Pas kërkesës së deputeteve të Vlorës Projektligji për gjendjen e jashtëzakonshme i paraqitur nga Qeveria nuk u shqyrtua në Parlament. Grupi Parlamentar i PD ka refuzuar diskutimin e tij dhe është shprehur në mbrojtje të vlerave të demokracisë dhe qytetarisë shqiptare
Mbrëmë Grupi Parlamentar i PD ka refuzuar shqyrtimin për diskutim në Parlament e projektligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave të rendit publik. Deputetët e Partisë Demokratike pasi u njohën me projektligjin u shprehën se ata kurrë nuk do të jenë në anën e dhunës. Ata shprehën shqetësimin për gjendjen e rëndë të krijuar në qytetin e Vlorës dhe qytetet e tjera të Shqipërisë nga falimentimi i skemave piramidale. Për deputetët e PD duke kuptuar qartë dhimbjen e qytetarëve për humbjen e shkatërruar dhe spekulimet që po bëhen me nervozizmin e qytetarëve për këto drama të tyre nga ekstremistët e majtë shprehen solidaritetin e tyre me qytetarët dhe vendosmërinë për të zgjidhur problemet e krijuara e qytetarëve për këtë dramë të tyre nga ekstremistët e majtë shprehën solidaritetin e tyre me qytetarët dhe vendosmërinë për t’i zgjidhur problemet e krijuara në mënyrë të kulturuar nëpërmjet dialogut të sinqertë. Në kemi besim e theksua në Grupin Parlamentar të PD-së „në vlerat qytetare dhe demokratike të vlonjatëve dhe shqiptarëve në tërësi. Këshilli i Ministrave i paraqiti dje Kuvendit Popullor projektligjin të rendit publik”. Projektligji merr shkas nga situata e rëndë e shkaktuar nga veprimet antiligjore me pasoja të rënda për rendin e sigurinë publike në rrethin e Vlorës, për funksionimin normal të institucioneve shtetërore dhe për garantimin e lirive dhe të drejtave individuale të shtetasve. Përmbërës kryeministri Meksi i kërkoi Kuvendit Popullor shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij. Kuvendi Popullor diskutoi mbrëmë rreth kërkesës së kryeministrit dhe i kërkoi atij paraqitjen e projektligjit përkatës. Projektligji i paraqitur, sipas qeverisë synonte të mënjanonte boshllëkun ligjor në lidhje me modalitet, masat dhe garancitë ligjore në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi i projektligjit, siç thuhej në relacionin përcjellës të tij, është që të bëjë përcaktimin ligjor të faktorëve që çojnë në cenimin e rëndë të rendit publik që sjell si pasojë gjendjen e jashtëzakonshme, të sanksionojë bazën ligjore për shkallën dhe parametrat kufizues në të drejtat kushtetuese të shtetasve, si dhe të vendosë mekanizmat e nevojshme ligjore për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme për mobilizimin e segmenteve institucionale për neutralizimin e eliminimin e faktorëve antiligjorë, shkaktarë të gjendjes së jashtëzakonshme. Pas diskutimeve në grupin parlamentar të PD-së kryetari i parlamentit 2. Pjetër Arbnori hapi seancën dhe ftoi deputetët të zinin vendet e tyre. Arbnori deklaroi se grupi parlamentar i PD-së pasi dëgjoi kërkesat e deputetëve të rrethit të Vlorës vendosi që të mos e shqyrtojë projektligjin mbi gjendjen e jashtëzakonshme. Kështu u mbyll seanca parlamentare e djeshme.
Refuzohet projektligji i Qeverisë “Për gjendjen e jashtëzakonshme në rastet e cenimit të rëndë të rendit publik”
Protestuesit nuk konfrontohen me policinë
Edhe dje protesta në Vlorë
- Zhvillohet ceremonia e varrimit të Artur Rustemit - Terroristët e kuq djegin selinë e Partisë Demokratike të rrethit Dje pati grumbullime të reja dhe disa mijëra qytetarëve vlonjatë të cilët morën pjesë në ceremoninë e varrimit të shtetasit Artur Rustemi. Ministria e Brendshme nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë mbrëmë, bëri të ditur se shtetasi Rustem ishte qëlluar me armë zjarri nga persona brenda turmës. Rreth orës 10.00, gjatë kohës që po zhvillohej ceremonia e varrimit të të ndjerit, persona të paidentifikuar i vunë zjarrin godinës së degës së Partisë Demokratike të rrethit Masa e madhe e njerëzve, që u nis nga shtëpia e Artur Rustemit, e nderoi ceremoninë e varrimit në një manifestim ku u hodhën parrulla të ndryshme kundër qeverisë. Kortezhi me trupin e viktimës u drejtua në fillim në sheshin e lagjes së Skelës, pastaj në Sheshin e Flamurit. Përtej kortezhit u drejtua për në varrezat e qytetit, ku u zhvillua edhe ceremonia e varrosjes së viktimës. Ndërkohë institucionet zyrtare lokale pezulluan punën e po ashtu edhe të gjitha njësitë e tjera tregtare. Masa e njerëzve, pasi qëndroi pak çaste në Sheshin e Flamurit, u shpërnda rreth orës 13. Përsëri dje pasdite në qytetin e Vlorës ka patur grumbullime. Njerëzit janë mbledhur në Sheshin e Flamurit. Disa mijëra vetë në këte shesh demonstrojnë qetësisht. Nuk ka konfrontime dhe policia ka qëndruar në distancë. Rreth 300 qytetarë nga Fieri, duke kaluar urën e Mifolit, janë bashkuar me demonstruesit vlonjatë. … gëndruar në distancë. … Shqipëri … të vështirësisë … përmes analizave të kujdesshme … kapërcyer vështirësitë … [tekst i prerë] “Do të dëshironim- shtoi ai- se çfarëlloj ndihme mund t’i akordohet eventualisht Shqipërisë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë ekonomike, financiare dhe politike”.
Nisma italiane për ndihma ndërkombëtare
Deklaratë e Ministrit të Jashtëm italian Lamberto Dini
Italia po përpiqet që të sensibilizojë komunitetin ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur mënyrën më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë që të dalë nga kriza e vështirë e këtyre javëve. Ky është në thelb pozicioni i shprehur sot në Monteçitorio nga ministri i Jashtëm italian, Lamberto Dini, duke folur me gazetarët.
Sipas shefit të diplomacisë italiane, duhet gjetur mënyra për të kapërcyer vështirësitë nëpërmjet analizave të kujdesshme të asaj që ka ndodhur, “që rrjedhën nga falimentimi i shoqërive financiare piramidale, pas së cilave fshihen “mashtrime” të vërteta.
“Do të shohim- shtoi ai- se çfarëlloij situatë të vështirë ekonomike, financiare dhe politike”.
Ndihen mungesat e
Dokle dhe Ceka
Europa kërkon të shpëtojë Shqipërinë nga të kuqtë
- P disa vende të Europës e sidomos fqinjët tanë Italia e Greqia po përpiqen të ndihmojnë Shqipërinë për të dalë nga gjendja e krijuar ndërsa krerët e opozitës vazhdojnë të bëjnë thirrje për djegie, vrasje e shkatërrime
Faqe 3
Ndihen mungesat e para të produkteve ushqimore
Kanë filluar të ndihen mungesat e para ushqimore në tregun e Vlorës. Kështu në orët e mbrëmjes së djeshme nuk gjendej bukë në disa njësi të qytetit.
Ndërkohë janë ngritur çmimet në mjaft produkte të tjera si oriz, miell, vaj, sapun, fruta. Rritja e çmimit luhatet deri në 20-25 për qind më tepër se një javë më parë. Priret që çmimet të rriten edhe më tej në të ardhmen, kjo sepse njerëzit e trembur nga një mungesë e mundshme e tyre të ardhmen tentojnë të blejnë më sa sasia të medha.
Gjendjen e ka rënduar edhe mos hyrja e produkteve të ndryshme ushqimore nga Italia, me të cilën Vlora ka vëllim të madh të tregtisë. Prej datës 5 shkurt porti i Vlorës është mbyllur dhe në të nuk hyn asnjë vapor apo traget.
Burime të ndryshme bëjnë të ditur se nëqoftëse Porti i Vlorës do të jetë i bllokuar edhe në ditët e ardhshme atëherë rritmika e mungesës së produkteve në tregun vlonjat do të jetë e lartë e po ashtu edhe rritja e çmimeve të tyre.
Dokle dhe Ceka përbuzën nga protestuesit
Një pjesë e demonstruesve në Vlorë veçohen nga liderët e opozitës
Dje pasdite në Vlorë liderët e opozitës së majtë, Namik Dokle dhe Neritan Ceka kanë ndarë në dy pjesë protestuesit që demonstronin në sheshin e Flamurit.
Ata janë futur në mesin e demonstruesve duke menduar duke thirrur parrulla që nuk kishin të bënin me ato protestohet në Vlorë.
Më pas grupe njerëzish janë shkëputur nga turma, duke e ndarë masën e protestuesve në dy pjesë. Burime okulare thonë se grupi që u shkëput ishte shprehje e pakënaqësisë dhe mosaprovimit të natyrës politike që mori grumbullimi nga prania e rapsodëve të së majtës.
Bashkëpunimi mes ushtrive, i dobishëm
Presidenti Berisha priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Gjeneral Athanasios Tzoganis
Dje mbasdite Presidenti i Republikës Sali të Greqisë, Gjeneral Athanasios Tzoganis
Presidenti Berisha u shpreh i kënaqur me nivelin e miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm dhe në rritje midis dy popujve dhe vendeve tona dhe theksoi se koperimi në fushën ushtarake përbën një element të rëndësishëm të këtij procesi. Ai vlerësoi të dobishëm bashkëpunimin midis dy ushtrive tona në kuadrin e partneritetit dhe i cilësoi manovrat e sapoënkruara si një hap i rëndësishëm në konkretizimin dhe konsolidimin e këtij bashkëpunimi. Gjithashtu Presidenti Berisha shprehu vlerësimin e tij për interesimin e veçantë të Presidentit Stefanopulos dhe të Kryeministrit Simitis në miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Gjenerali Tzoganis pasi vuri në dukje ecurinë e reformës të ushtrisë sonë, shprehu gadishmërinë për të zhvilluar më tej miqësinë dhe bashkëpunimin në fushën ushtarake.
Presidenti Berisha priti shefin e Shtabit të
Mafia italiane pjesëmarrëse në turbulirat e fundit të qytetit të Vlorës
Deklaron shefi i policisë së fshehtë italiane Alesandro Pansa
Duar[t] e mafias italiane në skandalin financiar të fondacioneve mashtruese në Shqipëri
Mafia italiane ka një shtyllë në skemat shqiptare të investimit
Shefi i anti-mafias Pier Luixhi Vinja, konfirmoi se zyra e tij “është informuar rreth pranisë së krimit të organizuar në skandalin shqiptar”
Deklaron shefi i policisë së fshehtë italiane Alesandro Pansa
Mafia italiane pjesëmarrëse në turbulirat e fundit të qytetit të Vlorës
Duar[t] e mafias italiane në skandalin financiar të fondacioneve mashtruese në Shqipëri
Mafia italiane ka një shtyllë në skemat shqiptare të investimit
Shefi i anti-mafias Pier Luixhi Vinja, konfirmoi se zyra e tij “është informuar rreth pranisë së krimit të organizuar në skandalin shqiptar”
Faqe 3
Sot në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike Shqiptare organizon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDSH-së.