04/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 mars 1997

Diskutohet për situatën aktuale

Forcat politike shqiptare të gjejnë zgjidhje të përbashkët Brojka priti një delegacion të PDSI Dje sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Demokratike Shqiptare, z. Albert Brojka, priti një delegacion italian të kryesuar nga z. Ranieri, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Demokratike të Majtë Italiane. Në takimin e bisedua për trazirën shoqërore të ditëve të fundit shkaktuar nga rënia e sistemit piramidal të fondacioneve financiare, arsyet bazë dhe masat e marra nga qeveria për kapërcimin e gjendjes. Z. Brojka shprehu mendimin se masat e marra nga Qeveria ishin vendimtare për të mos lejuar përkeqësimin e mëtejshëm të ngjarjeve dhe ai i konsideroi këto masa si rruga më e mirë. Miqtë italianë theksuan nevojën që forcat politike shqiptare në një tryezë të rrumbullakët të gjejnë një qëndrim të përbashkët për kapërcimin e situatës së krijuar. Nga ana e tij z. Albert Brojka përshëndeti mirëkuptimin e arritur nga shumica e forcave politike në tryezat e rrumbullakëta të deritanishme dhe bëri të qartë se këto tryeza kanë mbështetur punën e qeverisë dhe masat e marra prej saj. Ai po ashtu theksoi se masat e marra nga qeveria kanë gjetur mbështetjen edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Përcaktohen kriteret e shpërndarjes së pasurisë të fondacioneve

Mbledhje e Këshillit të Ministrave Përcaktohen kriteret e shpërndarjes së pasurisë të fondacioneve Nesër - dita e huamarrësve Nesër huadhënësit e fondacioneve Populli e Xhaferi do të kenë mundësi të fillojnë marrjen e parave të tyre. Për një kohë mjaft të shkurtër u bë e mundur verifikimi i listave dhe depozitave në këto fondacione duke siguruar kështu një transparencë midis bankave që do të kryejnë këto aktivitete dhe njerëzve. Siç është thënë edhe më përpara depozitat e ngrira do të ndahen në proporcion dhe shuma e ngrirë e parave është shumë afër shumës së depozituar të qytetarëve. Ky është edhe hapi i parë i punës së komisionit qeveritar dhe sigurisht edhe më i rëndësishmi. Njerëzit do të marrin paratë e tyre dhe ky është një veprim i rëndësishëm që shmang nga drama e humbjes së parave një numër të konsiderueshëm të njerëzve. Përfundimisht depozituesit do t'i marrin këto para. Pas aplikimit të shpërndarjes sipas rendit të mëparshëm që kanë aplikuar fondacionet do të bëhet edhe rishpërndarja e pasurisë së patundshme që këto skema piramidale kanë patur në pronësinë e tyre. Brenda një kohe shumë të shkurtër u arrit të bëhet i mundur premtimi i Presidentit Berisha në aktin e zgjeruar të PD-së se paratë do t'u kthehen huadhënësve. U bë shumë më shpejt se sa socialistët dhe të majtët e tjerë e kishin menduar. U bë shumë më shpejt se sa ata do të arrinin të akseptonin dhimbjen e njerëzve për ta bërë atë një mundësi shpërdorimi të fatkeqësisë së të tjerëve. Shpërndarja e parave shpreh kujdesin qeveritar për këtë problem dhe angazhimin total për të qetësuar njerëzit. Është një angazhim ...

Përcaktohen kriteret e shpërndarjes së pasurisë të fondacioneve

Z. Aleksandër Meksi u zhvillua mbledhja Këshillit të Ministrave. Në mbështetje të ligjit “Për shpërndarjen e pasurisë së fondacioneve që e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazën e skemave piramidale mashtruese”, me propozim të Komisionit të Posaçëm, Këshilli i Ministrave miratoi mënyrën dhe kriteret e shpërndarjes së këtyre fondacioneve. Ndër të tjera në vendim përcaktohet se shpërndarja do të fillojë më 5 shkurt 1997. Banka Kombëtare Tregtare do të bëjë shpërndarjen e pasurisë së Fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri”, kurse Banka e Kursimeve do të bëjë shpërndarjen e pasurisë së fondacionit “Populli”. Atje ku Banka Kombëtare Tregtare nuk ka degë të saj, shpërndarja e pasurisë do të bëhet në marrëveshje me Bankën e Kursimeve. Shpërndarja do të bëhet në dy faza. Faza e parë fillon më 5 shkurt 1997 dhe do të shpërndahet në përqindje të barabartë për të gjithë huadhënësit sipas fondacioneve, në përputhje me nenin 5 të ligjit përkatës. Faza e dytë do të fillojë me përfundimin e shitjes së të gjitha pasurive të tjera të grumbulluara në emër të fondacioneve. Shpërndarja e shumave do të bëhet në të holla ose me libreza kursimi. Rradha e shpërndarjes do të bëhet sipas afateve të tërheqjes së parave nga fondacioni. Si datë e parë do të jetë data më e hershme. Bankat do të publikojnë në mjetet e informimit publik vendet e sporteleve, datat e tërheqjes së shumave, si dhe numrin e personave që do të paraqiten në datën e caktuar pranë sporteleve. Huadhënësit do të paraqesin si dokumentacion për tërheqjen e parave mandat - arkëtimin, i cili vërteton shumën e derdhur, emrin e personit që ka derdhur shumën, si dhe dokumentacionin e identifikimit të personit. Faqe 3

Sot, sportelet fillojnë

Banka e Kursimeve përcakton procedurat e ndarjes së parave të fondacionit “Populli”

Kreditorët e “Popullit” do të marrin 60 % të shumave të depozituara

Vendim i Komisionit të Posaçëm për miratimin e koeficientit të kthimit të shumave huadhënësve të Fondacionit “Populli” Faqe 3

Prokuroria nis hetimet për kryefinancierin e “Gjalliçes”

Kriza politike degjeneron në dhunë

premtimi i Presidentit Berisha në aktivin e njerëzve për të bërë atë një mundësi shpërblimi njerëzit. Është një angazhim human dhe jo djegës. Ka një dallim të madh midis sjelljes së qeverisë shqiptare dhe asaj të opozitës kur shqiptarët kanë një hall. Tre ditë pas rënies së fondacioneve lideri socialist Mejdanit tha se grupi ekonomik i socialistëve po punonte për të shpallur një zgjidhje të mundshme. Kontributi i këtij komisioni ekonomik të partisë vërtet u pa tre ditë më vonë. Ishin djegjet që u bënë në Lushnjë vazhduan në Berat, Vlorë, Fier, Patos, Gramsh, Korçë. Pra kjo nuk ishte një zgjidhje që mund të vinte nga ekonomistë dhe financierë. Ishte një zgjidhje që vjen nga grupe terroriste me përvojë në këtë fushë. Asnjëherë më shumë se kësaj radhe nuk ka dalë në pah karakteri dhunues i së majtës shqiptare. Socialistët dhe e majta ekstreme edhe kur kanë qeveri edhe kur nuk kanë qeveri djegin. Kështu bënë më 1991 kështu bënë edhe tani. Gjithnjë kur njerëzit kanë halle të mëdha dhe kur Shqipëria ndahet më një problem delikat. Pavarësisht dhimbjes së natyrshme që njerëzit patën për humbjen e parave ata nuk dogjën, nuk u bashkuan me djegësit, nuk u bashkuan me dhunuesit dhe pjesën barbare të shqiptarëve që endet akoma në politikë. Zgjidhja socialiste për fajdet u egzekutua pa pjesëmarrjen e fajdexhinjve, pa dhimbjen e tyre. Ajo shkoi në interes të leninizmit shqiptar po aq sa edhe të diskretitimit të forcës më regresive, PS-së dhe grincave të sigurisë si PAD, PSD e ndonjë tjetër. Kur njerëzit të marrin paratë do ta kenë edhe më shumë të qartë se qeverisësit e tyre kurrë nuk mund të jenë shfrytëzuesit e tyre, siç janë socialistët. Kjo është e rëndësishme të mbahet mend nga ata që janë të cilëve u përdor për vandalizma dhe dhimbje të reja. Kriza politike degjeneron në dhunë Gazetarët në shenjëstër të skopinëve, të gomës të policisë Faqe 6

Prononcim i kryeministrit Meksi për televizionin

Ai qytetar që dëshiron që këto para të rrinë në Bankën e Kursimit për të marrë në përqindjen e interesit nga data e ngrirjes së këtyre pasiveve për t’i tërhequr më vonë sepse në fondacion i kishte vënë për ti tërhequr më vonë mund ti mbajë në librezë të kursimit. Nqs nuk dëshiron është e drejta e tij ti marrë në të holla drejtpërsëdrejti. Faqe 3

Sekuestrohet dokumentacioni i kompanisë

Prokuroria nis hetimet për kryefinancierin e “Gjall“ces” Faqe 2

Rrezikojnë 15 vjet burg

Shqyrtohen masat e sigurimit për autorët e djegieve dhe shkatërrimeve

Përkrahet çdo zgjidhje paqësore

Prononcim i kryeministrit Bukoshi pas bisedimeve në SHBA SHBA-të shfaqin gatishmëri për të ndihmuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës në suazat e përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare Faqe 4

1 milion dollarë kostoja e operacionit të shpërndarjes së parave

Do të përballohen nga vetë të ardhurat e bankave Faqe 8

Të majtët i rikthehen dëshpërimit

Manipulimi i njerëzve të dëshpëruar nga humbja e parave i eksitoi jashtë mase krerët e ekstremit të majtë por dëshpërimet e fundit treguan dhe njëherë se sa “të fuqishëm” janë ata në politikë Faqe 3

Sot, sportelet fillojnë shpërndarjen e parave

ndarjes së parave të fondacionit “Populli” Sot, sportelet fillojnë shpërndarjen e parave Faqe 2