04/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 prill 1997

Mafia dhe ish-komunistët abuzuan me dhimbjen e atyre që humbën

Nga diskutimet në dhomën e deputetëve italianë: Faqe 3

PD-ja është e aftë t’i përballojë të gjitha sfidat

Pyetja se kush ka humbur më shumë nga firmat piramidale mashtruese dhe kriza e gjithanshme dhe e përgjegjshme që provokuan ato ka kohë që ka ndezur debate në Shqipëri dhe në rrethet e emigracionit tonë. Duket se Vlora si kryeqytet i tyre dhe si më e fituara në fillimin e bumit të tyre ndoshta është edhe realisht më e humbura në fundin e tyre të lahatshëm. Por në qoftë se vështrimi hidhet në mbarë vendin dhe analiza bëhet komplekse, në ekonomi dhe politikë, në elektorat dhe imazh, në besueshmëri e siguri, është e padiskutueshme se PD-ja është dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti i planifikuar dhe i paralajmëruar i fajdeve dhe puçi ushtarak që u inskenua pas tij. Realisht pas mbi 6 vjet përballjeje dhe humbjesh të rënda politike opozita e majtë ka dhënë goditjen më të fortë dhe ka arritur fitoren më të madhe mbi PD-në. Por në qoftë se analiza bëhet më thellë e më gjerë del lehtësisht përfundimi se çmimi i kësaj fitoreje është tmerrësisht i lartë për mbarë Shqipërinë, popullin e kombin tonë. Nuk është fare e vështirë për të kuptuar se në të vërtetë kjo fitore ka përmasat dhe reperkusionet e një humbjeje të madhe mbarëkombëtare. Strategët e saj kanë parashikuar dhe pranuar edhe këtë çmim katastrofik, sepse ishin të bindur se tërmeti i fajdeve dhe puçi ushtarak ishin realisht shansi i tyre i fundit për rimarrjen e pushtetit dhe për hakmarrjen e madhe ndaj PD-së dhe Presidentit Berisha. Dëmtimi i PD-së nga tërmeti i këtyre rreth 3 muajve është shumëplanësh dhe me rrjedhoja negative të zgjatura për atë vetë e për vendin, për ecurinë e reformave të nisura më 23 mars 1992. Se pari, aihet mirë se ajo është forca politike me anëtarësinë dhe elektoratin më masiv. Në ushtrinë qindramijëshe të viktimave të fajdeve, të plumbave dhe të detit janë të shumtë dhe anëtarët, simpatizantët e votuesit e saj. Edhe këta e kanë përjetuar dhe mbajnë të thellë këtë tragjedi të papritur, të pamperituar e të shmangshme po të ishin dëgjuar me kohë nga shteti dhe vetë qytetarët sinjalet e para të alarmit, që nisën të gjëmojnë qysh më 1991 me fenomenin Sëndia. Por duke qenë të lidhur me zemër e bindje, me ideal dhe vepra më PD-në shumica e kanë mbytur me fshama të brendshme dhimbjen dhe protestën, kanë kuptuar se ajo është shumë më tepër viktimë e paramenduar e një skenari se sa e vetvetes dhe prandaj po ia justifikojnë dhe falin gabimet, fajet dhe përgjegjësitë. Vetëpërmbajtja i ka ndihmuar të kuptojnë origjinën apo amësinë e dukurisë fajde apo skema piramidale, të zbulojnë burimet e saj shqiptare e përtej shqiptare si dhe frymëzuesit, sponsorët dhe aktorët e rebelimit të armatosur, të përgjakshëm në rrethet e jugut. Tani e kanë plotësisht të qartë se edhe dhë euforia e PD-së dhe Qeverisë Meksi dhe e tyre vetë nga fitorja dhe betejat elektorale, nga ritmet e larta të zhvillimit ekonomik, nga bollëku në treg e konsum e ndërtim etj si dhe etja masive e arit apo e pasurimit të shpejtë në rrugë të dyshimta, ndihmoi arkitektët e piramidave t’i ngrinin ato pa ngjallur dyshime dhe pa u shqetësuar, me synimin për të varrosur për së gjalli jo Këpëse, por qindëra mijëra shqiptarë dhe në to, PD-në dhe Qeverinë e saj, Presidentin Berisha. Sëdyti, katastrofa, apo tërmeti i fajdeve dhe trazirat e përgjakshme që pasuan, i ka shkatërruar qeverisë PD-së në imazhin, kapacitetin dhe kredibilitetin e qeverisës në vend dhe në botë, në periudhën më të papërshtatshme për të dhe më të favorshme për kundërshtarët e saj. PD-së do t’i duhen energji, kohë dhe investime të mëdha edhe për të fshirë njollat dhe gjurmët e pseudodemokratëve të inkriminuar në korrupsion financiar apo politik, të fitojë emrin dhe besimin e mëparshëm. Se tretë rrjedhojat e tërmetit të fajdeve dhe të trazirave pas tij do të ndjehen relativisht gjatë në vazhdimësinë dhe ritmet e zbatimit të programit dhe reformave të nisura qysh më 23 mars 1992. Qeverisë së sotme dhe asaj që do të pas zgjedhjeve të ardhshme do t’u duhen kohë dhe stimulim në vend dhe në botë për të fituar rrugë, mundësi, dhe shtërmundim në vend dhe në botë për të krijuar rrugë, mundësi, rezervë dhe burime financiare dhe për të minimizuar humbjen e qytetarëve edhe për të ruajtur ritme të pranueshme në zhvillim ekonomik, në tregënie, Inflacion etj. Vetëkuptohet lehtë se cilët kanë qenë dhe janë të dështuar, të interesuar dhe të pakursyer për përmasa dhe pasoja kaq të mëdha dëmtimi, njollosje dhe sabotimi të PD-së, për nxirjen e imazhit të dëmtimit, Shqipërisë, për rrënimin tonë ekonomik e kombëtar. Natyrisht gëzimi i tyre makabër do të jetë tepër i shkurtër. PD-ja ka humbur vetëm një betejë. Nga ana tjetër ky pësim i madh ka edhe vlerat e një leksioni të paharrueshëm. PD-ja ka potenciale, pjekuri dhe aftësi të analizoje paharueshëm. PD-ja ka potenciale, pjekuri dhe aftësi të analizojë dhe kuptojë edhe vetveten, të nxjerrë mësimet e duhura nga ky pësim i madh, të rinovojë strukturat, programin, strategjinë dhe taktikat, të korrigjojë e përmirësojë, të përballojë me sukses provat e sfidat e mëdha të sotme e të nesërme.

Ardhja e socialistëve në parlament hap në drejtimin e duhur

Kryetari i PD, Prof. Dr. Tritan Shehu prononcohet për “RD”-në “Unë nuk e shoh të ardhmen e demokracisë dhe të shtetit ligjor nëpërmjet institucionalizimit të komiteteve jo legjitime apo koncepteve të tjera arkaike që synojnë shkatërrimin e rendit” Realisht zoti Nano nuk më është përgjigjur për problemin serioz që unë kisha trajtuar në letër”. “...Hap në drejtimin e duhur dhe që i shërben frymës së përgjithshme të pajtimit kombëtar” ka vlerësuar kryetari i PD, Prof. Dr. Tritan Shehu vendimin e fundit të PS-së për të marrë pjesë në parlament. që unë kisha trajtuar në letër”. Siç dihet më 1 prill të 1997 Kryetari i PD Tritan Shehu nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të PS F. Nano i shpreh... ...duan lirinë, rendin kushtetues dhe stabilitetin në vend”. Kryetari i PD theksoi me këtë rast se Ai nuk e shihte të ardhmen e demokracisë dhe shtetit ligjor nëpërmjet institucionalizimit të shprehte shqetësimin PD lidhur me “Deklaratën nëshkruar në Vlorë nga PS me komitetet e armatosura që ushtrojnë veprimtari antikushtetuese”. Duke cilësuar atë si marrëveshje që nënminon “marrëveshjen e 9 marsit”, zoti Shehu në letrën e tij kërkonte distancimin publik të PS nga marrëveshja e Vlorës “si të vetmen mundësi për të siguruar vazhdimësinë e platformës politike të 9 marsit 1997”. Zoti Shehu këmbëngul përsëri se është në të mirën e PS, por edhe të demokracisë në Shqipëri distancimi i kësaj partie nga krahu i saj i armatosur. Pasi të firmosësh marrëveshjen me grupe të armatosura, përgjegjësi për terror dhe shkatërrime do të thotë përveç të tjerash të inkrimosh një parti të tërë, ç’ka nuk do ta pranonin as socialistët që PD theksoi me këtë rast se Ai nuk e kishte komiteteve jo legjitime apo koncepteve tjera arkaike që synojnë shkatërrimin e vendit”. Zoti Shehu theksoi se kjo bëhet për “mosnjohjen e institucioneve lokale e qëndrore”, pranaj dhe mosdistancimi i PS prej kësaj lidhje “Do të çonte në thellimin e pashmangshëm të krizës në vend, ç’ka nuk do ta dëshironin asnjë shqiptar.” Në fund zoti Shehu pasi fton edhe njëherë PS që të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj komiteteve të armatosura në Jug, konfirmon përsëri “Vullnetin e patundur të PD për të respektuar marrëveshjen e 9 marsit, por me kusht që edhe forcat e tjera politike ta respektojnë këtë marrëveshje jo më fjalë por me vepra”. të marrë pjesë në parlament. Zoti Shehu duke komentuar këmbënguljen e gjatë të PS për të mos dërguar deputetët e saj në punimet e Kuvendit Popullor, vlerëson se ky qëndrim “e ka dëmtuar rëndë vetë PS”, por vazhdon ai “Më mirë vonë se sa kurrë”. Zoti Shehu duke vlerësuar rolin e çdo partie për kapërcimin e situatës në vend, shpreh sonë “Edhe deputetët e PS do t’i kontribuojnë me seriozitet dhe patriotizëm vendosjes së stabilitetit në vend, dhe forcimit të dialogut institucional, si mjeti më i mirë për të zgjidhur të gjitha problemet e krijuara”. Pyetjes që kishte të bënte me përgjigjen e zotit Nano (kryetar i PS) pas një letre të dërguar nga zoti Tritan Shehu, dhe të publikuar dje në “ZP” Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj:

PS tashmë e pranishme në parlament

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori priti dje zotin Namik Dokle dhe z. Ethem Ruka Z. Arbnori u shpreh se pjesëmarrja së afërmi në Parlament e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është e mirëpritur dhe do ti kontribuojë Pajtimit Kombëtar. Më tej z. Arbnori i njohu zotërinjtë Dokle e Ruka me procedurat teknike dhe me vendet e përcaktuara në Komisionet Parlamentare për Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. “Vendimin për pjesëmarrje në Parlament, u shprehën zoti Dokle dhe zoti Ruka, e morëm nisur nga dy qëllime bazë; për të mbështetur më tej Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, si dhe për të kontribuar në drejtim të përgatitjes së legjislacionit dhe kushteve të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira në vend”.

Në debatin e seancës plenare mbi nënshkrimin e deklaratës

U rikonfirmua rëndësia që i kushton Greqia stabilitetit të gjendjes në Shqipëri

Mbi bisedimet e djeshme të kryeministrit Fino në Athinë TIRANË, 3 prill /ATSH/ Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Kostandin Bikas, tha se “takimi i kryeministrit të Shqipërisë Bashkim Fino me homologun grek, Kostas Simitis, ministrin e Jashtëm, Teodoros Pangalos, dhe zv/ministrin e Jashtëm, është shumë i suksesshëm”. Ndërmjet çështjeve që u diskutuan ishte bashkëpunimi midis dy vendeve, ndihma që Greqia do t’i japë Shqipërisë për të kapërcyer krizën aktuale dhe që kap një vlerë prej rreth 75 milionë dollarësh në formë huaje, në vazhdim të ndihmës humanitare që do të dërgohet në Shqipëri si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen teknike të zgjedhjeve të ardhshme dhe problemet e infrastrukturës së vendit. U rikonfirmua rëndësia që i kushton Greqia stabilitetit të gjendjes në Shqipëri. Në takim me djeshëm mori pjesë dhe i dërguari i posaçëm Organizatat për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, ish-kancelari i Austrisë, Franz Vranicki, si dhe ministri i Jashtëm holandez, Hans van Mierlo.

PS ka filluar lojën e çmontimit

Në debatin e seancës plenare mbi nënshkrimin e deklaratës nga disa parti me komitetet ushtarake Azem Hajdari : Faqe 3 Krahu i armatosur, i cili kërkon dhunimin e këtyre institucioneve duhet të marrë përgjigjen e merituar. Të zbatohet ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe jam i bindur se kriminelë si Shyti, Gjoleka etj., nuk janë rezistentë

BE-ja, OSBE-ja dhe Tirana përcaktojnë kuadrin e ndihmës për Shqipërinë

Vranicki: “Ne do të punojmë në tre drejtime: ndihmë ekonomike o humanitare, që do të sigurohet nga BE-ja, rivendosje e sistemit të jetës demokratike nën përgjegjësinë e OSBE-së dhe Forca Shumëkombëshe e Mbrojtjes, në përgjegjësinë e plotë të Italisë” Faqe 4

Italia duhet dhe dëshiron të ndihmojë Shqipërinë

Nga diskutimi i Kryeministrit italian Romano Prodi në dhomën e deputetëve të Italisë më 2 prill Faqe 4 Italia duhet dhe dëshiron të ndihmojë Shqipërinë