31/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 maj 1997

Bandat e Komitetit qëllojnë “ALBEN”

Breshëri mbi helikopterin e forcave shumëkombëshe në Vlorë NË FAQEN 2

450 të vrarë, 20 janë fëmijë

Spitalet evidentojnë viktimat e muajve të rebelimit komunist NË FAQEN 5

Asgjësohet kapo i Çërrikut

Shpërthim fatal për pjesëmarrësin e masakrës mbi forcat speciale NË FAQEN 2

Socialistët nisin betejën me OSBE

Socialistët shqiptarë provojnë qartë se do të përpiqen të shfrytëzojnë të gjitha mjetet për të ruajtur monopolin e komiteteve të armatosura në disa qytete në Jug të Shqipërisë deri në ditën e zgjedhjeve të 29 qershorit. Një bandë e armatosur e militantëve të PS-së ndaloi të enjten në mesditë një grup vëzhguesish të huaj që ishin nisur për në Gjirokastër, duke i kërcënuar ata se do të vriteshin në vend nëse do të kërkonin që të vazhdonin rrugën me tej. Sulmi terrorist mbi misionarët e komunitetit ndërkombëtar është në fakt shpallja e luftës mes Partisë Socialiste dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, kryesisht me OSBE-në, që do të ketë për mision monitorimin e zgjedhjeve të 29 qershorit në Shqipëri. Kthimi i misionarëve perëndimorë në Tiranë nën tmerrin e grykave të kallashnikovëve është mesazhi kriminal që skalionet e zeza të PS u japin vëzhguesve të huaj që kanë ardhur dhe do të vijnë në Shqipëri për zgjedhjet. Një ditë para ngjarjes së rëndë dhe kuptimplote sekretari socialist i Ministrisë së Brendshme, Lush Përpali, kishte deklaruar në një takim me deputetë të Bundestagut se partia e tij mendonte që komitetet të shpërndaheshin vetëm pas zgjedhjeve. Parlamentarët gjermanë i kishin kujtuar Përpalit se partia e tij kishte nënshkruar kontratën politike të 9 majit, që komitetet duhet të shpërndaheshin 45 ditë para zgjedhjeve, dhe se ajo duhet të mbante premtimin. Ngjarja e rëndë e Memaliajt është në rezonancë të plotë me deklaratën e... pushtetarit socialist Përpali, por edhe me të gjithë linjën politike të Partisë Socialiste në ditët e fundit. Disa ditë më parë, lideri i PS, Fatos Nano, akuzonte OSBE-në se ajo po punonte kundër partive të majta shqiptare, duke kërcënuar shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar se kriza shqiptare do të përsëritej në edicione të tjera. Gjatë kësaj kohe lideri i Partisë Socialiste ka shprehur mosbesim të madh ndaj përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar, duke sulmuar disa herë deri në fyerje OSBE-në dhe të dërguarin e saj të posaçëm, Franc Vranicki. Akuzat e socialistëve për OSBE-në kanë ardhur duke u shtuar sidomos pas konferencës parapërgatitore të Romës, e cila dha fund shpresat e Partisë Socialiste dhe të majtëve të tjerë për të gjetur përballje ndërkombëtare për të bllokuar apo shtyrë zgjedhjet e 29 qershorit. Pas ultimatumit të OSBE-së, që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe sidomos pas deklaratës kategorike të Shteteve të Bashkuara që të majtët të harrojnë bojkotin, socialistëve duket se u ka mbetur të mbështeten vetëm tek komitetet, i vetmi oaz në shkreterinë e humbjes së tyre të sigurt. Duke larguar vëzhguesit e huaj me forcën e armëve dhe duke terrorizuar banorët e disa qyteteve të jugut socialistët kanë ndërmend të ftojnë në pakën disa zona elektorale, si mundësi e vetme disa orë para Fatos Nano dhe disa merë të tjera të PS-së të futen në parlament. Kryeministri Fino bëri dje sikur shprehu keqardhjen për incidentin e rëndë të Memaliajt dhe u nxitua të thoshte se njerëzit që sulmuan vëzhguesit e huaj nuk i përkasin asnjë partie politike. Po i bëjmë një pyetje të thjeshtë Finos: ku e di ai se banditët e armatosur kanë qenë të depolitizuar, kur ende nuk njihen emrat e tyre dhe përsëri nuk dihet se si u organizua. Hedhja përsëri e Finos në një lakim me disa politikanë përbën planin e socialistëve për të mos lejuar asnjë karabë vëzhguesi të huaj, të tavat e pushuara prej komiteteve të armatosura. Astrit PATOZI

PS: Luftë vëzhguesve në Jug

Banditët e komiteteve zbatojnë urdhërat e Nanos. OSBE shpreson që incidenti të mos përsëritet: “Po na ndodhi do të reagojmë fuqishëm”

Suksesi i turpshëm i takimit me Gligorovin

Ngjarja e rëndë në Bilatë ka ndodhur para se Fino të takonte Gligorovin Në stilin tashmë bajat e të dalë boje të suksesit të vizitave të socialistit Fino nëpër Europë, u përcoll nga shtypi i majtë dhe zyra e tij e shtypit edhe udhëtimi i fundit i kryeministrit në Hollandë. Sipas “ZP” Fino, kryeministrat, presidentët dhe kryetarët e shteteve europiane e botërore, mezi prishin ose më mirë kishin zënë radhën për t’u takuar me Finon që t’i shprehnin mbi mbështetje, përkrahje, etj., etj. Një nga këto politikanë ishte edhe Presidenti i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Gligorov, i cili i ka shprehur Finos bindjen totale lidhur me mbështetjen dhe përkrahjen ndaj tij dhe Qeverisë së tij dhe gjithashtu vëmendjen për ngjarjet në Shqipëri. NË FAQEN 3

“Urojmë të mos na ndalin komitetet”

Murry: “Nëse do të na ngjase si vëzhguesit që u ndaluan në Memaliaj, do të reagojmë fuqishëm” OSBE kërkon procedura të shpejta për aspektet teknike të zgjedhjeve Përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë deklaruan se ata janë në afatin e funksionor dhe se atyre duhet t’u paraqiten sa më shpejt tipet e fletëve dhe të kutive të votimit. “OSBE-ja ashtu siç është paraqitur edhe në letrën e dërguar nga Vranicki në Shqipëri, do të ndihmojmë me bazë materiale për zgjedhjet, por duke qenë se ne kemi një kufi 29 qershorin, ne duhet të na paraqiten sa më shpejt modelet”, i deklaroi ATSH-së zëdhënësi i zyrës së OSBE-së në Tiranë Joef Murry. Murry tha se tani është kufiri i fundit për t’i patur gati më 29 qershor. Gjatë ngjarjeve të fundit sidomos në prefekturat e jugut ka humbur e gjithë baza materiale e zgjedhjeve si kuti votimi dhe ndarëse të dhomave të votuesve, madje janë djegur edhe bashkitë komunat e prefekturat gjë që do të krijojë pengesa të shumta në procesin zgjedhor. Murry sqaroi se vëzhguesit e kthyer dje në Tiranë nëse kanë qenë të OSBE-së, por të Monitoruesve të Komitetit Evropian, dhe se OSBE-ja shpreson që asaj të mos i ndodhë një gjë e tillë, por se ajo “do të reagojë fuqishëm” nëse kjo do të ndodhë. R.F.

Arben Karkini, shef i ri i shërbimit sekret

Presidenti Berisha emëroi kryetarin e ri të ShIK-ut . Kryetari i ri i SHIK-ut, 37 vjeç, ka qenë kandidaturë e ofruar nga Partia Republikane. Ai ka mbaruar studimet e larta për jurisprudencë dhe ka punuar si prokuror pranë policisë gjyqësore të Kavajës. NË FAQEN 3

Bashkimi për Demokraci firmos paktin social

Shoqata politike dhe jo politike që kanë marrë pjesë mbrëmë në tryezën e bisedimeve kanë firmosur gjithashtu paktin social të ofruar nga demokratët Partitë aleate në Bashkimin për Demokraci, si dhe një numër i madh shoqatash politike dhe jo politike kanë firmosur mbrëmë paktin social të ofruar nga Partia Demokratike. Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë dakort për mosheqjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe rikrijimin e një klime të qetë e demokratike në prag të zgjedhjeve të 29 Qershorit. Pjesëmarrësit në takim e kanë konsideruar të domosdoshme ruajtjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në kushtet aktuale që po kalon vendi dhe kanë kërkuar poshtë pretendimet e të majtëve për ta kushtëzuar firmosjen e paktit social. Takimi i parë i zhvilluar pak ditë më parë me pjesëmarrjen edhe të partive të majta nuk mundi të arrinte në kompromisin e firmosjes së paktit social pas kushteve të vëna nga PS dhe aleatët e saj. Megjithë dëshirën për të bërë ndryshime mbi ligjin e Gjendjes së Jashtëzakonshme nga ana e përfaqësuesve të PD-së, mbledhja nuk arriti në ndonjë konkluzion. Në takimin e djeshëm tryeza e bisedimeve është zgjeruar duke përfshirë në të edhe një numër të madh shoqatash, të cilat kanë qenë dakort pas disa ndryshimeve për paktin social. Të pranishmit shprehën dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në çtensionimin e situatës dhe krijimin e një klime të qetë zgjedhore. Sidoqoftë firmosja e këtij pakti të paqes nga ana e partive të Bashkimit për Demokraci deri tani vazhdon të kundërshtohet nga ana e partive të majta.

Prodi, një ditë në Tiranë

Kryeministri italian të dielën në Shqipëri Kryeministri italian, Romano Prodi, do të zhvillojë një vizitë njëditore në Shqipëri, të dielën, njoftuan burime të zyrës së tij. Burime politike njoftuan mundësinë që Prodi të zhvillojë konsultime në Tiranë me presidentin e pamposhtur shqiptar, Sali Berisha dhe me kryeministrin, Bashkim Fino. Italia, me lidhje të fuqishme tregtare me Shqipërinë, dhe shqetësuar për të mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare shqiptare, ka luajtur një rol aktiv në kuadrin e përpjekjeve ndërkombëtare, për të ndaluar rënien në anaraki të shtetit të varfëruar. Ajo udhëheq një forcë ushtarake ndërkombëtare, që është dislokuar në Shqipëri për të mbrojtur karvanët e ndihmave.

Ushhtarët e “ALBËS” në pozicion luftimi, para selisë së OSBE-së në Tiranë

Memaliaj. Komitetet e armatosura të socialistëve sulmojnë misionarët e KE

NJOFTIM

Agjencia Kombëtare e Privatizimit njofton të gjithë të interesuarit se fillon publikimi për objektet që do të privatizohen. Informacion më të hollësishëm do të gjeni në gazetat:Rilindja Demokratike, Zëri i Popullit, Koha Jonë, Republika, si dhe në të gjitha gazetat e tjera me qarkullim kombëtar.