25/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 mars 1997

Vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare ndaj Shqipërisë

Ngjarjet e fundit në Shqipëri kanë tërhequr gjithë këto kohë vëmendjen e qeverive dhe Institucioneve Europiane dhe Amerikane. Forumet europiane vlerësuan se kriza shqiptare duhet zgjidhur sa më shpejt dhe në rrugë paqësore. Faktori perëndimor, duke paralajmëruar për pasojat e zgjerimit të krizës shqiptare në rajon, ka intensifikuar shërbimet diplomatike në Shqipëri për të njohur më mirë gjendjen dhe gjetur zgjidhjet e nevojshme. Disa delegacione të OSBE, BE, si dhe të vendeve mike në rajon vizituan Tiranën, duke iu gjendur pranë popullit dhe Qeverisë shqiptare në këto momente të vështira që po kalon. Mbështetja e tyre ndaj institucioneve demokratike në vend i ka shërbyer qetësimit të situatës, vendosjes së rendit kushtetues dhe kthimit të jetës në rrjedha normale. Europa, duke e vlerësuar Shqipërinë si pjesë të kontinentit të vetër po dëshmon se do të mbrojë dhe mbështesë qytetërimin perëndimor në Shqipëri, demokracinë dhe institucionet e saj. Në shumë kryeqytete europiane po diskutohet për një plan afatgjatë zhvillimi, për Shqipërinë, duke mos reduktuar atë në çështje humanitare. Mbledhja e djeshme e Ministrave të jashtëm të BE në Strasburg dhe ajo e sotmja në Romë e kanë vënë theksin… sotshmja në Romë me pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar Fino, është një tjetër dëshmi e angazhimit serioz të BE për zgjidhjen afatgjatë të krizës shqiptare. Ne falenderojmë gjithë këto forume të larta, duke u kërkuar njëkohësisht që ndihma ekonomike që do t’i akordohet Shqipërisë në këto kushte të një tranzicioni të vështirë me të cilin po ballafaqohet demokracia dhe kapitalizmi në Shqipëri, të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne shpresojmë se kriza e tanishme nuk e ka traditur besimin e shqiptarëve tek liria, ekonomia e tregut të lirë dhe kapitalizmi i tipit përëndimor të cilin po përpiqemi të ndërtojmë, prandaj shpresojmë që me ndihmën tuaj Shqipëria do ta rimarrë shumë shpejt veten. Qeveria dhe forcat demokratike në vend janë të vendosura që të respektojnë marrëveshjet e arritura me BE dhe OSBE-në, njëkohësisht të respektojnë formulën e forcave politike të vendit me Presidentin Berisha, prej nga ka dalë një platformë e gjerë pajtimi kombëtar. Këtë platformë askush nuk ka të drejtë ta prish apo injorojë, pasi kjo do të ishte me pasoja. Ne jemi të vetëdijshëm se ndihma europiane lidhet me vendosjen e rendit dhe qetësisë që është detyrim ynë i plotë, dhe se pala shqiptare po i kontribon me angazhim të plotë stabilizimit të brendshëm. Shqipëria demokratike duke shprehur ndjenjën e mirënjohjes për BE, OSBE-në dhe vendet mike të cilat po kontribuojnë për kapërcimin e situatës në Shqipëri, i garanton ato se ndihma e dhënë sot është një investim i madh për ruajtjen e lirisë, demokracisë dhe integritetit të një populli, të vjetër europian siç janë shqiptarët. Keto lidhje me Evropën dhe Përëndimin kanë një shtrirje të gjerë historike dhe nuk ka asnjë forcë që t’i shkëputë ato.

Turqia njeh vetëm institucionet kushtetuese dhe legjitime të Shqipërisë

Presidenti Berisha priti Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, z.Onur Oymen Presidenti Berisha falënderoi për mbështetjen e gjithanshme të Presidentit Demirel, të Kryeministrit dhe qeverisë turke në këtë periudhë të vështirë për Shqipërinë dhe theksoi se si edhe më parë ne jemi të angazhuar të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Turqinë mike në të gjitha fushat. Aktualisht, tha ai, krahas ndihmave humanitare që janë të ngutshme dhe asistencës për rindërtimin e institucioneve që janë shkatërruar rëndësi të jashtëzakonshme për rimëkëmbjen e shpejtë të Shqipërisë do të kishte financimi i agjencive vendemike të humbjeve që investitorët e tyre kanë pasur në Shqipëri si dhe krijimi i burimeve financiare për kreditimin e investitorëve shqiptarë. Ne, theksoi Presidenti Berisha, iu drejtuam Bashkimit Europian me… zoti Oymen Presidenti Berisha, dhe t’ju shpreh gatishmërinë e plotë të Presidentit Demirel dhe qeverisë turke për të ndihmuar Shqipërinë në… ai, dhe ka gjetur përkrahje të gjerë. Turqia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe insiston se askush nuk ka të drejtë ta…

Forcat politike të mos nxisin krizë të re për qeverinë

Deklaratë për shtyp e PDSH Deklaratën e fundit të kryesisë së PS-së, Partia Demokratike e konsideron si të rrezikshme për insinuatat që ajo bën ndaj parlamentit shqiptar, parlament i cili i ka treguar qartë vlerat e tij në mbrojtje të demokracisë dhe integritetit tokësor të Shqipërisë. Partia Demokratike Shqiptare nëshkruese e marrëveshjes politike të 9 marsit 1997 për platformën e pajtimit kombëtar ka mbështetur qeverinë e re dhe ka inkurajuar zbatimin e programit të saj. Kjo qeveri mori votbesimin e parlamentit shqiptar, edhe pse në këtë votbesim munguan votat e deputetëve socialistë. Lidhur me amendamentet që kërkoi qeveria, theksojmë se ligji për RTSH-në, është miratuar në tetor 1991 dhe nuk është kërkuar ndryshimi i tij nga asnjë qeveri, qoftë ajo e stabilitetit, teknike apo e PD-së. Ky është ligj kushtetues që i hap rrugë punës së lirë në RTV pa u dominuar nga forca politike apo ekzekutivi, dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet në këto momente. Nga ana tjetër mosmiratimi i këtij amendamenti nuk ka asgjë të përbashkët me mbështetjen që parlamenti po i jep qeverisë së pajtimit kombëtar. parlamentit…

Prokuroria propozon një amnisti më të gjerë

Pas amnistisë së ligjëruar nga Kuvendi Popullor Prokuroria propozon një amnisti më të gjerë Pas shqyrtimit të projektit nga krerët e drejtësisë dhe nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, pritet kallmi dhe miratimi i tij në seancë plenare Faqe 2

Fino dhe Starova priten nga Dini në Romë

BRUKSEL, ANSA/- Ministri i Jashtëm italian, Lamberto Dini priti dje, rreth orës 19:30, në Farnesina kryeministrin shqiptar Bashkim Fino dhe ministrin e Jashtëm, Arjan Starova, të cilët u takuan dje në Romë me ministrat e Jashtëm të 15-es, njoftuan burime diplomatike të Brukselit. Sipas burimeve të kundërshtim me parashikimet, Starova nuk do të jetë në Bruksel ku janë mbledhur ministrat e Jashtëm të BE-së. Një mision i ri i BE-së, me afro 10 vetë, do të mbërrijë në Shqipëri, gjatë orëve të ardhshme, për të vlerësuar me saktësi se cilat janë nevojat në vend dhe për të përgatitur misionin e ardhshëm të mundshëm europian, njoftojnë burime të Brukselit.

Nuk është diskutuar dorëheqja e Presidentit

Zyra e shtypit e Kryeministrit ka dezinformuar për takimin me përfaqësuesit e pushtetit lokal të Vlorës Nuk është diskutuar dorëheqja e Presidentit Ministri i Brendshëm shprehet me këtë rast se sajimi i të pavërtetave të tilla nuk i shërben aspak misionit të pajtimit Kombëtar “Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme sqaron se, Ministri i Brendshëm Belul Çelo, është ftuar të shtunën në drekë për një takim në Kryeministri, ku Kryeministri Bashkim Fino, e ka njoftuar atë për një takim me përfaqësues të pushtetit lokal të Vlorës, përfaqësues të Vlorës, dhe përfaqësues të disa partive politike, lidhur me problemet e Vlorës. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme sqaron se në takim, as nuk është parashtruar nga asnjë palë, dhe as nuk është diskutuar fare lidhur me dorëheqjen e Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ndaj thekson se njoftimi i zyrës së shtypit dhe informacionit pranë kryeministrit ku thuhet se gjoja në këtë takim është kërkuar dorëheqja e Presidentit, nuk i referohet aspak të vërtetës. pajtimit Kombëtar, dhe shprehën që incidente të tilla të mos ndodhin më në punën dhe veprimtarinë e zyrës së shtypit dhe informacionit pranë kryeministrit.

Përkrahje e plotë për institucionet legjitime shqiptare

[Pjesa e dukshme e artikullit nis në mes të fjalisë] ... ligji pajtimit kombëtar. Shqipërisë. Deklarata të tilla bien krejtësisht në kundërshtim me frymën e platformës së pajtimit kombëtar dhe ne i konsiderojmë ato si provokacione të atyre që kërkojnë me çdo kusht thellimin pa kufi të krizës. Partia Demokratike vlerëson se puna që ka bërë deri tani qeveria është inkurajuese dhe meriton mbështetjen e mëtejshme nga gjithë partitë politike. Duke ritheksuar edhe një herë mbështetjen e saj për qeverinë e re dhe përpjekjet që ajo po bën për vendosjen e rendit e qetësisë si dhe për funksionimin normal në gjithë territorin të pushtetit lokal legjitim, Partia Demokratike u kërkon forcave politike të mos e nxisin një krizë të re për qeverinë, e cila do të rëndonte në kuriz të qetësisë së popullit dhe fatave të tij.

Z. Tritan Shehu takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe

Zoti Arbnori priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë Faqe 3

“PS” duhet të hyjë në Parlament

Nga intervista e Servet Pëllumbit, ish-nënkryetar i PS-së, dhënë Radios “Zëri i Amerikës” Duke vajtur deputetët e saj (PS) në Parlament, të mund të moderonte, aq sa mund të moderohet, në këtë periudhë deri në zgjedhje (organi legjislativ i vendit) kur është e nevojshme të miratohet një paketë ligjesh që janë të domosdoshme për zgjedhjet dhe kur është e domosdoshme që nëpërmjet tribunës parlamentare t’i drejtohet popullit, duke i dhënë ato mesazhe, për të cilat ai ka nevojë Faqe 3

Bota po na mbështet dhe ndihmon në të gjitha fushat. Tani është detyra jonë të ndihmojmë vetveten duke ju larguar armëve dhe shkatërrimeve, dhunës dhe kaosit, duke rivendosur rendin, qetësinë dhe sigurinë, duke ju rikthyer punës dhe mësimit, veprimtarive kulturore dhe sportive.