Komitetet, gati për ofensivë
Vlora qytet i pushtuar nga bandat e armatosura të PS
NË FAQEN 5
Vlora qytet i pushtuar nga bandat e armatosura të PS
Komitetet, gati për ofensivë
NË FAQEN 5
Dëshmi për krim të organizuar
PS ka urdhëruar filmimin e tragjedisë së Cërrikut
NË FAQEN 4
PS ka urdhëruar filmimin e tragjedisë së Cërrikut
Dëshmi për krim të organizuar
NË FAQEN 4
Bandat e maja qellojnë Lekën I
Trashëgimtari i fronit anulon vizitën e tij në Sarandë
NË FAQEN 3
Trashëgimtari i fronit anulon vizitën e tij në Sarandë
Bandat e maja qellojnë Lekën I
NË FAQEN 3
Të majtët vjellin bomba
Autorët e shpërthimeve janë ata që nuk pranojnë humbjen me vota në zgjedhjet e 29 qershorit, të cilët në vend të nënshkrimit të paktit social, zgjedhin terrorin politik duke vrarë njerëz të pafajshëm
Tritol kundër votës së shqiptarëve
Ekstremistët e majtë shqiptarë radikalizuan përpjekjet e tyre për çarjen deri në fund të revolucionit të armatosur, duke nisur në të gjithë vendin një fushatë terroriste shpërthimesh eksplozive, që po merr jetën e dhjetra shqiptarëve të pafajshëm.
Rreth 30 veta u plagosën në Tiranë nga shpërthimet e bombave që tronditën rëndë qetësinë e qytetarëve të kryeqytetit, ndërkohë që në Elbasan terroristët vendosen tritol dhe shkatërruan selinë e Partisë Demokratike. Por më e keqja qëndron në faktin se njerëzit nuk kanë më as sigurinë minimale për jetën e tyre, as kur janë duke pirë kafe, as kur çojnë fëmijët në shkollë, bile edhe kur flenë të qetë në shtëpitë e tyre. Organëve të drejtësisë mund t’u duhet një kohë shumë e gjatë, apo mund të mos i zbulojnë për paaftësinë e tyre kërrë atentatorët direktë që po skuquin rrugët e Shqipërisë me gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe po terrorizojnë qytetarët në muajin e zgjedhjeve. Por dora e vërtetë që po masakron shqiptarët duhet kërkuar tek ata që ende nuk kanë deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërkohë që kanë nxitur dhe organizuar të gjitha tragjeditë e mëdha që kanë tronditur vendin në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Autorët e vërtetë të krimeve terroriste janë ata që kanë nënshkruar deklarata dhe marrëveshje me njerëzit e armatosur që kanë djegur dhe shkatërruar qytetet e jugut, të cilët po mbajnë peng qetësinë dhe paqen e mijëra qytetarëve të pafajshëm që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Autorët janë përpjekur të pengojnë një proces elektoral të lirë dhe të qetë, si zgjedhja e vetme për të shpëtuar vendin nga kriza. Kjo fushatë bombash në Tiranë e Elbasan, por mbi të gjitha paniku që po shoqëron këto ditë të pikut të fushatës së zgjedhjeve është vepër e ekstremistëve të majtë, që kanë gjetur zgjedhjen e fundit për të shmangur humbjen e tyre të sigurt, në rast se zgjedhjet do të ishin të lira. Zhvendosja e vatrave të zjarrit nga qytetet e jugut, që janë pushtuar nga krahu i fryrë i armatosur është vepër e socialistëve dhe të majtëve të tjerë që në mitingjet e tyre kërkojnë që të gjitha qytetet të bëhen si Vlora, ku sundon komiteti i bandave të armatosura. Në pamundësi për të shtrirë pushtimin e dhunshëm të njerëzve të tyre në këto zona, njerëzit e dalë nga kusalet e Sigurimit të Shtetit, kanë vendosur të godasin pa mëshirë mbi jetët e pafajshme, për t’i detyruar njerëzit e thjeshtë që të mos i besojnë votës së lirë të 29 qershorit, por t’i tremben dhunës së terroristëve të kuq. Autorët e vërtetë të masakrave janë ata që kanë urdhëruar që në zonat e pushtuara nga komitetet e tyre të ndalohet shtypi i djathtë dhe të shoqërohet me eskortë shtypi pro-socialist/apo të zgjedhur kandidatët për deputet terroristë më të njohur i gazetarisë shqiptare, Frok Çupi. Të predispozuar për terror janë ata që kanë djegur makinat e shpërndarjes së shtypit të djathtë dhe kanë rrahur për vdekje shoferët dhe gazetarët që kanë pranuar të shesin edhe gazeta jokomuniste për të nxjerrë bukën e fëmijëve të tyre. Bombat në Tiranë dhe gjakët i kanë vendosur njerëzit që u bindën thirrjeve bandave të tyre që të mos qëllojnë në ajër, por ta ruajnë për vendin që Sali Berisha apo 16 të tjerë i quajnë zvarrë demonstrues. Bombat në Tiranë i kanë vendosur shokët e Albert Shytit, Gjelë Malajt dhe Zanit, që hodhën në erë të mirën dhe zyrën e godinën e Partisë Demokratike në Elbasan, pasi më parë i kishin bërë shoshë disa herë me plumba. (Vijon në faqen 3)
Europa: shkrijni komitetet rebele
Pack: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjithë
“Asnjë nga liderët e forcave politike nuk na dha argu-
Pack: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjithë Europa: shkrijni komitetet rebele “Asnjë nga liderët e forcave politike nuk na dha argu- argumenta pse rezultatet e zgjedhjeve nuk duhen njohur”, tha Pack NË FAQEN 3
Bojkotimi i zgjedhjeve, vetëvrasje kolektive
Ministri i Jashtëm grek Pangalos kërkon pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhje
Në një takim që kishte dje me ministrin e Jashtëm Pangalos Presidenti Berisha vlerësoi zhvillimin e zgjedhjeve si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës, vendosjen e stabilitetit dhe vazhdimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe integritetit në Europë. Presidenti Berisha i shprehu mysafirit të lartë grek mirënjohjen e thellë për Grevinë e Simitis, Greqinë si dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian për angazhimin dhe ndihmën dhënë Shqipërisë në këto momente të vështira.
NË FAQEN 3
Qendra: Zgjidhni më aktivët e rebelimit
Nano: Kandidatë ata që kanë qenë pro meje kur isha në Bënçë
NË FAQEN 4
Tritoli rrënon selinë e PD-së
PD dënon aktet kriminale dhe u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe elektoratit të saj që përballë akteve barbare të ekstremistëve të majtë të ruajnë gjakftohtësinë, sepse më 29 qershor shqiptarët nëpërmjet votës së lirë do t’u japin përgjigjen e merituar të gjithë terroristëve.
Terrorizmi i kuq zhvendoset në Elbasan
Parmbremë në orët e vona të natës një sasi e konsiderueshme tritoli ka shkatërruar pjesën ballore të godinës së PD-së së Elbasanit. Shpërthimi ka ndodhur në të njëjtën kohë me aktet e terroristëve të majtë në kryeqytet dhe është vepër e ekstremistëve të majtë të Elbasanit.
Mbi derën kryesore me xham është e katërta herë që derdhen breshëri plumbash, duke shkatërruar tërësisht atë dhe thyer të gjitha xhamat e godinës. Sipas Sekretarit të degës së PD-së, Ilir Durmani dëmet që janë shkaktuar nga ky shpërthim kapin vlera të konsiderueshme monetare. “Por, thekson ai, unë nuk do të ndalem në këtë dëme, pasi dua të theksoj se hedhja e tritolit, në mënyrë të përsëhershme brenda godinës së PD-së bëhet nga njerëz me qëllime të caktuara, për të ngjallur tmerr e terror në radhët e punonjësve të PD-së dhe veprimtarëve të anëtarëve të saj”. Shkatërrimi me tritol i godinës vjen pas dhunimit të disa dhjetëra dhe grabitjes së disa pajisjeve dhe dokumentave të zyrave të saj.
Terrori dhe aktet banditeske ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PD si dhe selisë lokale kanë qenë të vazhdueshme në Elbasan që kur filloi rebelimi i armatosur komunist. Gjithashtu selia e PD është bërë disa herë objekt grabitjesh dhe vjedhjesh dhe thyerjesh nga ekstremistët e majtë dhe njerëz të lidhur me to.
Synimi i terroristëve për të frikësuar elektoratin e PD dhe për të terrorizuar anëtarët e simpatizantët e saj, ka arritur kulmin me shkatërrimin që iu bë nëpërmjet eksplozivit selisë lokale.
Rasti i Elbasanit nuk është i vetmi në një seri aktesh terroriste ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PD në shumë rrethe të vendit, sidomos në qytetet e jugut. Djegia e selive lokale, ndalimi i shtypit në rrethet e komiteteve, djegiet e gazetës në Berat e Gjirokastër, e shoqëruar me një sërë aktesh të tjera kërcënimesh mesjetare ndaj anëtarëve, simpatizantëve, militantëve dhe punonjësve të PD në shumë zona të vendit, tregon më së miri se ekstremistët e majtë dhe ata që nxitën e drejtuan rebelimin komunist vazhdojnë të jenë si objektiv të sulmit të tyre Partinë Demokratike dhe frikësimin e elektoratit të saj.
PD duke i dënuar këto akte të denja vetëm për kriminelët u ka bërë thirrje gjithmonë anëtarëve, simpatizantëve dhe elektoratit të saj që përballë akteve barbare të ekstremistëve të majtë të ruajnë gjakftohtësinë, sepse më 29 qershor shqiptarët nëpërmjet votës së lirë do t’u japin përgjigjen e merituar të gjithë autorëve të terrorit.
Terroristët hedhin në erë godinën e PD-së në Elbasan. Tirana nën alarmet e eksplozivit
NJOFTIME
Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Të enjten date 05.06.1997, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të finalizuar programin elektoral dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Ftohen të gjithë anëtarët e këtij Këshilli të marrin pjesë.
Konferencë shtypi e “Bashkimit për Demokraci”
Sot në orën 12.00 “Bashkimi për Demokraci” jep konferencë shtypi në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ftohen gazetarët e organeve të shtypit dhe përfaqësues të trupit diplomatik.