19/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 shkurt 1997

Ushtarët në kazerma

Presidenti i Republikës urdhëroi kthimin në kazerma të atyre njësive ushtarake, të cilat me vendim të Kuvendit Popullor, u angazhuan në ndihmë të rendit publik.

Komision qeveritar për problemet e Vlorës

Presidenti i Republikës kërkoi: Presidenti i Republikës Sali Berisha i kërkoi dje Kryetarit të Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi të formojë një komision qeveritar për të studiuar problemet dhe vështirësitë e shkaktuara në qytetin dhe rrethin e Vlorës nga falimentimi i firmave piramidale në mënyrë që të përpiqet të gjejë konkretisht se si për të vendosur dialogun me përfaqësuesit e forcave politike të Vlorës, me qeveritarët lokalë e këshilltarët e qytetit e të rrethit si dhe përfaqësuesit e kreditorëve të firmës “Gjallica” me qëllim që të gjejnë së bashku rrugën më të mirë për kapërcimin e vështirësive aktuale.

Myzeqeja nën kujdesin e posaçëm të qeverisë

Takim i Presidentit Berisha me banorë të qytetit të Lushnjës Në fjalën e tij para rreth 700 të pranishmëve në sallën e kinoteatrit, të shkëlqyer, qytetërimin dhe virtytet tuaja ndërmori një akt terrorist ndaj zv/kryeministrit dhe tentoi ta mbajë peng atë. Ky ishte një akt i shëmtuar dhe nuk përfaqëson, nuk ka përfaqësuar dhe nuk përfaqëson dhe nuk përfaqëson, sepse njerëz të tillë për fat të keq tuaj. Prandaj për të qetësuar ose zgjidhur çdo pikëpyetje të krijoni një komision qytetar. Në këtë mënyrë ne realizojmë atë që është një domosdoshmëri absolute, kërkesa më e drejtë e juaja, transparencën e plotë të qeverisë dhe të shtetit për të gjithë këtë sallën e kinoteatrit, Presidenti Berisha paraqiti një sërë masash për të ndihmuar në kapërcimin e krizës e në zhvillimin e mëtejshëm të rrethit të Lushnjës. Berisha përmendi si masa në këtë drejtim, heqjen e taksave për fermerët myzeqarë për 2 vjet, shpalljen e një zone të lirë në rrethin e Lushnjës, praktikat lehtësuese për ndërtimin, si dhe paralajmëroi fillimin e shpejtë të privatizimit të industrisë energjitike, telekomunikacionit, Albpetrolit dhe shpërndarjen e këtyre pasurive në formë letrash me vlerë për qytetarët. Në fund të takimit përshëndeti edhe Kryetari i Partisë Demokratike Tritan Shehu Dje pasdite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i shoqëruar nga kryetari i PDSH-së, zv/kryeministri, Tritan Shehu, zhvilloi një takim me intelektualë e banorë të qytetit të Lushnjës. Presidenti Berisha u prit në sheshin para kinoteatrit të qytetit nga më se 5 000 banorë të qytetit, anëtarë e simpatizantë të PD-së, që mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe të PD-së. Ndodheshin dhe kryetari i Bashkisë, deputetë e rrethit etj. sallën e kinoteatrit, Presidenti Berisha tha: Kam ardhur këtu t’ju përshëndes përzemërsisht ju qytetarë të Lushnjës, jo vetëm ju që jeni në sallë por të gjithë banorët e Myzeqesë, veçanërisht ata të cilët humbën paratë në skemat piramidale. Unë u shpreh atyre dhimbjen time për paratë që humbën, u shpreh atyre solidaritetin tim si dhe shpreh mirëkuptimin e plotë për të gjithë ata që protestuan si qytetarë të këtij vendi dhe të dinjitetit, ata nuk u ngatërruan me djegiet dhe shkatërrimet dhe nuk u bënë vegla të banditëve. Ju siguroj ju dhe gjithë shqiptarët sa herë që ndjejnë dhe vuajnë dhe se presë protestoni kundër qeverisë. Kam ardhur këtu sot sepse unë në asnjë moment nuk kam humbur besimin tim tek virtytet tuaja, tek shpirti dhe energjia juaj ndërtuese, tek ndjenja dhe aspiratat tuaja demokratike. Unë jam ndërues, tek besojm gjithnjë krenar për mbështetjen tuaj. Mbështetja e Myzeqesë ka qenë dhe mbetet gjithnjë e çmuar për Partinë Demokratike, për demokracinë shqiptare. Unë sot kam ardhur me kënaqësi për të dialoguar me ju dhe do të shkoi për t’u bërë ... [pjesërisht e palexueshme] ... qytetarëve shqiptarë se në asnjë rast dhe asnjë moment të njohur qytetarëve shqiptarë me dialogun me la Pikëllidh dhe për nuk e kam humbur besimin tek dialogu me la Pikëllidh dhe për këtë në një situatë të vështirë për energjinë tuaj dërgova për të biseduar me ju qytetarët e Lushnjës dhe banorët e Myzeqesë kryetarin e PD-së dhe zv/kryeministrin Tritan Shehu. Është e vërtetë se një grup aventurierësh ... [teksti i skajit pjesërisht i palexueshëm] aspak Lushnjën dhe Myzeqenë sepse njerëz të tillë për fat të keq gjenden në çdo qytet, në çdo vend të Europës dhe të botës. Por Lushnja dhe Myzeqeja janë përfaqësuar me dinjitet nga djemtë e Lushnjës e të Karbunarës të cilët mbrojtën si një parzmore e gjallë zv/kryeministrin dhe unë do t’i dekoroj ata. Unë vij tek ju sepse ju jeni njerëz të ndërtimit, se nderoni punën dhe nuk ju lidh asgjë me grupet shkatërruese. Unë i besoj shumë punës suaj të lirë, iniciativës suaj të lirë dhe jam i bindur se të gjithë së bashku, me një program të përshpejtuar zhvillimi ekonomik do të shpejtojmë humbjet dhe do ta bëjmë Lushnjën dhe Myzeqenë shumë herë më të zhvilluar se katër vjet më parë. Unë erdha këtu tek ju gjithashtu për të njohur gabimin e qeverisë, të Partisë Demokratike, timin, të institucioneve shtetërore për mosnjoftimin në kohë të rrezikut të interesave të larta, për mos pengimin në kohë të skemave piramidë. Por unë e di se ju keni besim tek Partia Demokratike, e cila është një parti që edhe ka bërë gabime por ajo çfarë e karakterizon këtë forcë politike është fakti se është angazhuar i korrigjoj ato. Është shumë e rëndësishme njohja e përgjegjësisë. Kur kam deklaruar se qeveria kishte përgjegjësi kam deklaruar gjithashtu se PD-ja dhe të gjitha institucionet do të përpiqen që të lehtësojnë humbjet e qytetarëve në mënyrë graduale. Asnjë shqiptar nuk mund të ndërtojë mbi mashtrimin Nga ana tjetër kam insistuar tek përgjegjësia edhe e qytetarëve. Njeriu duhet të jetë i sinqertë me veten e tij. Në rast se një njeri nuk ka kurajo për të qenë i sinqertë, për të njohur gabimin që bëri, për të kuptuar përgjegjësinë që mban për një akt të tij e ka shumë të vështirë të ardhmen, e ka të vështirë të orientohet në hapësirë të lirë sepse ne jemi dhe do të mbetemi një shoqëri e lirë. Në këtë aspekt dua të siguroj se duke ndarë përgjegjësitë në këtë mënyrë ne jemi të vendosur tërësisht ta zgjidhim problemin si një shoqëri demokratike, si një vend demokratik. Unë e njoh shumë mirë karakterin e shqiptarët. Asnjë shqiptar nuk dëshiron të ndërtojë mbi mashtrimin mbi djersën e tjetrit, mbrothësinë e familjes së tij, qytetit të tij, vendit të tij. Ne si qeveri po punojmë seriozisht për të lehtësuar sa të mundemi duke ndërhyrë me masa emergjente për strehimin, punësimin, kreditimin e afarizmit të vogël, etj. Qeveria mori përsipër të ndajë paratë e fondacioneve pasi qytetarët i ndanë ato në mënyrë të disfavorshme për hua dhënësit. Ligji i falimentimeve, standardet në të gjithë vendet, parashikon një pjesë shtetit dhe një pjesë investitorëve. Ne nuk donim që shteti të merrte asnjë qindarkë. Shteti i takonte të njëjtën me kohë, dhe kjo ishte arsyeja që ne vendosëm që të gjitha investimet e ngrira t’u ndahen qytetarëve. Këtu del një problem, ju që jeni këtu dhe të tjerët jashtë bindeni për jo të gjithë bindën. Prandaj unë kërkoj nga ju qytetarët e Lushnjës të krijoni një komision i cili do të jetë direkt në pranatimin tim me përbërje përfaqësues nga të gjitha forcat politike dhe të kontrolloni vetë të gjithë dokumentacionin e dy fondacioneve dhe të gjitha skemave të tjera. Unë e kërkoj një gjë të tillë sepse unë vërtet ju besoj instancave shtetërore dhe parlamentare por jeni të sigurt se njëlloj i besoj dhe komisionit të gjithë këtë veprimtari. Ne jemi të vendosur të zhvillojmë një dialog të gjerë me ju, me të gjitha forcat politike. Unë i kam fuar dhe do t’i ftoj përsëri. Nuk e humbas durimin të ftoj të gjitha forcat politike në tavolinë. E ndershmë dhe e rëndësishme është të mos adaptohen të standarde siç bën ndonjë përfaqësues partie i cili në Vlorë thotë se duhen paguar paratë dhe në konferencë shtypi dhe me të huaj thotë se s’mund të paguhen paratë. Pra duhet të kemi një standard, një qëndrim dhe ky qëndrim nuk mund të jetë i ndryshëm nga vendet e tjera demokratike. Unë ju kërkoj mirëkuptim. Në rast se ne si qeveri do merrnim përsipër një zgjidhje tjetër ju siguroj që askush nuk do të besonte në qeverinë shqiptare, askush nuk do të besonte institucionet e këtij shteti, askush nuk do ta besonte më shqiptarëve, askush nuk do t’i besonte Shqipërisë. Ne do të krijonim një model të ri mashtrimi.

Do të vazhdojë bashkëpunimi dypalësh

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Britanisë së Madhe Pavli Qesku takohet me Robert Barnett - Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Britanisë së Madhe, z.Pavli Qesku, zhvilloi dje një takim me zëvendëskryetarin e Departamentit të Adriatikut Lindor në Forin Ofis, z.Robert Barnett. Zoti Barnett iu bë e ditur se, personalitete dhe institucione politike e shtetërore shqiptare do të ngrenë padi për shpifje e shtrembërime faktesh kundër gazetës “The Independent”, nëse gazeta kundërshton të përgjegjësojë dhe të tërheqë të gjitha shpifjet e bëra deri më sot. Duke pohuar seriozitetin e shpifjeve, z.Barnett tha se Forin Ofisi po merret me përgjigjen që do t’i jepet mocionit dhe interpelancës në Dhomen e Komuneve, për këtë problem. Pavarësisht nga gjendja e vështirë e krijuar kohët e fundit, “Bashkëpunimi dypalësh do të vazhdojë midis qeverisë britanike dhe përfaqësuesve të zgjedhur të Shqipërisë” - u shpreh z.Barnett. Ai theksoi se, qeveria britanike ka ofruar ndihmën e Fondit Know-How me ekspertë, në kuadrin e kërkesës së qeverisë shqiptare drejtuar Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.

Fermerët dy vjet pa taksa

Çfarë do të bëjmë ne për të dalë nga kjo situatë. Unë e kuptoj që humbjet janë shumë të thella, unë e kuptoj shumë mirë se çdo të thotë për një njeri që del nga mjerimi dhe varfëria dëshira për të ndërtuar një jetë më të mirë. Por unë ju ftoj të gjithëve ju, të gjithë myzeqarët që për një moment, për një minutë të kujtojnë si ishim ne vetëm katër vjet më parë. Unë e kuptoj sa e rëndë është për fermerin, qytetarin e Lushnjës, për qytetarin shqiptar të humbasë paratë por fermeri i Myzeqesë sot është katër herë më i mirë se katër vjet më parë. Unë ju jap fjalën se për dy vjet ata do të jenë pa taksa. Sot i kam rekomanduar ministrit të Financave të heqë taksën mbi plehrat kimike dhe të tjera. Pra, po përpiqemi që në mënyrë ose në një tjetër të lehtësojmë fermerin myzeqar të kompozojë sa më shpejt humbjet për kësaj radhe me djersën, fantazinë, e tij. Përcaktim i shpejtë i zonave të lira Do të përpiqemi për qytetarët e Lushnjës, të krijojnë zonën turistike dhe në këtë zonë ne do të krijojmë të gjitha lehtësirat që ajo të shndërrohet në një po të fuqishëm për qytetin tuaj, për Myzeqenë në tërësi. Gjithashtu këtu në qytet bashkërisht Bashkia, forcat politike le të mblidhen dhe le të caktojnë vendet për zonat e lira. Ne do t’i zhvillojmë zonat e lira kudo që qytetarët e bashkisë do të duan t’i krijojnë ato. Ne synojmë me çdo kusht që nëpërmjet lirës të shpejtojmë zhvillimin. Zonat e lira janë zonat pa taksa ose me taksa të papërfillshme deri në masën 2%. Në këtë mënyrë do të jemi pas 4 vjetësh shumë më të zhvilluar nga ç’e kemi imagjinuar vetë. Privatizim për Telekomin, Albpetrolin dhe Energjinë Një masë tjetër shumë e rëndësishme dhe në favor të qytetarëve është shpejtimi i privatizimit. Dje, kam patur takim me zyrtarë

Jemi për dialog konstruktiv pa kushte

Kryetari i PD Shehu prononcohet për “RD” I pyetur për qëndrimin e tij mbas prononcimit të sotëm të Partisë Socialiste rreth dialogut me Partinë Demokratike, z.Shehu tha: “Unë e kam bërë një ftesë për nesër, datë 19.02.1997, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve drejtuesve kryesorë të Partisë Socialiste për t’u ulur së bashku në tryezën e një dialogu konstruktiv dhe pa kushte. Vazhdoj t’i mbetem këtij qëndrimi!”

Në fjalën e tij para rreth 700 të pranishmëve në sallën e kinoteatrit, Presidenti Berisha paraqiti një sërë masash për të ndihmuar në kapërcimin e krizës e në zhvillimin e mëtejshëm të rrethit të Lushnjës.