rënien e qytetërimit tonë. Berisha tha se sakrificat, vuajtjet dhe martirizimi i klerit shqiptar e, në veçanti kleri katolik, janë edhe një kontribut dhe dëshmi e madhe e besimit të patundur ndaj Zotit dhe kombit. Ai shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit shqiptar, duke veçuar ndihmesën e madhe të klerikëve shqiptarë në lindjen e vlerave kombëtare pas proceseve demokratike. Ai tha se gjatë katër viteve të fundit janë bërë përparime të mëdha në zhvillimin e vendit, ku një ndihmesë të madhe kanë dhënë edhe klerikët. Kryepeshkvi, Frano Illia, tha se shqiptarët festojnë sivjet Krishtlindjet me mirë se çdo vit tjetër, falë arritjeve të mëdha të demokracisë gjatë këtyre viteve të fundit. Ne, theksoi ai, po punojmë për perhapjen e fesë në Shqipëri, e cila për 50 vjet me radhë ka qenë e nëpërkembur nga sistemi komunist. SHKODER-Ne shtëpitë e katolikëve shkuan për të uruar Krishtlindjet qindra besimtarë myslimanë. Është kjo dita kur ne fytyrën e këtij qyteti me kulturë, tek e gjithë banorët rezonon mendimi i shenjtë se feja e shqiptarit është shqiptaria. PRISHTINE- Krishtlindjet ne Kosovë u kremtuan pa rrembë me urime nëpër familje me ritë e buzmit bujar dhe nëpër të gjitha kishat katolike me mesha përkujtimi lindjes së Jezu Krishtit e programe kulturore-artistike. Kishat katolike shqiptare në selinë e Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren, në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj e kudo në Kosovë si dhe në oborret dhe sheshet para tyre, të cilat gjatë natës së mbrëmshme ishin përplot shqiptare, besimtare katolike e të besimeve të tjera, që festonin e uronin së bashku. Presidenti i Republikës, Sali Berisha bëri ditën e Krishtlindjeve një vizitë në shtëpinë e Kardinalit Mikel Koliqi, ku i dorëzoi në emër të Urdhërin e Lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga ditë më parë. Duke i Aresuar figurën e Kardinalit të parë shqiptar, Berisha tha se ka bërë shumë për Shkodrën, për Shqipërinë e shqiptarët, si dhe për kontributin e përgjithshëm, duke u bërë një shembëlltyrë e gjallë e qëndresës me fisnike, me të pastër, me të vendosur, me të zjarrtë në besimin e tij te drejtë. Me veprën e tij, tha Berisha, ai ka nderuar çdo besimtar shqiptar. Ai e cilësoi Koliqin si një nga figurat më të shquara të kombit shqiptar. Të afërmit e Kardinal Koliqit, i cili gjendet i mbyllur prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh në banesën Presid… [e paqartë], Presidentin Berisha për interesimin që ai personalisht ka shfaqur për Kardinal Koliqin. Pasai Berisha u dorëzoi të afërmve të Urdhërin e Lartë “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Mikel Koliqi është Kardinali i parë, prijësi i kishës katolike shqiptare, martir i gjallë i kombit shqiptar dhe krishterimit në tërësi, që me vuajtjet e sakrificat e tij gjysë shekullore në burgjet e diktaturës, është mishërim i qëndresës dhe i besimit të njerëjuit, me vlera hyjnore dhe kombëtare, duke nderuar para Zotit e njerëzimit, familjen, klerin, kombin, Shqipërinë dhe dheun tonë”. Presidenti Berisha në familjen e Kardinalit Koliqi

“Martir i gjallë i kombit shqiptar”

Njerëzit e drejtësisë komentojnë paketën antikrim dhe antikorrupsion Ndëshkimi i krimit rrit hapësirat e lirisë

FAQE 2 Miratimi i paketës së re të ligjit mbi krimin dhe korrupsionin shënoi dhe një hap të përparuar të Partisë Demokratike në realizimin e programit të saj. Pas izolimit të gjatë 50-vjeçar shoqëria shqiptare u ballafaqua me disa fenomene që nuk ishin aq të njohura dhe të përhapura në shoqërinë izoluese. PD me programin e saj, që u votua bindshëm nga elektorati shqiptar në dy zgjedhjet e fundit, nuk synon vetëm rritjen e vrullshme të ekonomisë shqiptare, por synon dhe një jetë të sigurtë për qytetarët shqiptarë. Deputetët e PD janë të bindur në realizimin e programit të saj, forca e përfaqësuesve dhe do të bëjnë gjithçka që të ligji të jetë garanci për jetën e qytetarëve. Paketa e re e ligjit, që u miratua këto ditë në parlament, ngushton së tepërmi hapësirat që krijojnë ligji i vjetër mes kufirit minimal të dënimit dhe atij maksimal, duke iu dështuar njerëzve që i futen rrugës së krimit se do të marrin ndëshkimin e merituar. Hapësirat e mëdha të dënimeve në ligjin e vjetër ka vuajtur në shumë raste në dhënien e vendimeve të ndryshme për persona që kanë kryer krime të rënda. Dhënia e dënimeve jo të njëjta çënonte barazinë e njerëzve para ligjit. Ndryshimet e reja që u bënë në këtë paketë të re ligjesh u cilësua, nga deputetët të shumtë, si fillimi i luftës antikorrupsion e antikrim. Këto ndryshime u mirëpritën nga mbarë shoqëria shqiptare. Sot për gazetën RD dhanë opinione të tyre drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës dhe të Gjykatës së Kasacionit.

Njoftim

Ju vëmë në dijeni se data e konferencës së shtypit të zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Tritan Shehu është ndryshuar. Konfirmojmë se konferenca e shtypit e z. Tritan Shehu do të zhvillohet ditën e shtunë, dt. 28 dhjetor, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve.

Drejt shekullit të ri - djathtas

FAQE 3

FAQE 3

të ri- diathas