Vlonjatëve të mashtruar që satanët i quajtën “engjëj”
Vlonjatëve të mashtruar që
satanët i quajtën “engjëj”
Marrë nga revista italiane “Panorama”
Skenë makabre e denjë për mentalitetin kriminal të mësjetës: Socialistia vampirë që tashmë njihet nga gjithë vlonjatët duke thithur gjakun e viktimës (heroi i SHIK-ut) pasi është goditur më sëpati nga sadistët rebelë të Vlorës. E gjithë kjo skenë çnjerëzore është zhvilluar para syve të “engjëjve” grevistë të urisë shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritje prej tyre. Këta janë duelat e PS...
Shehu uron Presidentin e Bashkimit të Forcave Demokratike, Ivan Kostov
Fitorja juaj një shembull për të gjithë
Fitorja në zgjedhjet parlamentare e Bashkimit të Forcave Demokratike më jep rastin t’ ju përçjell urimet e mia për suksesin e arritur.
Fitorja juaj është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë ne urojmë suksese të mëtejshme në punën tuaj sublime në ndërtimin e demokracisë dhe prosperitetit të Bullgarisë.
Kryetari i PDSH-së
Prof. Dr. TRITAN SHEHU
Deputetët socialistë nuk arritën ta fryjnë kryeministrin Fino
Shtylli nuk do të bëhet prefekt i Vlorës
TIRANE - Parlamenti shqiptar miratoi dje, pavarësisht kundërshtimit të socialistëve, ndryshimet e propozuara nga qeveria Meksi në ligjin “Për prefekturat”.
Ligji që përcaktoi raportet më të qarta të institucionit të prefekturës, si hallkë e ndërmjetme mes pushtetit qëndror dhe atij lokal, ishte objekt i kundërshtimit të deputetëve socialistë, që kërkuan me insistim që projekti t’i kalonte për shqyrtim në qeverinë e Finos, i cili nuk kishte denjuar ta shqyrtonte dhe të sillte vërejtje në parlament. Kundërshtimi i socialistëve, që nuk mund të motivohej në asnjë rast si përpjekje për rregullim të ndonjë shkeljeje proceduriale gjatë kalimit të projektit nga qeveria në parlament, kishte të bënte në fuqizimin e disa ndryshimeve që do të zgjeronin kompetencat e Finos në emërimin dhe shkarkimin e prefektëve.
Socialistët, pasi kanë shkatërruar institucionet e ligjshme të pushtetit lokal në qytetet e jugut, synojnë që të pushtojnë nepërmjet kryeministrit të tyre gjithçka që do t’ju duhet për kontrollimin e plotë të procesit zgjedhor.
Me insistimin e tyre ata treguan se formula e qeverisjes së pajtimit kombëtar, që ka lënë ministrin e Brendshëm, përfaqësuesin e Partisë Demokratike, i pengon që të veprojnë fshekt e Vlorës, Albert Shtyllin, apo të Gjirokastrës Gëlek Malaj.
Vendimi i djeshëm i parlamentit, është një shembull i mirë për paqen dhe pajtimin, pasi i pret rrugën kryeministrit Fino të emërojë prefektë apo sekretarë prefekturash kriminalë si Shtylli e Co. edhe pse ata e shoqëruan gjatë vizitave në Jug me kallashnikovët që kanë vrarë dhe shkatërruar jetën e këtyre qyteteve.
ARSEN KRUJA
Administrata shtetërore nën terror Socialistët kërcënojnë... “administrativisht”
Administrata shtetërore nën terror
Socialistët kërcënojnë...
“administrativisht”
Socialistët kanë intensifikuar fushatën e terrorit propagandistik ndaj punonjësve të administratës shtetërore. Në zonat që kontrollohen nga krerë të majtë e armatë dhe mjete të vrasjes, përfshirë jo vetëm drejtuesit lokalë, anëtarët e thjeshtë simpatizantët e Partisë Demokratike, por gjith administratën shtetërore dhe publike. Në mjaft rrethe të vendit si pasojë e këtij terrori fizik, punonjësit e administratës lokale ndjehen tepër të pasigurtë në punën e tyre, ose punojnë nën kërcënimet e vazhdueshme të bandave të armatosura. Paralelisht shtypi i PS qoftë i varur qoftë i vetquajtur i pavarur ka rritur intensitetin e terrorit psikologjik ndaj administratës shtetërore dhe publike. Po të vëresh qoftë edhe kalimthi titujt e shkrimeve, konstaton menjëherë se bëhet fjalë për një fushatë të mirëorganizuar dhe me synime mjaft të qarta.
Partia Socialiste siç dihet me legjislaturën e kaluar ka votuar sistematikisht kundër shumicës dërrmuese të ligjeve themelore të ekonomisë së tregut të lirë dhe shtetit të së drejtës, të paraqitura në Parlament. Teoria e çmontimit që shpalli zoti Nano, para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, dështoi, por me sa duket socialistët shqiptarë nuk kanë hequr dorë prej saj. Menjëherë sapo filloi punën Qeveria e Pajtimit Kombëtar, kryeministri socialist dhe ministrat e tjerë të ish-opozitës së majtë shpallën demonizimin ose më mirë ta kamufluara, synimin për të penalizuar gjithë administratën shtetërore dhe publike shqiptare. Nënprejtekste të ashtuquajturave riorganizime të pushtetit lokal, reparteve ushtarake, prefekturave dhe administratës në përgjithësi Qeveria e Pajtimit Kombëtar u shndërrua në një qeveri të mirëfilltë socialiste, e cila nuk kishte të tillë vetëm kryeministrin dhe disa ministra, për edhe qëllimin e saj kryesor.
Riorganizimi i Shërbimit Informativ, i RTV, i pushtetit lokal jo vetëm të atij që është i emëruar, por edhe atij të zgjedhur, përbëjnë vetëm disa nga pikat e deklaruara të kryeministrit socialist. Argumentat paraqitura se këto kërkesa vijnë prej palëve politike në tryezat e kthyera në lodra edhe njëherë mbledhje janë justifikim vetën i gjellimit të kryeministrit socialist, por në fakt përbëjnë rrezikën e tij dhe të partisë së tij. Vendimi i shkarkimit të Gjeneral Shehut, nuk është thjesht një vendim i paligjshëm, por kulmi i kërcënimit të gjithë administratës shtetërore dhe publike. Ky vendim do të thotë për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore e publike, që “të punojnë për PS, me bindje, ndryshme mund të flaken lirshëm në rrugë me propozim partiak apo komitetesh”, sepse kur PS hoqi Gjeneralin që nuk kishte kompetencë e saj, kuptohet se çfarë mund të bëjë p.sh. me një nëpunës të çeshtjes civile. Paralajmërimi është mëse i kuptueshëm dhe mjaft konkret. E shoqëruar gjithë kjo me kërcënimin propagandistik të shkëlqes së ligjit, konturon përfundimisht, jo thjesht një fushatë spastrimësh në administratë, por një përpjekje për të penalizuar dhe kriminalizuar administratën shtetërore e publike duke e shtrënguar të punojë kundër interesave të shtetit dhe njerëzve.
Nuk është aspak për tu çuditur, që në faqet e shtypit të PS punonjësit e administratës shtetërore e publike, konkretisht apo edhe në përgjithësi, të dalin janë krahasuar me administratorët fashistë të kohës së Luftës së Dytë. Tendencat e përgjimit të administratës shtetërore e publike deri në përmasa të pajimagjinueshme që ka ndërmarrë PS me propagandë dhe veprime konkrete nga kryeministri i saj, pritet të intensifikohet edhe më tej, kur “partitë” të propozojnë të tjera shkarkime, punësime dhe lirim nga detyra si dhe emërime të tjera me “konsensus”, natyrisht të gjitha “administrative” dhe në “kompetencë” të kryeministrit. Pa i parë u bëhë me Shërbimin Informativ, u tentua të hiqej një hap tjetër me RTV, u provua me Drejtorin e Policisë, Gjeneral Shehu, që të gjitha këto veprime antiligjore dhe antikushtetuese, të kryera nën maskën e pajtimit dhe paxotimve të paqarta.
Faktqesisht kjo tablo e mësipërme errëson qetë të ngritet edhe më, me sa nëntekst vesh nga shtypi i majtë dhe siguri e deklaratave të kryeministrit, i cili nuk po arrin të pajtoj as grupet rivale brenda partisë së tij dhe pyetja më e natyrshme që mund të bëjë një gazetë është: “Kush është në shënjestër e radhës për tu shkarkuar”, me votim, “administrativisht” tani që është kohë pajtimi? Se në një kohë e imagjinuar kuptohet që edhe kjo pyetje është e panevojshme.
SH. PEPOSHI
Zevendesministri i Brendshem Agim Shehu padit Finon ne Gjykaten Kushtetuese
“Nuk pranoj të bie viktimë e pasioneve politike”
Zevendesministri i Brendshem Agim Shehu
padit Finon ne Gjykaten Kushtetuese
“Nuk pranoj të bie viktimë
e pasioneve politike”
Faqe 2
Austria i hap dritën jeshile dërgimit të një kontigjenti ushtarësh në Shqipëri
Austria i hap
dritën jeshile
dërgimit të një
kontigjenti
ushtarësh në
Shqipëri
Këshilli austriak i Ministrave
mbështeti dje pjesmarrjen e rreth
115 policëve dhe ushtarëve
austriakë në Forcën
Shumëkombëshe në Shqipëri, bën
të ditur një zëdhënës i
Këshillit. Policët dhe ushtarët e
Austrisë, detyra e të cilëve do të
jetë ruajtja e ndihmave të
përkohshme në Shqipëri, duhet
të nisen së shpejti.
Kontigjenti austriak do të
vihet në drejtimin e një regjimenti
parashutistësh italianë dhe,
ndoshta, do të mbrojë selinë e
OSBE-së në Shqipëri.
Fino rrokulliset drejt dorëheqjes
Mekanizmi Fino është ngritur në katin e dytë të Kryeministrisë bashkë me intrigat, hiletë, kurthet, dhe kërcënimet komuniste gatuara me skutat PS
Fino rrokulliset drejt
dorëheqjes
Faqe 3
Mekanizmi Fino është ngritur në katin e dytë të
Kryeministrisë bashkë me intrigat, hiletë, kurthet,
dhe kërcënimet komuniste gatuara me skutat PS
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë
ATENTAT nënkolonelit të policisë ARBEN UJKA
Shpërthim i fuqishëm ne Tirane
ATENTAT nenkolonelit te
policise ARBEN UJKA
Faqe 2
Përgënjeshtrim
Një trillim kryekëput i pa bazë dhe keqdashës
Një trillim
kryekëput
i pa bazë
dhe
keqdashës
-Shkrimi i gazetës
“Corriere della Sera” i dt. 20
Prill 1997, me titull “70 shokësa
stërviten në Feken” dhe botuar
më germa kapitale në “Zeri i
Popullit” të ditës së sotme, është
një trillim kryekëput keqdashës
dhe i pa bazë.
As sot dhe asnjëherë gjatë
pesë viteve të fundit në Feken
nuk është stërvitur as edhe një
punonjës i SHIK-ut.
Do t’i ishte mirë që para se të
bapte numrin e saj në stilin
shkrime pretendcioze, gazeta
“ZP” duhet të kërkonte pranë
SHIK-ut sqarimet për këtë çështje
dhe e sigurojmë se po të kishte
vepruar kështu, nuk do të ishte
bërë përçuese e një dizinformimi
të paskrupullt që u shërben
askujt.
Sot Partia Socialite kryeson
Qeverinë e Pajtimit Kombëtar,
ajo merr pjesë në Parlament dhe
i ka të gjitha mundësitë e
kontrollit të veprimtarisë së
Institucioneve Shtetërore,
rrjedhimisht dhe të SHIK-ut.
Zëdhënësi i Shërbimit
Informativ Kombëtar
PD e Tiranës paraprin
Rrjedhje? Përrallë nga e kaluara e PP-së...
“Strukturat e PD, Dega e Tiranës, janë në eficencë të plotë, të gjithë nivelet. Krerët tanë janë komisione së qarqim imtare e çdo qendre votimi, edhe në familje, mbi skenarin që u lusk keq me kurriz të shqiptarëve”, kështu pohon sekretari i Degës, Prof. Shaban Memia.
Lidhur me atë që qé thashetheme në shtypin e varur nga skenarët që Fino qazetarë se ndjekin dhjetëra kallime qe analistë kryesie së Degës,
Deputetët së pranë e të deleguarve e Kryesie së PDSH, në fazë të një grafiku kohësh të aprovuar nga kryesia e Degës. “Jo thëjnë kaq, kushdoqë qé Tirana sipërqendër intelektualizmit në Shqipëri duhet të paraprijë aksionit politik, në tashmë jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë, dhe në fazën e përcaktimit të shtabeve elektorale. Rrjedhje? Përrallë nga e kaluara e PP-së. Unë deklaroj në përgjegjësi të plotë se jo që nuk ka publikë e strukturat tona, por ka një bilafër e optimistë e interesime të reja, dhe një angazhim intelektual, në nivele tepër të kënaqshme.
Ne jemi seriozisht të përgatitur për fitoren në fushatë dhe do të punojmë për këtë”.
Ndërkohë grafiku është i ngarkuar më 2-3 takime në ditë.
Njoftim i FRPD
Njoftim i
FRPD
Më datë 24 prill ditën e enjte,
Në orën 11.00 pranë Selisë qendrore
të Partisë Demokratike Shqiptare
zhvillon punimet mbledhja e
Këshillit Kombëtar të Forumit
Rinor të PDSH me temë “Analiza e
situatës aktuale si dhe përcaktimi i
mëgdaljeve nga pasiviteti që ka
përfshirë strukturat e PDSH”
Marrin pjesë anëtarët e këshillit
si dhe kryetarët e FRPD në
rrethe.