09/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 janar 1997

Brojka ftohet në parlamentin europian

Me ftesë të Presidentit të CDU-së Me ftesë të presidentit të Unionit Kristian Demokrat Europian sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDSH z. Albert Brojka u nis për të marrë pjesë në një mbledhje të përbashkët të këtij Unioni, Partisë Popullore Europiane dhe Kristian Demokratëve Internacional Botëror. Mbledhja pritet të trajtojë probleme që shqetësojnë aktualisht vendet ish komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore, mbështetja dhe nxitja që do t’u japin atyre vendet e zhvilluara për nxitjen e kushteve politike të integrimit të tyre të mëtejshëm në Europë.

PDSH ftohet në kongresin e dytë të Partisë Popullore italiane

Me ftesë të sekretarit Politik të PPI z. Gerardo Bianki (anëtar i Parlamentit Europian) u nis për të marrë pjesë në Kongresin e Dytë të PPI sekretari Politik i PDSH zoti Ferdinand Xhaferi. Zoti Xhaferi në përgjigje të ftesës së z. Bianki do të përcjellë punimet e këtij Kongresi. Në axhendën e qëndrimit të tij në Itali, z. Xhaferi pritet të takohet me liderët kryesorë të politikës italiane.

“Të përjashtohet Hajdari nga grupi parlamentar”

Kryesia e grupit parlamentar i propozon strukturave drejtuese të PD-së: Studentët përjashtojnë nga përfaqësimi i tyre, kushërinjtë e Hajdarit, margjekajt Kryesia e grupit parlamentar të PD-së ka vendosur t’i propozojë forumeve drejtuese të PD-së, largimin e deputetit A. Hajdari nga grupi parlamentar. Arsyet që kanë çuar krerët e grupit parlamentar të PD-së të kërkojnë largimin e Hajdarit kanë të bëjnë me kundërvënien e hapur të tij ndaj programit të PD-së dhe qeverisë demokratike. Hajdari ishte paralajmëruar disa herë nga liderët e PD-së se veprimet e tij binin ndesh me vijën politike të ndjekur nga demokratët. Ndonëse larguar nga kryetari i grupit parlamentar për Rendin dhe SHIK-un dhe më pas i larguar dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së, Hajdari ka vazhduar sulmet e tij ndaj PD-së, qeverisë dhe liderëve të saj me një fjalor banal, njerëzish ordinerë. Hajdari e nisi kundërvënien ndaj PD-së dhe strukturave të saj duke tentuar të vihet me forcën e rugës në postin e kryetarit të sindikatave të Pavarura. I vetëshpallur president i këtyre sindikatave dhe i përkrahur fuqishëm nga ekstremi i majtë Hajdari kërkoi zhvillimin e grevave duke synuar tensione politike. Të ashtuquajturat greva “sindikaliste” dështuam kur Hajdari mundi të mbledhë rreth vetes vetëm 15-20 vetë. Megjithatë, këmbëngulës në aventurën e tij dhe besnik ndaj padr[o]nëve të klaneve të majta, të cilave Hajdari ka pranuar t’i shërbejë, ai nuk është ndalur në kundërvënien ndaj PD-së. Nëpërmjet nipit të tij, Sh. Margjekaj, të cilin A. Hajdari e ka vendosur në krye të një shoqate studentore, po përpiqet tani të organizojë tubime për t’i shërbyer interesave të tij. Është vërtet shqetësuese të mendohet se studentët e fakulteteve të kryeqytetit mund t’i shkojnë pas nipit të Hajdarit. Hajdari po kërkon të shfrytëzojë studentët me disa kërkesa të tjera ekonomike për qellimet e veta politike kundra PD-së. Por në një takim të zhvilluar me iniciativën e Presidentit Berisha me anëtarët e qeverisë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, janë marrë një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të jetesës së studentëve. Përpjekjet e fundit të Hajdarit për të përdorur studentët për interesat e tij duket se do të kenë fund të njëjtë me të ashtuquajturën lëvizje të tij “sindikaliste”. Studentët nuk i njohin kushërinjtë e Hajdarit, margjekajt, si përfaqësues të tyre. Dhe pa të kërkesat e drejta ekonomike të studentëve ashtu sikurse në Gjirokastër edhe në Tiranë do të plotësohen. Me vendimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së që propozon përjashtimin nga ky grup të deputetit Hajdari bëhet dhe njëherë përfundimtare mes këtij të fundit dhe PD-së. Hajdari do ta ketë më të lehtë si deputet i pavarur t’i kundërvihet PD-së dhe t’i bashkangjitë klaneve të majta për të realizuar qëllimet e njëjta me tyre. K.D.

Përgjegjësia e të vërtetës

Pak ditë më parë u festua gjashtë vjetori i daljes së numrit të parë të gazetës së parë opozitare në Shqipëri, pas gjysmë shekulli terror dhe prangosje të fjalës së lirë nga njëra prej diktaturave më të errëta e më gjakatare që ka njohur historia e pas luftës në Europë. Dalja e numrit të parë të gazetës “RD” ishte fillimi i programit të fjalës, ishte lindja e shpresës për qindra e mijëra intelektualë shqiptarë, që e kishin vuajtur si afsikim të shpirtit, afsikimin e fjalës, që ishin ndjekur, përsekutuar, burgosur e madje edhe vrarë për shkak se kishin mbrojtur fjalën e lirë, sepse është e qartë, liria fillon me lirinë e fjalës dhe mbaron me prangimin e fjalës. Gjashtë vjet në historikun e një gazete natyrisht që nuk janë shumë. Po për Polorin që ka luajtur gazeta “RD”, për kontributin që ajo ka dhënë për denoncimin dhe përmbysjen e diktaturës, duke u bërë njëkohësisht një tribunë e fuqishme e mendimit të lirë, një tribunë e vlerave kombëtare, njerëzore, qytetare, ajo e ka lidhur historikun e vet në tërësi me historikun e Shqipërisë së këtyre gjashtë viteve, çka është njëkohësisht histori e demokracisë në Shqipëri, histori e shndërrimeve të thella, histori e reformës, histori e shndërrimit të vendit në një vend demokratik, me ekonomi tregu, të hapur dhe të integruar plotësisht në Europë. Në këto gjashtë vite gazeta “RD”, por edhe gazetat e tjera në përgjithësi ... kanë evoluar shumë, gazetaria shqiptare në përgjithësi ka fituar tiparet e shtypit të lirë perëndimor. Është padyshim ky shtyp i lirë i mbrojtur dhe i garantuar me ligj, që ka dhënë dhe jep çdo ditë një kontribut të çmuar për ndërtimin e shoqërisë sonë demokratike, kontribut që jepet çdo ditë e që do të jetë edhe më solid e i çmuar në të ardhmen. Janë këto arritje të shtypit shqiptar parë në kompleksitet, që bëjnë të besoj për një rritje të mëtejshme të gazetave shqiptare, për një afrim të tyre të mëtejshëm të tyre me lexuesin. Por që gazetat ta realizojnë këtë duhet që punën e tyre ta ndërtojnë mbi dy kritere bazë, të vërtetën dhe përgjegjësinë, kritere këto që, disa gazeta jo vetëm që s’i kanë respektuar por edhe i kanë keqpërdorur. Është fakt se gazetat shqiptare përballojnë shumë vështirësi, kryesisht të karakterit financiar, por kursesi puna e gazetarit dhe morali i gazetës nuk mund të ndërtohet mbi përfitimin e çastit, mbi koniunkturën e ditës, mbi mashtrimin e pacipë, mbi spekullimin me sajin e ngjarjeve të paqena. Është për të ardhur keq që disa gazeta vazhdimisht kanë qenë të detyruara ta përgënjeshtrojnë vetveten, ndërkohë që botohen me qindra e qindra shkrime spekulative, tërësisht të pavërteta, vetëm e vetëm që nëpërmjet sensacionit të shpikur të rritet tirazhi i gazetës, ose edhe më keq, nëpërmjet lajmit të shpikur, ose trillimeve cinike plot ligësi të ndihmohen politika ose segmente të caktuara politike, që kërkojnë të përfitojnë prej mashtrimeve dhe spekulimeve më të pavërteta. Veprime të tilla jo vetëm gazetarit i vënë në pozita të mjerueshme, por edhe vetë gazetën e diskretitojnë, e shndërrojnë atë në një fletushkë të pandinjet, dhe ka është më e rëndësishmja, cenon rëndë lirinë e fjalës, shenjtërinë e saj. Vetë Fishta i madh është shprehur: “Mbas mendimit tonë, pra elementi ma i rrezikshëm, a ma mirë me thanë, rreziku ma i madh i Shqipnisë janë vagabondat... Njerëz rrugaçë, shkallabana e të pa kurrfarë njerëzie e mirërritjeje, të pakurrfarë mësimi të vlefshëm, që gjithë jetën e vet s’qenë të zott me strue kurrë ndonjë plang... të poshtë, të dekun, pa një ideal me shtrue, gjithkund duen me u parasysh, gjithkund duen me vue gojë e idhoms në politikë të shqipnisë... me do fjalë të shterzueme, të marra, dokrra të papuna...” Për fat të keq ky element që përshkruan Fishta, këta vagabonda dhe rrugaçë, njerëz të papërshkrueshëm dhe të papërgjegjshëm, të pakurrfarë njerëzie dhe mirërritjeje janë të pranishëm në gazetarinë shqiptare, sidomos në gazetën “Koha Jonë”, nëpërmjet të cilës shqiptarët shohin se si nuk është dhe se si nuk duhet të jetë Shqipëria dhe aq më tepër njerëzit e saj të mendjes e të penës. Mungesa e moralit, papërgjegjësia, spekullimi me të vërtetën, prania e rrugaçëve në shtyp pa asnjë princip moral e njerëzor është sëmundja më e keqe që u ngjiti shtypit shqiptar, në këto gjashtë vite të lirisë së tij.

Ambasada amerikane interesohet për qëllimet, objektivat dhe synimet e PDSH në 1997

Sekretarja Politike e Ambasadës Amerikane në Tiranë takohet me sekretarin organizativ të PDSH Sekretari Organizativ i PDSH zoti Vejsiu u takua me sekretaren politike të Ambasadës amerikane në Tiranë znj. Lynn Gurian në përgjigje të interesimit të saj mbi qëllimet, objektivat dhe synimet e PDSH për 1997. Takimi Gurian - Vejsiu është përqendruar mbi shtyllat politike që do të ndjekë PDSH në vitin që sapo ka nisur. Zoti Vejsiu i paraqiti zonjës Gurian sin linja kryesore të PDSH për parti. Zonja Gurian u uroi PDSH suksesin në 1997. Në takim, i cili ishte shumë miqësor mori pjesë edhe shefja e marrëdhënieve me jashtë të PDSH znj. Mira Haxhiu.

34 milionë dollarë për përfundimin e projektit

Autostrada Tiranë - Durrës “Buxheti prej 34 milion USD është rezultat i bashkëpunimit të Programit Phare me Bankën Europiane të Investimeve, buxhet ky, i miratuar në bazë të projektit të autostradës”- tha drejtori i Programit Cross Border për bashkëpunimin, për transportet pranë kësaj ministrie, Roland Olli. “Nga ky financim shumën prej 16 milion ECU që kap afërsisht 20 milion USD, e ka dhënë BEI”-sqaroi ai mbi e projektit të autostradës Programi Phare, pjesën tjetër prej 10 milion USD e jep BER”-sqaroi ai mbi përkatësinë e fondeve. Për të lidhur Vorën me Durrësin, deri tani ka shërbyer rruga që kalon përmes Shijakut, Shkozetit e pastaj Durrësit, rrugë e cila do vijojë të funksionojë si e tillë, për periudhën që do të vijojë punimet për autostradën. Vetë autostrada që përfshin afro 21 km rrugë, përbën segmentin e drejtë që lidh Vorën me Durrësin. Njëkohësisht është planifikuar që në hyrjen e Qytetit të Durrësit, e cila korrespondon me Urën e Dajlanit dhe lidhet me drejtime të tjera, të ndërtohet një Interchange e madhe, e cila do të sigurojë kalime të pavarura në të gjitha drejtimet e kësaj rruge. Vetëm për Interchang-in janë vënë në dispozicion nga shuma e përgjithshme 2.8 milion USD.

Institucioni i lajmeve bllokon lajmet

Zhilla i “atsh”-së hesht për RD-në Konsumatori më i keq i lajmeve që ndodhin në Shqipëri, Ilir Zhilla, vendosi dje të bojkotojë një nga blerësit e tij, gazetën Rilindja Demokratike. Arsyeja sipas tij ishte se lajmet e botuara në gazetën RD nuk janë shoqëruar me siglën e producentit të tyre ATSH-së, si dhe fizikisht kjo sigël nuk është vendosur aty ku respektuesit dhe varësit e këtij institucioni e vendosin në buletinin e tij. Ilir Zhilla ka zgjedhur kështu gazetën RD për të matur mundësitë e tij të komunikimit intolerant me shtypin shqiptar. Kjo është hera e dytë që ky veprim me bllokade rreth gazetës RD, ndërsa e dhjeta apo e qinda herë që institucioni ku drejton ai nuk është në gjendje të japë lajme ose të paktën të tregojë se ka dëshirë të japë lajme por mungojnë disa parametra si ato të llojit profesional. Ilir Zhilla mund të kërkojë nga gazeta RD që sa ajë në edicionin e tij amator dhe asgjë më shumë. Ndërkohë gazeta RD është e detyruar të vuaj aq sa ka mundësitë e saj për të përballuar stilin e komunikimit të ATSH-së. Nena duhej të bëjmë autoritikë për disa lajme që nuk është vendosur sigla “atsh”, pasi vërtetë kanë qenë disa lajme për të cilat ne nuk kemi patur kohën e duhur apo edhe mundësitë teknike për të ndryshuar sadopak stilin e keq të të shkruarit në “atsh”. Por për të paktën tetëdhjetë për qind të lajmeve që botohen nga Shqipëria është e pamundur të mos ndryshoshqoftë edhe hyrjen e lajmit çfarë jemi të detyruar t’ia themi Ilir Zhillës se është pjesa më e rëndësishme e një informacioni. Deri tani fenomeni i sublimimit të siglës “atsh” nuk ka munguar edhe në gazeta të tjera të vendit. Po të hedhësh një sy në shtypin e djeshëm si gazetën “Koha Jonë”, në gazetën “Albania”, “Dita Informacion” vë re një mosprofilje të qartë ndaj kësaj sigle. Jo pak lajme me burim “atsh” por të shkruajtur nga shembuj përmes së saj shkruhen nga të zgjedhurit e drejtorit zëvendësar janë botuar në të gjitha faqet e këtyre gazetave. Megjithatë nuk ka ndodhur të pritet linja. Zhilla e di mirë se kjo nuk do të ishte një zgjedhje e saktë për të. Ndopnë prej këtyre gazetave që mbajnë edhe gazetat të “persekutuara” prej tij mund të kujtojnë për lexuesin vëmendjen e drejtorit për tregtimin e njëjtah ato të mjalit, që është lajmëruar në muret e kësaj agjencie. Në nuk duam t’i përmendim këto gjëra sepse nuk është një sjellje e mirë ndaj Zhillës të besh gjithçka ai apo gjithçka ke mundësi. Bile ka mundësi edhe t’ia hash hakun pasi ai ka edhe merita të tjera komerciale. Megjithatë drejtori Zhilla që ka mundësitë ta kuptojë qartë se është i luhur të lëshojë linjën sot që në mëngjes dhe japosresë. Kjo është thjesht edhe gjithçka tjetër ka të bëjë me respektimin e kemi për institucionin që ai drejton prej këtij vitit mund të marrë përsipër edhe ndonjë lajm të cilin jemi të detyruar ta shkruajmë sinqashisht drejt dhe morfologjikisht saktë. Vetë drejtori duhet të gjejë mugë më efikase që “ia na kujtojë neve respektin për “atsh” dhe jo të na imponojë atë nëpërmjet përgjegjësit Ali.

Autostrada Tiranë - Durrës

24 milionë dollarë për

Falenderim

Redaksia e gazetës falenderon Presidentin e kompanisë “Leka” z. Mustafa Leka si dhe Presidentin e firmës Sh.p.k. Albinterlines dhe sh.p.k. Klid Balkan Interbus z. Bastri Kastrati për sponsorizimin e aktivitetit të zhvilluar me rastin e 6-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”.