11/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 prill 1997

PD - konsekuente për zbatimin e Marrëveshjes së 9 marsit

Marrëveshja historike e 9 marsit ishte fryt i tryezës së rrumbullakët të dhjetë partive politike e thirrur nga kryetari i shtetit në një nga momentet më të vështira që po kalonte vendi. Përgjegjësia politike e PD-së dhe e partive të tjera për ndalimin e katastrofës deri në pragun e një lufte civile, ku i humbur do të dilte vetë populli dhe kombi shqiptar, solli mirëkuptimin dhe marrëveshjen me Presidentin për një Qeveri të Pajtimit Kombëtar. Kësaj Qeverie iu ngarkua barra tepër e rëndë e normalizimit të situatës, përgatitja e infrastrukturës normale për realizimin e 9 pikave të marrëveshjes, për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Partia Demokratike si nënshkruese e Marrëveshjes së 9 marsit e ka mbështetur dhe po e mbështet Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, që ajo të realizojë objektivat për të cilat u krijua. Por kur kjo qeveri apo segmente të veçanta të saj, apo vetë kryeministri Fino nuk përmbahen 9 pikave të marrëveshjes, siç është mosnjohja e komiteteve ushtarake të rebelëve, qofte në jug apo veri, Partia Demokratike ka të drejtën normative ta kritikojë dhe t’i kërkojë llogari. Njëherazi edhe t’i kujtojë se ka obligimin e detyrueshëm të bashkëpunojë për vendosjen e rendit dhe për çdo çështje tjetër që ka të bëjë me veprimtarinë e saj, vetëm me institucionet legjitime qendrore, me strukturat e pushtetit lokal të zgjedhur me votën direkte të popullit. Ne do t’i thonim z. Fino që më parë se të shkojë në Shkodër ku pushteti lokal po funksionon dhe nuk ka ndonjë shtab ushtarak rebelësh, le të mos pranojë në takime dhe bisedime rebelët e Vlorës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, të cilët me grykat e kallashnikovëve kërcejnë dhe mbajnë nën terror të zgjedhurit e ligjshëm dhe popullin e këtyre qyteteve. Them z. Fino, nëse e konsideron veten si antarë i PS, le t’i thotë krerëve të kësaj partie të mos nënshkruajnë nënshkruajnë me rebelët marrëveshje që bien ndesh me marrëveshjen e 9 marsit, por ta fusin djallin në shishen nga ku ata vetë e nxorrën. Qeveria e Pajtimit Kombëtar nuk është “Qeveria e Finos”, apo “Kryeministrit socialist”, siç e propagandon PS-ja. Ajo është një qeveri pa ngjyrë politike. Partia Demokratike edhe pse ka pesëdhjetë përqind të portofolëve ministrore, e konsideron atë si një Qeveri të Marrëveshjes së 9 marsit, në shërbim të Shqipërisë. Për PD-në, misioni i kësaj Qeverie është normalizimi i rendit, rifunksionimi i pushtetit lokal, mirë organizimi dhe mirë administrimi i ndihmave që do të vijnë, dhe përgatitja e situatës për zgjedhjet, që ato të bëhen të qeta dhe të drejta. Partia Socialiste do të bënte një punë tepër të dobishme për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, aq më tepër për kryeministrin Fino po qe se nuk do ta implikonte atë në veprimtarinë politike, në fushatën për qëllime ngushtësisht partiake, po qe se nuk do të përvetësonte dhe reklamonte meritat e saj, si atribut i PS. Po kështu z. Fino duhet të ndërgjegjësohet se në momentin që ai mori mandatin e kryeministrit të një Qeverie të Pajtimit Kombëtar, nuk i takon më partisë së tij, deri në përmbushjen e detyrës, por një misioni tepër të çmuar, siç është realizimi i 9 pikave të marrëveshjes së 9 marsit. Është e domosdoshme që të gjitha partitë, për sot e për nesër të mendojnë e punojnë për Shqipërinë. Nëse PS-ja dhe aleatët e saj do të vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit të ndezur prej tyre, duke anashkaluar shtyllat kryesore që mbajnë marrëveshjen e 9 marsit dhe Qeverinë e dalë prej saj, institucionin e Presidentit, të Kuvendit Popullor, apo Partinë Demokratike, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse minojnë punën e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, minojnë misionin e saj, e shtyjnë tepër larg kohën e daljes së vendit nga fundi i humnerës së krizës që po përjetojmë prej mëse 3 muajsh.

Shehu falenderon Parlamentin, Qeverinë dhe popullin italian

Pas miratimit nga Parlamenti Italian për të dërguar në Shqipëri, në këtë periudhë të vështirë, forca ushtarake për të mbështetur ndihmat humanitare të Komunitetit Evropian, kryetari i PDSH, z. Tritan Shehu i ka dërguar nga një letër falenderuese të gjithë forcave politike italiane, që mbështetën këtë iniciativë, në Parlamentin Italian. Zoti Shehu, falenderoi nëpërmjet tyre Parlamentin, Qeverinë dhe popullin Italian për ndihmën që i dhanë Shqipërisë në këto momente tejet të vështira për të, duke pranuar që Italia të marrë përsipër komandën e këtyre forcave.

Berisha - njeriu i shpresës

Ku është z. Berisha nuk ka nevojë për ndonjë avokaturë politike, pasi veprimtaria e tij është Faqe 3 Ku është zoti Berisha nuk ka nevojë për ndonjë avokaturë politike, pasi veprimtaria e tij është këtyre gjashtë vjetëve kur Shqipëria u nis të pohohej nga zyrtaria drejt demokracisë. Ndërsa do t’i ndriçojë edhe më mirë disa të vërteta. Sepse e kishte pikësuar

Dritë jeshile nga Italia për misionin ndërkombëtar në Shqipëri

Mocioni u miratua me 503 vota nga 595 të mundshme, ndërsa 85 deputetë votuan kundër dhe 7 abstenuan Faqe 4 Mblidhen shtabet e përgjithshme ushtarake për operacionin “Alba” Forcat italiane, gjatë 48 orëve të ardhshme

Njeriu i shpresës

Kuptohet, veprimtariajat e tij është e hapur, e vlerësuar si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Ai vetë, me siguri bën refleksionet e tij, si për sukseset edhe për të metat që janë vënë në radhë qeverisjes së PD. Por, ndërkaq nuk mund të mos pranohet edhe nga kundërshtari i tij politik më i flaktë, se roli i Berishës si politikan është i padiskutueshëm gjatë këtyre gjashtë vjetëve kur Shqipëria u nis pothuajse nga zeroja drejt demokracisë. Ndërsa tani, pas gjashtë vjetëve ishte pikërisht Berisha që me stoicizmin e tij, me vendosmërinë e tij, së bashku me pjesën më vitale të PD (dhe jo më të hapmbuket që qenë fërrën si pseudodisidentë dhe që përjargen fytyrerosur kafeneve të Tiranës) bënë që ky vend të mos mbërthinte tek zeroja, apo më keq, teka e përfolurar luft civile. Koha do t’i ndryçojë akur nuk anjëst anonim dhe në “Zërin e Popullit” kur thoshte se “Duket se edhe ndajmë me e re e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike është një ndarje me humbjen”. Më saktë se kaq s’ka ku të vejë, vetëm se analisti anonim nuk thotë arsyet se pse do të ngjase kështu. Dhe nuk i thotë se la heq veshin udhëheqja e partisë së vet.

Çdo njeri është intelektual në mendjen e tij

Shoku Qose: Ndërsa edhe vetë komunistët e vjetër të Tiranës që këto ditë me diell dalin dhe pijnë ndonjë kafe dhe i hedhin një sy “ZP”, kur lexuan shkrimin e shokut Qose, siç i thërrasin ata, mbetën veshë të kënaqur thënë. “More ky Qosja vërtetë po na prish shumë punë. Si ka mundësi që i kërkon dorëheqje kryetarit të shtetit shqiptar dhe nuk ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen e Sllobodan Millosheviçit, i cili mban botërisht si armiku i madh i shqiptarëve, që ua rrënoi çdo të drejtë njerëzore dhe kombëtare, që bombardoi Kosovën me eshtra shqiptarësh.” Çdo njeri i ndershëm pyet si ka mundësi që ky shqiptar kërkon me kaq ngulm dhe mbarëzi shkaktarimin e shtetit shqiptar. Të të vëmë shpresë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. ...Dhe zhduku në tresëlin tende se shqiptarët kanë nevojë për dritë.

Universitarët do të rinisin studimet, por ....

Intervistë me Ministrin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore z. Myqerem Tafaj Intervistë me Ministrin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore z. Myqerem Tafaj Universitarët do të rinisin studimet, por .... Kur flitet për shkollën, pika e fillimit është vetëm një datë Faqe 5

Sa është kuptuar prej socialistëve thirrja e qytetarëve në Bushat se “Boll keni derdhur gjak në Vlorë”

? Analistët mendojnë se aspak. Biles udhëheqja e lartë e PS është përpjekur kaq një skandal kombëtar, që prish pajtimin, që është i inskenuar nga segmente të caktuara etj.etj. Thirrja qytetare “Boll keni derdhur gjak në Vlorë” drejtuar eskortës së kryeministrit socialist Fino, do të duhej kuptuar, shprehen analistët, se “Nuk dëshirojmë të derdhim prapë gjak shqiptar në Shkodër, apo diku tjetër në Shqipëri”.

Aty ku, përkohësisht, ka pushuar pulsi i të zakonshmes

Në periferi larg bibliotekave dhe më pranë plumbave Faqe 5

NJOFTIM I KRYESISË SË PDSH

Ditën e dielë, më datë 13.04.1997, ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kongreseve, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, për të analizuar gjendjen në vend dhe masat që duhen marrë. Ftohen antarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët.

Ç’bëni kështu, vëllezër?

Një thirrje plot dhimbje e shqetësim nga diaspora: Faqe 3