Njoftim
Me datë 18 janar 1997 ditën e shtunë ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operës dhe të Baletit bëhet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PDSH-së me temë: “Thellimi i reformës në zbatimin e programit të PD-së - detyrë parësore e strukturave tona”.
Janë të ftuar deputetët e grupit parlamentar të PD-së, sekretarët e degëve të PD-së, kryetarët FRPD-së dhe të Forumit të Gruas të PD-së, kryetarët e grupeve të punës, kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave të rretheve, prefektët, kryetarët e komunave dhe masmedia. Ftesat merren pranë sektorit të organizimit të PDSH-së Tiranë.
Kryesia e PDSH
Të gjithë strukturat e PD të impenjohen për reformën
Kryetari i PDSH, Tritan Shehu për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar
Të gjithë strukturat e PD të impenjohen për reformën
Socialistët të izoluar nga ardhmja
Partia Socialiste vazhdon të vuajë krizën e saj. Pas një letargjie të arsyeshme tani kërkon që veprimet politike të njerëzve t’i përdorë për të dhënë përshtypjen e lëvizjeve politike në shërbim të socialistëve.
Kjo ka ndodhur disa ditë më parë me grevën e studentëve, kërkesat e të cilëve ishin tërësisht ekonomike. Socialistët dhe të majtët e tjerë të pafuqishëm për të realizuar edhe më të thjeshtën iniciativë politike vrapuan të përvetësojnë këtë grevë. Gati sa nuk thanë në propagandën e tyre se ata kanë shkuar në kërkesat drejtuar qeverisë edhe shtimin e numrit të anëtarëve të PS-së apo partive të tjera që njerëzit pothuajse ua kanë harruar edhe emrin.
Komerc i tyre politik është i pranishëm edhe ditët e fundit kur socialistët dhe minorët e tjerë politikë përpiqen të avancojnë protesta të njerëzve apo pakënaqësi të tyre jashtë qeveritare apo jashtëpolitike drejt protestave politike. Thashëmi i tyre i futur në shtypin e majtë shqiptar se firmat huadhënëse kanë investuar në fushatën elektorale të PD-së është një nga momentet që tregon se opozita nuk është më në gjendje të vetëorganizohen për një opozicion real dhe efektiv për jetën politike shqiptare. Problemi i fajdeve nuk mund të vendoset për të shërbyer në pjesën e kastruar të politikës shqiptare dhe që është pikërisht ajo sipërfaqe e vogël e saj që ziheth nga socialistët dhe ndonjë tjetër.
Duke synuar qoftë edhe një turbullim me fillesë jopozitare merret me mend se në çfarë gjendjeje është opozita socialiste. E
Mes forcave politike të pozitës dhe opozitës ka mjaft pika ku mund të bashkëpunojmë, si përsa i përket problemeve të rëndësishme të zgjidhjes së çështjes kombëtare, të integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane, të ecurisë dhe thellimit të reformave në vend.
Ne si PD jemi gjithnjë të hapur për bashkëpunimin me forcat e tjera politike, në ato pika ku pikëpamjet tona konvergojnë.
Uroj që ky vit të shërbejë pikërisht këtij bashkëpunimi që për mjaft nga ato forca politike që kohët e fundit mbajtën qëndrime jokonstruktive të heqin dorë nga këto qëndrime, pasi ato nuk janë në radhë të parë për të mirën e tyre, pasi u pa e qartë se çfarë çmimi paguan kur nuk respektojnë votën e popullit.
Faqe 3
të PD-së është një nga partitë që është në opozitë. Problemi i saj nuk mund të vendoset për jetën politike shqiptare. Problemi i saj është pikërisht ajo sipërfaqe e vogël e saj që zihet turbullim me fillesë joopozitare E ndodhur në minorancë të elementit politik në vend si edhe e komprometuar keq përballë shqiptarëve për shkak të përçarjeve të thella dhe mungesës së alternativave, ajo nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të zhvendosë luftën e saj në probleme periferike që kanë të bëjnë kryesisht me elementë jashtëekonomikë dhe jashtëpolitikë në vend.
Vjedhja e protestave nga socialistët është jashtë mundësive të tyre.
Si në rastin e studentëve që kërkonin asfaltim të rrugëve dhe zgjerim të ambienteve të tyre ashtu si edhe në rastin e protestës së arsyeshme të njerëzve ndaj firmave huadhënëse që falimentojnë ose mund të falimentojnë nuk ka asgjë që quan joefektiv pjesë të programit të Partisë Demokratike dhe realizimet e tij, si ato të dritanishme ashtu dhe ato të ardhshmet.
Po ashtu ky program nuk është i ndarë dhe as nuk përjashton mundësinë e zgjidhjeve të këtyre problemeve të njerëzve. Ndërkohë që evidentohet si formë krejt të papërshtatshme gjuhë thuhet në programet e majta lidhur me probleme të tilla. Fakt më i freskët për këtë gjë është kriza bullgare shkaktuar nga drejtimi i ish-komunistëve të këtij vendi.
Kriza socialiste nuk është e zgjidhshme edhe për shumë kohë ose më mirë të thuhet se ajo nuk mund të zgjidhet qoftë edhe për shkak të ekzistencës së tyre. Asnjë protestë nuk është në gjendje të motivojë ata për ndonjë veprim politik pasi nuk ka asnjë protestë jo vetëm në Shqipëri por në botë që të kërkojë regres dhe humbje, që të kërkojë krizë dhe mungesë zhvillimi. Edhe vetë socialistët e kanë të qartë këtë problem por ne nuk mund t’i ndalojmë që përballë së ardhmes apo alternativave politike progresive ata të bëjnë rolin e strucit.
Rugova: Kosova shtet i
Kryetari Rugova priti Elizabet Renin
Etapë shumë e rëndësishme për konsolidimin e paqes
Berisha përshëndet marrëveshjen për Hebronin
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, përshëndeti dje marrëveshjen e arritur midis Kryeministrit izraelit Netaniahu dhe Presidentit palestinez Arafat lidhur me qytetin e Hebron-it.
“Kjo marrëveshje shënon një etapë shumë të rëndësishme në konsolidimin e paqes dhe të mirëkuptimit midis dy popujve mbi të cilët Shqipërisë. Procesi i paqes në këtë rajon mbetet thelbësor për stabilitetin e përparimin në Lindjen e Afërme. Përshëndes Kryeministrin Netaniahu e Presidentin Arafat si dhe të tjerë që kontribuan për këtë arritje. Vendimi ka qenë padyshim jo i lehtë por ai i hap portat një të ardhmeje të mirë” - tha Presidenti Berisha.
Presidenti i Republikës ka vizituar Izraelin në fillim të vitit 1996 dhe priti para pak javësh në Tiranë Kryetarin e autoritetit kombëtar palestinez Arafat.
Zv.Ministri i Jashtëm Italian, Fasino, sot për vizitë në Tiranë
Sot vjen për një vizitë një ditore në Shqipëri Zv/ministri i Jashtëm Italian, z.Piero Fasino, bëri të ditur dje Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit e Ministrisë së Jashtme.
Sot vjen për një vizitë një ditore në Shqipëri Zv/ministri i Jashtëm Italian, z. Piero Fasino, bërë të ditur dje Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit e Ministrisë së Jashtme.
Gjatë kësaj vizite zv/ministri i Jashtëm italian do të takohet me ministrin e Jashtëm shqiptar, Tritan Shehu, ministrin e Brendshëm, Halit Shamata dhe me Presidentin e Republikës, Sali Berisha.
Z. Fasino do të jetë i ftuar sot në një drekë pune nga Kryeministri Aleksandër Meksi dhe ministri i Jashtëm, Tritan Shehu.
Në axhendën e kësaj vizite parashikohet edhe një takim me përfaqësues të partive politike.
Kjo është vizita e dytë e z. Fasino në Shqipëri.
“Po të fitonte PS në Shqipëri, do të ndodhte si në
Flet për “RD” anëtari i KD të PS, Agron Tato
“Po të fitonte PS në Shqipëri, do të ndodhte si në
Në PS janë dy lloj njerëzish...
Opozita serbe nuk është ende e kënaqur
Konfrontimi me Millosheviçin do të bëhet edhe më i ashpër se tani
Faqe 6
Socialistet premtojnë zgjedhje në fund të vitit
Bullgari
Socialistet premtojnë zgjedhje në fund të vitit
“Opozita: - ‘Është tepër vonë’”
Firma “Sude” shpall falimentimin
“Loja ime ka përfunduar. Paratë e mia nuk kanë të bëjnë me qeverinë”
Firma “Sude” shpall falimentimin
Kjo është një skemë-piramidale që falimentoi, ndaj ju nuk keni asnjë arsye t’ja kërkoni shtetit humbjen e tyre, deklaroi fajdexhesha para kreditorëve
Faqe 2
Rugova: Kosova shtet i pavarur neutral
Kryetari Rugova për… Elizabet Renin
Rugova: Kosova shtet i pavarur neutral
Elizabet Ren: Çështja e Kosovës është preokupim i vazhdueshëm i forumit që përfaqësoj. Gjendja e tashme në Kosovë është e papranueshme
Faqe 4
Meta shpall lëvizjen e re opozitare
Eurosocialistët festojnë pesëvjetorin e mbijetesës në PS
Meta shpall lëvizjen e re opozitare
Përshëndetja Mejdani, që porosiste të rinjtë të përtëriheshin, dhe gjente armiq në radhët e tyre, u prit me zhurma dhe u përcoll me fishkëllima.
Faqe 3