Partia Socialiste duhet të dënojë marrëveshjen e 28 marsit në Vlorë
Vendime të Kryesisë së PDSH-së
Kryesia e PDSH mbledhur më datë 1.04.1997 për të diskutuar mbi zhvillime të fundit në vend, vendosi:
1. T'i bëjë kërkesë zyrtare Partisë Socialiste të dënojë marrëveshjen e firmosur nga ajo në Vlorë më 28 Mars, akti i cili bie në kundërshtim të plotë me konsensusin e arritur në platformën e Pajtimit Kombëtar të 9 Marsit 1997.
2. Kryesia e PDSH e miraton kërkesën e Kryetarit të PD drejtuar Ministrave dhe Sekretarëve të Shtetit të propozuar nga PD që ata të vazhdojnë aktivitetin e tyre qeveritar normal, derisa të merren vendime nga strukturat përkatëse të PD.
3. Kryesia e PD vendosi që të mos jenë më anëtarë të grupit parlamentar të PD zotërinjtë Dashamir Shehi dhe Bashkim Kopliku, aktiviteti parlamentar i të cilëve është në kundërshtim me vijën politike dhe programin e PDSH.
Parlamenti denoncon marrëveshjen e PS-së me krahun e saj të armatosur
Debat në Kuvendin Popullor
Dje në Kuvendin Popullor deputetët diskutuan rreth situatës që krijoi në vend deklarata e komiteteve ushtarake të jugut nënshkruar edhe nga disa forca politike pjesëmarrëse të tavolinës së rrumbullakët të Presidentit të Republikës me partitë politike të vendit.
Deputetët që morën fjalën denoncuan marrëveshjen e PS-së me krahun e saj të armatosur duke e cilësuar atë si një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Në vazhdim Kuvendi Popullor diskutoi rreth ligjit të amnistisë së përgjithshme të kthyer nga Presidenti i Republikës. Në fund u arrit që të përjashtoheshin nga amnistia kategoritë e krimeve që kishin të bënin me genocidin dhe krimin kundër njerëzimit. Për të paraqitur një tablo më të plotë rreth punimeve të djeshme në Kuvendin Popullor i morëm një intervistë zotit Petër Arbnori, të cilën po e botojmë më poshtë: Intervistë me zotin Pjetër Arbnori kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor “RD”: Zoti Pjetër çfarë diskutuat në seancën e djeshme plenare? P. Arbnori: Në seancën e djeshme parlamenti shqiptar diskutoi me shumë shqetësim aleancën e PS me krahun e armatosur të saj, duke e parë atë si një kërcënim për pajtimin kombëtar dhe demokracinë në tërësi. Këtë rrezik e kishim theksuar edhe më përpara, por tani nisur nga fakti se deklaratën e Vlorës të 28 Marsit e kishin firmosur udhëheqës të lartë të Partisë Socialiste, u vërtetua plotësisht se krahu i armatosur është jo vetëm një mjet presioni për Partinë një mjet presioni që përdor Partia Socialiste, por dhe një rrezik ndaj demokracisë për të marrë pushtetin me dhunë. Në këtë mënyrë socialistët kanë shkelur marrëveshjen e arritur mes partive politike dhe Presidentit, të cilën e kanë përkrahur të gjitha partitë. E rëndësishme nuk është thjesht nënshkrimi i një deklarate, por kërkesat antikushtetuese që parashtrohen ajo për të zbrazur Presidencën, Parlamentin dhe organet e tjera të ligjshme të zgjedhura me votën e lirë të popullit. Këto komitete ushtarake nuk janë gjë tjetër veçse sovjetët e vitit 1917. “RD”: Çfarë qëndrimi u mbajt nga deputetët në lidhje me deklaratën e këtyre forcave politike me komitetet ushtarake të jugut? P. Arbnori: Pati një qëndrim unanim nga të gjithë deputetët për dënimin e kësaj deklarate nga të gjitha forcat politike të parlamentit, përfshirë edhe deputetin e PS-së Sali Rexhepi, deputetin e PR Isa Sinani, i cili e denoncoi këtë deklaratë, ndryshe prej kryetarit të kësaj partie zotit Godo. Zoti Godo u përpoq që ta justifikonte nënshkrimin prej tij të deklaratës, duke u përpjekur që ta paraqesë atë si diçka të parëndësishme, e cila sipas tij kërkonte vetëm një redaktim, por se për çfarë redaktimi vetëm ai mund ta dinte. Por kjo deklaratë fyente edhe vetë zotin Godo i cili e kishte firmosur, duke e quajtur parlamentin jo të ligjshëm dhe në shërbim të Presidentit. Parlamenti shqiptar është vetëm në shërbim të demokracisë. “RD”: Zoti Pjetër sot është diskutuar edhe njëherë ligji i kthyer nga Presidenti i Republikës dhe që kishte të bënte me amnistinë e përgjithshme? P. Arbnori: Dhe u diskutua gjerësisht rreth ligjit të amnistisë dhe pas shumë debatesh në fund u arrit që të gjithë ata që janë dënuar për krime kundër njerëzimit përjashtohen nga kjo amnisti. Edhe kjo është kërkesë e lëvizjes historike ndërsa historike ndërsa përjashtohen genocidin duhet të përjashtohen edhe krimet kundër njerëzimit. Në të gjitha kodet e botës këto dënohen. Veç kësaj u bë edhe një korrigjim tjetër duke u hequr shprehja “vetëm për firmat piramidale” sepse ky do të ishte një veprim selektiv. U la që të gjithë ata që janë dënuar për mashtim në bazë të një neni të caktuar nuk përfitojnë. E fundit është sepse lamë një kohë të caktuar për ta firmosur Presidenti.
Deklarata e 28 marsit - papërgjegjësi politike
Intervistë me z.Hysen Selfo nënkryetar i Ballit Kombëtar
Kryeministri Fino priti kryeministrin italian, Romano Prodi
Gjirokastër:
Prodi rikonfirmoi ngushëllimet e tij dhe të qeverisë italiane për familjet e viktimave të kanalit të Otrantos
GJIROKASTER - Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, priti dje në qytetin e Gjirokastrës, kryeministrin italian Romano Prodi, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë përreth 30 minuta në bashkinë e qytetit.
Pas takimit të dy kryeministrat vlerësuan karakterin e hapur dhe miqësor të takimit.
Kryeministri italian, Romano Prodi u shpreh: “Ishte një takim miqësor dhe shpresojmë që të mos ketë më incidente midis dy vendeve”.
Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, deklaroi për gazetarët:
“Së pari: Kryeministri Prodi erdhi të rikonfirmonte viktimave të kanalit të Otrantos, gjë e cila është e natyrshme. Do ta shikojë këtë çështje më vonë. Ajo që me befason ishte përgjigja pozitive që i beri ftesës sime për të shkuar të dy bashkë në Vlorë, me qëllim që të takojmë popullin vlonjat. Z. Prodi e priti me kënaqësi shumë të madhe këtë ftesë dhe do të bëjë ç'është e mundur që kjo vizitë të realizohet brenda një kohe të shkurtër.
Pastaj Z. Fino iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur se, a ka të bëjë vizita e Z. Prodi me vizitën e tij në Athinë, Fino u shpreh: “Ne u sqaruam me z. Prodi. Ai më konfirmoi se është mik i ngushtë me z. Simitis dhe ma dha herë gjatë rrugës që t'i transmetoj përshëndetjet e tij z. Simitis. Dhe menjëherë sa të mbarojë një takim në parlamentin italian do të na telefonojë të dyve në Athinë.”
Në përgjigje të pyetjes për këto
Kryeministri i Qeverisë së Pajtim erdhi të konfirmonte viktimave të kanalit të Otrantos.
Së dyti: Z. Prodi kërkoi edhe një herë rikthimin e Qeverisë së Pajtim Kombëtar për rinovimin e kërkesës për ardhjen e forcave shumëkombëshe në këto momente pas ngjarjes në kanalin e Otrantos.
Së treti: Unë personalisht i kërkova z. Prodi dhe ramë dakord me të:
1. Të ngrihet një grup i përbashkët dhe ishte mendimi i z. Prodi që të saktesohet hetimi ndaj palëve, me qëllim që të dalë e vërteta siç është.
2. I kërkova që trupat viktimave t’i nxjerrin nga deti dhe më premtoi se do të bëjnë ç’është e mundur me të gjitha mjetet teknike që disponojnë.
3. I kërkova një ndihmë dhe asistencë ekonomike për familjet e viktimave, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
4. I kërkova të rishikonte edhe një herë problemin, që i kam shtruar edhe ministrit Andreata, për legalizimin e refugjatëve shqiptarë. Ai e mirëpriti me kënaqësi, por ma dha herë të do të telefonojë të dyve në Athinë”.
Në përgjigje të pyetjes përkohën kur do të rinovohet marrëveshja me Italinë për dërgimin e forcave shumëkombëshe, kryeministri Fino u përgjigj:
“Me t’u kthyer nga Athina do të bisedoj me kabinetin tim për këtë problem. Unë ia shpreha z. Prodi mendimin tim personal dhe të qeverisë që kryesoj, por gjithsesi, duke qenë një Qeveri e Pajtim Kombëtar, me përfaqësues nga të gjitha forcat politike, do ta rikonfirmoj edhe një herë këtë kërkesë në një datë të caktuar”.
I pyetur nëse ekziston një krizë politike midis Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Fino tha: “Nuk ekziston asnjë krizë politike midis Shqipërisë dhe Italisë. Ajo që ndodhi qe një fatkeqësi dhe tragjedi, pasi ajo nuk erdhi si rezultat i një krize politike midis dy qeverive tona. Unë mendoj se Qeveria e Pajtim Kombëtar në këto momente ka marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë italiane, ashtu siç ka dhe do të hapë një faqe të re me qeverinë e z. Simitis”.
Nuk ka shqiptar në botë që nuk është dëshpëruar nga kjo tragjedi shqiptare
Intervistë e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë BBC-së
Faqe 4
Apeli i Miftat Frashërit për ditët që po kalon shqiptari
Një mesazh pas 72 vjetësh
A nuk duhet që me këshillat dhe fjalët tona e çdo ditëshme të ndihmojmë dhe të ndreqim mentalitetin e atyre që gjenden në lathim?
Kjo që them është kaq më tepër, e nevojshme sa, disa, prej Shqiptarëve, tani që kanë trikrë të trasin shokun, kanë filluar të vrasin vehten e tyre
Një mesazh pas 72 vjetësh
Apeli i Miftat Frashërit për ditët që po kalon shqiptari
A nuk duhet që me këshillat dhe fjalët tona e çdo ditëshme të ndihmojmë dhe të ndreqim mentalitetin e atyre që gjenden në lathim?
Kjo që them është kaq më tepër, e nevojshme sa, disa, prej Shqiptarëve, tani që kanë trikrë të trasin shokun, kanë filluar të vrasin vehten e tyre
LABERIJA
DEL NJË HERË NË JAVË
POPULLORE, POLITIKE, LETRARE
PAJTIMI PËR JASHTË
GJINOKASTRË • Hënë 11 Maj 1925
Trageti “Iliria” në Portin e Durrësit
DURRËS, 2 Prill/ATSH- Pas hyrjes në portin e Durrësit ditët e fundit të disa anijeve të ngarkuara me mallra të ndryshme ushqimore e industriale, sot erdhi nga Brindizi në këtë port trageti i parë “Iliria” pas një ndërprerje të gjatë të linjave të trageteve.
Trageti solli mjaft pasagjerë si dhe automjete të ndryshme. Ndërkohë, sipas burimeve të agjencisë “D.E.A”, hypen në këtë traget rreth 150 pasagjerë shqiptarë e të huaj, të cilët u nisën rreth ores 14.30 në drejtim të Brindizit, qe eshte linja e rregullt detare e ketij trageti.
Gjatë hyrjes dhe qëndrimit në port për disa orë te tragetit “Iliria”, nuk pati asnjë problem shqetësues dhe gjithçka shkoi normalisht.
Hyrja e tragetit hapi rrugën edhe për ardhjen e trageteve të tjera, të cilët për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme shkaktuar nga shkatërrimet që ndodhen, ndërprenë udhëtimet e tyre të rregullta.
Në debatin e seancës plenare mbi nënshkrimin e deklaratës nga disa parti me komitetet ushtarake
Tritan Shehu:
PD-ja është e vendosur për të respektuar dhe realizuar marrëveshjen e 9 marsit
Ylli Vejsiu:
Marrëveshja e 28 marsit kërcënim për demokracinë
Faqe 3
Nuk duhet të bëhen gabimet e ish-Jugosllavisë
Deklaron Vranitcki
“Nuk duhet të humbasim kohë, unë mendoj se brenda 10-14 ditëve mekanizmi i misionit në Shqipëri do të mund të funksionojë”