PD-garanci për demokracinë në Shqipëri
Presidenti Berisha në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike
Është jetike që ne të kërkojmë mbështetjen e të gjithë aktivistëve, simpatizantëve dhe elektoratit të Partisë Demokratike, para së gjithash të demokratëve që kanë humbur paratë në fajde. Por kjo mund të arrihet së pari, pasi ne t’u themi haptas atyre se ndonëse përgjegjësi kryesore direkte për huamarrjen - dhënien private e ka qytetari i lirë, individi i lirë dhe se ajo është element i iniciativës së tij të lirë, përsëri ne si parti, si Qeveri, unë si President, të gjitha institucionet, të gjitha forcat politike kanë përgjegjësinë e tyre
zgjedhësve të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera demokratike për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat e saj, për të mos lejuar që një humbje të erresojë dhe të nxijë të ardhmen tonë. Ju ftoj të angazhohemi në një dialog intensiv, të barabartë me një fushatë elektorale me të cilin të parandalojmë zhvillimet kërcënuese për të ardhmen e stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit. Me këtë rast dua t’u them me të gjithë aktivistët, militantët, simpatizantët, elektoratin e Partisë Demokratike dhe me të gjithë shqiptarët e ciltë janë të vendosur të kapërcejnë problemet dhe vështirësitë e krijuara nga rënia e skemave piramidale dhe të luftojnë kundër dhunës dhe flakëve të terrorit të kuq, të denoncojnë ato sepse, siç theksoi Presidenti Berisha, këto flakë cënojnë të drejtën jo vetëm ato që kemi realizuar deri më sot, por lirinë, dinjitetin, pronat dhe të ardhmen tonë. Në këtë dialog, theksoi Presidenti, mund të arrihet së pari, pasi ne të bëhemi hapta atyre se ndonëse përgjegjësi kryesore direkte për bombardimin - dhe se ajo është elementi i iniciativës së tij të lirë, përsëri se të gjitha forcat politike kanë përgjegjësinë e tyre. Ne nuk duhet të presim që terroristët e kuq që ndërtuan fushatën elektorale mbi skemat piramidale dhe i grabitën dhjetra miliona zgjedhësve shqiptarë të mbajnë demokracinë peng të dhunës së verbër të spekullonjë dhe provokojnë dhimbjen dhe dëshpërimin e qytetarëve, por të njohim, të analizojmë gabimet tona për t’i korrigjuar ato. Së pari, ne duhet t’u kërkojmë të falur qytetarëve për mospajtimërimin në kohë për rrezigjet e këtyre skemave. Javë më parë, në këtë sallë, unë me sinqeritet u kam kërkuar të falur dhe shërish u kërkoj falje të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë të cilët në rastin e një paralajmërimi tim për rrezikun e interesave të larta, nuk do të kishin vendosur paratë në këto skema dhe kjo përgjegjësi se për çdo gjë është e qartë se interesat e larta mbartin me vete rreziqe të larta. Po kështu, përgjegjësi u vërejti edhe në hartimin e miratimin e ligjit për transparencën e këtyre skemave, sikundër dua të theksoj se pas miratimit të ligjit të Bankës së Shtetit mbi ndalimin e depozitave përveçse nga bankat, nuk është ushtruar e drejta institucionale për garantimin e funksionimit të këtij ligji nga institucionet përkatëse dhe angazhimi i gjykatave nga këto institucione për zgjidhjen e konfliktit ligjor ndërmjet Kodit Civil që njeh huamarrjen-dhënien me kamata si një të drejtë patjetërsueshme dhe ligjit që ndalon depozitat. Unë mendoj se qytetarët me të drejtë pretendojnë një transparencë të plotë për të gjitha këto probleme dhe megjithë përpjekjet që kemi bërë kjo transparencë nuk është realizuar plotësisht. Duke njohur përgjegjësinë tonë morale, unë mendoj se përveçse konsolidojmë mbështetjen tonë tek njerëzit, rrisim besueshmërinë tonë tek ata dhe angazhimin në një zgjidhje të përbashkët të problemeve të krijuara. Ne duhet t’ua bëjmë të qartë njerëzve se ne nuk marrim përsipër borxhin e tyre, por jemi të vendosur t’i ndihmojmë ata, t’u japim kredi në rast se kanë humbur banesat, të përpiqemi t’i kreditojmë veprimtarinë e tyre private, të ndryshojmë pronësinë dhe të rrismë fitimin e shoqërive aksionere, t’u japim mundësi të verifikojnë për çdo gjë dhe në detaje veprimtarinë e firmave rentiere, të hartojmë programe ekonomike për të shpejtuar zhvillimin në rrethet e dëmtuara më shumë. Por, theksoi Presidenti Berisha, unë ftoj sot të gjithë demokratët, të gjithë shqiptarët të çmojnë demokracinë dhe vlerat e saj, të mos harrojmë se arritjet tona në këta vjet nuk mund të erresohen nga një aspekt negativ i tregut të lirë i qeverisjes tonë. I ftoj ata të mos harrojnë se me protestën e tyre apo me heshtjen e tyre, po favorizojnë veprimtarinë e grupeve terroriste të ekstremistëve të majtë, të cilët në bashkëpunim me mafien e kuqe dhe atë ndërkombëtare, kërkojnë sot të shkatërrojnë demokracinë, ekonominë e lirë dhe stabilitetin e vendit. I ftoj ata të mos lejojnë këto grupe dhe pakicë të pandërgjegjshme të nëpërkëmbin dinjitetin e tyre, arritjet e tyre, dinjitetin e vendit të tyre. Sot flitet për zgjidhje të ndryshme. Ne kemi qenë dhe jemi të vendosur për dialog. Unë i kam ftuar ata edhe kur organizonin djegien e qyteteve shqiptare. Por për ne zgjidhja më e madhe politike qëndron te angazhimi dhe përkushtimi i të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, detajeve të firmave dhe aktiviteteve të tyre. Presidenti Berisha dënoi ashpër dhunën kundër policisë dhe përgëzoi forcat e policisë për kurajon, vetëpërmbajtjen me të cilat përballuan situata të vështira. Ai dënoi ashpër aktin kriminal të vrasjes së policit Shezai Zani dhe i shprehu familjes së të ndjerit ngushëllimet e tij. Ai gjithashtu, dënoi vrasjen e Artur Rustemit, shprehu ngushëllimet e tij për familjen Rustemi dhe u zotua se për të dyja rastet do të bëhen hetime intensive për të ndëshkuar vrasësit. Presidenti Berisha theksoi se ata të cilët injorojnë vlerën e dialogut me njerëzit dhe servirin formula për koalicione me organizatorët e grupeve terroriste, gabojnë rëndë. Këtyre zotërinjve, tha Presidenti Berisha, dua t’u them se në seksionet e Partisë Demokratike, se tek zgjedhësit, aktivistët dhe simpatizantët e saj ekziston një përgjegjësi më e madhe për demokracinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj, se sa tek ata që në çdo rast vështirësie sugjerojnë si rrugëdalje flirtin me frontin e kuq.