Njoftim
Me datë 18 janar 1997 ditën e shtunë ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operës dhe të Baletit bëhet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PDSH-së me temë: “Thellimi i reformës në zbatimet e programit të PDSH-së - detyrë parësore e strukturave tona”.
Janë të ftuar deputetët e grupit parlamentar të PD-së, sekretarët e degëve të PD-së, kryetarët FRPD-së dhe të Forumit të Gruas të PD-së, kryetarët e grupeve të punës, kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave të rretheve, prefektët, kryetarët e komunave dhe masmedia. Ftesat merren pranë sekretorit të organizimit të PDSH-së Tiranë.
Kryesia e PDSH
Qeveria siguron paratë e qytetarëve
Këshilli i Ministrave bllokon depozitat e fondacioneve huamarrëse
Janë ngrirë përfundimisht në bankat shqiptare një shumë prej 25.5 miliardë lekë të huamarrësve të mëdhenj të vendit, konkretisht fondacioneve “Populli”, “Xhaferri” dhe firmës rentiere “Gjallica”.
Këshilli i Ministrave i mbledhur dje nën drejtimin e Kryeministrit Aleksandër Meksi vendosi sanksionet financiare më të ashpra ndaj fondacioneve huamarrëse dhe depozitave që ata kanë grumbulluar. Në një komunikatë të dhënë nga zyra e shtypit pranë Kryeministrit, menjëherë pas kësaj mbledhjeje thuhet se me qëllim të shmangies së pasojave, duke patur parasysh karakterin piramidal të firmës Sude, si dhe të dhënat paraprake, të Komisionit të Transparencës për fondacionet e tjera, Këshilli i Ministrave vendosi të ngrijë në favor të qytetarëve shqiptarë vlerën totale prej 25.5 miliardë lekë të depozituara nga fondacionet në bankat shtetërore derisa Komisioni i Transparencës të shprehet përfundimisht mbi karakterin piramidal ose jo të tyre.
Ndërkohë po dje Qeveria shqiptare ka shprehur kërkesën ndaj organeve kompetente të mos lejojnë të bëhen transaksione hipotekare nga firmat që nuk likuidojnë kreditorët e tyre.
Ky është hapi më i ashpër i ndërmarrë nga qeveritarët shqiptarë për të shmangur përfundimisht pasojat e këtij fenomeni në Shqipëri si dhe për të realizuar shpëtimin e kursimeve të njerëzve në masën më të madhe të mundur.
Me këtë rast qeveria shqiptare ka shprehur përgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve të kërcënuar nga grabitja e pasurisë që mund të realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes në tregun informal.
S.N.
Kreditorët e “Gjallicës” kërkojnë paratë
Grumbullime njerëzish në qytetin e Vlorës
Faqe 2
Kreu i Bundesverit do të vizitojë Shqipërinë
Thellohet bashkëpunimi ushtarak me Gjermaninë
Ne takimin e Ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Hans Peter Disdorn, u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën ushtarake. Ambasadori i dorëzoi Ministrit Zhulali letrën e Ministrit Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Volker Rühe, i cili vlerëson në mënyrë pozitive bashkëpunimin e dy shteteve tona në ish-Jugosllavi. Ai i dërgon zotit Zhulali përshëndetje për faktin “që ushtria shqiptare, në kuadrin e pjesëmarrjes gjermane në trupat e SFOR-it, do të japë kontributin e saj dhe në të ardhmen për garantimin ushtarak të konsolidimit të procesit të paqes”.
Krahas deklarimit të zgjerimit të stafit të angazhuar në shtabarkuar të Bundesverit, siç është shtatarkuar pranë Shtabit tonë të Përgjithshëm, Zoti Ruhe, nënvizoi se Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë do të vazhdojë dhe në të ardhmen të mbështesë Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ai konfirmon se do të vijë për vizitë më 9 dhe 10 prill 1997 në Shqipëri, ku do të diskutohet për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Kreditorët përzënë Mejdanin dhe Gjinushin
Kreditorët e dëshpëruar që kishin vendosur ta kolonizojnë më parë zyrave të fajdexhinjës së falimentuar, Maksud Kadëmi, iu është dashur të përballojnë veç hallit të parave të humbura, edhe parapërgjegjshmërinë e njerëzve që drejtojnë sot mbeturinat e më të majës së Shqipërisë. Mëngjesi, sapo kanë marrë një kredi tjetër i kanë kundërshtuar vendosmërisht përpjekjet e tyre të pacipa për të shfrytëzuar hallin e tyre për të bërë propagandë duke iu nxjerrë të gjëra kundër qeverisë. Të njohur për parapërgjegjshmërinë e tyre, grupi dhe i shqetësuar u shpallur shpejt të padëshirueshëm.
Buzëzverdhët e Gjinushit, Mejdanit dhe karakalleve që i shoqëronin në xhiron në mëngjes, nuk kanë ngjallur gjë tjetër veçse neveri mes njerëzve të dëshpëruar që kanë insistuar t’i largojnë nga mesi i tyre, tamam si kolerën. Pasi kanë dëgjuar disa intervista kronikave të tyre, Gjinushi dhe Mejdani në bisedën e tyre me mustaqe dhe pa mustaqe janë larguar si hije.
A.F.
Socialistët refuzojnë pjesëmarrjen në parlament
PS, kundër të majtës europiane
Fasino takohet me liderin e FRESSH-it
Një ndër liderët kryesorë të së Majtës europiane i cili ka mbërritur dje në Shqipëri për një vizitë zyrtare, gjatë takimit me kreun e PS-së u ka kërkuar atyre pjesëmarrjen në punimet e parlamentit dhe fillimin e dialogut me PD-në, lidhur me këtë problem. Përgjigja e socialistëve ka qenë negative mbikëqyrësit e strukturave nga lideri i së majtës europiane.
Bashkëkryetari i Internacionales Socialiste për Europën Lindore dhe Qëndrore dhe numri dy i PDS-së italiane, Fasino i ardhur në Shqipëri për të dytën herë i ka përsëritur socialistëve shqiptarë kërkesat e bëra dhe më parë nga liderët të tjerë të së majtës europiane, por ashtu sikurse edhe herët e tjera drejtuesit e saj nuk i kanë përfillur kërkesat e tyre. K. Islamil, anëtari i Kryesisë së PS-së, menaxheri për takimet është shprehur se ftesa e tij nuk do të pranojë të fillojë dialogun me PD-në për pjesëmarrjen në punimet e parlamentit shqiptar.
Menjëherë pas takimit me drejtuesit aktualë të PS-së, Fasino ka pritur në një takim në rezidencën e tij, liderin e FRESSH-it, I. Meta, i cili gëzon një reputacion të mirë në radhët e të majtës europiane. Organizata e të rinjve që ai drejton është e përfshirë në Internacionalen Eurosocialiste. Fasinoka zhvilluar takime me forcat kryesore politike të vendit. Ndryshe nga takimet e zhvilluara me to, lideri i së majtës europiane shëtë takuar me dy përfaqësues të PS-së duke pasur parasysh dhe problemet e shumta brenda kësaj partie.
Liderët e PS-së pasi kanë hedhur poshtë kërkesën e bashkëkryetarit të Internacionales Socialiste, nuk kanë nguruar të sulmojnë dhe kryetarin e FRESSH-it, Meta lidhur me qëndrimet e tij të fundit politike. “Ai gëzon një reputacion shumë të mirë në mes të rinjve të së majtës europiane”, është shprehur burime brenda FRESSH-it pa dashur t’i citohet emri.
Refuzimi i vazhdueshëm nga kryesia aktuale e PS-së të kërkesave të të Majtës Europiane për të marrë pjesë në punimet e parlamentit dhe fillimin e dialogut me PD-në, kanë bërë që PS-ja të vazhdojë të mbetet e izoluar nga e majta europiane. Ndërkohë këtë të fundit duket se e kanë shumë të qartë se të dialogosh me PS-në, është mjaft e vështirë.
B. KASMI
Italia i konsideron marrëdhëniet me Shqipërinë thelbësore dhe prioritare
Zëvendës Sekretari për marrëdhëniet me Jashtë i Italisë Piero Fasino në Tiranë
Presidenti Berisha priti Zëvendës sekretarin për marrëdhëniet me Jashtë të Italisë Piero Fasino
Zëvendës Sekretari për marrëdhëniet me Jashtë i Italisë Piero Fasino në Tiranë
Italia i konsideron marrëdhëniet me Shqipërinë thelbësore dhe prioritare
Presidenti Berisha priti Zëvendës sekretarin për marrëdhëniet me Jashtë të Italisë Piero Fasino
Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe zëvendës sekretari për marrëdhëniet me jashtë i Italisë Piero Fasino diskutuan dje në një takim të veçantë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale midis të dy vendeve. Të dyja palët shprehën gjatë këtij takimi kënaqësinë për zhvillimin konstant dhe në rritje të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve dhe dy vendeve tona.
Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe dhe mbështetjen e rëndësishme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha aspektet. Presidenti Berisha dhe zëvendëssekretari i jashtëm Fasino shprehën vullnetin e përbashkët për plotësimin e kuadrit ligjor të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Fasino siguroi Presidentin Berisha se Italia i konsideron marrëdhëniet me Shqipërinë thelbësore dhe prioritare dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për integrim në Europë.
Lidhur me gjendjen në rajon dhe dy bashkëbiseduesit vlerësuan se lëvizja demokratike e Beogradit përbën një zhvillim të të rëndësishëm dhe pozitiv.
Presidenti Berisha duke shprehur shqetësimin për gjendjen në pjesën e Kosovës, theksoi se Kosova, në këtë problematikë, mbetet një krizë ballkanike.
“Duke kundërshtuar ndryshimin e kufijve me dhunë tha ai, ne kemi mbështetur dhe do të mbështesim në gjitha përpjekjet paqësore të shqiptarëve në Kosovë për rifitimin e lirive dhe të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare. Shqipëria nuk do të pajtohet me racizmin antishqiptar të ekzistuar për fat të keq. Ajo nuk e konsideruar dhe nuk e konsideron Kosovën një kartë në duart e Millosheviçit për mendo si ajo është para të gjithash çështje e shqiptarëve”.
Zëvendës sekretari për marrëdhëniet me Jashtë Fasino nga ana e tij theksoi se Italia ndjek me shqetësim gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë dhe është plotësisht e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.
Piero Fasino, një nga liderët kryesorë të PDS Italiane, Partia Demokratike e Majtë cili mban postin e zëvendës sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në qeverinë italiane mbas fitores së Koalicionit të Ullirit në Itali bëri dje një vizitë disa orëshe në Tiranë.
Ne momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, Fasino deklaroi përfaqësuesit e medias se “kemi ardhur në Shqipëri për ta vazhduar bashkëpunimin dypalësh dhe për ne njohur me mirë situaten aktuale politike ne vend”.
Piero Fasino i konsideroi me kete rast zgjedhjet e fundit lokale të zhvilluara në maj të vitit e kaluar në Shqipëri si “një hap të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve midis forcave politike dhe “si një premisë për të vendosur një frymë dialogu midis tyre”. “Vetëm përmes një dialogu, tha Fasino, mund të arrihet që opozita të arrije të marrë pjesë në parlament”.
Kjo është hera e dytë që Piero Fasino vjen në Shqipëri. Herën e parë ai ka ardhur vitin e kaluar kur mbante postin e drejtuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare në Partinë e tij. Gjatë vizitës së tij ai është takuar me liderët kryesore të Partive politike shqiptare, ndërkohë që ai i ka pritur ato edhe në selinë e tij ne Rome.
Në aeroportin e Rinasit, Piero Fasino u prit nga Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme Arjan Starova si dhe nga përfaqësues të kësaj ministrie. Ishte gjithashtu i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë ne Tirane Paolo Foresti.
Zëvendës sekretari për marrëdhëniet me Jashtë Fasino nga ana e tij theksoi se Italia ndjek me shqetësim gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë dhe është plotësisht e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.
Fasino: Deputetët socialistë të kthehen në parlament
Zëvendës Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë të Italisë takohet me përfaqësues të partive politike shqiptare
Faqe 3