Komitetet rrisin terrorin mbi qytetarët
Fushata nxit agresivitetin e bandave në Jug
Tre ditë betejë në Tepelenë, dy të vrarë dhe shumë të plagosur. Vritet Latifi, ndihmësi i ngushtë i Zanit...
NË FAQEN 2
Gjinushi: Fino, shporru në Gjirokastër
Kryeministri i kërcënuar nga aleatët e tij të majtë
Mjeshtrat e kurtheve terrorizojnë shqiptarët. Ndërsa Gjinushi përdori fjalë të ndyra dhe kërcënime për Finon, Ceka...
NË FAQEN 4
Ministri i Financave vijon mashtrimet
Fajdexhiu Malaj e shtrin cinizmin nga FMN tek shqiptarët
Malaj mashtroi njerëzit kur u kërkonte t’i fusnin paratë në firmat rentiere, i mashtroi kur u tha që paratë do lua kthejë PS të plota
NË FAQEN 5
Socialistët shtyjnë ditët
Komitetet dordoleci i shtëmtuari rebelimit. Dialog intensiv dhe të sinqertë me njerëzit. Prioriteti i PD - konsolidimi i institucioneve. Një fitore e sigurtë me aleatë të sigurtë.
Berisha ndez fushatën në Kurbin, Shijak dhe rrethin e Tiranës
Komitetet zënë mat Nanon
Të majtët shqiptarë e shtynë edhe një ditë tjetër balafaqimin e tyre me elektoratin shqiptar, ndërkohë që demokratët janë tashmë në pikën e fushatës së fitores së tyre të sigurt. Socialistët nxorën die në skenë satelitët e vogla PAD dhe PSD për të mbajtur të mbledhur tryezën e tyre me partitë, duke paraqitur kërkesa të reja për ndryshime në ligjin e pandryshueshëm elektoral, që u miratua javën e kaluar nga Parlamenti. Por e veçanta e propo zimeve të social-demokratëve është se ligji që kërkojnë ata është shumë i ndryshëm me ligjet që kanë kërkuar vetë të majtët deri tani, po aq sa edhe me draftin e paraqitur nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Duket se kjo është arsyeja që e ka shtyrë Nanon t’u shmanget gazetarëve, duke dalë nga dera e prapme e kryeministrisë, ndërkohë që Majko i padjallëzuar u deklaroi atyre që “Vlorës digjet, ne krëhmi”. Propozimet e djeshme të të majtëve shqiptarë për të shtyrë ditët e fushatës së tyre normale, ashtu si në zgjedhjet e 20 tetorit, pasojnë disa gjeste hutimi ditëve të fundit, të atyre që po përpiqen me këto të mbajnë peng zgjedhjet e qershorit në Shqipëri. Një ditë më parë socialistët dhe aleatët e saj hartuan një deklaratë ultimative, e cila përkthehej fare lehtë që zgjedhjet e qershorit nuk duhet të mbahen. Në deklaratë ishin përfshirë në mënyrë spekulative edhe disa parti që nuk e kishin nënshkruar fare atë, ndërkohë që një ditë më vonë qëndrimi i të majtëve ndryshoi drejti[?] në mja- drejtimin, por jo mënyrën e papërgjegjshme të trajtimit politik të procesit elektoral. Mëdyshja e socialistëve të tërmuar, apo të mos futemi në zgjedhje”, ka pasqyrimin e vet të plotë në dilemën e Nanos “të shkoj, apo të mos shkoj në Vorë”. Kryetari socialist është i zënë mat pas kërkesës së fortë të njerëzve të diziluzionuar të komiteteve, të cilët e kërkojnë atë patjetër në kryengritjen e rebelimit. Lideri i PS-së, ka thirrur këto ditë të gjithë miqtë e tij, bile edhe ata që deri dje s’i ka pasur me sy shumë të mirë, që t’u kërkojë mendim, në duhet apo nuk duhet të shkojë në Vorë për t’u përqafuar me Albert Shytin dhe Hysen Koçinë, si dy nga “gjeneralët” besnikë të partisë së tij që po e presin atje. Nano nuk ka qenë kurrë më në vështirësi se sa sot, pasi duke mos shkuar ka frikë se i “zemëron” komitetet dhe i nxjerrin kandidatë të pavarur, ndërsa duke shkuar në Vorë ai e identifikon plotësisht veten dhe partinë e tij me njerëzit që kanë rëmbyer armët për të “çliruar” Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”. Jo rastësisht kryebashki i Tepelenës, Gjolekë Malaj, paralajmëronte se do të kandidojë si deputet i pavarur, duke kërkuar një ligj të ndryshëm, ndoshta atë që ka paraqitur dhe partia e shokëve të tij të armëve Abdon Imami dhe miku i Rivan Peshkëpia. Dilema e Nanos dhe frzat e tij të ushqyer me përgjigjet e pyejve të këtyre ditëve, janë në fakt shprehja më e qartë e krizës së socialistëve dhe të majtëve të tjerë. Grupuar dhe kërkuar sa tyre të këta me njëra - tjetrën, të cilat po habisin dhe vetë kryeministrin Fino, i cili po përballon me devotshmëri të sharat e Gjinoshët dhe Cekës, bëhen më evidente se pikërisht në këto kohë demokratët po i shpjegojnë elektoratit eprësinë e veprimeve dhe planeve të tyre politike. Në fjalimet e një në Kavajë, Laç, Shijak e fshatrat e rrethit të Tiranës Presidenti po qartëson linjat ku do të kalojë fitorja e Partisë Demokratike, duke ricjerrë para shqiptarëve se kush ishin autorët dhe protagonistët e asaj që i vuri zjarrin Shqipërisë. Berisha po ndez fushatën e PD-së në të gjithë Shqipërinë, në kohën që Nano i ka mbytur vetëm që të shkojë në Vorë e të takohet me komitetet. Veprimi që mund ta presin krahëhapur.
Transparenca e fajdeve, e domosdoshme
Presidenti Berisha në Prezë
“Fajdet nuk janë toleruar për qëllime politike”, - tha Presidenti Berisha, në takimin që zhvilloi dje, me banorët e Prezës. “Për këtë arsye, vazhdoi ai në caktuan ministrin e Financave nga ish-opozita me qëllim që ai të realizonte transparencën që kërkonin njerëzit dhe t’u shpjegonte atyre se ku kishin shkuar paratë e shqiptarëve”. Por, tha Berisha, mosdëshira dhe mosangazhimi i tyre për të bërë transparencën e fajdeve, nuk ka do të thotë se “ish-opozita kërkon me këtë veprim që të ndihmojë PD, por, sepse ajo nuk ka se çfarë t’u thotë shqiptarëve pasi i ka mashtruar nëpër mitingje duke akuzuar qeverinë dhe tani nuk ka se çfarë thotë”. Të gjithë dokumentat dhe mekanizmat e kontrollit, opozita që tani kryeson Ministrinë e Financave i ka dhe është në gjendje që të bëjë transparencën e kërkuar. Megjithatë Presidenti theksoi se do të kërkojë transparencën e fajdeve. Presidenti Berisha në takim gjithashtu theksoi pas fitores së PD, ajo do të angazhohet në një program emergjence për të mbyllur plagët e rebelimit për të vazhduar më tej me programin e saj elektoral të cilin e votuan masivisht shqiptarët në maj të vitit 1996. Presidenti theksoi se pas fitoreve, PD do t’i japë të gjitha mekanizmat e kontrollit të administratës dhe aktiviteteve të tjera, opozitës duke u futur kështu atë drejt aktivizimit në zhvillimin e demokracisë shqiptare dhe për të Presidenti theksoi se pas Fitores, administratës dhe aktiviteteve të tjera, opozitës, duke e ftuar kështu atë që të aktivizohet në zhvillimin e demokracisë shqiptare dhe për të siguruar një mbështetje më të gjerë dhe besim më të madh të njerëzve për punën në qeverisjen që ka shkuar dhe të ardhshme. Demokracia tha Berisha është pjesëmarrje dhe ne do të dëshironim edhe pjesëmarrjen e opozitës, pavarësisht se ajo po përpiqet që të vetëpërjashtohet. Ne tha Presidenti nuk do të rreshtim asnjëherë përpjekjet që opozita të përfshihet në demokraci, sepse demokracia është pjesëmarrje, tolerancë, mirëkuptim. Duke u ndalur në fushatën elektorale për zgjedhjet e datës 29 qershor, Berisha ftoi jo vetëm banorët e Prezës, por gjithë shqiptarët “që të angazhohen në një fushatë elektorale, të qetë, dinjitoze, të qytetëruar dhe më vonë pro PD, pro demokracisë dhe kundër rebelimit, të dëshmojmë përcaktimin tonë drejt demokracisë, drejt Europës”. SH. P.
Ermenji zbaton udhëzimet e komunistëve
Probleme të mprehta në Këshillin Kombëtar të Ballit
Dega e BK të Tiranës dhe deputetët, kundër aleancës së propozuar nga koalicioni i majtë
Ballistët që nuk duan ta pranojnë ende marrveshjen fiziko-politike të plakut Ermenji pranuan dhe të votonin udhëzimet e ish-komunistëve shqiptarë për Partinë e Ballit Kombëtar. Sipas njerëzve të njohur nga ta i mbahej, Aleko Gjergjgo, Këshilli Kombëtar i Ballit Kombëtar ka vendosur për koalicion me PR-në, Partinë e Djathtë Demokratike dhe me partitë e ish-ministrave të pakanëkur të PD-së. Ka qenë një përfundim i mbledhjes së braktisur dhe të hedhur poshtë nga pjesa më e rëndësishme e Ballit Kombëtar. Sipas njohësve, kanë qenë sallën duke u larguar në mënyrë demonstrative, tre deputetët e BK-së, Hysen Selfo dhe Dukë Muca, ndërkohë që kryesia e partisë së tij e ka kryetarit kanë qenë kundër aleancës së propozuar nga plaku Ermenji. Deputeti PBK-së, Dukë Muca, pas largimit nga salla shaktësoi për RD-në se “një parti nacionaliste nuk duhet të votojë për një ligj proporcional, i cili, sido-mos në jug, dëmton interesat kombëtare” dhe se një fitore në një kuadër lokal të caktuar, si rasti i Shkodrës, nuk duhet të përgjithësohet. Problemet e mprehta në partinë e ballistëve nisen kur plaku i mbajtur si antikomunist nisi fjalimin politik me socialistët dhe të majtët e tjerë të politikës shqiptare. Takimi i tij me Nanon, Doklen dhe Gjinushin shkaktoi polemika të ashpra brenda partisë dhe irritimi i anëtarëve të Ballit Kombëtar për pak sa nuk shkaktoi një incident të rëndë në selinë qendrore në Tiranë.
Ndërkohë, deklarata e Aleko Gjergjit e Ballit Kombëtar mund të bëjë aleancë paszgjedhore me PD, ka vlerë vetëm për plakun e rrjedhur Abaz Ermenji. Demokratët i kanë zgjedhur me luajalitetet aleancat e tyre dhe kanë lënë të hapur mundësitë e tyre për faktorët së-ndërtë të politikës shqiptare.
Sipas njerëzve më të njohur të Partisë së BK, kryetari Ermenji ka ndryshuar kryekëput qëndrimin e tij, duke bërë një heshtje që tingëllon sa e dyshimtë aq edhe e marrë. Nëse ish-antikomunisti Ermenji ka harruar që ka pasur në anën tjetër të llogores të atin e Skënder Gjinushit, ballistët e thjeshtë nuk mund ta pranojnë kurresërisht firtin e komunistit.
Të majtët rritin tensionin artificialisht
Deklaratë e “Bashkimit për Demokracinë”
Në një deklaratë të “Bashkimit për Demokracinë” thuhet se në emisionin qendror të lajmeve të orës 20.00 të datës 17 maj 1997, u lexua një deklaratë në emrin e disa partive politike të kryesuara nga Partia Socialiste, në të cilën parashtrohen disa kërkesa ultimative lidhur me fushatën zgjedhore.
Mashtrimi per ta kaluar këtë deklarate ne publik ne emer te kryeministrit Qeverise se Pajtimt Kombetar nga disa parti te tryezes dhe jashtë saj, eshte produkt i njerezve te pa-pergjegjshem, karrieriste e provokatore. Kete deklarate, partite e “Bashkimit per Demokraci” e denojne si nje akt provokativ ne prag te fushates elektorale per te rritur artificialisht tensionin.
Per hir te se vertetes, partite e “Bashkimit per Demokracine” nuk kane patur dijeni per deklaraten. Hartuesit e saj me kerkesat qe parashtrojne, tregojne se nuk e kane lexuar ligjin dhe jo me ta interpretojne ate.
Pasi u njohëm me deklaraten, po interpretojmë kërkesat e tyre duke iu referuar Ligjit Elektoral të miratuar.
1. Komisioni Qendror Elektoral do të krijohet nga kryeministri me propozimin e partive politike pjesëmarrëse në qeveri dhe do të paraqitet për firmë tek Presidenti i Republikës.
2. Garantimi i kontrollit të listave të votimit nga komisionet elektorale sigurohet nga neni 38, pika ç dhe neni 92 i ligjit.
3. Mënyra e identifikimit të votuesve përcaktohet nga neni 65 i ligjit dhe KQZ.
4. Statusi i pjesëmarrjes së vëzhguesve të huaj përcaktohet nga KQZ.
5. Sipas ligjit, me fillimin e fushatës elektorale, veprimtaria e partive politike në TV kontrollohet nga KQZ.
6. Presidenti i Republikës, kryeministri dhe partitë parlamentare kanë kërkuar (dhe tani është konfirmuar), pjesëmarrja e institucioneve ndërkombëtare në procesin zgjedhor. Ne rikonfirmojmë qëndrimin tonë për një vëzhgim sa më të gjerë e të plotë nga këto institucione.
Partitë që bëjnë pjesë në “Bashkimin për Demokraci” kanë kërkuar takimin me të gjitha forcat politike për të realizuar një pakt social për një fushatë elektorale të ndershme dhe për një proces zgjedhor të drejtë, të lirë dhe të barabartë.
Ne deklarojmë se duke qenë të vendosur për të zbatuar ligjin jemi të gatshëm të diskutojmë me forcat politike për të ndihmuar Qeverinë e Pajtimt Kombëtar dhe Komisionin e Zgjedhjeve për nxjerrjen e akteve nënligjore dhe përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme në dobi të fushatës elektorale. Për këtë arsye ne themi se është e domosdoshme krijimi i KQZ me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në bazë të raporteve të vendosura tashmë”.
1. Partia Levizja e Legalitetit
2. Partia Demokristiane
3. Partia Bashkimi Socialdemokrat
4. Partia Bashkimi Demokratik
5. Partia Demokratike
Fino deformon Kinkelin
Ministria e Jashtme gjermane detyrohet të zbardhë bisedën telefonike
NE FAQEN 3
Shqipëria nuk mund të cënohet
Çiller deklaron:
Gjatë konferencës së saj periodike për shtyp, të mbajtur ditët e fundit, zëvendësministrja dhe ministrja e jashtme e Turqisë, Tansu Çiller tha se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen nga fundi i qershorit.
E deklaroj edhe një herë se Turqia nuk do të lejojë asnjë shtet të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë. Do të vazhdojmë të mbështesim demokracinë në Shqipëri”, tha Çiller.