07/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 shkurt 1997

Dalja nga skemat piramidale nuk do të sjellë krizë ekonomike

Intervistë e Presidentit Berisha, dhënë shërbimit botëror të BBC-së Faqe 3

Masa që të mbahet në këmbë “Gjallica”

Komision nismëtar për Këshillin e Kreditorëve të firmës “Gjallica” për Vlorën

Masa që të mbahet në këmbë “Gjallica”

Kërkojmë mirekuptimin e të gjithë huadhënësve të firmës “Gjallica” për t’i dhënë sado pak kohë këshillit të kreditorëve për të shpallur përpara tyre të gjitha rrugët e mundshme për venien në eficensë të aktiviteteve të firmës dhe mundesimin e shfrytëzimit të pasurive të saj të paluajtëshme në shërbim të huadhënësve, thuhet në letrën e nismëtarëve të këshillit të kreditorëve të firmës “Gjallica” VLORA Grupi i 15 kreditorëve nismëtarë të këshillit të kreditorëve të firmës “Gjallica” në Vlorë ka si objekt të veprimtarisë së tij analizën, drejtimin dhe venien në eficensë të aktiviteteve ... synimin e vetëm fillimin e shpejtë të shlyerjes së detyrimeve të firmës ndaj huadhënësve të saj. Sipas njoftimit të dërguar për mjetet e shtypit, ky grup kërkon së pari organizimin e kontaktit të ... Pamje e Vlorës.

Kreditorët kërkojnë paratë dhe rrëzimin e qeverisë

Dita e dytë e protestave në Vlorë VLORË- Rreth orës 9.30 të ditës ... kreditorëve që janë nga qyteti i Vlorës ... së djeshme një masë e madhe njerëzish u grumbulluan në sheshin e Flamurit të qytetit të Vlorës. Ata filluan të hidhnin parrulla, ku mbizotëronin ajo “Duam paratë tona” dhe të tjera kundër Qeverisë. Pas rreth një orë, turma u drejtua për në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, duke hedhur në të njëjtat parrulla. Për pak çaste turma e njerëzve që qëndruan përpara gjimnazit të qytetit dhe u ka kërkuar nxënësve të bashkohen me të. Ata nuk janë bashkuar ndërsa turma ka vazhduar në drejtim të Universitetit. Atje ka qëndruar për një kohë më të gjatë ndërsakane qëlluar me gurë dhe mjete të tjera mbi policë që kishin dalë në hyrje të këtij objekti. Gjatë gjithë manifestimit policia nuk ka ndërhyrë, por vetëm ka shoqëruar turmën e njerëzve. Deri tani nuk ka konfirmime zyrtare për pjesëmarrësit, por përveç kreditorëve që janë nga qyteti i Vlorës mendohet që në radhët të jenë kryesisht nga fshatrat për rreth dhe nga qytete të tjera. Rreth orës 11.30 turma e njerëzve që protestonte u çvendos nga Sheshi i Flamurit në atë përpara Prefekturës. Për rreth 20 minuta turma hodhi parrullat tashmë të njohura “Duam paratë tona” dhe të tjera kundër qeverisë. Më pas protestuesit u shpërndanë të qetë. Në orët e drekës Sheshi i Flamurit dhe rrugët e tjera të qytetit u kthyen në gjendjen e tyre normale. Por kjo gjendje ka vazhduar vetëm deri në orët e pasdites. Rreth orës 17.00, një turmë prej me se 2 000 vetësh u grumbulluan përsëri ne Sheshin e Flamurit në qendër të qytetit të Vlorës. Me thirrjet e zakonshme “Duam paratë tona” dhe parrulla kundër qeverisë, turma u vijon faqe 3. Protestues në Vlorë.

Mbështetet nisma e kreditorëve gjrokastritë të firmës “Gjall ica”

- Mbi 30 kreditorë të firmës së falimentuar “Gjall ica” në Gjirokastër kanë shfaqur ide interesimi lidhur me kërkesën e një grupi kreditorësh për kthimin e “Gjall icës” në shoqëri aksionere. firmës “Gjall ica” drejtimin dhe venien në eficensë të aktiviteteve ekonomike të firmës “Gjall ica”, të shfrytëzimit të pasurive të saj të pa tundshme dhe përdorimit të çdo mundësia tjetër fitimprurëse me e kontaktit të menjëhershëm me Këshillat e kreditorëve në rrethet e tjera të vendit për të bashkërenduar punën në interes më shumë të konsiderueshme të bollash, u shpreh kjo është një zgjidhje e drejtë dhe e pranueshme. Ndërkaq, pasuria e “Gjall ices” në këtë rreth po kontrollohet prej organeve të prokurorisë e gjykatës. Në kompleksin turistik “Adi Petrol” puna vazhdon normalisht, por gjithmonë e kontrolluar prej këtyre organeve. Përfaqësuesja e zyrës pranë këshillit të rrethit të Gjirokastrës, kushtet depozituara dhe kjo kërkesë, zonjës Afërdita Papamihali, thotë se “nisma e grupit të kreditorëve të Gjirokastrës ka ngjallur mjaft interes. Rreth 30 kreditorë firmosen sot në përkrahje të kësaj kërkese”. Njeri prej kreditorëve të kësaj firme, që kishte vene

Dënohet dhuna dhe shkatërrimet

Prof. Dr. Ylli Vejsiu takohen me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan Xhonas Role dhe Erin Saberi. Të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre, miqtë amerikanë kanë shprehur interes të veçantë për gjendjen ekonomike e politike të Shqipërisë e sidomos për situatën e rënduar sociale të krijuar në disa rrethe pas shembjes së firmave mashtruese piramidale. Z. Vejsiu i njohu përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan me përpjekjet e Qeverisë dhe të Partisë Demokratike për të kapërcyer me sa më pak dhimbje situatën, e cila, sipas tij, është rënduar nga nxitja e forcave ekstremiste të majta, të cilët duke instrumentalizuar manifestimet e kreditorëve, janë përpjekur për të nxjerrë përfitime politike prej tyre. Përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan, duke shprehur brengosjen e tyre për situatën e krijuar, nuk janë pajtuar me dhunën e shkatërrimet, që kanë ndodhur në disa qytete, javën e kaluar, të cilat nuk mund të kenë asgjë të përbashkët me të drejtën e qytetarëve për të kryer paqësisht manifestimet e tyre. Ata kanë vlerësuar dialogun midis partive politike si rrugë të efektshme për zgjidhjen e problemeve, si dhe kanë inkurajuar krijimin e mundësisë nga ana e kreditorëve për të hetuar e njohur gjendjen financiare të firmave ku ata kanë investuar për të mbrojtur interesat ekonomike të tyre. Ata premtuan për një bashkëpunim më të ngushtë e më të efektshëm me Partinë Demokratike në të ardhmen. BLEDI KASMI Ka vazhduar rreth 1 orë e gjysëm takimi i Z. Ylli Vejsiu, sekretar organizativ i PDSH me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan,

Gjendja e tyre është e mirë

Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit TIRANE-Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë njofton se, sipas një bisede telefonike me drejtorin e spitalit të Vlorës, Servet Kojdheli, mësohet se dje në orën 13.30 në këtë spital janë paraqitur dy banorë me dëmtime të lehta. Pasi janë mbajtur për një periudhë kohe në observim, kanë dalë nga spitali me një gjendje të mirë shëndetësore. Në orën 18.30, kanë ardhur në spital dy policë të plagosur me armë zjarri. Plagët ishin shkaktuar në kofshë. Zëdhënësja tha se, sipas z. Kodheli, policët ndodhen akoma në këtë spital, duke iu nënshtruar kontrollit mjekësor. Megjithatë, gjendja e tyre është e mirë. Të dëmtuar të tjerë nuk ka.

Ushtria nuk ka përdorur armë zjarri

Ministria e Mbrojtjes deklaron TIRANE - Ministria e Mbrojtjes ka përgënjeshtruar dje një njoftimin e botuar në gazetat “Koha jonë” dhe “Zëri i Popullit” se ushtria ka ndërhyrë për të shpërndarë turmat dhe se ka qëlluar me armë zjarri në trazirat e djeshme në Vlorë. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes sqaron se “këto njoftime janë krejtësisht të pavërteta, të qëllimshme dhe keqdashëse”. Në bazë të vendimit të parlamentit, pjesë si kufizuara të ushtrisë janë përdorur vetëm në mbrojtje të institucioneve të rëndësishme shtetërore. “Asnjë ushtar, në asnjë rast, nuk është përdorur jashtë detyrave të këtij vendimi”, pohon zëdhënësi i MM. Të gjitha efektivat e ushtrisë, ve në dukje zëdhënësi, po zbatojnë me gjakftohtësi dhe korrektësi të gjitha detyrat e ngarkuara me ligj. “Ushtria do të zbatojë vetëm ligjet kushtetuese në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të institucioneve të shtetit dhe të mbarë shqiptarëve”, përfundon njoftimi i zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Dimensioni social i Qeverisë së P D

Partia Demokratike dhe strukturat e saj në inkurajimin që i bëjnë Qeverisë për të ndërmarrë iniciativa dhe veprime në favor të interesit të qytetarëve shqiptarë, janë nisur pikërisht nga karakteri social i programit mbi reformat ekonomike dhe filozofinë elektorale të saj. Rënia e fondacioneve piramidë si edhe falimentimi i ndonjë firme me bazë rentën do të tërhiqte në eficencë ata elementë socialë që përshkojnë programin e PD-së. Ndërkohë, Partia Demokratike ka deklaruar zyrtarisht se nuk e lidh asgjë me fajdet dhe huamarrjen, me firmat dhe fondacionet mashtruese. Madje PD me fakte dhe argumenta ka bërë të njohur për opinionin implikimin e partive të majta në fondacionet mashtruese drejtpërdrejt apo tërthorazi. Megjithatë Qeveria Demokratike në situatën e krijuar pas falimentimit të fondacioneve mashtruese dhe firmave rentiere mori barrën e rëndë dhe të vështirë për t’iu gjendur pranë qytetarëve çka përmbush nga premtimet e saj themelore elektorale dhe programore në përputhje me filozofinë politike për një shtet social që nënkupton para së gjithash një shtet për qytetarët dhe të qytetarëve. Opozita e majtë si gjithmonë edhe në këtë rast nxitoi të fajësoj Partinë Demokratike dhe përgjithësisht shoqërinë e tregut që po përpiqemi të konsolidojmë, duke nxitur dëshpërimin e qytetarëve nga humbjet financiare dhe duke stimuluar turmat e bandave militante të saj në militante të saj në veprime të dhunshme dhe vandale. Por opozita e majtë për fatin e keq të demokracisë së re shqiptare vetëm mendon se është momenti i duhur për t’iu kundërvënë PD dhe alternativës së tregut që kanë zgjedhur shqiptarët. Sepse asgjë tjetër që nga deklaratat e papërgjegjshme dhe euforike e deri tek thirrjet për të djegur, shkatërruar dhe rrënuar nuk janë zgjidhje, por përpjekje për të zhytur vendin në anarki, për të krijuar përshtypjen se kapitalizmi është antinjerëzor, antin human dhe ant i qytetar, për të çuar Shqipërinë në stadin anarkik të vitit 1991. Opozita e majtë ende nuk ka dhënë asnjë mendim se si mund të zgjidhet kriza financiare që shkaktoi rënia e fondacioneve dhe firmave rentiere, por veçse ka deklaruar se veprimet e Qeverisë së PD nuk janë të drejta ndërsa vetë e majta nuk ofron asnjë alternativë tjetër. Përgjegjshmëria e një Partie politike në jetën e vendit nuk përfundon në mendimin e kundërt, por shfaqet para së gjithash në alternativën që parashtron për të zgjidhur një problem sido që të paraqitet ai. Opozita që bën thirrje për Qeveri Teknike duhet të shpjegojë qytetarëve alternativat dhe mundësinë e zgjidhjes së problemeve nga Qeveria e saj. Hajde që i sajon dhe i shpall sa herë që shoqëria e re shqiptare drejt tregut të lirë përballet me një problem që nuk e ka hasur më parë. Ndërkaq Partia Demokratike dhe Qeveria e saj duke përmbushur një nga premtimet elektorale për një ekonomi sociale tregu edhe në rastin e krizës financiare që shkaktojnë e fondacioneve mashtruese dhe firmave rentiere, mori përsipër që të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë, çka provon edhe njëherë tjetër se PD është e vendosur që të ndërtojë një shoqëri kapitaliste të tregut të lirë pa humbur dimensionin e saj sociale. Fakti se Qeveria ka marrë në mbrojtje interesat e qytetarëve dhe po punon në favor të interesave të tyre ekonomike është dëshmia e pakontestueshme e dimensionit social të shtetit të Partisë Demokratike të cilin për fat të keq nuk po e shfaqin asnjë nga partitë e tjera të spektrit politik shqiptar, madje partitë e majta po punojnë kundër këtij dimensioni human. Kreditorët e mashtruar të “Xhaferrit” zgjedhin librezat e kursimit “Banka ka siguri dhe fitim” Faqe 2 22 përqind interes bankar në vit s’është pak, shprehet qytetari Belishova, ndërsa depoziton pranë sportelit të hapur enkas për depozituesit e rinj