20/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 shkurt 1997

Kinkel fton Shehun në Bon

Ministri i Jashtëm shqiptar, mysafir i Gjermanisë Ftesa për vizitë zyrtare në Gjermani që bën Ministri i Jashtëm gjerman Klaus Kinkel për Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Tritan Shehu tregon edhe një herë nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe sheh vëmendjen që ka ky vend i fuqishëm i Evropës për Shqipërinë. Faqe 2

Zgjidhje emergjente për të kaluar vështirësitë e fajdeve

Opozita e majtë pa kërkuar fare ndjesë, të paktën zgjedhësve të vet, por ndoshta dhe opinionit për heshtjen, për aleancën me fondacionin, për ndërtimin e fushatës mbi bazën e skemës piramidë, preferoi të manipulojë me dëshpërimin e njerëzve, të mos ofrojë asnjë alternativë për zgjidhjen e këtij problemi dhe të dëshmojë se jo hallet e njerëzve, por karrigia e amshuar është preokupacioni i tyre më madhor. Komunizmi në Shqipëri nuk kthehet më

. ELBASAN - Presidenti Sali Berisha e vazhdoi dje në Elbasan bashkëbisedimin e gjerë politik popullor për zgjidhjen e rendit të krijuar në Shqipëri pas rënies së njëpamësueshme të disa fondacioneve dhe firmave të ngritura mbi skema piramidale. Berisha i bëri thirrje ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare, të shoqëruar për të mbrojtur dhe çuar më tej vlerat e demokracisë, drejt një të ardhmeje më të mirë e më të begatë të Shqipërisë. Ai humbje vetëmit një humbje, tha Presidenti në përshëndetjen e mijëra e mijëra qytetarëve elbasanas që kishin mbushur sheshin e Pallatit të Sportit. Ai ftoi qytetarët e kulturuar të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë që të tregojnë tolerancë dhe mirëkuptim me masat e fundit që ka marrë qeveria dhe parlamenti për të ndihmuar familjet që humbën pasuritë e tyre në skemat piramidale e investimeve. Berisha siguroi se Shqipëria ka potenciale ekonomike të mëdha për të kaluar shpejt krizën e faljeve, me ndihmën teknike dhe ekonomike të qeverive të vendeve mike dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga salla, Presidenti Berisha siguroi se do të shkojnë shumë shpejt dhe në Fier, edhe në Vlorë. Jo e dini mirë, tha ai, se unë shkoj kudo. Fajdet, veprimtari financiare e paligjshme Unë kam ardhur këtu të përshëndes përzemërsisht ju, të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe banorët e këtij rrethi, t’u shpreh solidaritetin tim me të sinqertë të gjithë bashkëqytetarëve që kanë humbur paratë e tyre në skemat e mashtrimit dhe gjithashtu t’ju përgëzoj për përmbajtjen, mënyrën e qytetëruar me të cilën ju, qytetarët fisnikë të Elbasanit e trajtuat këtë problem humbjeje. Ju nuk pranuat që të manipuloheni me dëshpërimin dhe humbjen tuaj, duke dëshmuar vlerën e madhe të traditës suaj qytetare. Prandaj dhe përfitoni nga ky rast për t’u shprehur ju dhe gjithë qytetarëve të Elbasanit mirënjohjen time të thellë për qëndrimin tuaj fisnik, që përbën një mbështetje të madhe për Partinë Demokratike Shqiptare, në një kohë kur ekstremistët dhe aventurierët po përpiqen nëpërmjet dhunës të marrin pushtetin apo të shëmtojnë dhe shkatërrojnë ato që kemi ndërtuar gjatë sot. Unë kam ardhur sot tek ju për të biseduar, dialoguar me ju së pari, për fenomenin fajde dhe jam këtu ti përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe çështjeve që ju mund të shtroni dhe parashtrojmë para jush, masa dhe mjetet e kapërcimit të vështirësive të krijuara nga shembja e skemave piramidë. Fajdet, kjo veprimtari financiare e paligjshme padyshim përbën aspektin negativ të veprimtarisë private dhe abuzimin nga disa sharlatanë mashtrues në iniciativën e lirë dhe lirinë që garanton Kodi Civil i Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, vitin e fundit ato u shndërruan në një ethe të vërtetë kolektive fitimi, vazhdimi i së cilës do të kishte pasur vërtet pasoja të rënda politike, ekonomike, morale dhe sociale. Kjo u nxit nga mosnjohja e kapitalizmit, ideja e mundësisë së pasurimit të shpejtë. Varfëria nga njëra anë dhe rritja e shpejtë ekonomike nga ana tjetër, mungesa e ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e fondacioneve në kushtet e tregut të lirë, të gjitha këto faktorë krijuan pajtim me këtë veprimtari tërësisht private. E kam thënë dhe e përsëris se përgjegjësia e Qeverisë, Parlamentit, Presidentit si dhe të gjitha forcave politike, pozicës dhe opozitës e atyre që sot përpiqen me ndërshmëri për t’i zgjidhur dhe marrin mbi vete përgjegjësitë që u takon, por edhe të atyre që fushatën e ndërtuan mbi bazën e skemës piramidë dhe që kanë filluar mbajtëse partie piramidë, që manipulojnë me zemërimin e këtyre, qëndron tek fakti i mosparalajmërimit të rrezikut të tyre. Qeveria njeh përgjegjësitë, opozita manipulon dëshpërimin e qytetarëve Por, në rast se në heshtjen ndaj fajdeve forcat politike ishin unike dhe mund të them të vërtetën që gjatë katër viteve, për shkak të përgjegjësisë në heshtje, do të duhej të bashkëpunonin ngushtë për zgjidhjen e këtyre problemeve, por kjo nuk ndodhi. Tani, në qëndrimin ndaj tyre, kanë marrë pozicione krejt të ndryshme. kthehet më. Ndërkaq, Partia Demokratike, Qeveria dhe Parlamenti kanë njohur dhe njohin pjesën e vet të përgjegjësisë dhe janë angazhuar me të gjitha forcat për zgjidhjen e emergjente dhe afatmesme të problemeve të fajdeve. Në të vërtetë kur qeveritarë dhe parlamentarë të Partisë Demokratike në gjysmën e dytë të vitit 1996 dhanë alarmin për rrezik të këtyre skemave, epidemia njohu proporcionet edhe më të mëdha. Ndërmjet paralajmërimit verbal dhe përqindjes së interesave të larta që shpallin mashtruesit, natyrisht me shumë besoheshin vijon faqe 3

Jo dialogut me kushte

Gjongecaj: PS dominohet nga psikologjia e bojkotit Faqe 4

T’i jepet fund krizës politike në Shqipëri

Deklaratë e Presidentes së Asamblesë Parlamentare të KE-së Leni Fischer Opozita të kthehet në parlament Deklaratë e Presidentes së Asamblesë Parlamentare të KE-së Leni Fischer T’i jepet fund krizës politike në Shqipëri Opozita të kthehet në parlament

Presidenti Berisha bashkëbisedon me qytetarët e Elbasanit

Lajmërim

Sot më 20 shkurt ora 13.00 në Sheshin përpara Universitetit, Partia Demokratike, Dega e Tiranës, organizon tubimin: “Dita e shembjes së simboleve të diktaturës” Në tubim do të flasin drejtuesit më të lartë të pushtetit Demokratik dhe të Partisë Demokratike. Gjithashtu do të ketë humor nga aktorët më në zë të vendit tonë si: Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Vasillaq Vangjeli, Cekja, Met Bega etj. Ftohen qytetarët e qytetit të Tiranës të marrin pjesë. Partia Demokratike Dega Tiranë