05/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 mars 1997

Dorëzoni rebelët që janë në drejtimin e PS-së

Edhe njëherë më duhet të theksoj se ju vendosët që nëpërmjet një rebelimi të armatosur të mposhtni rendin kushtetues dhe demokracinë shqiptare dhe i krijuat vendit një problem shumë të madh. Unë ju ftoj t’i dorëzoni drejtësisë drejtuesit tuaj që janë marrë me organizimin e saj. Me këtë rast, ju ftoj t’u bëni thirrje rebelëve që t’i dorëzojnë armët. Dje, Presidenti i Republikës Sali Berisha priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste z. Rexhep Mejdani dhe Sekretarët Namik Dokle e Pandeli Majko. Në takim ishin të pranishëm edhe zotërinjtë Tritan Shehu dhe Kolec Topalli. Drejtuesit e Partisë Socialiste i kërkuan Presidentit: ngritjen e gjendjes së jashtëzakonshme krijimin e një qeverie teknike mbarëkombëtare, pra në të cilën të përfaqësohen të gjitha partitë politike organizimin e tavolinës së rrumbullakët me të gjitha partitë. Ata i deklaruan Presidentit se mosmarrëveshja në takimin e mbasdites së datës 1 Mars ka qenë një keqkuptim. Presidenti Berisha u deklaroi të pranishmëve se ai në takimin e paraditës së datës 1 Mars u kishte ofruar si opcion - zgjidhje politike maksimale, në mënyrë që të evitohej gjakderdhja, por ju vijoi Presidenti, e morët këtë si shenjë dobësie apo kapitullimi të institucioneve shtetërore para dhunës e terrorit. Ofertat e mia për zgjidhje maksimale politike, por pa ndryshuar ligjet kushtetuese, kishin të bënin me vendosmërinë time për të parandaluar një gjakderdhje, të cilën ju e interpretuat në mënyrë shumë të gabuar. Ju refuzuat takimin për të cilin ne bashkarisht ramë dakord dhe që e kishim fiksuar në mbasditen e datës 1 Mars 1997, por u përgjigjët me e kishim fiksuar në mbrëmjen e datës 1 Mars 1997, por u përgjigjët me organizimin e rebelimit të armatosur. Për këtë, do të jeni ligjet e shtetit demokratik që do të përcaktojnë përgjegjësinë e secilit. Juve dhe atyre që ju këshillojnë ju dua t'ju bëj edhe njëherë të ditur vendosmërinë time të palëkundur për respektimin e plotë të ligjeve kushtetuese. Zgjatja e mandatit presidencial, për të cilën ju ngulët këmbë, mund të ndodhë në republik at ku bëhen puçe presidenciale, por në Shqipëri kjo nuk do të ndodhë kurrë. Çdo tentativë, për të projektuar këtë vend jashtë hapësirave europiane në të cilën ka lindur, do të dështojë. Unë ju ofrova ju një zgjidhje politike në emër të interesave më të mëdha, qoftë moskandidimin tim për një mandat të dytë, qoftë dhe garancinë publike të cilën ua kam dhënë edhe më parë, se në rast të një fitoreje tuajnë në zgjedhje, unë as katër ditë nuk do të pranoj të qëndroj në pushtet me ju. Dhe atëherë ju mund të zgjidhni Presidentin që dëshironi. Ndërsa lidhur me Qeverinë teknike ju ndryshe flisni tani, ndryshe u shprehët në takimin e datës 1 Mars. Ju në takimin e fundit u shprehët se edhe ju nuk kërkoni dhe nuk pranoni koalicionin me Partinë Demokratike, ndërsa tani më deklaroni se me Qeveri teknike ju kuptoni një qeveri barazkombëtare, një qeveri me të gjitha partitë, ku të jeni edhe ju të pranishëm. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste u shprehën se prania e tyre në këtë qeveri nuk nënkupton koalicion. Konceptin e keni të gabuar, theksoi Presidenti Berisha, sepse për koalicion qeveritar bëhet gjithnjë fjalë vetëm kur një qeveri përbëhet nga përfaqësues edhe më shumë se një force politike. Në ligjet kushtetuese të këtij vendi, Presidenti nuk formon Qeverinë, por emëron Kryeministrin. Unë nuk mund të tejkaloj kompetencat e mia dhe nuk mund të imponoj parime as dhe partie se me kë duhet të bëjnë koalicion dhe jam kundër një koalicioni Parti Demokratike - Parti Socialiste. Unë do të zbatoj me ngurozitet të plotë ligjet kushtetuese të këtij vendi. Mbëtem tërësisht i hapur për dialog, por dialogu nuk mund të bëhet jashtë hapësirave ligjore kushtetuese. Mbështes idenë e tavolinës së partive, por unë si President nuk kam kompetencë ligjore të kryesoj tavolinën e partive. Do të mbetem gjithnjë i hapur me ju dhe forcat e tjera për takim dhe dialog, kurse tavolinën duhet ta organizojnë vetë partitë. Por nëpërmjet një rebelimi të armatosur të mposhtshin drejtuesit tuaj që janë marrë me organizimin e saj. Më dorëzojnë armët. Ndërsa lidhur me ngrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme Presidenti theksoi se rivendosja e rendit kushtetues dhe sigurimi i integritetit të vendit janë objektiva aktuale më urgjente dhe unë do të respektoj deri në fund vendimet e Parlamentit shqiptar.

Sheme Kosova lirohet nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Gjendje kaotike dhe tmerr në qytetin e Vlorës

Nga njoftimet e Prefekturës Në Fier janë Shtypi italian për Shqipërinë Komunistët pafytyrësisht

Nuk ka censurë në Shqipëri ndaj shtypit të huaj

Ambasadorit shqiptar në Londër u deklaron mediave LONDER, 4 mars /AFP/ - Ambasadori shqiptar në Londër, Pavli Qesku, siguroi të martën në BBC se “nuk ka kufizime për shtypin e huaj” në Shqipëri. “Kam kompetenca për të thënë, dhe u kërkoj të gjitha mediave ndërkombëtare ta kuptojnë mirë, se nuk ekziston asnjë kufizim për korrespondentët dhe reporterët e huaj në Shqipëri. Ata mund të transmetojnë çfarë të duan, pa kufizime”, deklaroi ai nëpërmjet një interviste. Pyetjes lidhur me qëndrimin e policisë sekrete, shqiptare, e akuzuar se ka keqtrajtuar shumë herë gazetarët e huaj, Qesku iu përgjigj: “Nëse ju jeni të pajisur me një akreditim, ju nuk keni pse të trembeni..., por, nëse e nuk e keni atë, si mund t'ju njohin?”

Prefekturës

Në Fier janë mbledhur rreth 3500 armë Faqe 3

Tropojë: Zhvillohet ceremonia e varrimit të punonjësit të SHIK-ut, Lek Çokaj

Tropojë: Zhvillohet ceremonia e varrimit të punonjësit të SHIK-ut, Lek Çokaj BAJRAM CURRI - Dje pasdite, në fshatin Cermicë në rrethin e Tropojës, u zhvillua ceremonia e varrimit të punonjësit të SHIK-ut, Lek Çokaj, 32 vjeç, i martuar e me një fëmijë, rënë në krye të detyrës duke mbrojtur rendin kushtetues. Në ceremoni, veç familjarëve e të afërmve të tij, merrnin pjesë edhe banorë të qytetit të Bajram Currit e të fshatrave përreth. Ndodheshin edhe komandanti i njësisë së kësaj zone, gjeneral brigade, Ndue Mjekaj, drejtues të pushtetit lokal, si dhe përfaqësues nga SHIK-u. Pas riteve fetare, mbi varr foli kryetari i këshillit të rrethit, Xhevdet Hoxha. I jati i viktimës, Fran Çokaj, tha se ndjehet krenar që i biri ka rënë duke mbrojtur rendin kushtetues. Ceremonia u shoqërua me një breshëri të shtëna nga një skuadër pushkataresh.

Plan Marshall për Shqipërinë

Autoritetet italiane shprehen: I pari që hodhi tezen e një Plani Marshall për Shqipërinë, tre ditë më parë, ishte, ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Berluskonit, Antonio Martino. Qysh nga ai moment, si nga forcat e djathta, ashtu edhe nga ato të majta të spektrit politik, italian konsensusi ndaj këtij propozimi është zgjeruar aq shumë sa tani mund të konsiderohet si tezë mbi sunduese në të gjitha nivelet. Faqe 2

Nevojat e vendit për bukë janë të garantuara për shumë muaj

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit është e autorizuar nga Qeveria, të bëjë publike sa vijon: Disponohen sasi të mjaftueshme gruri, që garantojnë nevojat e vendit për bukë, për shumë muaj. Furnizohen rregullisht çdo ditë fabrikat e përpunimit në të gjitha rrethet e vendit, me çmim tepër të leverdishëm, i cili favorizon ndjeshëm mbajtjen të pandryshuar të çmimit të bukës dhe nuk justifikon ngritjen e çmimeve nga tregtarët. Pa përmendur importet private të grurit dhe të miellit, Rezerva e Shtetit, në çdo kohë dhe brenda ditës, garanton furnizimin të pandërprerë sidomos në rrethet e Jugut.

Presidenti Berisha priti përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Mejdani, Dokle, Majko

Deklaratë e Presidentit Berisha

Garantohen liritë dhe të drejtat të parashikuara nga Ligji Kushtetues Presidenti i Republikës siguron se ligji i kufizimit për shtypin do të përdoret në mënyrë minimale dhe se ai nuk vlen për mediat e huaja Presidenti i Republikës, Sali Berisha, deklaroi dje se ai ishte angazhuar që zbatimi i ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme të bëhej pa asnjë kufizim të lirisë së shtypit dhe se të gjitha mediat të informohen për ngjarjet që po ndodhin në vend dhe palët të mos pengohen gjatë kësaj kohe. Forcat për shtypjen e rebelimit do të bëjnë një sitë përzgjedhje për të lehtësuar popullsinë civile e për të shpëtuar jetën e pasurive e tyre. vlen për mediat e huaja.

për Shqipërinë

Komunistët pafytyrësisht i kanë fryrë zjarrit Faqe 3