Qeveria italiane mbështet përpjekjet e Tiranës
Komunikatë e Ministrisë së Jashtme të Italisë
Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, ka lëshuar të hënën një komunikatë shtypi në të cilën thuhet se Nënsekretari i Punëve të Jashtme, Piero Fasino, ka pritur në vilën Farnesina ambasadorin e Shqipërisë, Pandeli Pasko.
Ambasadori Pasko i ka bërë prezent z. Fasino iniciativat që autoritetet shqiptare kanë ndërmend të marrin lidhur me krizën e kohëve të fundit, të ndodhur për shkak të falimentimit të disa shoqërive financiare.
Z. Fasino ka rikonfirmuar angazhimin e qeverisë italiane për të mbështetur përpjekjet e Tiranës, në rrugën e një demokratizimi gjithnjë e më të madh të jetës politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Kufij për inflacionin, ndihmë për huadhënësit
Konsultë e Presidentit Berisha me forca politike dhe sindikaliste
Të manipulohet me elementë keqbërës të cilët janë të gatshëm të grabisin, të trafikojnë apo të vrasin pavarësisht nga ekzistenca e skemave piramidë apo shembja e tyre është një përzgjedhje shumë e gabuar. Këta elementë menduan se erdhi mbretëria e tyre. Do t’ju siguroj se mbretëria e krimit s’do të vijë ndonjëherë në Shqipëri
Socialistët mbeten përsëri në rrugë Socialistët dhe delegatët e tyre të majtë dhanë edhe një provë tjetër se vazhdojnë të qëndrojnë konsekuentë deri në fund qëndrimit të tyre të mospjesëmarrjes në jetën politike të vendit. Megjithëse rasti i zgjedhur këtë radhë për të refuzuar dialogun është tepër i pavendshëm, sepse ka të bëjë me një fatkeqësi financiare të shqiptarëve, prapëseprapë socialistët dhe forcat e grupuara në Frontin e Kuq, gabimisht besojnë se kanë një rast për të shfrytëzuar në favor të politikës së tyre të destruksionit dhe ironizimit me fatkeqësinë financiare të shqiptarëve. Refuzimi i ftesës së Presidentit të Republikës për të marrë pjesë në një tryezë politike të partive dhe sindikatave ku do të diskutohej për fatet dhe mënyrën e lehtësimit maksimal të kësaj fatkeqësie, ish komunisti iu përgjigj me një cinizëm të pashëmbullt duke e refuzuar atë dhe duke i atribuar vetes këtë refuzim si një veprim të mençur politik. “Argumentet” e gjetura për të motivuar refuzimin, para së gjithash përbëjnë shprehjen e krizës politike të këtyre partive të cilat besojnë kanë një rast për t’u rifutur në politikën shqiptare. Por ndërkaq është e ditur dhe shumë e njohur se momenti i tanishëm të cilin socialistët e përdorën për t’i vënë zjarrin vendit, është zgjedhja më e keqe dhe më e papërshpejtshme që mund të bëjnë një [tekst i prerë]. [Foto: pjesëmarrësit në tryezë] i komisionit qeveritar që të verifikonte edhe njëherë me një grup krejtësisht tjetër nga ai që punoi. Sot pasdite ose në darkë do të shpallet koficenti. Qeveria do të mbajë plotësisht vendimin e saj për të filluar në datën 5 shkurt shpërndarjen e parave të fondacionit “Xhaferi”. AFP:Cili është apeli që do t’i drejtoni qytetarëve shqiptarë? Qytetarëve shqiptarë unë dhe njëherë u bëj apel të ruajnë gjakftohtësinë, të kenë një besim të plotë tek iniciativa e lirë, qeveria se ajo do të favorizojë këtë iniciativë. Vendimi i djeshëm i parlamentit [tekst i prerë]. Para një jave unë i ftova dhe ata nuk erdhën. Unë përsëri do t’i ftoj. Forma e kompanisë “Gjallica” do të jetë përfundimisht aksionere? Jo. Nuk mund ta konfirmoj këtë. Do të jenë investitorët ata të cilët do të përcaktojnë formën e saj. Lidhur me kompaninë “Gjallica” prokuroria ka vendosur konfiskimin e saj pasi ajo nuk ka fuqinë likuiduese për investitorët përqindje. AP: A keni të dhëna mbi gjendjen në të cilën ndodhen depozitëjerët e cilat kanë marrë para me fajde? Ka një komision që heton në këtë drejtim. Komisioni Parlamentar tani po merret me “Gjallicën”. Lidhur me vlerësimin e këtij aktiviteti ligji këtë atribut ua njeh vetëm komisionit parlamentar të pavarur. Republika: Si shpjegoni vendimin e disa kompanive për të ulur përqindjet e interesit. Interesi i lartë, rrezik i lartë. Interesi i ulët rrezik më i ulët. A keni ndonjë informacion lidhur me veprimet e policisë ndaj protestuesve pas protestave të tyre? Dua t’ju siguroj se nuk do të mbahet asnjë qytetar shqiptar i ndaluar pse ka marrë pjesë në protesta përkundrazi do të respektohet plotësisht e drejta e protestës jo e drejta e shkatërrimit dhe e dhunës. Ne jemi dëshmitarë të një vale të pamotivuar shkatërrimesh. Drejtësia do të veprojë pa asnjë lloj nuance partie krejtësisht e pavarur. Shkatërrimi është shkatërrim nëqoftëse ju thoni të tolerohet vendi mund të kalojë në situata të padëshiruara për qytetarët. RD: Disa nga forcat e majta që ju kishit ftuar në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë por kanë organizuar një tryezë tjetër. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë tryezë? Trengaforc at politike që unë kam ftuar nuk morën pjesë. Unë fto va në këtë tryezë të gjitha partitë që kanë fituar 1% e sipër në pushtetin lokal dhe ato që kanë qeveritarë në komuna dhe bashki. Unë inkurajoj dialogun midis të gjitha forcave politike të pjesëshme apo të plota është një praktikë fare normale. BLEDI KASMI
një veprim të mencur politik. “Argumentet” e gjeta për të motivuar refuzimin, para se më e paturpshme që mund të bëjë një parti për të matur prezente në jetën politike të vendit. Dihet se kriza financiare që u shkaktua nga rënia e skemave piramidale, është vlerësuar nga Qeveria e Partisë demokratike si shumë serioze dhe të gjitha përpjekjet e saj, të Parlamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar po synojnë zbutjen në maksimum të efekteve negative financiare nga rënia e këtyre skemave mashtruese. Por ndërkohë që PD dhe Qeveria e saj po bën përpjekjet maksimale duke dhënë zgjidhjet konkrete dhe mënyrën e lehtësimit të humbjes financiare të shqiptarëve, PS dhe aleatët e saj shfrytëzuan momentin e dëshpërimit të njerëzve për të udhëhequr një valë të tërë shkatërrimesh dhe shqetësimi.
Mbështetja Partia Demokratike dhe partitë e tjera së bashku me sindikatat që iu përgjigjën ftesës së Presidentit Berisha për të marrë pjesë në tavolinën e rrumbullakët për të diskutuar rreth zbutjes së efekteve negative financiare nga rënia e skemave piramidale si dhe rrugët e kapërcimit të vështirësive nga disa kompani rentiere që kanë aktivitet prodhues, shfaqën mendimet e tyre për kapërcimin e krizës së fajdeve.
Socialistët duke refuzuar ftesën për dialog zbuluan edhe njëherë tjetër rolin e tyre frymëzues dhe drejtues në shkatërrimet dhe vandalizmat e javës që shkoi si dhe vendosmërinë e tyre në rrugën politike leniniste të intolerancës, mosmarrjes cinizmit dhe abuzimit me fatkeqësinë e njerëzve. Është në stilin e partive të tipit leninist të cilat frymëzimet më të mëdha për veprat e tyre terroriste i marrin në raste fatkeqësish të popullit të tyre, por ndërkaq është po kaq e ditur se shqipëtarët përfundimisht e kanë përjashtuar këtë lloj politike dhe këtë parti nga jeta e tyre shoqërore.
Mospjesëmarrja e ish komunistëve në takimin e thirrur nga Presidenti i Republikës, vështirë se i bën dëm kujt tjetër veçse këtyre partive të mjerave të cilat pas kanë dalë nga politika institucionale nëpërmjet votës së lirë dhe pasi kanë zgjedhur bojkotin politik si mënyrë për të mbetur gjallë e thjesht precedentën e bojkotit duke shfrytëzuar fatkeqësinë financiare të shqiptarëve dhe duke iu kthyer përfundimisht origjinës së tyre; rrugës që të mund të pretendojnë të pushtetin. Por ndërkaq mitingjet e thirrura prej tyre ditët e fundit në Durrës, Lezhë dhe disa rrethe të tjera provuan se ato edhe në rrugë nuk i ndjek kush nga pas.
Presidenti Berisha ftoi dje në një takim në Presidencë, dhjetë partitë politike të cilat marrin pjesë në parlament ose qeverisin bashki, komuna e rrethe apo që kanë fituar mbi 1% në qeverisjen lokale. Ai ftoi gjithashtu tre sindikata më të mëdha të vendit.
Në takim morën pjesë kryetarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Balli Kombëtar, Partisë Bashkimi Socialdemokrat, Partisë Lëvizja e Legalitetit si dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve. Refuzuan të paraqiten përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Aleanca Demokratike si dhe përfaqësuesi i Konfederatës së Sindikatave ish-komuniste.
Në takim forcat politike pasi diskutuan gjerësisht për situatën kërkuan që:
1. Të mos merret asnjë masë që të kapërcejë mundësitë reale të shtetit, të mos rritet inflacioni, pra të mos priten monedha dhe të mos shërohet fatkeqësia me fatkeqësira.
2. Shteti dhe qeveria të përcaktojnë një seri masash për të ndihmuar familjet më të goditura dhe familjet që kanë lënë shtëpinë në këto skema piramidale të trajtohen me kredi si të pastra.
3. Të vendoset transparenca e plotë në të gjitha veprimet lidhur me këto firma.
4. Në komisionin qeveritar të ketë përfaqësues të investitorëve.
5. Kompanitë të duhet të rregullojnë pagat, të heqin dorë nga salltanetet e të dialogojnë me investitorët e tyre.
6. Kompania “Gjallica” duhet të shndërrohet në një shoqëri aksionere e drejtuar nga aksionerët dhe një emisar shtetëror të merret me trajtimin e problemeve të saj.
7. Të zbatohen dhe rigorozitetin më të madh ligji dhe të garantohet mbrojtja me të gjithë forcën e ligjit e institucioneve, pronës dhe jetës së individit.
8. Drejtësia të japë në mënyrë të pavarur përgjegjësinë ligjore ndaj organizatorëve dhe ekzekutorëve të akteve të djegieve dhe shkatërrimeve të javës së kaluar.
Me pas Presidenti Berisha u takua me gazetarë dhe u përgjigj në pyetjet e tyre rreth punimeve të tryezës politike dhe problemeve të tjera që kanë të bëjnë me kompanitë dhe firmat huamarrëse.
Në fillim Presidenti Berisha shprehu keqardhjen që forca tw majtapolitike nuk u paraqitën nw këtw konsultë. Mendoi, tha Presidenti, se dialogu, pjesëmarrja në të shkëmbimi i mendimeve dhe paraqitja e pikëpamjeve është rruga daljes nga konspiracioni, rruga e pjesëmarrjes në demokraci, është rruga e rritjes së rolit për çdo forcë politike. Jam i mendimit se në trajtimin e kësaj krize financiare partia e majta kanë zgjedhur një qëndrim shumë të gabuar. Para së gjithash për interesat direkte të tyre, të anëtarësisë së tyre. Ata mbështeten apo mbështetën në grupe të caktuara të cilat jo që nuk zgjeroinë por minimizojnë këto forca. Të manipulohet dhe të mbështetet një grup aktivistësh dhe fanatikësh të cilët nuk kanë qenë asnjë qindarkë në fondacionet piramidale por për qëllimet e tyre politike mendojnë se pushteti mund të përmbysset me të gjitha format është një praktikë shumë e gabuar dhe e papranueshme. Të manipulohet me elementë keqbërës të cilët i kanë të gatshëm të grabisin, të trafikoijnë apo të vrasin pavarësisht nga ekzistenca e skemave piramidale Këta elementë menduan se elementarët e shërbimeve të tyre mund të përmbysët vrasin pavarësisht nga ekzistenca e skemave piramidale Këta elementë menduan se mund të përmbysët dhe e papranueshme.
Përzgjedhje shumë e gabuar. të përmbysin dhe e papranueshme.
BBC: A ka dalë shifra se në ç’masë do të kompensohen qytetarët nga fondacioni “Xhaferi”?
Koeficienti i fondacionit “Xhaferi” do të dalë sot pasdite për arsye sepse komisioni qeveritar ka vendosur të punohet në kontrolle të dyfishta meqënse numri i faturave ka qenë rreth 1 milion e ca. Ky nuk është numri i investitorëve pasi ai është shumë herë më i vogël por numri i faturave ka qenë shumë i madh unë mendoj se ky është një vendim i mençur.
AFP: Cili është apeli që do apel të ruajnë qetësinë, djeshëm i parlamentit shqiptar për të vendosur një tatim fitimi 10% më të ulët nga ç’ishte 20% është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për të gjithë ata shqiptarë që duan të investojnë dhe të pasurohen me firmat e tyre të ndershme.
Cilat ishin mendimet që u shfaqën në këtë tryezë lidhur me kompensimet kreditorëve nga ana prej këtyre kompanive?
Pati mendime të kundërta si të bëhen koncesione duke aplikuar ligjin e koncesioneve në fusha të përcaktuara. Pati mendime të tjera si të përfundojnë objektet e nisura prej këtyre kompanive, të shihen mundësitë e kreditimit në interes të investitorëve. Pikëpamjet ishin të ndryshme dhe ato do t’i përcjellën qeverisë.
Republika: Nesër njerëzit do të marrin para apo librezat?
Njerëzit do të marrin sot dhe nesër para. Librezat është një mjet i cili të siguron lekët shumë më shpejt. Detyrimisht njerëzit do ti marrin lekë sipas radhës. Nuk do të ketë radhë. Ata të cilët sot do të shkojnë në bankë të marrin librezën dhe pas dy orësh të tërheqin lekët sepse në këtë moment ai shkëputet nga fondacioni që ka depozituar paratë dhe krijon marrëdhënie direkte me bankën. Është menduar se shteti nuk ka mundësi dhe po ofron libreza. Jo zotërinj. Shteti disponon të gjitha mundësitë për t’ju përgjigjur qytetarëve përveç faktorit kohë. Ata të cilët nuk kanë dëshirë të presin ditën kur do tu dalë emri të shkojnë të marrin librezën sot në mëngjes që të marrin paratë në drekë.
KJ: Disa parti të opozitës nuk kanë marrë pjesë në tryezën e iniciuar prej jush duke thënë se është vonë dhe duhet të kishit thirrur më parë. Cili është mendimi juaj?
“Forumi për Demokraci” një shaka politike
“Forumi për Demokraci”
një shaka politike
Një Forum ku janë bashkuar komunistët me ish të dënuarit nga komunizmi dhe ku Çeka e Islami kanë lejuar Kurt Kolën që të jetë nr.1
Faqe 3
Kreditorët tërheqin depozitat e mbetura
Banka e Kursimeve fillon operacionin e shpërndarjes së parave të ngrira të ish-Fondacionit “Populli”
Faqe 2