Bashkëpunim i vazhdueshëm për të zhvilluar më tej qëllimet e përbashkëta
Albright i shkruan zv.kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Shehu
Në një letër drejtuar Zv.kryeministrit Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Tritan Shehu, sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright, thekson:
“Në fillimin e punës sime si Sekretare e Shtetit, shpresoj të punoj me ju për çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve tona dhe për të nxitur së bashku interesin tonë të përbashkët, në një botë më të sigurtë, demokratike të përparuar dhe paqësore.
Kam besim se, me bashkëpunim të vazhdueshëm ne do të jemi në gjendje t’i zhvillojmë më tej këto qëllime të përbashkëta. SHBA mbeten të angazhuara ndaj sigurimit të një Europe të pandarë. Në këtë kuptim, konsolidimi i paqes në Bosnjë nëpërmjet zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, është vital për stabilitetin e rajonit. Gjithashtu, është themelore për stabilitetin rajonal që secili vend i rajonit të lëvizë me shpejtësi drejt ndërtimit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut, dhe drejt një baze të fortë për përparimin ekonomik” - përfundon letra e Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright, drejtuar Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm shqiptar, Tritan Shehu.
Mafia e kuqe nuk do të mposhtë kurrë demokracinë shqiptare
Drejtues kryesorë të PS në rrethe si Eduart Alushi, Pëllumb Binaj, Kadri Dimri, Niko Pandeli, Kujtim Rusha, Tajar Bregasi, Sokol Hazizi, Fadil Nasufi e shumë të tjerë, organizuan dhe nderësven terroristët që dogjën Beratin, Lushnjen, Vlorën, Fierin, Korçën, qytete këto që gjatë këtij shekulli nuk i kanë djegur as dhe pushtuesit më të egër.
Këto grupe tani po demonstrojnë me parullat “Poshtë Parlamenti”, “Poshtë dialogu”, “Poshtë PDSH”, “Të vrapojmë në Tiranë se atje rrëzohet Qeveria”. Partia Demokratike fton mbarë qytetarët shqiptarë të ruajnë gjakftohtësinë, të dënojnë dhunën e organizuar nga terroristët dhe mafiozë të kuq që kërkojnë të shkatërrojnë demokracinë, ekonominë dhe gjithçka që kemi arritur në këto vite të lirisë Partia Demokratike u rikujton këtyre aventurierëve se në Shqipëri, pushteti i dalë me votën e lirë, nuk mund të merret me dhunë dhe se stabiliteti i Shqipërisë nuk buron nga skemat dhe skenarët tuaj të dështuara, por nga vullneti i lirë i njerëzve. Mafia e kuqe nuk do të mund kurrë demokracinë shqiptare. Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë pavarësisht nga përkatësia partiake, për të cilët janë të shtrenjta liria dhe vlerat e saj, prona, dinjiteti i tyre dhe i Shqipërisë, arritjet dhe sakrificat tona në rrugën e demokracisë të vlerësojnë me gjakftohtësinë dhe përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare, dhunën dhe terrorin e kuq të organizuar nga PS në bashkëpunim të ngushtë me grupe ish-sigurimsash, mafiozësh të kuq dhe disa kriminelë ordinerë. Drejtues kryesorë të PS në rrethe si Eduart Alushi, Pellumb Bino, Kadi Kadri, Ndini, Niko Pandeli, Kujtim Rusha, Tajar Bregasi, Sokol Haxhia, Fadil Nasufi shumë të tjerë, organizuan dhe dërguan parrullat se atje rrëzohet Qeveria”. Mafia e kuqe, tani kërkon të lirojë zjarrevënësit, grabitësit, trafikantët, bllokuesit e rrugëve, dhunuesit, pra terroristët që dogjën dhe i vunë zjarrin disa qyteteve shqiptare. Ajo për të dëshmuar se për kë punon dhe përkatesinë e vet antikombëtare, shpalli sot në shtypin e saj Vlorën e Ismail Qemalit Beograd, ushtarëve shqiptarë u mohoi gjuhën e nënës, terrorizoi nxënësit e shkollave dhe iu prishi atyre orën e mësimit. Nga zyrat e PS në këto rrethe, çdo ditë drejtues të kësaj partie, ish-ekspertë e dizinformacionit, krabas organizimit të bandave, shpërndajnë krahas organizimit të bandave, shpërndajnë slogane, shpifje, mashtrime për të manipuluar njerëzit e dëshpëruar. arritur në këto vite të lirisë. Partia Demokratike edhe njëherë u shpreh solidaritetin e saj të gjithë atyre qytetarëve që kanë humbur pasuritë në skemat piramidë. Ajo i siguron ata se do të kërkojë nga qeveria të lehtësojë me masa konkrete pasojat e shkatërruara nga humbja e parave. Partia Demokratike fton investitorët e ish-kompanisë “Xhafica” të krijojnë asamblenë e tyre për të vendosur për fatin e pronave të ish-firmës. Ajo u bën thirrje qytetarëve të mos ndjekin verbërisht ato forca, të cilat për qëllime politike dhe sipas një skenari njerëzor e jokombëtar, synojnë t’i krijojnë vendit dhe të gjithë shqiptarëve një dramë shumë herë më të madhe se sa humbjet në skemat piramidë, të mos lejojnë të manipulohet dëshpërimi i tyre nga ata që organizuan piramidat në Shqipëri dhe që me bosët e tyre krijuan frontin e kuq, zhvilluan fushatat elektorale të dështimit mbi këto skema dhe u financuan edhe nga paratë e grabitura nga terrorizmi i organizatës “Hakmarrja e drejtësisë popullore”. Të mos mashtrohen nga ata që me porosi dhe direktivë të shtypin e shërbimeve të tjera, reklamojnë çdo ditë në shtypin e tyre përqindjet përrallore të mashtrimit, me qëllim që të mblidhen sa më shumë humbjen tuaj. Organizatorët, frymëzuesit dhe ekzekutorët e dhunës, bllokimit të rrugës, zjarreve, eksplozivave, Partia Demokratike i paralajmëron me vendosmërinë më të madhe se dhuna do të ketë për të pasoja katastrofike. skemat dhe skenarët tuaj të dështuar, nuk do të mund kurrë demokracinë shqiptare. Ekstremistët të dehur nga dredjet dhe shkatërrimet, tani duan të protestojnë me kërkesën për lirimin e terroristëve. Kështu, ata shpresojnë se do të mposhtin me dhunë drejtësinë e pavarur shqiptare dhe shtetin ligjor. Partia Demokratike i siguron dhe shpreh besimin e saj të plotë se drejtësia e pavarur shqiptare do t’u japë terroristëve ndëshkimin që meritojnë. Ndërsa esadistëve të mjerë, që shpallin sot Vlorën Beograd, Partia Demokratike iu rikujton se Vlora e Flamurit dhe Plakut të madh, qyteti i burrave dhe grave fisnike, njerëzve në nderëshëm dhe punëtorë, Vlora e lebërve trima dhe atdhetarë, nuk do të jetë kurrë qyteti i mafias së kuqe, narkotrafikantëve të cilët shumë shpejt do të përjetojnë fundin që meritojnë. Duke përfunduar, Partia Demokratike Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, aktivistëve, anëtarëve, simpatizantëve të saj të shumfishojnë përpjekjet e tyre për konsolidimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri.
Shqipëria nuk është në krizë
Intervistë e kryetarit të PD Tritan Shehu dhënë Radios BBC
- Nuk mendoj se Shqipëria është në krizë as ekonomike, as nga ana financiare e as politike.
Sepse Shqipëria zhvillimin e saj në këto katër vjet nuk e ka bazuar në skemat piramidë, e ka bazuar mbi investime, mbi prodhimin mbi integrimin, e ka bazuar mbi demokracinë, mbi institucionet demokratike, mbi ligjin, mbi respektimin e tyre dhe ka vendosur të ecë mbi këtë rrugë, mbi rrugën e demokracisë. Pa dyshim ky ishte një problem, një dëm financiar që iu krijua një pjese të qytetarëve në ndarjen hidherimin me ta dhe të përpiqemi në maksimum për të minimizuar dëmin e tyre, por ama kjo, padyshim, nuk do të pengojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë. Faqe 3
Socialistët përsëritin përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të rimarrë pushtetin
Tritan Shehu për Radion “Zëri i Amerikës”
Faqe 3
Demokratët e Tiranës sot në miting
“Çdo njeri duhet të ketë të qartë se me falimentimin e disa prej firmave rentiere, ekstremi i majtë po abuzon duke synuar të rrëzojë përmes dhunës demokracinë.”
“Çdo njeri duhet të ketë të qartë se me falimentimin e disa prej firmave rentiere, ekstremi i majtë po abuzon duke synuar të rrëzojë përmes dhunës demokracinë. Ndaj të gjithë demokratët do të mblidhen për të mbrojtur demokracinë dhe votën e lirë të tyre. “Apeli i liderit të PD-së, së Tiranës, Brojka i është drejtuar të gjithë banorëve të kryeqytetit duke i kërkuar atyre të demonstrojnë paqësisht dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë ekstremit të majtë, se kur vjen puna për mbrojtjen e demokracisë, mbrojtësit e saj janë më të fuqishëm se ata që duan ta shkatërrojnë atë
Forumi për Antidemokracinë, kërcënim serioz për stabilitetin në vend
Vejsiu dhe Memia dënojnë mitingun e sotëm të ekstremit të majtë
Faqe 3
Qytetarë distancohuni nga terroristët
Deklaratë e Degës së PD për rrethin e Vlorës
Faqe 3
Me terroristët e kuq nuk ka tolerancë
- Kush ndjek pas me thirrjet e tyre për të shkelur ligjin, ekstremistët e mbledhur me të ashtuquajturin “Forum për Demokracinë” kërkon destabilizimin e vendit dhe si i tillë do të marrë përgjigjen që meriton.
- Demokratët nuk do të lejojnë kurrsesi që një minorancë terroristësh të kuq të krijojnë destabilizim në vend.
Faqe 3