31/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 janar 1997

Shehu: Situata është krejtësisht e qetë

Tërhiqen forcat ushtarake nga ruajtja e objekteve TIRANË - Forcat ushtarake, që ishin vendosur përreth ndërtesave publike dhe shtetërore, në ndihmë të Ministrisë së Brendshme, sipas një vendimi të Parlamentit ditën e djeshme, nuk ishin më të pranishme mëngjesin e ditës së djeshme. Nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, është quajtur i panevojshëm vazhdimi i pranisë së ushtrisë pranë këtyre institucioneve, përderisa situata tashmë duket krejtësisht e qetë. Edhe pse dje disa forca politike të djathta kishin bërë thirrje për protestë, kjo nuk ka ndikuar aspak në tërheqjen e kontingjentit ushtarak të vendosur përreth ndërtesave publike, ministrive, bankave, radiotelevizionit, ATSH-së. Megjithatë, këto forca vazhdojnë të mbeten akoma të gatshme dhe mund të përdoren në raste nevoje. Njësitë e kufizuara ushtarake, të cilat sipas vendimit të parlamentit do të përdoreshin për ruajtjen e objekteve shtetërore dhe publike përbëjnë një tërheqje në lë të rrugëve nacionale, u përbëjnë përkohësisht vetëm për të mbajtur të lirë të gjitha rrugët nacionale, e u nevojiten vetëm në një konferencë shtypi, Presidenti Berisha, siguroi se “koha e qëndrimit të forcave ushtarake pranë këtyre ndërtesave do të jetë e shkurtër”.

Garant ohet kthimi i parave të ngrira huadhënësve

Parlamenti miratoi ligjin për kthimin e parave Konstatimi i veprimtarive që kanë ushtruar disa huadhënës abuzues në fondacione bamirëse, “dëshpërndarja” e tyre në bazë të nevojshme dhënien para vonesë të depozitave shtetase të mashtruara nga kjo veprimtari e paligjshme. Për këtë qëllim u hartua projektiligji i veçantë për shpërndarjen e pasurisë të fondacioneve që kanë ushtruar veprimtarinë e tyre të huamarrjes mbi bazën e skemave piramidale mashtruese, me të cilën merren masat e duhura për një shpërndarje të drejtë të depozitave të huadhënësve dhe të vlerës të pasurive të luajtshme ose të paluajtshme të fondacionit. Pa dyshim problemi kryesor qëndron në faktin se si do të shpërndahen pasuritë e sipërpërmendura. Siç është bërë e njohur më këtë fondacione veprimtaria e tyre ka filluar kohë më parë. Kjo do të thotë që një individ mund të ketë depozituar para që në fillimin e aktivitetit të fondacionit dhe në rast se ka vazhduar pa ndërprerje ai ka depozituar dhe më vonë. Ligji ka parasysh që shpërndarja të bëhet mbi bazën e depozitas. Kuptohet që depozitat të cilët nuk figurojnë kreditorë në ditën e bllokimit të fondacionit dhe i kanë tërhequr depozitat nuk përfitojnë nga ky ligj. Për të kthyer kapitalin e futur kreditoreve që figurojnë në ditën e bllokimit, do të përdoret koeficienti që del nga raporti i vlerës gjithsej të depozitate të huadhënësve me vlerën gjithsej të pasurisë së fondacionit në një pasurite e luajtshme dhe veç për ato të paluajtshme. Lidhur me rradhën e shpërndarjes së depozitave për të mos lejuar abuzime, është menduar të respektohet radha që ato kanë efektivisht në fondacion e zbatuar kronologjikisht nëpërmjet librave të kursimit nga data kur qe del nga raporti i vlerës gjithsej të depozitate të huadhënësve me vlerën gjithsej të pasurisë së fondacionit veç për pasuritë e luajtshme dhe veç për ato të paluajtshme. Lidhur me rradhën e shpërndarjes së depozitave për të mos lejuar abuzime, është menduar të respektohet radha që ato kanë efektivisht në fondacion e zbatuar kronologjikisht nëpërmjet librave të kursimit nga data kur do të rifillojë puna. Të gjitha problemet e tjera teknike si gjetja e mënyrave për reduktimin e daljes së lekut nga bankat, shpërndarja e librave, çaktimi i vendeve të shpërndarjes, subjektet që do të kryejnë pagesat, përpilimi i listave të kreditorëve, përgatitja e grafikëve mbi bazën e të cilëve do të japin paratë bankat etj. duhet të gjejnë zgjidhje me aktet nënligjore.

Meksi: Mbrohen interesat e të gjithëve

Dje në mesditë, në drejtimin e z. Aleksandër Meksi u mblodh Këshilli i Ministrave, i cili shqyrtoi dhe miratoi projektligjin e paraqitur nga Komisioni i Posaçëm Qeveritar për shpërndarjen e pasurisë të fondacioneve që kanë ushtruar veprimtarinë e tyre të huamarrjes mbi bazën e skemave piramidale. Projektligji mbron interesat e shpërndarjes së vlerave monetare të bllokuara të fondacioneve, me vëmendjen se si do të shiten pasuritë e tyre të paluajtshme, etj. Kryeministri Meksi dha më mbledhjes së Qeveria shqyrtoi projektligjin e paraqitur nga Komisioni i Posaçëm Qeveritar lidhur me shpërndarjen e fondeve, e vlerave monetare të ngrira e të depozituara në bankat e vendit të tyre, depozituesve të fondacioneve të cilat janë shpërndarë. Në këtë projektligj parashihen modalitetet, respektimi i afateve, angazhimet që ka marrë qeveria për kryerjen e këtij procesi që sigurisht është proces delikat në kuptimin që duhet të behët pasurisht interesi i të gjithëve. Projektligji parashesh dhe mënyrën se si do të konfiskohen, do të shiten, do të shpërndahen vlerat monetare dhe do të rezultojnë nga pronat e fondacioneve dhe themeluesit e fondacioneve. Ligji për shpërndarjen e pasurisë të fondacioneve që e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre të huamarrjes mbi bazën e skemave piramidale mashtruese Dje Kuvendi Popullor miratoi një ligj që përcaktonte mënyrat e shpërndarjes së pasurisë së fondacioneve huamarrëse piramidale. NENI 1 Ky ligj ka për qëllim të vendosë rregulla për mënyrën dhe kriteret e shpërndarjes së pasurisë së fondacioneve, të cilat kanë ushtruar veprimtarinë e tyre të huamarrjes mbi bazën e skemave piramidale mashtruese, në mënyrë të posaçme të që quhen “fondacione”. Për shpërndarjen e pasurisë së këtyre fondacioneve ndaj huadhënësve nuk zbatohen dispozitat e tjera ligjore në fuqi. NENI 2 Në masën e evidentimit të fondacioneve kundrejt huadhënësve të tyre do të përcaktohen shumat e llogarive në librat e bankave, të gjitha llojet e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të themeluesve të fondacioneve, e drejtorëve, të agjentëve, e reth, si dhe të gjithë personave e tjerë të cilët rezultojnë fajtorë në veprimet e themeluesit e fondacioneve për përfitime si pasojë piramidale. NENI 3 Të gjitha veprimet juridike që janë kryer personal e pasurish gjatë në nenin 2 të këtij ligji në tejërsimin e pasurive të tyre tek personat e tjerë, përveçse në rastet e tjetërsimit që e fillimit në marrëdhënie e tyre me këto fondacione janë të pavlefshme. NENI 4 Të gjitha procedurat civile në gjykatë ose në arbitrazh për mbrojtje të të drejtave të huadhënësve dhe të personave të tjerë që kanë përqindje në nenin 2 të këtij ligji për zbatimin e këtij ligji pezullohen. NENI 5 Çdo huadhënës i hijshëm vlera e depozite që rezulton mbi bazën e eksperimit kontabël financiar e dokumentacionit të fondacioneve. NENI 6 Shuma e fondeve të ngurta për secilin fondacion pjesëtohet me shumën e përgjithshme ndaj depozituesve sipas nenit 5 të këtij ligji, për të shpenzuar siç përcaktohet në nenin 1. NENI 7 Për zbatimin e nenit 6 dhe për problemet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij ligji krijohet një Komision i posaçëm qeveritar. Ky komision përbëhet: 1. Kryetari i Këshillit të Ministrave 2. Ministri i Financave 3. Ministri i Drejtësisë 4. Ministri i Brendshëm 5. Prokurori i Përgjithshëm 6. Guvernatori i Bankës 7. Drejtorët e Përgjithshëm të Bankave Tregtare me kapital tërësisht shtetëror, prane te cilave janë depozituar paratë e këtyre fondacioneve. NENI 8 Shpërndarja e shumave huadhënëse do të bëhet me para në dorë ose me lëvra kursimi (me afat) sipas kritereve bankare dhe aplikimit edhe interesat për periudhën që ato do të qëndrojnë në bankë. Llogaritja e këtyre interesave bëhet duke filluar nga data e ngrirjes së llogarive të fondacioneve. Zorucës i këtyre librave do të bëhet tërheqje shumash nga llogaritë e kursimit dhe të prishjes kushtet e saj sipas procedurave bankare për këto llogari. NENI 9 Lista e depozituesve shpallen. Personat të cilët nuk do të jenë vetën në lista dhe disponojnë dokumentacionin që vërtetojnë se janë huadhënës, u lind e drejta të ankohen pranë Komisionit të parashikuar në nenin 7 të këtij ligji, ose të bëjnë autoritetet tjerë të përcaktuar prej tij. NENI 10 Ministria e Privatizimeve organizon punën për vlerësimin më ekspertë të pasurive të paluajtshme të fondacioneve si dhe të pasurive që rezultojnë nga transaksionet në emër të fondacioneve nga themeluesit dhe personat e tjerë të përfshirë në nenin 2 të këtij ligji. Shitja e këtyre objekteve do të bëhet me ankand me lehtë nga Agjensia Kombëtare e Privatizimeve. Shumat e përfituara që do të rezultojnë nga shitja sipas paragrafit të parë të këtij neni do t’u shpërndahen depozituesve respektivë në përputhje me këtë ligj dhe siç të kuptohet. NENI 11 Ngarkohet Këshilli i Ministrave për të nxjerrë rregulla për zbatimin e këtij ligji. NENI 12 Ky ligj hyn në fuqi më datë 30.1.1997.

Koligi- burri i shquar i kishës katolike shqiptare

Populli i Shkodrës i jep lamtumirën e fundit Kardinal Mikel Koliqit Merr pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha Të rrallë janë në historinë e krishterimit dhe në historinë e kombit shqiptar burrat me qëndresën, virtytin, sakrificat, universin e shpirtit të tyre, që i bën nder më shumë kishës, kombit, krishterimit në përgjithësi. I tillë ishte dom Mikel Koliqi. Populli i Shkodrës i dha dje lamtumirën e fundit kardinalit të parë shqiptar, Mikel Koliqit. Në orën 8.00 arkivoli me trupin e tij, i shoqëruar nga qindra e qindra qytetarë shkodranë, kaloi në rrugët kryesore të qytetit, për t’u vendosur më pas në katedralen e qytetit, ku u bënë homazhe nga qytetarët e Shkodrës. Në orën 11.00 për të marrë pjesë në varrimin e kardinal Koliqit erdhi edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, drejtues të pushtetit lokal. Në meshen e mbajtur me këtë rast ndihmësipeshkvi i Shkodrës, Zef Simoni, ndër të tjera tha: “Një dhimbje e papërshkrueshme ka pushtuar këtë ditë qytetin e Shkodrës dhe mbarë Shqipërinë, ai kaloi 38 vjet, por për asnjë çast nuk u largua nga kisha e krishterë shqiptare. Shkodra e Koliqit ka qenë dhe do të mbetet qendra e krishterimit. Brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt këtë burrë, këtë besimtar të madh të kombit shqiptar, që punoi për përhapjen e krishterimit në Shqipëri. Kisha katolike shqiptare humbi njeriun e saj më të dashur, humbi prishtin e saj, humbi atë që punoi për kishën e krishterimin. Të rrallë janë në historinë e krishterimit dhe në historinë e kombit shqiptar burrat me ndershmërinë, virtytin, sakrificat, universin e shpirtit të tyre, që i bën nder më shumë kishës, kombit, krishterimit në përgjithësi. I tillë ishte dom Mikel Koliqi”. Më pas arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, Rok Mirdita lexoi telegramin që Papa Gjon Pali II, ka dërguar në këtë rast, ku ndër të tjera thuhej: “Duke mesuar me emocion të madh lajmin e vdekjes së të nderuarit Mikel Koliqi, shprehi hidhërimin tim të thellë për humbjen e një bariu të patrembur, i cili në detyrën e tij të gjatë në shërbim të kishës u tregua një dëshmitar i gjallë në përhapjen e fesë. Ai u largua për shumë vite që të ushtonte misionin e meshtarit, por ai nuk u frikësua kurrë, dhe dashurinë e tij klerike të besimit e të besnikërisë së vazhdueshme ndaj misionit të Shenjtë.”

Vdekja e Koliqit na hidhëroi thellë

Arbnori i shkruan Papës Kardinal Mikel Koliqi, për të gjithë ne shqiptarët, simbolizonte urtësinë, njeriun martir, shqiptarin e madh që gjithë jetës së tij të virtytshme punoi e luftoi për fe e për Atdhe, në vazhdën e mjaft klerikëve të shquar katolikë shqiptarë. Diktatura komuniste e dënoi Kardinal Mikel Koliqin me burg të gjatë e të tmerrshëm për punë mundi ta thyente shpirtin e tij të madh. Për të gjithë ne bashkëvuajtësit Koliqi ishte një shembull i lartë qëndrese, burrërie e shprese. Lëvizjet e para demokratike në Shqipëri në vitet ’90 megjithëse i therë në moshë dhe i sëmurë, do ta gjenin Kardinal Koliqin në zemër të popullit të tij me lutje e shenjtë në buzë për lirinë që s’e vonoi të vinte. Mbarë kombi shqiptar nderon sot kujtimin e të ndjerit fisnik e zemërthi dhe mbarë populli shqiptar. Mikel Koliqi është nderuar nga shteti shqiptar demokratik me tituj “Nderi i Kombit” dhe “Pishtar i demokracisë” për veprimtari nga Shenjtëria Juaj, si Kardinali i parë në historinë e shqiptarëve, kohë më parë, është shprehur hyjnore e konsideratës së lartë për sakrifica sublime e jetë fetari dhe shqiptar i madh. Duke marrë pjesë dhe hidhërimin tuaj me lejoni të them se ju keni humbur një nga misionarët Tuaj më punëtorë, Shqipëria ngadhënjëset shqiptare më të devotshme. Vdekja e pabesueshme e të ndjerit Mikel Koliqi është e pazëvendësueshme. Ai ka qenë tashmë një dënë vityteti u të Pantheoin e burrave të shquar të popullit shqiptar që do të prehen në përjetësi.

Komision qeveritar për drejtimin e operacionit

Do të jetë një proces plotësisht nën mbikëqyrje në mënyrë që të mos krijojnë kushte dhe mundësi për të mos abuzuar me ndarjen e parave Ministri i Financave, Ridvan Bode për ligjin e shpërndarjes së parave Nëpërmjet ligjit që u miratua dje në parlament synohet që t’i jepet rrugëzgjidhje për shpërndarjen e lekëve që janë të bllokuara për fondacionet që kanë ushtruar aktivitetin e tyre mbi bazën e skemave piramidale mashtruese. Në këtë ligj thuhet se këto procedura do të dalin jashtë procedurave normale për falimentimin e shoqërive pasi një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të depozituesve për shkak të zgjatjes së procedurave nëpërmjet gjykatave të njohjes së veprimtarisë nëpërmjet gjykatave e seancave të shumta kur janë një numër i madh depozituesish. Pra, që një gjë e tillë administrative e shpërndarja e tyre të bëhet nga komisione të ngritura nga Qeveria. Vijon faqe 3

Meshtar dhe artist

Pjesë nga intervista me Imzot Mikel Koliqin, Kardinal i parë i shqiptarëve gjatë xhirimit të filmit “Kardinali” Faqe 5