Rilindja Demokratike
28 dhjetor 1996
1996-vit i mbarësisë dhe mençurisë së shqiptarëve
Çështja kombëtare, është një çështje që u përket të gjithë shqiptarëve: forcave politike, personaliteteve individëve, qytetarëve. Këta kanë të drejtë të plotë që të angazhohen dhe të shprehin mendimet e tyre
Të zgjedhurit kur kërkojnë votën e një populli të shtypur, duhet t’i llogarisin mirë të gjitha nderimet dhe pasojat e kësaj vote Kosova meriton parlamentin për të cilin votoi. Instituimi i Parlamentit është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën politike të Kosovës, sikundër instituimi i të gjitha institucioneve të tjera Një Kosovë demokratike dhe një Serbi demokratike jam i bindur se do të marrim vendime gjithnjë e më të arsyeshme, totalitare. Parlamentarët dhe qeveritarët lokalë më të mirë në të gjithë historinë e qeverisjes së vendit Në këto zhvillime dua të theksoj se në rrafshin politik arritjet më të rëndësishme kanë qenë zgjedhjet e reja parlamentare dhe lokale dhe fitorja e demokracisë në këto zgjedhje. Në jetën dhe në historinë e një demokracie qëndra, dje ose disa vjeçare, zgjedhjet, konsultimet popullore, dhe këto momente kulmore, që konsiderohen nga të gjitha palët, të fituarit dhe të humburit, si fitore në radhë të parë e demokracisë. Por për demokracinë tonë të re, me shumë probleme të trashëguara dhe pakëndshme, zgjedhjet qenë jashtëzakonisht të mbara dhe të rëndësishme. Me votën e tyre të lirë në një mënyrë do të thosha plebishitare shqiptarët e dallim nga shumica e vendeve ish-komuniste votuan për të ardhmen e tyre, vendosën të mos kthehen prapa, por të ecin drejt shekullit të ri e më dinjitet dhe prosperitet në rrugën e demokracisë dhe integrimit të vendit në Evropë. Zgjedhjet shqiptare problemet e krijuara jo domosdoshmërisht më 26 maj u dhanë përgjigjen më dinjitoze më 20 tetor, duke ripërtërirë, ripërsëritur në mënyrë madhështore të njëjtën shembëlltyrë të rezultateve të vullnetit në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e këtij viti pothuajse u ripërtëri i gjithë pushteti lokal dhe qendror në Shqipëri, duke zgjedhur për parlamentin e ri dhe qeverisjen lokale, padyshim parlamentari e qeverisjes së vendit. Më 1 korrik të këtij viti u mbodh parlamenti i ri pluralist shqiptar, me 12 korrik u formua qeveria e re pluraliste shqiptare, me 4 parti, në të cilën u angazhuan një koalicion prej 4 partish, në të cilin u angazhuan intelektualë dhe politikanë të aftë dhe të përkushtuar. Për herë të parë në një kabinet shqiptar emërohen 4 gra, për herë të parë një kabinet i tillë dhe Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës. Shqipëria gjatë këtij viti ka patur një politikë të jashtme shumë aktive, shkëmbeu vizita ndërkombëtare, të jashtëzakonshme, vizita të nivelit të lartë në disa forume, samite ndërkombëtare, ndër të cilat unë mendoj se samiti i Lisbonës ishte më i rëndësishmi. Në këto forume dhe samite u zhvilluan me dhjetra takime, me kryetarë shtetesh, qeverie dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare, në të cilat u konfirmua vlerësimi i veçantë për arritjet e Shqipërisë dhe vendosmërinë e madhe për të shpënë më tej, për të zhvilluar më tej bashkëpunimin, miqësinë me Shqipërinë, si me vendet mike, ashtu edhe me institucionet ndërkombëtare. Marrëdhënie të mira me fqinjët Një progres të madh kanë njohur marrëdhëniet me vendet fqinje. Një arritje veçanërisht e rëndësishme është normalizimi i marrëdhënieve me Greqinë, të cilat konstatojnë me kënaqësi se ecin dhe zhvillohen në rrugën e mirëkuptimit dhe të miqësisë. Gjatë vitit ’96 Shqipëria nënshkroi rreth 30 marrëveshje, konventa me vende të ndryshme dhe institucionet ndërkombëtare. Shqipëria shënoi hapa të rëndësishme drejt konsolidimit të procesit të integrimit të saj në Europë. Bashkëpunimet me Këshillin e Europës, BE-në, NATO-n, kanë njohur nivele të reja. Këtë vit çështja e Kosovës ka marrë përmasa të reja. Ne kemi mbështetur dhe do të mbështesim plotësisht zgjidhjen e drejtë dhe me mjete paqësore të çështjes së Kosovës. Me angazhimin direkt të diplomacisë shqiptare dhe organizatave politike të mëdha ndërkombëtare, OKB-ja dhe OSBE në samitin e Lisbonës kanë trajtuar në dokumentet e tyre kryesore çështjen e Kosovës. Në rrafshin legjislativ parlamenti i ri shqiptar, pasi i dha votbesimin qeverisë së re është angazhuar aktivisht në miratimin e konventave, marrëveshjeve dhe ligjeve të reja. Gjatë këtij viti ky parlament miratoi 64 ligje të reja, të cilat janë një kontribut real në konsolidimin e demokracisë dhe ekonomisë së vendit në Shqipëri. Miratimi nga parlamenti i Konventës Europiane të të drejtave të Njeriut dhe Konventës Europiane kundër torturës janë dy ngjarje të rëndësishme në historinë e demokracisë shqiptare. Po kështu parlamenti miratoi ligjin e privatizimit të bankave dhe këto ditë mbylli punimet me miratimin e paketës antikrim dhe antikorrupsion. E kam konsideruar këtë një ngjarje shumë të rëndësishme për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Ne jemi një komb i vogël, duhet të parandalojmë në këqijat e mëdha. Kjo paketë u jep përgjegjësinë e merituar ligjore krimeve të rënda dhe në veçanti falsifikativëve të drogës, atyre individëve që kanë vendosur të bëhen të pasur, duke helmuar, shkatërruar psikologjikisht dhe fizikisht fëmijët dhe të rinjtë tanë. Unë sërish, para se të veprojë ligji, dëshiroj t’u bëj të ditur këtyre individëve të mos harrojnë se pasuria mbi krimin është më e shtrenjtë se sa vetë krimi dhe se nuk ka krim më të shëmtuar se sa të helmohesh me dashje, gjakftohtësi fëmijët e tërë atyre për t’u pasuruar vetë. Rritje e shpejtë ekonomike Në rrafshin ekonomik viti 1996 mund të konsiderohet viti i konsolidimit të rritjes së shpejtë ekonomike dhe të thellimit të reformave. Gjatë këtij viti Shqipëria pati rritje ekonomike dyshifrore. Sot është gjerësisht e pranuar se Shqipëria është vendi i rritjes së shpejtë ekonomike dhe se Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në Europë. Kjo është dëshmia më e shkëlqyer e drejtësisë, e suksesit të programit të PD-së dhe të qeverisë si dhe të forcës së iniciativës së lirë të shqiptarëve. Rrogat e punonjësve buxhetorë u rritën 30 për qind. Ky eveniment përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes reale të nivelit të jetesës së punonjësve në Shqipëri. U zbatua sistemi i taksës së vlerës së shtuar me një nivel të vetin, 12.5 dhe më të ulët se vlerës së shtuar në një nivel të vetin 12.5 dhe më të ulët në Europë. Kjo përbën një arritje të vërtetë në fushën fiskale. U liberalizuan çmimet e grurit dhe të bukës. Eshatari shqiptar në këtë masë shet sot të gjitha produktet e tij me vlerën e tregut, pa asnjë kontroll shtetëror mbi çmimet e prodhimeve bujqësore. U ulën në tërësi taksat doganore. Ne jemi zotuar për taksa të ulta dhe jemi të vendosur të mbajmë premtimet tona. Është përgatitur strategjia e privatizimit të bankave, filloi kompensimi me troje në bregdet i ish-pronarëve. U shua rreth 60 për qind numri i telefonave, u vendos sistemi celular, i cili shtrihet sot nga Shkodra gjer në Vlorë. U privatizuan rreth 2000 ndërmarrje të vogla dhe të vogla dhe 47 shoqëri aksionare me një vlerë të re herë më të madhe se sa privatizimi i vitit ’95. Eksportet janë rritur në masën 20 për qind. U zgjidh problemi i arit, trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore, dhe unë me kënaqësi them se falënderon qeverinë e madhërisë së saj dhe komisionin trepalësh për mirëkuptimin që dëshmuan. Ka patur një rritje të madhe të investimeve të huaja. Vetëm në sektorin e naftës janë investuar afro 80 milion dollarë. Një investim tjetër shumë i rëndësishëm është ai për aeroportin e Rinasit me ndihmën bujare të qeverisë gjermane, investime të rëndësishme nga ndihma bujare qeverisë italiane në rrugë, ujësjellësa, telekomunikacion dhe në shumë fusha të tjera. Rendi ka patur arritje të pamohueshme në identifikimin e kriminelëve dhe zbulimin e organizatave kriminale, siç ishte organizata “Hakamraja e drejtësisë së popullit” dhe zbulimi i shumë krimeve të tjera. Kriminaliteti këtë vit ka patur një rënie prej 16 për qind, vrasjet kanë patur një rënie prej 3 për qind. Ushtria ka thelluar reformën në tërësi. Shqipëria mori pjesë në trupat e IFOR-it dhe SFOR-it në Bosnje, në Bize u zhvilluan manovra të përbashkëta nga më të mëdha në kuadrin e PFP, në të cilën morën pjesë rreth 13 vende, u zhvilluan një seri manovrash të përbashkëta me vendet mike, SHBA, Gjermaninë, Turqinë, Greqinë dhe vende të tjera. shifror, zgjidhjes së mëtejshme të çështjes së Kosovës, vendime të rëndësishme për Kushtetutën, integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në Europë. Kultura, spektakli dhe të gjitha zhanret e artit njohën nivele cilësore të reja dhe me përmasa ndërkombëtare në organizimin e Miss Europës, festivalit ndërkombëtar të muzikës dhe dhomës. Filmi shqiptar, skena shqiptare konkurruan me sukses në konkurset më me emër në botë. Pikturat, letrat kanë patur arritje shumë të rëndësishme. Festivali i fundit ishte një dëshmi tjetër e arritjes së spektaklit shqiptar. Në vitin 1996 shteti social në Shqipëri njohu dimensione të reja. U falen tatimet për tokën bujqësore për vitin 1994-’96. Buxheti për arsimin në raport me të gjitha degët e tjera është ndër më të lartit. Ne jemi ndër vendet që shpenzojmë më shumë për arsimin në raport me degët e tjera në botë. Këtë vit numri i studentëve u rrit 25 për qind. Shqipëria krijoi Këshillin Kombëtar të Punës, ader oi në tre konventa të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. U miratua statusi i Invalidit, Jetimit, të Verbërit. Por viti ’96 kishte edhe fenomene të padëshiruara dhe negative, ndër të cilat si kryesoret do të përmendja: goditjet nga krimi i organizuar. Në rast se ka rënie të krimit ka edhe shkallë të organizimit të tij. Bojkoti i numrimit të votave më 26 maj, fakti precedent në historinë e demokracisë evropiane për ç’ka u detyruam të bëjmë edhe ligj antiboikot, i cili u dënua i efektshëm. Rritja e inflacionit nga 7 në 16 për qind. Por kjo rritje mendoj se ka qenë rrjedhojë e disa veprimeve inflacioniste, liberalizimi i çmimit të bukës, zbatimi i TVSH-së, ndërprerjes së marrjes së ndihmave ushqimore nga jashtë, etj. Dukuri tjetër e padëshirueshme ka qenë rritja e deficitit buxhetor si rezultat i evazionit fiskal dhe jo si rezultat i rritjes së shpenzimeve. Viti në vazhdim do të jetë një vit i konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve vetëqeverisëse, zbatimit të gjithë dhe suksesshëm kundër kriminalitetit, rritjes ekonomike dyshifrore, privatizimit masiv, inflacionit një Pasta Presidenti Berisha u përgjigji pyetjeve të gazetarëve. Adem Goxhaj “Radio Tirana”: Do ta filloj me çështjen e Kosovës. Politika zyrtare e Shqipërisë vazhdimisht është shprehur dhe ka përkrahur çështjen e Kosovës dhe sipas konferencës tuaj për shtyp ju keni qenë në unison për rrugën e zgjedhjes paqësore të çështjes së Kosovës dhe për të gjitha hapat ndërmarrë deri tani. Ndërkohë që dëgjohem zëra për rrugë të tjera për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, aq më tepër edhe shtypi shqiptar. Ismail Kadare, në një intervistë së cilës mjetet yrtare i dhanë shumë publicitet, u shpreh se në Kosovë nuk është bërë pothuajse asgjë dhe kërkoi faktorët, kërkoi njerëz të cilët duhet të kishin bërë e të bëjnë diçka më tepër. Cila do të ishte porosia e shtetit amë për Kosovën? Kush janë këta njerëz që kanë bërë gjithçka. vijon faqe 3
të demokracisë dhe institucioneve të saj, i zbatimit të ligjit dhe luftës së suksesshme kundër kriminalitetit, rritjes ekonomike dy shifrore, privatizimit masiv, inflacionit një rëndësishme për Kushtetutën, integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në Evropë
VITI VI I BOTIMIT
Nr. 304 (1527)
E SHTUNE
28 dhjetor 1996
ÇMIMI 20 LEKE
1000 lireta it.
200 drahmi
Njoftim
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Tritan Shehu do të zhvillojë sot, 28 dhjetor, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve, Konferencë për shtyp.
Njoftim
Ministri i Brendshëm Halit Shamata do të zhvillojë ditën e dielë, date 29 Dhjetor 1996 ora 12.00 në Sallen e Dikasterit përkatës Konferencë për shtyp.