07/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 maj 1997

Shkodranët: Kjo është hakmarrja e Finos

Qindra të rinj u riatdhesuan pa gratë dhe fëmijët “Fino u hakmor për incidentin e Bushatit” janë fjalët e para që dolën nga goja e qindra refugjatëve shkodranë të riatdhesuar dje pas odise­së 36 orëshe të para tre ditëve. Faqe 2

Mazhoritari- ligj që dominon në Mesdhe dhe Evropë

Vejsiu rreth takimit Fino-partitë politike - Çfarë u diskutua midis Finos dhe gjithë partive në takimin e fundit? - Kryeministri Fino paraqiti një projekt marrëveshje me tre pika ku pika e parë kërkonte të miratohej varianti i 1992 i ligjit elektoral, i plotësuar nga KE dhe ODIHR-i, varianti i cili në thelb është proporcional. Problemi i dytë që shtrohej në projekt marrëveshja ishte rikthimi i ligjit antidebandë me synimin për të kufizuar atë. - Çështja e tretë ishte qëndrimi ndaj Komiteteve ushtarake që sipas kësaj marrëveshjeje duhej të shpërndaheshin pas caktimit e datës së zgjedhjeve. - Pse PD insistonte në ligjin mazhoritar? - Argumentet janë të shumta. Përvoja e shteteve me demokraci më të hershme flet për kalimin gradual drejt ligjit mazhoritar, si Franca, Anglia etj. - A mendoni se ky ligj është i pranueshëm nga elektorati? - Jo vetëm që është i pranueshëm por do të thosha që është ndoshta i vetmi që do t’i vinte për shat elektoratit. Me këtë ligj ky elektorat do të zgjidhte në mënyrë të ndershme dhe transparente kandidatin e tij. Ky ligj domino sot në Mesdhe dhe Europë. E kundërta ndodh me sistemin proporcional ku kandidatët caktohen me lista nga forcat politike dhe që janë të destinuar të bëjnë jetë parazitare te shkoputura nga elektorati. Ligji proporcional ka edhe një rrezik tjetër. Ai mund të çojë në lindjen e ashtëquajturës partitokraci. Ku partia fut në parlament jo ato individë që kanë merita por atë që kanë shkallë më të lartë në hierarkinë në parti. - Pse kërkohet të ndryshohet ligji antigjenocid? - Në të vërtetë kjo nuk është përpjekje e veçanërisht e PS që kërkon të përjashtojë nga përgjegjësia ata që kanë bërë krime në gjithë periudhën e sistemit diktatorial. Projekt marrëveshja që na u paraqit ngushtonte mjaft fushëveprimin e këtij ligji. Kjo qe arsyeja që disa parti reaguan kundra, madje kërkuan që ky ligj të zëvendësohej edhe me të inkiruimin e këtyre viteve të fundit si ato që janë marrë me korrupsion, me skemat piramidale, agjenturat e huaja etj. - Pika e tretë e projektmarrëveshjes ishte për qendrimin ndaj të ashtëquajturave komitete ushtarake. Cili ishte qëndrimi juaj? - Në pikë nuk u ishin dakort me atë që na u paraqit këtu, ku thuhej se komitetet do të shpërndahen pas caktimit të datës së zgjedhjeve. Kjo do të thotë të legalizosh veprimtarinë e deritanishme të këtyre komiteteve. Po kështu kushtëzimi i datës me shkrirjen e komiteteve është një absurdit pas të cilës mund të lindnin dhe nuk kanë asnjë lidhje. Duhet thënë se ato janë të shoqëruara dhe ç’rëndësisht që komitetet të shpërndahen formalisht dhe të riaktivizohen përsëri gjatë fushatës. Këto çështje jo kushtetuese pa asnjë hezitim duhet t’i nënshtrohen penalizimit. Duke diskutuar për këto komitete në këtë kallëvël, del qartë se kush i krijoi dhe kush është i interesuar që të mbahen në këmbë këto formacione antikushtetuese.

Aleanca e socialistëve me komitetet - pengesa e vetme

Presidenti Berisha bisedon me ambasadorin Grubmajer Ne jemi të vendosur për një sistem të plotë mazhoritar, sistemi që dominon sot në Mesdhe dhe në Evropë dhe që i duhet Shqipërisë për të rikthyer stabilitetin. Asnjë manovër politike e kujtdo qoftë ajo nuk do të na largojë ne nga Marrëveshja e 9 marsit dhe përpjekjet për të minuar këtë Marrëveshje nëpërmjet ligjit të zgjedhjeve janë vetëm alibia e mbajtjes së komiteteve rebele të cilat duhet të marrin sa më shpejt përgjigjen që meritojnë për aktet që kanë kryer dhe bllokimin e procesit elektoral Dje në drekë, Presidenti Berisha priti me kërkesën e tij, ambasadorin Grubmajer me të cilin diskutoi ... njohur tashmë me marrëveshjen e 28 marsit në të cilën legalizohet publikisht aleanca e PS-së me komitetet rebele. Ata gjithashtu në ... por të disa grupeve të OSBE-së, të KE-së, etj., e njohin atë si një ligj që siguron bazën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne jemi të gjerësisht lidhur me procesin elektoral. Në këtë takim Presidenti Berisha ritheksoi se sot pengesë madhore dhe e vetmja për zhvillimin e zgjedhjeve është aleanca e socialisteve me komitetet në disa rrethe të vendit dhe mbështetja e tyre nga qeveritarët e PS-së. Kanë rëndësi shumë të madhe që forcat politike dhe komitetet ndërkombëtare t’i kërkojnë kryesisë së Partisë Socialiste dhe krahut të saj në Qeveri të ndërpresin çdo lidhje me këto komitete të cilat po terrorizojnë popullatën në këto qytete dhe po forcojnë krahun fondamentalist të PS-së dhe jo atë të moderuar. Pretendimi se kryesia e PS-së dhe Qeveria nuk kanë lidhje me komitetet është naive dhe nuk mund ta besojë njeri. Shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët janë të në mënyrë të përsëritur kanë parë gjatë këtyre dy muajve në ekranet e RTV shqiptar dhe mediat e huaja ministrat dhe qeveritarë socialistë duke u përqafuar, duke mbajtur fjalime në tribuna mitingjesh si dhe shtruar në tavolina me Malaj, Shytin, Zanin që sot udhëheqin këto komitete rebele. Gjithashtu ka një rezolutë të KE për këto komitete që i konsideron ato ilegale. Qeveria shqiptare duhet të respektojë këtë rezolutë. Unë, theksoi Presidenti jam i bindur se asnjë shqiptar që dëshiron zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk e pranon fillimin e fushatës elektorale me praninë e këtyre komiteteve. Shqiptarët e shikojnë Shqipërinë vetëm si të tërë. Ndërsa lidhur me ligjin elektoral shqiptar, vlerësoj se të lira dhe të ndershme. sistemi që dominon sot në Mesdhe dhe në Europë manovër politike e kujt do qoftë ajo nuk do të na largojë nga Marrëveshja e 9 marsit dhe përpjekjet për të miratuar më shpejt përgjegjësinë procesit elektoral. Ambasadori Grubmajer e informoi Presidentin për vizitën e vendin tonë të Kancelarit Vranickij si dhe lidhje i mendimit se duhej shpejtuar me të gjitha përpjekjet për mbajtjen e zgjedhjeve në afatin kohor të caktuar nga forcat politike.

Sot Vranicki në Tiranë

Ingarkuari posacëmi OSBE-së ish-kancelari Austriak Vranicki, vjen sot në Tiranë. Siç dihet negociatori Vranicki ka vizituar disa herë Shqipërinë pas ngjarjeve të rebelimit komunist në jug të vendit të cilat patën futur vendin në një krizë të thellë. Ish-kancelari Austriak në rolin e të dërguarit të posaçëm të OSBE-së ka kontribuar në qetësimin e trazirave në vend dhe situatave shpërthyese të disa javëve më parë. Vranicki luajti një rol të rëndësishëm në negocimin me disa vende të BE për njohjen reale të problemit shqiptar si dhe në sigurimin për popullin shqiptar të shumë ndihmave të nevojshme ekonomike dhe humanitare. Negociatori Vranicki dhe OSBE-ja ndihmuan popullin shqiptar lidhur me çështjen për ... e përgatitjeve të zgjedhjeve të reja dhe me sjelljen e forcës shumëkombëshe, për rivendosjen e rendit publik në Shqipëri. Zoti Vranicki ka luajtur gjithashtu rol pozitiv në zhvillimin e një dialogu serioz midis qeverisë dhe partive politike në Shqipëri për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. I ngarkuari i posaçëm i OSBE-së ish-kancelari Austriak Vranicki, vjen sot në Tiranë, kur forcat politike në vend po diskutojnë për çështje shumë të rëndësishme si miratimin i ligjit elektoral, por edhe shkrirjen e komiteteve ushtarake në disa qytete të jugut, të cilat bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit të rregullt elektoral. Zoti Vranicki është i mirpritur për të ndikuar edhe në zgjedhjen e këtyre problemeve. Siç merret vesh ish-kancelari Austriak dhe i dërguari i posaçëm i OSBE-së do të qëndrojë për 2-3 ditë në Shqipëri. M. BUÇPAPAJ

Të dallohen ziaarrëfikësit nga zjarrevënësit

Takim i z. Arbnori me grupseksionin e Vaut të Dejës Strukturat e PD-së në të gjitha nivelet nuk kanë nevojë të ringrihen, pasi ato kanë qenë dhe janë në eficencë të plotë, tha ndë të tjera në takimin që anëtari i kryesisë së PDSH-së dhe Kryetari i Kuvendit Popullor z. Pjetër Arbnori zhvilloi dje në grupseksionin e Bashkisë së Vaut të Dejës në Shkodër, ku merrnin pjesë dhe Kryetari i degës së PD-së Shkodër zoti Ommir Rusi, sekretari i PD-së Mark Kroqi si dhe Kryetari i grupseksionit të PD-së të Vaut të Dejës Nard Noka. Më tej në këtë takim u rikonfirmua edhe një herë mbështetja e plotë për PD, Presidentin Berisha në këtë zonë si në të gjithë rrethin e Shkodrës. Siç u tha aty, konkluzionet e fundit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, kanë gjetur një mbështetje të gjerë në strukturat e PD-së në bazë. Diskutantët analizuan me përgjegjësi për faktorët që çuan në këtë situatë të rëndë për vendin si dhe u qartësuan për gabimin që ka zjarrevënësit dhe zjarrefikësi. Oratorët e ndryshëm që morën fjalën në këtë takim dënuan veprimtarinë e paligjshme dhe terroriste të komiteteve rebele në disa qytete të Jugut si dhe theksuan domosdoshmërinë e eliminimit të tyre nga ata që i krijuan, pasi vetëm atëherë do të kemi zgjedhje të lira, në ndryshimet dhe demokracinë.

Kujtim Çashku merr çmimin special të jurisë

Në sheshin Universitar pranë Akademisë së Arteve në Izmir të Turqisë mbillet një fidan pishe me emrin e regjisorit shqiptar Kujtim Çashku si dhe një fidan pishe me emrin e regjisores së njohur italiane Vanna Paoli Ngadata 29 prill-4 maj në Izmir të Turqisë u zhvillua festivali i 9-të Ndërkombëtar i filmit dhe ju bë një homazh veprës së artistit boteror Marcelo Mastrojani. Në këtë festival mori pjesë në konkurim e filmit mesdhetar filmi shqiptar i regjisorit Kujtim Çashku, “Kolonel Bunker”. Filmi nderua me çmimin special të jurisë. Të njëjtin çmim moridhe filmi izraelian “Në emër të dashurisë”, regjisores Idit Shechor. Kupa “Artemisi i Florit” ju dha filmit francez “Letrae saj është ajo i regjisorit Romain Goupil (Rome Copal)

Kriminelët mafiozë të PS bllokojnë jetën politike

Më shumë punë, më shumë përgjegjësi

Vazhdojnë takimet në seksionet e PD Lezhë Merr pjesë z. Vili Minarolli, sekretar i marrëdhënieve me Publikun i PD-së Faqe 3