08/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 mars 1997

“Duhet të vazhdojnë ndihmat për Shqipërinë”

Dëshirojmë të organizojmë mbështetje të përbashkët në Europë dhe gjëkët në mënyrë që t’i shtrijmë dorën e ndihmës Presidentit Berisha. Ish kancelari austriak Franc Vranicki deklaron: Ish kancelari austriak Vranicki në një intervistë të dhënë Zërit të Amerikës tha se duhet mbajtur parasysh se pari fakti që shumë qytetarë kanë humbur paratë në skemat piramidë, prandaj duhet të tregojmë shumë kujdes që nga njëra anë të mbajmë qëndrim të vendosur ndaj krizës dhe nga ana tjetër të bëjmë të qartë se bashkëpunimi i vendeve të tjera me Shqipërinë duhet të vazhdojë. Sipas Vranickit hapi i parë dhe i rëndësishëm dhe konstruktiv ka atë bëjë me bashkëpunimin, pra që industria, artizanati dhe turizmi të cilat kanë filluar të zhvillohen duhet të vazhdojnë. Njerëzit duhet t’i kthehen punës. Dëshirojmë të organizojmë mbështetje të përbashkët në Europë dhe gjëkët na ndër të tjera Vranacki në mënyrë që t’i shtrijmë dorën e ndihmës Presidentit Berisha. Sot Vranicki vjen në Shqipëri për tu takuar me Presidentin e Republikës dhe partite politike.

BE mbështet përpjekjet e Presidentit Berisha për zgjidhjen e krizës

Presidenti Berisha priti Ministrin e Jashtëm të Hollandës dhe Kryetarin e radhës të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian z. Hans Van Mierlo Këshilli i Europës paraqet një rezolutë për Shqipërinë. Shqipëria duhet të përdorë të gjitha mjetet sipas ligjit ndërkombëtar për të vendosur rendin. Unë kam ardhur këtu në emër të Bashkimit Europian dhe dua t’ju shpreh mbështetjen tonë për ju, i tha Ministri Mierlo, Presidentit Berisha. Presidenti Berisha i shprehu mirënjohjen për interesimin dhe kontributin e madh të Bashkimit Europian dhënë Shqipërisë dhe e siguroi për vendosmërinë e tij për të nxjerrë vendin nga kriza aktuale, për të rivendosur rendin kushtetues dhe garantuan rendin publik. Presidenti Berisha u shpreh i vendosur të vazhdojë dialogun me partitë për zgjedhjen e Kryeministrit të ri. Ministri Mierlo shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar në disa qytete të jugut të Shqipërisë dhe mbështeti përpjekjet për dialog të ndërmarra nga Presidenti me partitë politike. Bashkimi Europian njehvojën për stabilitet politik e social të vendit si dhe nevojën për të rivendosur rendin e ligjin. Duke dënuar të gjithë përpjekjet të cilat ndërmjet kriminelët apo përdorimit të armëve synojnë të minojnë stabilitetin dhe të marrin pushtetin, Bashkimi Europian u bën thirrje të gjitha forcave politike që të dënojnë e të pengojnë këtë veprimtari. Ai theksoi se Bashkimi Europian mbështet rekomandimin e Këshillit të Europës që opozita, në respekt ndaj parimeve demokratike, duhet të hyjë në parlament e të marrë pjesë në punën e tij dhe beson se një proces pajtimi kombëtar është i nevojshëm që të mund të hapë perspektivën e aprovimit të kushtetutës e zgjedhjeve të reja. Bashkimi Europian, tha ai, shpreh gadishmërinë të vazhdojë me tej ndihmën aktuale dhe të përfshijë në programin PHARE masa specifike për gjendjen e tanishme.

Shqipëria duhet të përdorë të gjitha mjetet sipas ligjit ndërkombëtar për të vendosur rendin

Këshilli i Europës paraqet një rezolutë për Shqipërinë Shqipëria duhet të përdorë të gjitha mjetet sipas ligjit ndërkombëtar për të vendosur rendin Shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme ishte e pa shmangshme “Partia Socialiste duhet të kthehet në parlament dhe t’i jape fund bojkotimit

Conseil de l'Europe

BE dënon përdorimin e armëve për marrjen e pushtetit

Konferencë Shtypi e z. Hans Van Mierlo, kryetar i radhës së BE Opozita, duhet, nga respekti për parimet demokratike, të zërë vendet e saj dhe të marrë pjesë në punimet e parlamentit BE-ja është e gatshme të japë ndihmë humanitare po qe se lind nevoja Faqe 3

Përshëndesim dialogun e filluar nga Presidenti Berisha

Deklaratë shtypi e Këshillit të Europës lidhur me hulumtimet për gjendjen e jashtëzakonshme në Shqipëri Të gjitha partitë politike duhet të dënojnë veprimet e dhunës kriminale dhe rebelimin në jug të Shqipërisë, në mënyrë që këto të vazhdojnë edhe pas ofertës për amnisti të 6 marsit. Faqe 3

SHBA përshëndet arritjen e marrëveshjes midis Presidentit Berisha dhe partive politike të opozitës në Shqipëri

Banka Botërore dhe FMN-ja të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë

Drejtori i përgjithshëm i FMN-së, “Mishel Kamdesvia si dhe unë, ne jemi të gatshëm” t’i akordojmë një ndihmë financiare Shqipërisë, deklaroi Uolfenson gjatë një konference shtypi mbajtur me ministrin spanjoll të Ekonomisë Rodrigo Rato. Faqe 6

KE përkrah vazhdimin e reformave demokratike në Shqipëri

Arbnori priti delegacionin e Këshillit të Europës Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, priti dje delegacionin e komisionit Ad Hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të kryesuar nga Rene van der Linden. Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm këtë takim, zoti Arbnori ndërsa këndvështroi situatën e krijuar nga dhuna e ushtuar regjishtë nga bandat rebele komuniste në disa qytete të Shqipërisë së Jugut, i kërkoi delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të dënojë qartë dhunën e rrezikshme të bandave rebele nga njerëzit që mbrojnë rendin kushtetues, institucionet demokratike në bazë të ligjeve në fuqi. Ne do të palet do të gjitha nenjëlloj, tha Arbnori, atëhere demokracia do të mbetet vetëm teori. Duhet vlerësuar si pozitive fakti, tha në vazhdim Arbnori, se me gjithë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga forcat qeveritare nuk është vrarë apo ekzekutuar asnjë person i bandave rebele. Atyre vazhdimisht u është bërë thirrje të dorëzojnë armët pa gjak. Ndërkohë, tha ai, është synuar vazhdimisht që të instalohet dialogu, tryeza e rrumbullakët mes partive politike. Ne, tha Arbnori, kemi qenë dhe jemi për dialogun. Por ndërkaq pa përjashtuar tryezën e rrumbullakët, parlamenti shqiptar i zgjedhur me votën e lirë të elektoratit, duhet respektuar deri në fund. Tri-këshi dialogu parlamentar dhe të kapësh armët, kjo nuk është demokratike dhe as e drejtë. Nëse do të ekzistonte vullneti i mirë mes palëve politike, tryeza e rrumbullakët do të funksionojë. Përndryshe, ajo do të shndërrohet në një tryezë dialogu të shurdhër, tha Arbnori. Të sugjerojnë zgjedhje parlamentare në këto kushte, do të ishte shkatërruese për elektoratin shqiptar dhe Shqipërinë. Zoti Arbnori vlerësoi ndihmën e Këshillit të Europës ndaj Shqipërisë në këtë situatë, duke shprehur shpresën se ajo nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Nga ana e tij, Van der Linden tha se Këshilli i Europës mund të luajë një rol të madh në përkrahjen e Shqipërisë për vazhdimin e reformave demokratike. Ai shprehu konsideratën për instalimin së fundi të dialogut mes partive politike me iniciativën e Presidentit Berisha. Në, tha ai, duke shprehur edhe bindjen e anëtarëve të gjerë të delegacionit, mbështesim dialogun dhe përdorimin e mjeteve politike në qetësimin e situatës.

Konferencë Shypi e z. Hans Van Mierlo, kryetar i radhës se BE

ishte e pa shmangshme

parlament dhe t’i japë fund bojkotimit Pas përfundimit të amnistisë është e nevojshme mbështetja për vendosjen e rendit kushtetues në Shqipëri Faqe 3