10/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 maj 1997

Zgjedhjet pas zhdukjes së Komiteteve

Konsensus midis forcave politike Të djathtët: Së bashku të ndalim kthimin e komunistëve në pushtet Konsensus midis forcave politike Zgjedhjet pas zhdukjes së Komiteteve Të djathtët: Së bashku të ndalim kthimin e komunistëve në pushtet Partia Demokratike është e vendosur të jetë e hapur për aleanca të ndershme, të suksesshme bilaterale dhe multilaterale jo vetëm me forcat e pranishme këtu por edhe me forcat e tjera që nuk kanë organizuar rebelimin, nuk janë pajtuar dhe nuk e kanë mbështetur atë, me ato forca që janë të interesuara për mbrojtjen e demokracisë dhe vazhdimin e integrimit në Europe Nëse komitetet rebele të jugut nuk do të zhduken deri në të mërkurën e javës së ardhshme atëherë zgjedhjet e reja parlamentare nuk do të mund të zhvillohen në fundin e muajit qershor siç është parashikuar nga të gjitha forcat politike dhe organizmat ndërkombëtare. Gjasa pikate e marrëveshjes së arritur midis 10 forcave politike me ndërmjetësinë e të dërguarit të OSBE-së, F.Vranicki janë konsideruar nga ky i fundit si zhvillim i politikës shqiptare që ka ardhur si pasojë e ndryshimeve politike në vend dhe skenën ndërkombëtare. Arritja e konsensusit mes forcave politike nuk ka qenë e lehtë. Një kontratë politike e dalë dje në mëngjes nga selia e të dërguarit të OSBE-së është firmosur menjëherë vetëm nga përfaqësuesit e partive të majta ndërkohë që PD, BK dhe Demokristianët deklaruan rezervat e tyre, kryesisht në problemin e shpërndarjes së “Komiteteve”, i cili nuk përmendej në deklaratë. Dreka e punës mes forcave politike e ofruar nga Vranicki ka përfunduar gjithashtu pa sjellë ndonjë rezultat në arritjen e kompromisit. Ajo është pasuar nga një tjetër takim në auditorët e hotel “Rogner”, i cili ka shtyrë për mëse një orë konferencën për shtyp të Vranickit të programuar për orën 15.00. Demokratët Pikat e marrëveshjes së forcave politike 1- Zgjedhjet parlamentare të mbahen para fundit të Qershorit 1997. Duke patur parasysh detyrimet e Shqipërisë anëtare e Këshillit të Europës dhe Organizates për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian, ne mirëpresim mbështetjen dhe asistencën e komunitetit ndërkombëtar dhe angazhohemi për organizimin dhe zhvillimin e duhur të zgjedhjeve. 2- Ne pranojmë si bazë për administrimin e këtyre zgjedhjeve një ligj të ri për zgjedhjet parlamentare dhe do të zgjidhen me një sistem elektoral miks: a) zona elektorale me një kandidat në dy raunde zgjedhjesh, dhe b) një sistem kombëtar proporcional. Ne kemi parasysh se sa do i menduar mirë të jetë ky ligj, rezultati i zgjedhjeve varet nga mënyra se si do të zbatohet. Duke ditur se ligji elektoral do të vendosë rregullat dhe procedurat për administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, ne bie[m] dakort që vetëmiratimi i ligjit dhe tërmeti deri te 11 Maj, 1997. 3 - Partitë vlerësojnë që zgjedhjet duhet të administrohen në mënyrë të besueshme dhe duhet të gëzojnë besimin e partive pjesëmarrëse dhe elektoratit. Administrimi i procesit elektoral, duke filluar me regjistrimin e votuesve, duke përfunduar me numërimin elektoral dhe administrata publike. Nëse forca politike e përfaqësuar kërkon dhe ashtuquajturat “komitete” duhet të përbëhen jo më pak se 46 ditë përpara zgjedhjeve. 4 - Në bëmë dakort gjithashtu, që të gjitha partitë të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar vlerësimin e ashtuquajturve komitete të gjithë partive dhe individëve të cilëve vendimi. Me të, ne garantojmë mundësinë e drejtë dhe të barabartë për triumfimin e medias. 5 - Në bëmë dakort që Neni 3 i Kushtetutës duhet të interpretohet në një mënyrë që, në ndryshimin e saj, të jetë e mundur për të kandiduar duhet të përcaktohet për ministrinë e Byrosë Politike, bashkëpunimit të Sigurimit të Shtetit dhe për të gjitha personat e dhënë me Vendim Gjykatës për krime kundër njerëzimit. 6 - Ne u interpretojmë organet e ... vendin dhe ndërkombëtarët e ... zgjedhjet. Monitorimi ndërkombëtar do të bëhet përpiqet e përbashkët nga OSBE, KE, BE, duke përfshirë, ndërmjet tjerash, edhe strukturat e tjera. Organizatat e ... të ... të veprojnë ... ... “Komitetet”. Ultimatumi që forcat politike të drejtojnë të ashtuquajturave komitete është që të kenë një jetë të mirë të ardhshme. Nëse të mërkurën ato nuk shkrihen atëherë zgjedhjet nuk do të mund të zhvillohen në datën e parashikuar dhe marrëveshja do të ishte e falimentuar. Verifikimi i shkrirjes apo jo të ashtuquajturave “Komitete” mbëndehet të realizohet nga një komision politik europian, i cili është pranuar e viziojë Shqipërinë në ditët e ardhshme. Vranicki ka deklaruar se zgjedhjet do të zhvillohen në bazë të kushteve KE-OSBE-BE, të cilat do të caktojnë një koordinator të përbashkët për të dhënë opinion mbi realizimet e zgjedhjeve. Sipas Vranicki, koordinatori, i cili nuk është përcaktuar ende mendohet se jeta jo një ekspert në vëzhgimin e zgjedhjeve për një politikani, një parlamentar, vendi i cili bën pjesë në KE. Konstatimi atas forcave politike mbi ligjin elektoral, Vranicki thëksoi se do të zgjidhë një ligj miks proporcional i 1992 dhe majoritar i 1996, i cili pritet të hartohet nga qeveria. B. KASMI V. ELBASANI Dje në Pallatin e Kongreseve, me ftesë të Partisë Legalitetit u organizua një konsultë me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike, Partisë Demokratsiane, Partisë Bashkimit Socialdemokrat dhe Partisë Bashkimit Demokrat Shqiptar, lidhur me ligjin elektoral dhe zgjedhjet. Kryetari i Partisë së Legalitetit kishte ftuar në këtë konsultë edhe Presidentin e Republikës zotin Sali Berisha. Zoti Guri Durrollari dhe përfaqësuesit e këtyre partive kërkuan nga Partia Demokratike që duke ruajtur sistemin mazhoritar të ketë parasysh interesat e partive më të vogla, duke zgjeruar hapësirën e proporcionalit. Gjithashtu pati mendime se kufiri minimal i përqindjes së votave të ulët ose rishpërndarja e votave nën këtë kufi të bëhet jo sipas ligjit aktual, por proporcionalisht. Ata u shprehën të vendosur mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe aleancave parazgjedhore për të siguruar një fitore tjetër të thellë të demokracisë në Shqipëri. Kryetari i Partisë së Legalitetit organizues i takimit, krahas pikëpamjeve të tij për ligjin elektoral të dominuar nga sistemi mazhoritar, por në një shkallë proporcionale më të gjerë se aktuali, kërkoi që ditën e zgjedhjeve shqiptarët të mund të shprehen edhe për formën e regjimit. Duke falenderuar për ftesën në këtë konsultë Presidenti Berisha theksoi se Partia Demokratike si forca më e madhe e vendit në raport me çdo parti tjetër dhe koalicion të mundshëm partish është padyshim e bindur se sistemi mazhoritar është sistemi më i mirë, por ajo nuk mund të mos marrë parasysh dhe domosdoshmërinë e pluralizmit të Parlamentit shqiptar si dhe interesat e aleatëve të saj shpirtëror. Vetëm kështu mund të parandal[o]het çdo mundësi rikthimi në pushtet të komunistëve dhe të bashkëqeveriset vendi. Prandaj, theksoi Presidenti Berisha, Partia Demokratike duhet t’i studiojë me vëmendje kërkesat tuaja dhe t’i plotësojë ato qof[t]ë edhe duke sakrifikuar diçka nga interesi direkt i saj. Këtu në tavolinë, tha Presidenti Berisha u shprehën mendime për format e bashkëpunimit dhe kjo në fakt është një kërkesë e fuqishme e elektoratit të partive tona i cili edhe nuk vendosën kryesisht për partitë të t’i do të vendosë vetë. Prandaj, edhe nuk e kanë mbështetur atë. Gjithashtu Presidenti Berisha u shpreh dakord me kërkesën e zotit Durrollari, por për këtë duhej të konsultohej edhe me partitë e tjera. Presidenti Berisha theksoi se është mision historik i forcave politike që nuk organizuan dhe nuk përkrahën rebelimin e armatosur, por që me mjete demokratike e bënë atë të dështojë plotësisht, të bashkëpunojnë për të parandaluar çdo mundësi të ardhjes në pushtet të partive të frontit të rebelimit, për të rivendosur Shqipërinë në rrugën e demokracisë dhe të integrimit të saj në Europë.

Berisha përshëndet kontributin real të Vranickit

Presidenti Berisha përgëzoi forcat politike shqiptare për marrëveshjen e arritur dhe ish Kancelarin Vranicki. Tekjo marrëveshje është gjithçka forcat politike gjenë kërkesat e tyre kryesore të plotësuara. Arritja e kësaj marrëveshjeje përbën një kontribut real dhe të rëndësishëm të ish Kancelarit Vranicki, delegacionin që e shoqëron dhe forcave politike shqiptare. Presidenti Berisha shpreh vendosmërinë e tij për t’u angazhuar dhe kontribuar në implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri italian Prodi përgëzoi Presidentin Berisha për marrëveshjen e arritur dje ndërmjet forcave politike

Kryeministri italian Prodi përgëzon Presidentin Berisha për marrëveshjen e arritur dje ndërmjet forcave politike

Kryeministri italian Prodi përgëzon Presidenti Berisha pati dje mbrëmbasditën një telefonatë nga Kryeministri italian Prodi, i cili e përgëzoi përzemërsisht për marrëveshjen e arritur midis forcave politike shqiptare. Presidenti Berisha duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë marrëveshje e falënderoi kryeministrin Prodi për interesimin dhe ndjenjat e tij miqësore ndaj Shqipërisë. Presidenti Berisha duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qeverisë italiane dhe personalisht për kryeministrin Prodi për kontributin e tyre të çmuar për kapërcimin e krizës që po kalon Shqipëria, vlerësoi angazhimin direkt dhe ndihmesën e kryeministrit italian në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ai theksoi se marrëveshja është e rëndësishme pasi ajo plotëson kërkesat kryesore të të gjitha forcave politike shqiptare dhe ai do të japë të gjithë kontributin e tij të mundshëm për realizimin e saj. Kryeministri Prodi e siguroi Presidentin Berisha se zgjedhjet e qershorit do të hapin një etapë të re në bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me Italinë dhe me komunitetin ndërkombëtar.

Departamenti amerikan i Shtetit shpreh kënaqësinë për marrëveshjen e arritur midis forcave politike në Shqipëri

TIRANE, 9 maj/ATSH/ - Radio “Zëri i Amerikës” bën të ditur se një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se, SHBA-ja është shumë e kënaqur nga arritja e marrëveshjes midis forcave politike në Shqipëri, marrëveshje të cilën ai e cilësoi si një arritje të madhe. Zyrtari amerikan tha se SHBA-ja është e kënaqur që marrëveshja u nënshkrua nga të gjitha palët. Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja pret që gjitha palët ta zbatojnë, tani, me besnikëri këtë marrëveshje.

Fotografi e takimit në Pallatin e Kongreseve.

PS tradhëton Komitetet

Faqe 3 Hajdari-Malaj ka djegur Bashkinë e Vlorës Faqe 2

Saktësim

Gazeta “RD” në numrin e saj të së enjtes ka botuar në faqen e parë një përgënjeshtrim për “ZP” nga familja e Vehbi Demit lidhur me vizitën e Presidentit Berisha në këtë familje me rastin e 5 Majit. Për arsye teknike në fund të shkrimit mungon fjala “Familja”. Pra duhet lexuar Familja Vehbi Demi. Gazeta “Republika” pasi bëri një artikull me rastin e Zb[a]llimit kërkon “sikminë sensacionale” për këtë faqe të shkrimit, që është rasti i këtij gabimi teknik në “RD”.