Kryeministri filloi dialogun me kompanitë e mëdha
Ekspertët financiarë filluan të njihen në Prokurorinë e Tiranës me dokumentacionin e grumbulluar në mënyrë që të punohet më tej për plotësimin e tij me regjistrat dhe të dhënat e tjera nga të gjitha degët e fondacioneve
Faqe 3
Mos u mashtroni. Paratë do t’u kthehen tërësisht
Apel i Presidentit të Republikës Sali Berisha
Asnjëri nuk mund të ndajë paratë në një ditë, apo dy ditë apo tre ditë, 200 apo 300 mijë huadhënësve. Kjo kërkon një kohë, kërkon një procedurë, kërkon një vlerësim.
Të gjithë huadhënësit i ftoj të krijojnë komisionet e tyre të bashkëpunojnë me komisionin qeveritar, i cili duhet të jetë tërësisht i hapur për të gjithë dokumentacionin, sikundër u bëj thirrje të mos dëmtojnë pasurinë. Akte të cilat kanë ndodhur sot në Berat nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën qytetare të Beratit, të Lushnjes apo të një qyteti tjetër. Janë tërësisht të huaja për kulturën tonë për qytetarinë tonë. Janë akte të manipulatorëve të cilët spekulojnë mbi dëshpërimin e ligjshëm dhe fatkeqësitë e qytetarëve shqiptarë në këto skema dhe realizojnë akte të tilla të shëmtuara tërësisht të dënueshme dhe të papranueshme.
Presidenti Berisha në fillim të apelit të tij shfrytëzoi rastin për t’i drejtuar një thirrje të gjithë huadhënësve që të ruajnë gjakftohtësinë e tyre dhe t’i sigurojmë ata se po bëhen përpjekje shumë të mëdha, serioze dhe të sinqerta për të zgjidhur sa më shpejt dhe sa më mirë problemin e krijuar. Unë u bëj thirrje të mos dëgjojnë spekulatorët, manipulatorët, të cilët edhe sot u janë drejtuar atyre me përshkrimin se paratë nuk do të kthehen skemat nuk kanë qenë të ndershme. Të mos bien viktimë e këtyre mashtrimeve. Paratë do t’u kthehen tërësisht. të dënueshme dhe të papranueshme.
Njerëzit të distancohen nga terroristët
Takim pune i Presidentit Berisha me përfaqësues të partive politike shqiptare
Në takim morën pjesë nga Partia Republikane, Sabri Godo, nga Partia e Ballit Kombëtar Hysen Selfo, nga Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut Vasil Melo. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Rexhep Mejdani nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë mbledhje
.
Dje pasdite Presidenti i Republikës thirri në një takim pune përfaqësues të partive politike shqiptare, të Partisë Republikane, z. Sabri Godo, të Partisë së Ballit Kombëtar Hysen Selfo, të Partisë së të marrë pjesë në këtë mbledhje. Ishin të pranishëm gjithashtu kryetari i Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori dhe kryeministri Meksi. Presidenti Berisha në takim i njohu të pranishmit me situatën e vështirë të krijuar prej disa ditësh nga falimentimi i skemave piramidë që krijoi dhimbje e probleme serioze dhe kërcëkoi prej tyre mendime për kapërcimin e kësaj situate. Të pranishmit në takim duke shprehur mirëkuptim të plotë për dëshpërimin dhe zemërimin e njerëzve si dhe me të drejtën për të protestuar pa dëmtuar ndërtesa e të dhunshme të demonstruna nga grupet e caktuara të instrumentalizuara në grumbullimet e Lushnjes, Beratit, Gramshit dhe Belshit. Ata kërkonin angazhimin e plotë të qeverisë që me procedura ligjore dhe transparente të përshpejtuara të kryejnë sa më parë kthimin e parave njerëzve. Gjithashtu u bën thirrje njerëzve të distancuar të distancohen nga elementët terroristë e t’i japin kohë qeverisë për të vepruar, pasi kthimi i parave të tyre është i sigurtë. Pas mbledhjes Presidenti Berisha dhe liderët e partive politike përcollën këtë apel për qytetarët.
Apel i liderëve të partive politike që morën pjesë në takimin e djeshëm me Presidentin Berisha
Turmat shkatërrojnë institucionet
Rënia e piramidave tensionon situatën
Shefi i komisariatit të Policisë, Ylli Busheti, u kërkoi protestuesve të largohen, duke shprehur besimin se, me masat e marra nga qeveria, problemet e tyre do të zgjidhen
Faqe 3
Furtunë deklaratash, por qetësi në qytet
Korçë
Protestuesit shkatërruan fabrikën e “Vefës”
Gramsh:
Shkretuan Bashkinë dhe Këshillin e rrethit
Digjen zyra të bashkisë dhe lokale publike
Belshi nën irritimin “Xhaferri”
Faqe 3
Njerëzit të mos shfrytëzohen nga ish-Sigurimi
Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që me gjakftohtësi të presin rastin që të merren masat e nevojshme që aty t’u kthehen të gjitha paratë dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë që të shfrytëzohen këto momente tragjike për popullin shqiptar dhe shumë të vështira nga forcat e sigurimit të shtetit, nga ato forca që popullin shqiptar e kanë rrënuar e kanë terrorizuar për 50 vjet. Ne nuk duhet të përfitojmë kurrë nga këto për qëllime tona politike. E këtë përfitim sot po e shohim tek Partia Komuniste e Socialiste shqiptare e cila po hedh masat e popullit në revolta të tilla.
Paratë nuk gjinden duke djegur bashkitë
Sabri Godo, Kryetar i Partisë Republikane
Së pari i shfaq mirënjohjen Presidentit që ka ruajtur gjakftohtësinë, ka mbajtur rendin nuk ka lejuar që konfliktet të kalojnë në gjakderdhje, megjithëse kanë patur rast kur organet e rendit duhet të vepronin edhe për vetëmbrojtje. Kjo është pjekuri prej burrit të shtetit që duhet përgëzuar. Unë iu ankova Presidentit për faktin që ka thirrur pak për mua. Partitë duhen konsultuar para se të vihen zjarret dhe jo kur fillojnë. Megjithatë më mirë vonë se kurrë siç thotë populli. Unë kisha disa propozime të karakterit teknik për t’i bërë Presidentit, nuk e di se sa do t’i marrë parasysh qeveria e cila e ka diskutuar këtë problem nga të gjitha anët. Por mendoj se në çastin e tanishëm kjo mori një karakter politiko-social dhe zgjidhja duhet të jetë pak a shumë e tillë. Duhet të dalë patjetër nga kjo situatë. Duhet të ndalim medoemos djegiet për atë që i bënë, duhet të vijë dita të përgjigjen para ligjit. Socialistët nuk erdhën sonte këtu në takim. Kisha për t’u bërë një pyetje atyre zotërinjve: A janë ata për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, se ata kanë deklaruar se janë organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre lëvizjeve. Megjithëse këto metingje paqësore mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të bëjnë akte të primitivizmit dhe të djegin vetveten, atëherë ata duhet të thonë se përse janë. Nuk gjenden paratë në shesh, nuk gjenden paratë në rrugë. As gjenden paratë duke djegur Bashkinë. Duhet tamam në këto momente të ruajmë gjakftohtësinë, të përpiqemi të mënjanojmë vesh me njëri-tjetrin sesi bëhet më mirë në ndihmë në një pjesë e madhe e popullsisë që kanë... të vërtetë të falimentimit të rënda nga kjo që ngjan.
Shteti ka predispozitë për zgjidhjen e problemit
Vasil Melo, kryetar i PBDNJ-së
Neve u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që të shkëputen dhe të mos bien pre e disa individëve që kërkojnë dhunën, kërkojnë terrorin, sepse Shqipëria mijëra-shkatërrua, mjaft u dogj, mjaft u thyen xhamat dhe u shkatërruan rrugët dhe vitrinat. Na takon që të gjithëve me gjakftohtësi dhe me një ndërgjegjësim më të lartë të kuptojmë se kjo nuk është rruga për të zgjidhur problemet. Përkundrazi, është rruga e dialogut, rruga edhe e protestës paqësore dhe e mirëkuptimit edhe e kërkesave të parashtruara me komisione të zgjedhura nga kreditorët, që me të vërtetë kanë humbur paratë e tyre dhe kërkojnë që një garanci më të madhe nga shteti. Kjo është rruga dhe për këtë rrugë unë mendoj se shteti është i plotë në një mendim. Ne mendojmë se kjo do të jetë rruga e duhur të ndërmarrim, aq më tepër që ka një predispozitë edhe të qeverisë edhe të shtetit në përgjithësi për dhe një këmbëngulje të partive politike që shteti të gjejë një zgjidhje korrekte për këtë dramë dhe tragjedi të madhe që ndodhi në këtë periudhë me destabilizimin e këtyre firmave.
me sot u janë drejtuar atyre me përgjigjësimat se paratë nuk do të pë... skemat nuk kanë qenë për... Te tërësisht atyre ashtu siç u janë premtuar. Por unë iu bëj thirrje të arsyetojnë se Të gjithë huadhënësit i ftoj të krijojnë kulturën qytetare të besimit, Lushnja apo të një qyteti tjetër. Lushnja apo të një qyteti tjetër. Janë të interesit të huaj qytetarëve shqiptarë në këto kohëma dhe realizojnë akte të tilla të shëmtuara në tërësisht të dënueshme dhe të papranueshme. Unë gjithashtu përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë huadhënësit që kanë investuar në këtë kompani me investime, të mos cenojnë pronat e tyre sepse aty janë bashkëpronare nëpërmjet huave që kanë dhënë. Qeveria po studion variante të shumta që në një mënyrë ose në një tjetër të rrisë fitimet e këtyre kompanive në interes të huadhënësve dhe unë duhet t’i siguroj huadhënësit se këto kompani do të ndihmohen me të gjitha mundësitë e qeverisë për të realizuar ritme më të interes të tyre huadhënësve. Një rast si kjo shihet e mundshme por e gjitha kjo do të vendoset së bashku me huadhënësit.
vendoset së bashku me huadhënësit.
Bashkitë nuk digjen kurrë
Vazhdimisht janë bërë demonstrata dhe protesta jo vetëm në Lushnjë, Gramsh apo Berat, por edhe në Paris, Londër, Athinë, Romë apo Ankara për gjëra bashkia si element i përbashkët i të gjitha palëve, i të mirëve dhe të këqijave nuk është prekur kurrë. Ajo është më shumë se sa një institucion fetar dhe më shumë se sa një institucion politik për zonën apo qytetin të cilit i përket
Faqe 3
Shkatërruesit dhe nxitësit e tyre do të përgjigjen
Njoftim shtypi
Zv/kryeministri, Tritan Shehu, dje shkoi për t’u takuar dhe biseduar me protestues ne qytetin e Lushnjes.
Ne pamundesi per t’u takuar me njerëzit për shkak te irritimit te tyre, ai ka qendruar per disa ore ne dhomat e stadiumit te qytetit nen mbrojtjen e policise dhe grupeve te qytetareve.
Mbremje vone ai u kthye ne Tirane.