21/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 shkurt 1997

Rektori i Universitetit: Huadhënës, ndihmoni që studentët të lënë grevën

Në grevë urie 42 studentë të Universitetit të Vlorës Dje 42 studentë të Universitetit të Vlorës kanë hyrë në grevë urie në një nga ambientet e këtij universiteti. Kjo u bë një gjë e shpallur për shpëtimin mbrëmë nga Rektori i këtij universiteti Shezai Bazaj. Ai tha se studentët ndodheshin në grevë për shkak të mospërmbushjes të kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me dërgimin e qeverisë dhe kthimin e parave të humbura për shkak të shlyerjes së firmës rentiere Gjallica. Bazaj tha se studentët do të lënë grevën vetëm ku të shihen rezultate efektive nga masat që janë premtuar se do të merren nga instanca të ndryshme qeveritare apo të tjera. Me këtë rast mbërriti rektori i Universitetit të Gjirokastrës dhe thirrje gjithë kreditorëve të Gjallicës të ndihmojnë që studentët të ndërpresin grevën. Po ashtu ai i ka drejtuar një thirrje të tillë edhe partive politike. vijon në faqen 3

20 Shkurti- dita e memories kolektive të shqiptarëve

Karrikthehen kapitullorë të socialistët Një grup karriktheyerish dhe disa të mashtruar vendosën të bëjnë një publikë një promemorie, të cilën ata e patën lexuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në këtë promemorie karriktheyerish paraqiten si “Qeverinë e shpëtimit Publik” të e njohur kjo e krerëve socialistë, të cilët në përpjekjen me të gjitha mjetet për ta mbajtur peng demokracinë shqiptare. Promemoria që e lexuan në Këshillin Kombëtar të PD-së, u refuzua në mënyrë kategorike dhe u cilësua si kapitullim tek ekstremistët e majtë, të cilët duke përfituar dhe nga dëshpërimi dhe dhimbja e qytetarëve që humbën paratë në skemat piramidale mashtruese, po përpiqen që nëpërmjet manipulimit të situatës të iniciojnë dhunën dhe të përmbysin pushtetin legjitim me mjete revolucionare. Në këtë mbledhje iu theksua se Partia Demokratike s’do të bëjë kurrë koalicion me ekstremistët e majtë, me ata që nxisin dhe u prijnë djegies së institucioneve civile, bashkive, gjykatave, kadastrave etj. me të provokojnë dhunën e rrëzimit përmbysur pushtetin e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve. Por karriktheyerit dhe të mashtruarit që kishin nëshkruar një të ashtuquajtur promemorie nëpërmjet zëdhënësit të tyre Dashamir Shehu, si duket i kanë vënë duart diskutimet nëpër kafene dhe kanë konkluduar se promemoria e tyre e e quajtur me te zgjuhisë socialiste duhet bërë publike. Është e qartë se qëllimi i kësaj promemorieje kurrsesi nuk është letërsinë i situatës së krijuar dhe kapërcimi i saj me sa më dhimbje për qytetarët. Nëse do të ishte kështu Dashamir Shehi, sa mi e harton promemorie me të zezë të hqajuara, do të shkonte tek elektoriati i tij në Vlorë dhe do t’i diskutonte me qytetarët të cilët e votuar për zgjedhjen e zgjedhjeve reale për situatën e rëndë të krijuar nga rënia e skemave piramidale mashtruese. Se kapërcimi i situatës dhe gjetja e zgjidhjeve reale, më e mira e mundshme, nuk bëhet duke shkruar promemorien në zë në fund të fundit për qëllim të pakten një post ministri në të ashtuquajturën qeveri të shpëtimit publik për karriktheyerin Shehi dhe karriktheyerit e tjerë që qenë në Partinë Demokratike e shohin si një mundësi për të realizuar ëndrrën e tyre karrike. Vetëm zoti Shehi si zëvendëskryeministër për një periudhë kohe ka përgjegjësitë e tij përpara qytetarëve të cilat ai nuk ka dëshirë t’i pranojë, po përkundrazi me kolegët e tij tenton të shfrytëzojë rastin për të rrëmuar karriket e humbura. Duket se këta karriktheyer kanë hyrë në Partinë Demokratike jo për t’i inspiruar nga idealet e lirisë dhe demokracisë, jo nga ideali për t’i shërbyer Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, por nga ambicie primitive, nga idealë për të pasur një karriërë të rëndësishme. Por pakuptojmë të tillaj janë të paranuarshme në Partinë Demokratike, të huaj për idealet për të cilat ajo u krijua, të huaja për misionin që ajo mori përsipër përpara shqiptarëve. Partia Demokratike s’do të shndërrohet asnjëherë në një parti karikomanësh. Ajo ka qenë dhe do të mbetet parti e lirisë dhe e vlerave të saj, parti e vlerave të saj, parti e demokracisë dhe e vlerave të saj, parti e atyre vlerave të një shoqërie të lirë dhe progresiste e ardhmërisë. Ajo kurrës’do të mbetet peng as karriktheyerve dhe as e atyre që në të pushtet me socialistët e ditën na servirin teze të re si shpëtimtare. Ky grup karriktheyerish dhe ndonjë i mashtruar prej tyre për Partinë Demokratike paraqesin këto forma politike, të cilat ajo i ka mësuar, simpatitë e mbrishë dhe emërisë që është. Karriktheyerit nuk impresionojnë asnjë nga Partinë Demokratike, e cila si forcë politike vitale, demokratike dhe vizionare të qarta është e aftë të marrë përgjegjësitë dhe të përballojë situatat të vështira, të gjejë zgjidhje të arsyeshme dhe të çojë përpara progresin e shoqërisë shqiptare. Ajo as ka qenë dhe as do të jetë kurrë parti e kapitullimeve, parti e atyre që falen në gjunjë e socialistëve, e atyre që i shkatuan dhunë. Shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë do të respektojnë situatat dhe diktaturë. Partia Demokratike është parti e respektimit të drejtave dhe e programit që është parti që respekton vlerën e lirë e shqiptarëve, e vë avuan programin e saj, që votuan për një Shqipëri në liri e demokraci, për një Shqipëri europiane që po bën të gjitha përpjekjet për të arritur standardet dhe vlerat e qytetërimit perëndimor.

Fjala e Presidentit Berisha në mitingun e djeshëm në Tiranë Njëzet shkurt është apel i madh për ne shqiptarët, të zgjojmë lirinë dhe vlerat e saj, të zgjerjojmë dhe konsolidojmë demokracinë, të ndërojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, të zhvillojmë tolerancën, mirëkuptimin, të ecim të sigurtë në rrugën tonë të integrimit drejt Europës

Sot shqiptarët kudo që janë, kremtojnë dhe nderojnë 20 shkurtin, si ditën kur tirani dhe tiranët u lebëtën, si ditën e madhështisë së kurajos sonë individuale si ditën e madhështisë së kurajos sonë kombëtare, ditën e njëshonjënadhgimh rinteë, dighinitet dhe lirisë sonë mbi shtypjen, konformizmin dhe depersonalizimin më të egër që shqiptarët njohën në historinë e tyre. Këtë ditë, në të gjitha qytetaret shqiptare, para se gjithësh nëndërmijë njerëzit, nderojmë ngirtjen tonë në këmbë, ngritjen në këmbë të një populli që vuanë në zgjedhjen komuniste. Megjithë vërejtjet e fllaken simbolët e diktaturës më të shëmtuar që Europa e pas luftës ka njohur. Në nderojmë veprën e qindra studentëve që u ngujuan në grevën e urisë për të triumfuar. Në nderojmë trimëritë e qindra mijëra qytetarëve që siç thanë dhunën policore, tanket dhe blindet dhe u ngritën në përmbysjen e diktaturës, të simbolëve, tiranëve të mëdhenj dhe të vegjël që mbijetonin. Revolta antikomuniste e Shkurtit kishte martirët e saj. Në dhe marë shqipëtarët do të nderojmë sot dhe për jetën sakrificat sublime të Ismail Copanit, Pëllumb Tahirit, Artan Lënjes, Artur Dakës, Lulzim Bashës, Mikel Larës, Spartak Delit si dhe guximin e qindra mijëra të tjerëve. Nder për jetën dëshmorëve të Shkurtit dhe të gjithë shqiptarëve që luftuan dhe ranë për lirinë në të gjitha kohërat! 20 Shkurt nuk ishte revoltë kundër bustëve, ajo ishte revoltë kundër tiranisë, lirisë dhe tashmjetmit, burgjeve dhe kalukave, ndjekjes, persekutimit, izolimit dhe kolektivizimit. Ajo ishte revolta për të dalë në rrugën tonë, në rrugën e Zotit, të qytetërimit të lirisë, të prosperitetit dhe të begatimit të vendit tonë. Vërtet bustet me 20 shkurt ishin bosh, por tiranët dhe diktatorët e asaj periudhe zbrazën njerëz, vranë fëmijët e Shqipërisë në kufij, vazhduan izolimin dhe shpallën Shqipërinë të vendosur “Kubën” e Adriatikut. 20 shkurti është dita e festës kombëtare të marrë shpirtarëve, e memories së tyre kolektive. Të mos harrojmë të nderojmë sot dhe gjithmonë dhimbjen, sakrificën, dërgjen, burgosjen, pushkatimin, e mbi 400 mijë shqiptarëve gjatë diktaturës komuniste. 20 shkurti është apel i madh për ne shqiptarët, të zgjojmë lirinë dhe vlerat e saj, të zgjerrojmë dhe konsolidojmë demokracinë, të ndërojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, të zhvillojmë tolerancën, mirëkuptimin, të ecim të sigurtë në rrugën tonë të integrimit drejt Europës. 20 shkurti është apel për të gjithë ne të zgjerrojmë mirëkuptimin, është apel për të gjithë ne të konsolidojmë edhe një herë vlerat e demokracisë, vlerat e tregut, vlerat e lirisë.

Kanë vepruar jo konform rregullave të PD-së

Kryetari i PD-së Shehu komenton promemorien e disa deputetëve Një promemorie e lexuar në Këshillin Kombëtar të PD-së pak ditë më parë është publikuar dje nga Dashamir Shehi. Promemoria shprehet për një qeveri të Shpëtimit Publik dhe përmban një teza që ka kundër të njëjta politiki i disa prej firmuesve të kësaj promemorie. Promemoria është firmosur nga karriktheydhjet deputetë, katër prej të cilëve kanë qenë anëtarë të qeverisë dhe dy prej tyre ish-zëvendëskryeministra. Po mbrëmë deputeti Bashkim Kopliku është shprehur për gazetën tonë se nuk ka dijeni për publikimin e saj në ndersa për tekstin e publikuar ka thënë se është një montaturë. Ai është distancuar prej kësaj forme të përpilimit të promemories. Lidhur me këtë promemorie është shprehur mbrëmë Kryetari i PD-së Tritan Shehu. - Z. Shehu, një grup anëtarësh të Këshillit Kombëtar të PDSH kanë bërë publike sot një promemorie që ata e kanë shpallur fillimisht në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar. Cili do të ishte komenti i juaj për këtë promemorie? - Së pari unë do të thosha se ata nga procedurale kanë vepruar mjaft gabim, për arsye se një material i tillë u paraqit nga një ose dy deputetë në Këshillin Kombëtar dhe pastaj u tërhoq mbrapsht nga ata, duke thënë se nuk do të bëhej publike prej tyre. Ndërkaq kur është bërë një mbledhje e ardhshme e Këshillit Kombëtar për të diskutuar gjerësisht mbi këtë problem. Pra mendoj se normalisht dhe realisht ata kanë vepruar jo konform rregullave të PD, dhe jo konform mendimeve dhe ideve kolegjiale mbi të cilat merren vendime në parti. Ndoshta nisur nga problemi personale, Dashamir mund të ketë edhe pakënaqësira personale për shkak edhe të postëve që nuk i ka më, dikush mund të ketë edhe probleme të tjera, por unë mendoj se në princip ata kanë vepruar gabim. Nuk kanë vepruar konform rregullave të PDSH. - Z.Shehu, ky grup i anëtarëve të Këshillit Kombëtar nuk përmbledhët sipas pretendimeve që kanë bërë udhëheqja e partisë dhe kjo ka detyruara ata të bëjnë publike këtë promemorie. - Unë nuk do thoja kështu. Unë do thoja që Këshilli Kombëtar do të mblidhet, por aktualisht e gjithë struktura e partisë është mobilizuar totalisht për diçka më shumë se parti. Kudo dhe në çdo rreth po punohet, po kryhen takime në çdo sektor, pra ajo punë që la detyrë Këshilli Kombëtar po vazhdon. Me të përfunduar ky operacion dhe ky dialog i gjerë i strukturave të partisë me bazën ne do të mblidhemi dhe unë besoj se do të mblidhemi shpejt. Aktualisht jemi duke pritur konkluzionet e grupëve të punës që janë shkuar në bazë. Unë do t’u rekomandoja këtyre anëtarëve të Këshillit Kombëtar që në vend që të bëjnë këtë promemorie, më mirë do ishte të impenjoheshin me një punë konstruktive dhe dialoguese në bazën e partisë. vijon në faqen 3

Shehu: “Ekstremi i majtë s’ka lidhje me demokracinë”

Dhjetramijëra banorë të kryeqytetit kanë përkujtuar dje së bashku me Presidentin e Republikës, Sali Berisha dhe liderët e PD-së në një miting madhështor para Universitetit të Tiranës ngjarjen historike të shembjes së simboleve të diktaturës të tërheqjes zvarrë përreth rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë të bustit të diktatorit, Hoxha. Kreu i demokratëve, Shehu e ka quajtur 20 shkurtin një nga ngjarjet më të shënuara jo vetëm të historisë së Tiranës por për historinë e gjithë Shqipërisë. Shehu e ka konsideruar rrëzimin e bustit të diktatorit si shkëputërmin e gurëve të themelit të diktaturës. Duke u kthyer 6 vjet më parë Shehu, kujtoi terrorin e kuq që ushtronin në popull komunistët. “Të gjithë jemi dëshmitarë se si komunistët u përpoqën t’i impononin popullit dhunën e skëterrimit, por ne iu përgjigjëm duke i luftuar ata me plumba e paqes duke i thënë jo terrorizmit dhe vandalizmit” u shpreh Shehu duke thënë se Shqipëria rilindi 6 vjet më parë pikërisht në Tiranë. Ngjarjet e ditëve të fundit dhe dhuna e shfaqur nga ekstremi i majtë për liderin e demokratëve tregojnë se sot pas 6 vjetësh nga rënia e bustit të diktatorit po shikojmë përsëri po shfaqen reminishencat e vjetra komuniste të radhët e ekstremit të majtë, i cili po përhap një valë dhune, terrori e shkatërrimi. Shehu është shprehur se qëllimi kryesor i ekstremit të majtë është riziklimi i Shqipërisë, largimi i saj nga familja europiane dhe prishja e imazhit të mirë të saj nga Shqipëria që ishte krijuar në këto 6 vjet. I bindur lideri i demokratëve është shprehur ekstremi i majtë do të dëshojë përsëri ashtu si 6 vjet më parë dhe e fituar do të jetë demokracia me idealet e saj, paqen, zhvillimin e integrimin në familjen europiane. “Ekstremi i majtë i përket të kaluarës dhe ai s’ka asnjë lidhje me demokracinë. E ardhmja na përket ne” u shpreh Shehu i cili vlerësoi qëndrimin dhe mençurinë e Presidentit të Republikës dhe të qeverisë që shmangën këto ditë skenarin ogurzi të ekstremit të majtë. Lideri i demokratëve Shehu kujtoi se edhe 6 vjet më parë mes shoqatave të vullnetarëve të Enverit, komunistët kërkonin të përgjaknin Shqipërinë “por ato skenarë” - vijoi Shehu - dështuan dhe po dështojnë në saje të vlerave të demokracisë që po shfaq populli shqiptar”.

Miting i madh i Partisë Demokratike në Tiranë

Telegram i Presidentit Berisha për Presidentin e Republikës Popullore të Kinës

Teng Hsiao Ping, arkitekt i hapjes dhe modernizimit të Kinës Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës bën të ditur se në një telegram që i dërgon Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Jiang Zemin, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, shkruan: “Vdekja e Teng Hsiao Ping-ut, babait dhe arkitektit të Perestrojkës së re, hapjes dhe modernizimit të Kinës, është një humbje e madhe për popullin tuaj të madh, Kinën dhe të gjithë miqtë e saj në botë. Me keqardhje, ju shprehju, populli nuk kishte dhe familjes së ndjerit Teng Hsiao Ping, ngushëllimet e mia më të sinqerta”.