09/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 shkurt 1997

Shehu fiton partitë në konsultë mbi problemin e fajdeve

Iniciative e kryetarit të PDSH-së Zoti Tritan Shehu, kryetari i PDSH-së, ka ftuar të gjitha partitë që kanë marrë mbi 1 për qind të votave në zgjedhjet lokale, që ditën e premte, më 14.2.1997, në orën 11.00, të marrin pjesë në një konsultë mbi problemin e fajdeve, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Tirana nuk proteston me të majtët

PD - Parti e pages së pamposhtur Humbja e parave në skemat piramidale nuk mund të zëvendësohet me dashurinë për Partinë Socialiste dhe të majtët e tjerë. Më së njohuri e është bërë qartë kjo gjë nga shqiptarët vajtësve për një grimë electorant. Aq më pak u bie ndërmend njerëzve se ka apo nuk ka socialistë në Shqipëri apo edhe përtej Shqipërisë këto ditë kur rrënia e skemave piramidale ka vënë në hall mijra e mijra njerëz. Këtë e ka vërtetuar më së miri edhe lajmerimi për grumbullim të paligjshëm në sheshin “Skënderbej”. Fare pak fajdexhiu gjenden në rrugët e Tiranës dhe disa dhjetra socialistë që të konsumonin së paku dëshirën për të bredhur në qendër të qytetit. Vesh i shurdhër i tiranasve për lajmerimet ndjellakeqe në shtypin e majtë dhe po kaq edhe për thëniet të tipit ’91 të Kastriot Islamit apo Rexhep Mejdani. Socialistët duhet të presin që të bie edhe ndonjë tërmet në Shqipëri ku mund të mbyten edhe shumë socialistë apo të shëmbën seli të saj për t’u rikthyer tek rresht i protestës. Manipulimi me dhimbjen e të tjerëve personifikon mungesën e humanizmit dhe të gadishmërisë për të ulur sadopak atë dhimbje. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk ka shprehur ende bashkimin e tyre me dhimbjen e të tjerëve por në të parën fjalë kanë thënë se ju vodhën, që në koshiencë e socialistëve apo të ish-komunistëve të tjerë do të thotë se ata që vidhën edhe nuk janë shumën normal dhe kanë lehtësisht të manipulueshëm. Nuk është hera e parë që të majtët ish-komunistë shprehin për masat e gjera të shqiptarëve përbuzje dhe mos përfillje. Ky qëndrim i tyre i përforcuar me shumë se kurrë këto ditë është i misheruar më së shumti në apelet e tyre dhe rrugët që ata sugjerojnë në këtë situatë. Ndërsa kërkojnë vërshimin e shqiptarëve në protesta, zgjidhja e sugjeruar prej tyre është sjellja e Daut Gumenit, Fatos Lubonjës e Kurt Kolës në krye të ashtuquajturit Forum Demokratik; bile na sqar… ata sugjerojnë në këtë situatë. Ndërsa kërkojnë përshkrimin krye të të ashtuquajturit Forum për Demokracinë bile pa spjeguar se pari se ku i kanë gjetur këta njerëz. Tërë kapaciteti i opozitës moderator sipas këtyre të treve parashikon zgjidhje ndërtimin e një qeverie teknike e cila merr përsipër dialog. Nuk përmenden milionat e humbura në piramida dhe skema për të bërë sadopak të riparueshme këtë dramë por veç kërkohet një ndarje e pushtetit mes të gjithëve për të mos qenë i askujt. Qeveria e tyre thonë se do të krijojë kushte për dialog. Një militantizmë ordiner mund të thuhet për këtë mënyrë të paraqitjes së problemeve apo ideve të një grupi që nuk ka më pak se dhjetë parti, natyrisht disa prej tyre më të vogla se një seksion i PD-së në Karaburun. Historia e protestave të socialistëve ka marrë fund. Përfshirja e tyre në një protestë tjetër që kap shumë herë më tepër se sa elektorati real i socialistëve, të tjerë s’është nevoja t’i numërosh, e lë në një këtë forcë politike. Ajo mbetet e shpërbërë dhe jashtë parametrave dhe zgjidhjeve që synojnë protestat e qytetarëve të cilat në fund të fundit konvergojnë në dëshirën për të marrë para. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se socialistët as nuk mund të rigjenerojnë dëmet e piramidave dhe as nuk janë në gjendje të konceptojnë një rigjenerim të tillë. Po kështu edhe Daut Gumeni, Kurt Kola, Fatos Lubonja pavarësisht faktit se kanë vuajtur në burgjet e komunizmit ose pikërisht për këtë fakt. Sozité e Kastriot Islamit, Neritan Cekës dhe Skënder Gjinushit mishëruar tek këta të tre nuk mund të fshehin komunizmin e tyre apo bashkëpunimin e hershëm me komunistët. Ata vetëm mund të shprehin diferencat politike të secilit si edhe pamundësinë për të qenë të ballafaquar direkt me njerëzit në një ditë jo të mirë të tyre. Shmangia nga ky ballafaqim dhe transferimi i kryesive tek tre forumet shpreh mungesën e dëshirës për të qenë pranë problemeve të vendit ashtu siç edhe janë shprehur socialistët. Por edhe po të mos e kishin bërë këtë mutacion politik përsëri ata nuk do të kishin mundësi të riparonin gjëllë që kanë marrë në të dyzetën e vitit që shkoi. Gjithësesi protestat e njerëzve për para janë të ligjshme. Pa ligjshme të paktën moralisht është vjedhja e protestave apo dëshira për të vjedhur protestat dhe kjo është e paligjshme deri në shkallën e djegies e dhunës në emër të këtyre protestave. Tirana dje ka treguar se nuk mund të shiten protestat tek të majtët, terroristët, djegaxhinjtë, komunistët, sigurimsat. Tirana nuk proteston me të majtët. SAMI NEZA

Në pankartat e protestuesve duken shkrimet: “NO MORE TO OUR FUTURE” dhe “GO F...”;

Aktet e dhunës - të papranueshme

Presidenti Berisha ka mirëkuptim të plotë për dëshpërimin e qytetarëve Legjislacioni shqiptar u siguron të gjithë qytetarëve, përfshirë huadhënësit që humbën paratë në firmat piramidale, të drejtën të manifestojnë paqësisht dhe partive politike të drejtën të shprehin qëndrimet e tyre politike në protesta paqësore, por gjithmonë duke respektuar ligjin. Zëdhënësi i Presidentit njofton se Presidenti Berisha, ndonëse ka mirëkuptim të plotë për dëshpërimin e qytetarëve që kanë humbur paratë e tyre në firmat piramidale dënon si të papranueshme të gjitha aktet e dhunës dhe i konsideron dhunën ndaj politikanëve e gazetarëve si një veprim të dëmshëm, për të cilin i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet.

Ka dritë të mjaftueshme për ata që duan të shohin

Dje në Tiranë PD tregoi se është një parti e paqes së pamposhtur, një mazhorancë kombëtare që ka shumë arsye të mbrojë paqen, rendin, qetësinë. Të frenojë prirjet agresive, anarkike të një grupi terroristësh të kuq që duan të inkriminojnë një komb. Prerë orësën të paradites qindra simpatizantë të PD parakaluan me makina në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” dhe qendrën e kryeqytetit, me flamuj kombëtar dhe të Evropës së Bashkuar. Pyetjes sonë për shkaqet e kësaj mënyre protestimi qytetari S. M. banor i rrugës “Sh. Ishmi” u përgjigj “Mëngjesë policia nuk na la jetë manifestonim në sheshin ‘Skënderbej’ ne zgjedhëm këtë formë për t’iu përgjigjur terroristëve të kuq, dhe mafies së kuqe që thirrën, paprishur rendin, pa penguar trafikun”. Forcat e errëta të cilat morën revanshin prej disa ditësh, duke keqpërdorur tolerancën e pakufishme të partisë në pushtet, tashmë duhet ndalur. Shkrimtari i shquar I. Kadare thotë se “Çdo gjë ka një kufi në këtë botë”. S. Cvajg duke iu referuar prirjeve të illa shkakëtruese me të cilat qytetërimet janë ndeshur shpesh porosit. “Çdo bashkësi njerëzore që mbahet nga fryma fetare apo kombëtare, për të mos u shpërbërë e sheh veten të detyruar të frenojë prirjet agresive,… anarkike të individit dhe t’i mbajë ato të nënshttruara prapa digave të të quajtura moral dhe ligj”. Qysh prej orëve të para të mëngjesit deri në orën 11.00 të ditës, selia e PD në Tiranë është vizituar prej mijëra njerëzve banorëve të kryeqytetit. Një pjesë e madhe kanë ardhur për të kërkuar sqarime pse nuk u është lënë sheshi “Skënderbej” për manifestuar, kundër terrorizmit të kuq, të tjerë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur qoftë edhe me jetën e vet demokracinë, rendin, pronat. Ndërsa një pjesë shumë e madhe kanë qëndruar deri në orët e vona të mbrëmjes para PD-së si seli. E Meta, militant i vjetër i PD i revoltuar thotë: “Tashmë është e qartë se këtu nuk po bëhet fjalë thjesht për humbjen e parave në skemat piramidale. Terroristët e kuq duan të marrin pushtetin. Këtij drejtuesi të seksioneve të para të PD-së në Kombinat, i janë pushkatuar të atin nga komunistët, para rreth 50 vjetësh duke e lënë vetëm 3 vjeç. I morën pronat, e internuan e burgosën. Ata përsëri kërkojnë pushtetin, fshehur pas termave ekonomike. Fajde, kompensim, koeficient, etj. Duke u vijon faqe 3

partive politike të drejtën për të shprehur qëndrimet politike në protesta paqësore, por gjithmonë duke respektuar ligjin

gjitha aktet e dhunës dhe e dënueshëm, për të cilën i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet. Presidenti dënon dhunën kundër forcave të rendit, pronës dhe pasurisë shtetërore e publike dhe thekson se shoqëria e hapur demokratike krijon kushte për të gjithë individët që të shprehin hapur idetë dhe qëndrimet e tyre jo me dhunë por me dialog apo në protesta paqësore. politike në protesta paqësore, por gjithmonë duke respektuar ligjin. Ai fton opozitën dhe qytetarët të respektojnë ligjet se veprimet e paligjshme krijojnë kushte që situata të mos dominohet nga policia dhe të shfrytëzohen nga ekstremistët.

Gjendja e krijuar nuk mund të zgjidhet me dhunë

Pikëpamjet e qeverisë amerikane lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri Falimentimi i skemave piramidë ishte një goditje e rëndë për një vend të varfër si Shqipëria, e cila vazhdon të bëjë përpjekje të medha për të kapërcyer vështirësitë e gjithanshme, të shkaktuara nga 50 vjet të sundimit komunist. Javët e fundit, shqiptarë të zemëruar, kanë dalë nëpër rrugë, për të shprehur protestën e tyre lidhur me falimentimin e disa skemave mashtruese, investimesh, ku shumë njerëz kishin depozituar kursimet e të gjithë jetës së tyre. Në një numër qytetesh demonstratat u shoqëruan me akte dhune dhe djegien e disa ndërtesave qeveritare. Kriza lindi si pasojë e një skeme piramidale, investimesh, të disa kompanive, të cilat patën grumbulluar depozita tepër të mëdha, duke premtuar përqindje shumë të larta interesi. Sipas disa vlerësimeve, shuma e përgjithshme e depozitave në këto kompani duhet të ketë qenë rreth 1 miliard dollarë. Këto lloj skemash quhet skema piramidë, sepse paratë e depozituara nga një bazë gjithnjë e më e zgjeruar investuesish të rinj përdoren për të paguar investitorët e mëparshëm. Kur depozitat e reja bëhen të pamjaftueshme për të paguar përqindjet e premtuara të interesit, piramida shembet. Kjo është duke ndodhur tani në Shqipëri. Si kundërpërgjigje njerëzit janë hedhur në demonstrata, për të protestuar, siç mendojnë shumë prej tyre, kundër pafuqisë së qeverisë për të kontrolluar skemat piramidë. Mbi 100 protestues janë arrestuar. Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar shumë prej drejtuesve të këtyre kompanive, të cilët mund të dënohen deri me 20 vjet heqje lirie. Qeveria ka filluar të kompozojë personat që kanë investuar në këto firma nga llogaritë e tyre të bllokuara në bankat e shtetit. të shkaktuara nga 50 vjet të sundimit komunist. Ekonomia e Shqipërisë vazhdon të mbështetet te bujqësia, megjithëse në një numër qytetesh të medha e të vogla po rritet, gjithnjë e më shumë, sektori i tregtisë. Përgjithësisht, edhe gjatë vitit 1996 rritja ekonomike e vendit ishte e lartë rreth 6 për qind. Transformimi ekonomik i vendit ka çuar në ngritjen e një klase të mesme, por shumë janë demtuar nga skemat piramidë. Shtetet e Bashkuara e kujtojnë që skemat piramidë, të pakontrolluara nga ligjet në fuqi, u kane krijuar shqetësime dhe vështirësi të medha shumë shqiptarëve, por gjendja e krijuar nuk mund të zgjidhet me dhunë. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara mirepresin thirrjen për mbajtjen e një tryeze të rrumbullakët, shumëpartiake, për gjetjen e një zgjidhjeje për problemet ekonomike dhe politike në Shqipëri. Dialogu dhe bashkëpunimi janë rrugët, që shqiptarët duhet të ndjekin, për të bere Shqipërinë një vend demokratik e të begatë.

Mijëra banorë të Tiranës manifestojnë denjësisht përpara selisë së PD dhe rrugëve të kryeqytetit në mbrojtje të demokracisë dhe ligjit

Mesazh urimi i Presidentit Berisha për besimtarët muslimanë me rastin e ditës së madhe të Bajramit

Ditë e dashurisë sublime ndaj Zotit Në festojmë sivjet ditën e Bajramit me shpresën e madhe në përpjekjet tona për demokracinë dhe idealet tona kombëtare, me besimin e madh në realizimin e dëshirave dhe aspiratave të të gjithë shqiptarëve Me rastin e ditës së madhe të Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë shqiptarë kudo që ndodhen u uroj nga zemra: Gëzur dhe për shumë vjet ditën e Bajramit! Besimtarët muslimanë, pas një muaji agjërimi gjatë të cilit ata ndanë së bashku mes tyre vuajtjen, bujarinë, bamirësinë, dashurinë, përballuan provën fiznike e të ndërgjegjshme të vetëqëndresës dhe të vetëzotërimit duke triumfuar ndaj të keqes e tundimeve të saj. Kjo ditë, në emër të respektit dhe dashurisë sublime ndaj Zotit, bashkon sot të gjithë besimtarët shqiptarë në sofrën e madhe të mirësisë, respektit, harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe vëllazërimit. Ne gjithë shqiptarëve. Edhe njëherë ju uroj të gjithë besimtarëve gëzuar festën e Bajramit. Mirësi sjelltë për të gjithë kombin tonë, për të gjithë vatrat tona shqiptare. Lavdi Zotit!

Gëzuar për shumë vjet Bajramin e Madh!

PDSH uron besimtarët për festën e Bajramit të Madh Ne të bashkuar sivjet ditën e Bajramit të Madh me shpresën e madhe në përpjekjet tona për demokracinë dhe idealet tona kombëtare, me besimin e madh në Zot, për të realizuar dëshirat dhe aspiratat, të realizimin e dëshirave dhe aspiratave të të gjithë shqiptarëve. Ne të bashkuar sivjet ditën e Bajramit të Madh idealet tona kombëtare, me besimin e madh në Zot, për të realizuar dëshirat dhe aspiratat, të realizimin e dëshirave dhe aspiratave të të gjithë shqiptarëve. “RD”: Gëzuar Bajramin e Madh Redaksia e gazetës “RD” uron të gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e “Bajramit të Madh” për një jetë më të begatë, plot paqe e harmoni në familje e shoqëri. Kjo festë simbolike sjell në shpirtin e çdo besimtari dashuri ndaj Zotit, Atdheut dhe njëri-tjetrit, për përkushtimin ndaj Kombit tonë dhe Demokracisë.