20/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 mars 1997

“Komitete të shpëtimit kombëtar” spostojnë pushtetet e ligjshme lokale

Prononcim i zotit Ylli Vejsiu, Sekretar Organizativ PDSH Informacionet që vijnë nga gjashtë rrethe të vendit dëshmojnë se asnjë rregulluar dhe po krijohen majft komitete të shpëtimit kombëtar, të cilët në mënyrë të pashmangshme kanë spostuar rolin e pushteteve lokale, pluraliste të zgjedhura nga populli dhe po pretendojnë të marrin në dorë drejtimin ekonomik, politik, dhe të rendit publik në këto rrethe. Në krye të disa rretheve janë vënë ish eksponentë të PPSH, enveristë ose ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues në Shqipëri e duke ekspozuar vendin para të panjohurave të rrezikshme. Partia Demokratike kërkon që Qeveria e Pajtim Kombëtar të bëjë të gjitha përpjekjet që veprimtarinë e këtyre komiteteve ta kalojë kryesisht te veprimtaria e ligjshme e pushtetit lokal, si të vetmet organe pluraliste të zgjedhura me votën e popullit dhe të mos implikohet në veprimtari të paligjshme. Vetëm në këtë mënyrë kjo qeveri do të ushtrojë kryerjanë precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues në Shqipëri e duke ekspozuar vendin para të panjohurave të rrezikshme. Me një platformë të qartë kjo qeveri në përkrahjen e plotë të forcave politike duhet të bëjë të pamundurën për funksionimin e plotë të pushtetit lokal. Partia Demokratike deklaron duke i bërë thirrje edhe forcave të tjera politike se do të jetë gj­ithë përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi tej të rëndësishëm për faktet e vendit të paqes e qetësisë.

Letër e zotit Pjetër Arbnori drejtuar zonjës Leni Fisher

TIRANË, 18 Mars/ATSH/.- Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, i ka dërguar këtë letër kryetares së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Leni Fisher: Parlamenti shqiptar, duke e konsideruar jetike daljen sa më të shpejtë te vendit nga kriza aktuale, ka mirëpritur tryezën e partive politike me Presidentin e Republikës dhe është angazhuar për plotësimin e të gjitha pikave të marrëveshjes politike. Siç mund ta dini, parlamenti i dha unanimisht votbesimin Qeverisë së Pajtim Kombëtar. Posaçërisht, ne zbatuam marrëveshjen, ai miratoi një amnisti të përgjithshme për personat civile dhe ushtarake. Paao përgjithshme për personat civile dhe ushtarake. Paa u zgjat afati i dorëzimit të armëve dhe është pranuar që zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme të bëhet brenda muajit qershor. Gjithashtu, ne mbështesim nje vëzhgim të gjithanshëm dhe të plotë të të gjithë procesit zgjedhor, duke bere edhe ndryshimet e nevojshme në ligjin elektoral. Po kështu, brenda pak ditësh do të shqyrtohen letërsimet e ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme. Megjithë këto angazhime konstruktive dhe serioz, i cili ka gjetur mbështetjen dhe inkurajimin e BE-së dhe të SHBA, dhe, ndonëse ka një përmirësim relativisht të gjendjes së përgjithshme të rendit publik, për fat të keq ka edhe zhvillime shumë negative që po tentojnë një grusht shteti duke kërcënuar rendin kushtetues. Disa komitete ushtarake të drejtuara nga ish-punonjës të sigurimit e ish-ushatarake të lartë të regjimit komunist, po synojnë të menaxhojnë të gjitha institucionet legjitime në nivel qendror e lokal, duke paraqitur ne forme ultimative kërkesa për dorëheqjen e Presidentit deri me 20 mars 1997 dhe zgjedhjen e një shefi presidencial, ku ata te jene pale e trete. Kjo është ne kundërshtim te plote me dispozitat kryesore kushtetuese dhe do të bënte materializimin e një grushti shteti. Përballë kësaj situate, me gjithë tentativat për anashkalimin dhe rrëzimin e parlamentit, ne jemi te vendosur për te qëndruar deri në fund në mbrojtje te rendit kushtetues si dhe presim nje angazhim me te madh dhe jo indiferent te disa forcave politike ne anashkruese te marrëveshjes. Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme për demokracinë shqiptare mbështetjen tuaj për marrëveshjen politike te partive politike, për rivendosjen e rendit publik, për mbrojtjen e rendit kushtetues, për kalimin e krizës aktuale qe rrezikon qenien tonë si shtet dhe si komb, përfundon letra e zotit Arbnori.

Të kuptojmë thellë përgjegjësinë e madhe që kemi ndaj vendit dhe popullit

Intervistë me zotin Tritan Shehu kryetar i Partisë Demokratike Zoti Tritan, çfarë mesazhi do t’i dërgonit sot shqiptarëve dhe simpatizantëve të PD-së, çdo shqiptari? Mesazhi është që në mesazhet e pajtimit kombëtar, mesazhet e qetësisë së njerëzve, uljes së tensioneve dhe funksionimit normal të jetës së vendit, të respektimit të rendit, të rregullit dhe ligjit, të respektimit të Qeverisë së Pajtim Kombëtar, të respektimit të pushtetit lokal të zgjedhur me votën e lirë të njerëzve, të respektimit të institucioneve të shtetit tonë, pasi kështu vlerësojmë dhe respektojmë Shqipërinë dhe veten tonë. Vendosja e rendit qetësisë dhe rregullit është kusht i domosdoshëm për të lejuar ndihmën e miqve tanë, aleatëve tanë, komunitetit ndërkombëtar në tërësi. Në radhë të parë ne duhet të respektojmë organet tona të zgjedhura, të ligjshme ato të ushtrojnë kompetencat që kanë në bazë të ligjit, të mënjanojnë të mundin dhe të ndihmojmë Bashkësinë Ndërkombëtare. Gjithashtu në shprehje bindjen tonë se gjendja në Shqipëri do të stabilizohet shumë shpejt dhe ne këtë rast u bëjmë përsëri thirrje gjithë atyre që në botë, diasporës tonë në Europë dhe SHBA që të ndihmojë ekonomikisht Shqipërinë për të kapërcyer problemet e krijuara, për të siguruar vazhdimësinë e reformave në Shqipëri, mbrojtjen e shtetit ligjor, dhe të ardhmen e demokracisë në këtë vend. U bëj apel gjithë atyre dhe veçanërisht simpatizantëve të PD-së të mobilizohen për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, të kompaktësojnë strukturat e partisë, kryesisë, grupseksionet, seksionet. Të jenë të bashkuar strukturat e partisë, duke u përpjekur me të gjitha mënyrat për të përçellë mesazhet tona të pajtimit kombëtar, por edhe të mbrojtjes së vlerave të arritura të demokracisë në këtë vend. U kërkojmë njerëzve tanë që të respektojnë rregullin, ligjin, duke mbështetur gjithë veprimtarinë e tyre në kuadër të frymës së unitetit kombëtar, njërzor dhe qytetar. Është e domosdoshme që të gjitha strukturat e PD të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëjnë përgjegjësinë e madhe që kanë ndaj vendit. Aktualisht, popullit dhe paqes. Ata duhet të kthehen në faktor aktiv për të realizuar qëllimin më fisnik, njerëzoren e Shqipërisë nga agjendat e qarta. Shpreh bindjen e plotë se mobilizimin e gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, me angazhimin e gjithë njerëzve patriot, liridashës dhe demokratië, duke i dhënë ndihmën e duhur shpejtësisë dhe plotësues të gjithë jetës së forcave në radhë të rivënies prapë për të sjellë në Atdhe tonë paqe dhe përmirësim. Si e shikoni mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm të PD me forcat politike ne vend për stabilizimin sa më të shpejtë të pushtetit lokal? Është e domosdoshme forcimi i bashkëpunimit të PD me forcat e tjera politike. Detyra jonë është që të respektojmë organet legjitime qe nga qendra deri në baze. Unë e bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD që të bashkëpunojne me organet e pushtetit lokal si të vetmet organe ligjore demokratike. Organizimi i komiteteve lokale bie ndesh me këto koncepte dhe luftërat nga të gjitha forcat politike. Kjo është detyrë dhe ne kemi rënë dakord me këtë periudhë. Tek PD po shohim këtë ditë shumë nga nismëtarët e dhjetorit ’90, çfarë do t’u thoshit këtyre militantëve të vjetër? Unë e çmoj si elektorat i PD nuk ka rënë, as dhe mbështetësit e saj. Elektorati ynë shumë i madh ka qëndruar i bashkuar dhe i vetëpërmbajtur duke zbatuar thirrjet tona të vazhdueshme për të mbrojtur paqen dhe rendin kushtetues dhe për të zbatuar platformën e pajtimit kombëtar, realizuar me forcat kryesore politike të vendit me Presidentin e Republikës. Unë u bëj me këto rast thirrje të hapur gjithë atyre që janë simpatizantëve të PD, veprimtarëve të saj, u bëj thirrje nismëtarëve të PD, themeluesve të saj, që kanë dëshmuar shpirtin e tyre demokratik, atdhetar që të dalin nga ngushtësia personale, ngushtësia e çastit, nga problemet e ngushta individuale, dhe të mendojnë për të mirën e vendit, për paqen për lirinë dhe demokracinë, të mendojnë për të mbështetur PD, për të forcuar dhe konsoliduar dhe më tej PD, në një faktor vendimtar për vijueshmërinë e demokracisë dhe realizimin e pajtimit kombëtar në Shqipëri. Intervistoi: M. BUÇPAPAJ

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në një njoftim te qeverisë, të hartuar pas nje takimi dy orësh te kabinetit, rreth krizës shqiptare, thuhej se gjendja e jashtëzakonshme do te jete ne fuqi deri ne 30 qershor ROME, 19 mars /Rojter/ - Qeveria e Italisë të mërkurën se shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë vendin si përgjigje ndaj një fluksi masiv të të ikurve shqiptarë. Kjo mase, e cila do te lejoje qeverine te perdore fonde te emergjences, u shpall me nje dekret i cili i jep fuqia autoriteteve qe te kthejne ne vend çdo shqiptar qe duket se perben kercenim per rendin publik ne vend. Ne nje njoftim te qeverise, te hartuar pas nje takimi dy oresh te kabinetit, rreth krizes shqiptare, thuhej se gjendja e jashtezakonshme do te jete ne fuqi deri ne 30 qershor. Dekreti konfirmon se Italia do t’i jape te drejte te perkohekshem qendrimi shqiptareve qe kane lene vendin per shkak te ankise se armatosur ne vend dhe kane ardhur ne Itali npermjet nje flote anijesh te vjetra dhe te ndryshkura. Gati 10 000 veta kane mberritur ne portet e juglindjes se Italise qe nga 13 marsi. Ne portin kryesor te Brindizit, burime ushtarake thone se Italia ka filluar filluar tashme t’i ktheje ne anijet e personave te tjere te pahedurishmen ne mes shqiptareve. Ato thane se dy helikoptere gjigante te ushtrise italiane, “Cinuc”, mberojne ushtrake ne bord kane filluar nje aksion per rikthimin e 290 shqiptareve ne Tirane gjate dites sotme.

-Thellimi i rrënimit ekonomik nëpërmjet shkatërrimit dhe zjarreve e shumëfishon humbjen tonë nga skemat piramidale mashtruese.

-Vëllezër që flisni vetëm me gjuhën e armëve dhe të flakëve, mëshirë për vetveten, për familjet tuaja, për fëmijët e sotëm e ata të nesërm.

Ministri i Jashtëm shqiptar në Romë

Delegacioni i BE-së kërkon: Përmirësimin e situatës në vend para dërgimit të ndihmave Intervistë me zëdhënësen e OSBE-së, zonjën Melisa Fleming OSBE-ja është e angazhuar krahas Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës në një mision afatgjatë në Shqipëri Faqe 3