Turqia do të ndihmojë në të gjitha fushat për rikthimin e stabilitetit në Shqipëri
Bisedë telefonike Berisha-Demirel
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës njofton se më 21 Mars 1997 Presidenti i Republikës Sali Berisha pati një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë Sulejman Demirel.
Presidenti Demirel, duke shprehur shqetësimin e thellë për zhvillimet në Shqipëri, i deklaroi Presidentit Berisha se ai dhe vendi i tij mbështesin plotësisht Platformën e Pajtimit Kombëtar të paraqitur nga Presidenti forcave politike dhe të konkretizuar në marrëveshjen e datës 9 Mars, si rrugën më të mirë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe me mbështetjen përpjekjet e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe Presidenti Berisha për rikthimin e stabilitetit. Turqia njeh vetëm institucionet legale të Shqipërisë dhe është e vendosur dhe e gatshme të angazhohet dhe të ndihmojë në të gjitha fushat Shqipërinë për rikthimin e stabilitetit të saj.
Integriteti territorial i Shqipërisë - i paprekshëm
Për të gjithë shqiptarët atdhetarë me zemër e vepra në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në Diasporë është bërë plotësisht e qartë se politizimi i krizës së fajdeve deri në trebelim të armatosur, puç dhe kërkesa ultimative për autonomi në disa qytete të Jugut, ka qenë paramenduar e parapërgatitur prej kohësh nga autorët e skenarit që po zbatohet në këtë periudhë.
Kërkesat agresive për kthimin e plotë të parave të humbura në firmat piramidale, për dorëheqjen e Qeverisë Meksi dhe më pas të Presidentit Berisha, janë shoqëruar me veprime të hapura të armatosura kundër institucioneve dhe autoriteteve lokale shtetërore me synimin e paralizimit dhe të zëvendësimit të tyre me organe antigjore si komitetet ushtarake apo të shpëtimit, që realisht po veprojnë si autoritete të pushtimit dhe të vetëqeverisjes lokale autonomiste. Realisht këto janë këmbana të forta alarmi për rrezikun e institucionalizimit të antishtetit apo të pushtetit të krimit, kaosit, të mafias së të gjitha ngjyrave e flamurëve, e njëherazi të rrezikut të cenimit të integritetit territorial të Shqipërisë, të autonomisë apo shkëputjes së disa qyteteve apo krahinave të Shqipërisë së Jugut. Por autorët dhe aktorët e këtij skenari, të frymëzuar nga harta të pluhurosura aneksioniste apo të shumëfishuara sërisht me ngut dhe nga sponsorizime shqiptare e përtej shqiptare, nuk do të arrijnë kurrësesi ta çojnë atë deri në fund. Misionarët apo mercenarët që përbëjnë ushtrinë e copëtimit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë as vetveten e jo më mbare Popullin e qyteteve apo të krahinave që po i terrorizojnë me qeverisjen e tyre banditeske e të përgjaksme. Edhe për banorët e këtyre zonave dhe për të gjithë shqiptarët Diasporë, Shqipëria është Shqipëri në trojet që na e kanë lënë të parët dhe kushdo që cënon integritetin e saj do të ketë përgjigjen e njëhershme e si trup i vetëm të tyre. të tyre. Integriteti territorial i Shqipërisë do të ruhet e mbrohet me çdo sakrificë e çmim, sepse është kërkesë dhe dëshirë zemre e gjithë shqiptarëve atdhetarë pa dallime krahinore, fetare e partiake. Kjo vetëdije e thellë kombëtare i hapi rrugën Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe përbën motivin kryesor të mbështetjes së saj të gjerë në mbarë vendin, garancinë e suksesit të misionit të saj dhe të përballimit të provës apo sfidës së madhe të tanishme. Kërkesat e krerëve të disa komiteteve apo të bandave të rebelëve në Jug të aplikuara qëllimshëm dhe nëpërmjet disa megafonëve të huaj, do të humbin si zëra në shkretëtirë. Aventurë do të dëshmojë më turp dhe të gjithë mercenarët shtet e kombëresës do ta marrin ndëshkimin e merituar. Për këtë krijojnë bindje e siguri edhe angazhimi maksimal dhe qëndrimi i prerë e unanim i Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar si dhe mbështetja e madhe ndërkombëtare për stabilizimin e shpejtë të jetës në vend, për t’i rikthyer popullit qetësinë e sigurinë në jetë e punë.
Gjermania mbështet zgjidhjen politike
Presidenti Berisha në takim me ambasadorin e Gjermanisë
Presidenti i Republikës, Sali Berisha dje pati një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Hans Peter Disdorn dhe bisedoi me te per zhvillimet ne Shqipëri.
Ambasadori Disdorn i tha Presidentit Berisha se Gjermania ne rast se vete nuk do te marre pjese me trupa apo njesi policore, ajo nuk do te kundershtoje aspak nje veprim te tille nga vendet e tjera anetare te Bashkimit Evropian.
Ai i konfirmoi Presidentit Berisha se Gjermania mbeshtet zgjidhjen politike ne kuadrin e Platformes se Pajtimit Kombetar dhe vetem te institucioneve legjitime te Shqiperise dhe ne kete drejtim ajo vlereson shume rendesishem fillimin e menjhershem te pergatitjeve e zgjedhjeve nen mbikqyrjen e plote nderkombetare.
Franca mbështet veprimtarinë e Presidentit dhe të qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Presidenti Berisha priti Ambasadorin e Frances
Presidenti Sali Berisha priti pardje në një takim Ambasadorin e Frances dhe diskutoi me te mbi gjendjen ne vend. Ambasadori i Frances i konfirmoi edhe njehere Presidentit Berisha qendrimin e Frances, shprehur nga Keshilltari i Presidentit Shirak dhe nga ministri i Jashtem i Frances se Franca mbeshtet plotesisht Platformen e Pajtimit Kombetar, veprimtarine e presidentit dhe te qeverise se Pajtimit Kombetar, zgjidhjen politike ne kuadrin e institucioneve legjitime te Shqiperise dhe integritetin e Shqiperise.
Të gjitha forcat politike në Parlament
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori priti me kërkesën e saj Ambasadoren e SHBA-së zonjën Mariza Lino
Duke marrë fjalën zoti Arbnori tha se në situatën aktuale një rëndësi jetike për Shqipërinë ka mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit duke respektuar institucionet legjitime dhe Dispozitat Kryesore Kushtetuese.
Kemi një qeveri të Pajtimit Kombëtar që punon mbështetur në një platformë të dalë nga tryeza e Partive Politike me Presidentin e Republikës, të cilën Parlamenti ka mbështetur dhe do ta mbështesë në respektimin e të gjitha pikave të marrëveshjes politike, për të realizuar platformën e pajtimit kombëtar, për të rivendosur rendin publik dhe kushtetues dhe për të çuar vendin drejt zgjidhjeve të reja. Në njohim vetëm organet e pushtetit lokal të zgjedhura lirisht dhe nuk njohim komitetet ushtarake të cilat sikurse sovjetët 1917-tës kërkojnë më me atë dhe dhunës t’u imponohen institucioneve legjitime. Ambasadorja Lino shprehu mbështetjen e saj të plotë për të gjitha sa thanga zoti Arbnori dhe vlerësoi se domosdo në situatën aktuale është shumë e rëndësishme të respektohen institucionet duke shprehur mbështetjen e saj për Parlamentin. Në, tha ajo, në të gjitha deklaratat tona kemi bërë thirrje kundër dhunës dhe imponimit me dhunë të institucioneve legjitime, duke insistuar në zgjidhje politike.
Në këtë linjë kemi mbështetur Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe platformën e saj. Sot më shumë se kurrë të gjitha palët duhet të kontribuojnë në realizimin e kësaj platforme. Kësaj do t’i shërbente dhe pjesëmarrja e të gjitha forcave politike në punimet e Parlamentit. Parlamenti është një institucion i rëndësishëm që duhet mbrojtur, në këtë kohë të vështirë, nënvizoi Ambasadorja Lino.
Kryetari Arbnori duke e falenderuar për mbështetjen, nënvizoi se Parlamenti është i vendosur t’i japë kontributin në kapërcimin e situatës. Zgjidhja politike mund të realizohet vetëm duke respektuar institucionet legjitime, Parlamentin, Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Presidentin. Jashtë këtyre institucioneve mund të ketë vetëm kaos dhe thellim të destabilitetit.
Simitis: ”Athina nuk ka kërkuar largimin e Berishës”
Zgjidhja e konfliktit në Shqipëri është politike, dhe duhet të kryhet nga qeveria shqiptare, nga presidenti Sali Berisha dhe nga forcat politike” të këtij vendi,
Faqe 6
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Turqisë te hënën në Shqipëri
Në programin e vizitës së tij janë parashikuar takime me Presidentin e Republikës, Sali Berisha, kryeministrin Bashkim Fino etj.
Onur Omen, do të vizitojë të hënën Shqipërinë, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Shtypit dhe Informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, zoti Omen do të zhvillojë takime me personalitete të larta të shtetit dhe me kryetarë të partive politike shqiptare. Gjatë vizitës së fundit, marrëdhëniet shqiptaro-turke kanë njohur zhvillime të rëndësishme në fusha të ndryshme si, ekonomike, ushtarake, kulturore, arsimore, etj. Presidentin e Republikës, Sali Berisha, me kryeministrin Bashkim Fino, me zv/ministrin e Punëve të Jashtme, Albert Rakipi, me ministrin e Mbrojtjes, Shaqir Vukaj, me kryetarin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, si dhe një takim me partitë politike, pjesëmarrëse në qeveri.
Marsi i demokracisë së pamposhtur
Marsi për shqiptarët është kthyer në një simbol të lirisë, të triumfit mbi sistemin diktatorial, të së keqes së madhe njerëzore që shkatërroi shoqërinë shqiptare nëpërmjet një diktature të gjatë dhe të egër komuniste për më shumë se 50 vjet sundimi të egër antinjerëzor.
Pesë vjet më parë më 23 mars 1992 Shqipëria u gjend në vend të lirë dhe demokratik. Qytetarët shqiptarë kishin votuar një ditë më parë për arkitektën e lirisë dhe të drejtave njerëzore, për dirigjuesen e revolucionit demokratik në Shqipëri Partinë Demokratike, por dhe për forcat e tjera demokratike shqiptare të cilat sapolëshonin përpara shqiptarëve një program të madh për transformimin e sistemit të vjetër komunist në një sistem demokratik.
Parullat e Berishës udhëheqësit të Revolucionit demokratik shqiptar, “Opozitar vëllëzëri” si dhe “Bashkëvajtës dhe bashkëfajtor”, qenë parullat më ndërtuese të botës shqiptare në të gjithë kohërat.
Gjatë pesë vjetëve që kaluan Shqipëria doli nga izolimi i gjatë, zuri shumë miq që mëdhenj në botë, ndërtoi shtetin ligjor dhe besimin tek sistemi. U zgjidh ushqimi i popullit, veshja, transporti, si dhe mjaft aspekte të tjera të jetës së përditshme. U rritën kurset qeveritare, u rritën komoditeti familjar, u stabilizuan treguesit makroekonomik, u ul papunësia, inflacioni, u shlye borxhi i jashtëm etj. U kryen investime të rëndësishme në naftë, ndërtim, rrugë, hotele, shërbime publike e shumicë sektorë të rëndësishëm të jetës. U bënë hapa drejt ndërtimit me ligj të legjislacionit bashkëkohor, u miratuan akte themelore të të drejtave njerëzore, kodi i procedurës penale dhe civile. Shqipëria nënshkroi marrëveshje dhe konventa të rëndësishme me Europën, SHBA dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Arritjet që nuk mund të mohohen asnjëherë dhe nga askush, pavarësisht nga rehatna e sotme të cilat duhet t’i kujtojmë si bashkëpërgjegjës për zhvillimet demokratike. 23 marsi 1997 vërtet e gjen Shqipërinë të tronditur nga forca të caktuara antikombëtare, antidemokratike dhe antinjerëzore, por e gjen të palëkundur në besimin tek demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut.
PD, forcat demokratike dhe gjithë populli shqiptar do të dinë t’i bëjnë ballë edhe kësaj krise të errët antidemokratike dhe antikombëtare. Demokracia nuk do të mposhtet kurrë. Shqipëria do të rrojë përjetë dhe marsi të tjera do të festojmë në liri dhe prosperitet.
Përgjegjësia jonë e madhe sot është Shqipëria
Intervistë me z. Ali Spahia nënkryetar i PD
Intervistë me z. Ali Spahia
nënkryetar i PD
Përgjegjësia jonë e madhe sot është Shqipëria
Ardhja e deputetëve socialistë në parlament do t’i shërbente frymës së përgjithshme të pajtimit kombëtar
Faqe 3
Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë indiferentë ndaj zhvillimeve në Shqipëri
Telegram i Kryetarit të PPDSH-së Arbër Xhaferi, dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha
“Me shqetësim të thellë i ndjekim ngjarjet në Shqipëri dhe i mbështesim pa asnjë dilemë përpjekjet tuaja të urta që të gjeni një zgjidhje politike që do të parandalonte thellimin e krizës. Konsensusi në mes të forcave politike dhe gjithë jetën për senzitetin e situatës, për pjekurinë dhe urtësinë politike, por edhe për forcën mobilizuese të atdhetarëve që na inkurajon në këto momente kur rrezikohet atdheu.
I nderuar President, shqiptarët e Maqedonisë në asnjë çast nuk janë indiferentë ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe rëndësinë që ka stabiliteti i Shqipërisë, dhe ata nuk do të rinë duar kryq nëse do të tentohet të cënohet integriteti territorial i Shqipërisë.
Duke i mbështetur të gjitha përpjekjet tuaja për zgjidhje politike të çështjeve të hapura, për arritjen e pajtimit kombëtar, për mbrojtjen e paqës dhe tërësisë së vendit, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të vihemi në shërbim të ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë”.
Shkup 21.3.1997
Të gatshëm në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë
Telegram i Kryetarit të PPDSH-së, Arbër Xhaferi, dërguar kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Fino
“Me lejoni, z. kryeministër që të shpreh mirënjohjen time dhe të partisë për guximin tuaj, për gadishmërinë tuaj që të viheni në shërbim të atdheut në këto raste kur rrezikohen interesat tona kombëtare.
Duke ju shprehur edhe me këtë rast mbështetjen tonë juve, qeverisë suaj dhe organeve të tjera legale dhe legjitime të shtetit shqiptar, ju njoftojmë se të gjithë ne jemi të gatshëm të vihemi në shërbim të mbrojtjes së integritetit të Shqipërisë.
Shkup 21.3.1997