06/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 qershor 1997

Terroristi nis të rrëfehet

Masa të rrepta sigurie për atentatorin e Presidentit NË FAQEN 2 Masa të rrepta sigurie për atentatorin e Presidentit Terroristi nis të rrëfehet NË FAQEN 2

Bandat vrasin udhëtarët

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Tepelenë NË FAQEN 2 Një i vrarë dhe dy të plagosur në Tepelenë Bandat vrasin udhëtarët NË FAQEN 2

Krerët shkojnë tek komitetet

PS-së i rikthehen kufomat. Gramoz Ruçi në Sarandë NË FAQEN 3 PS-së i rikthehen kufomat. Gramoz Ruçi në Sarandë Krerët shkojnë tek komitetet NË FAQEN 3

PD zgjedh paqen, ekstremistët terrorin

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përcaktoi dje pikat për fitoren e re të së djathtës në Shqipëri, duke theksuar se terrorizmi si armë e të mundurve nuk do ta zbehë aspak triumfin e demokratëve në zgjedhjet e 29 qershorit . Presidenti Berisha thoi dje të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të mos dekurajohen aspak nga atentati i dështuar kundër tij në Shkallnuer, duke theksuar se terrorizmi nuk duhet të pengojë aspak demokratët për një fushatë tepër intensive deri në ditën e votimeve. Berisha përshëndeti faktin që zgjedhësit e Shkallnuerit, qëndruan deri në fund për ta dëgjuar atë, megjithë panikun që krijoi bomba, duke e quajtur këtë si mesazhin më të mirë që shqiptarët u japin politikanëve. Këshilli Kombëtar i PD parashtroi dje modelin më të mirë dhe disa nga njerëzit e tij më të zotë, që do t’i japin fund dimrit të rebelimit kombëtar, do t’i kthejnë vendit paqen dhe do të vendosin rendin e dhunuar nga bandat e armatosura të të majtëve. Rivendosja e rendit për një kohë të shkurtër, si kërkesa më emergjente e elektoratit shqiptar, u përcaktua si përparësia kryesore e programit të emergjencës që PD i ofron të gjithë shqiptarëve. PD-ja bëhet kështu e para forcë politike në vend që i jep shqiptarëve rrugët dhe garancitë për zgjidhjen e krizës në të cilën e futën vendin ata që nuk e kanë pranuar asnjë ditë humbjen e tyre me votën e lirë. Të dielën pritet të miratohet edhe lista e plotë e njerëzve të cilët do të kandidojnë në të gjitha zonat elektorale të Shqipërisë, me përjashtim të atyre që do të jenë zona të lira apo do të ketë kandidatë të përbashkët me partitë aleate të Bashkimit për Demokraci. Demokracinë. Një ditë më parë kjo aleancë e fuqishme e së djathtës kishte shpallur në një konferencë të përbashkët shtypi sigurinë e plotë për fitore të thellë në zgjedhjet e 29 qershorit, prej të cilave do të dalë mazhoranca që do të formojë qeverinë e ardhshme. Aleatët e demokratëve deklaruan rolin e lokomotivës për Partinë Demokratike, si faktorin më të fuqishëm që do të bllokojë autorët dhe protagonistët e rebelimit që të marrin në duar fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Megjithëse i di mirë se kush i vuri zjarrin vendit dhe kërcënoi me terroristët që po përgatisin fushatën elektorale në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj i kanë bërë serish thirrje socialistëve dhe të majtëve të tjerë për të përshkruar pakin social, që do të thotë garë e ndershme politike, paqë dhe jo dhunë. Mbështetja e Këshillit Kombëtar të PD-së për pikën më kohën kur ekstremistët e majtë i kanë rritur përpjekjet e tyre për të kryer një krim terrorist para zgjedhjeve, duke aktivizuar të gjitha segmentet e tyre kriminale, nga bombardimet në Tiranë e Elbasan, komitetet e armatosura në disa qytete të tjera të Shqipërisë, deri në aktin më ekstrem të atentatit, kur një terrorist grekblorë tentoi të vrasë me granatë Presidentin Berisha. Demokratët do të përballojnë këto akte të rënda dhe asnjëherë më e egër me forcën e njerëzve të saj që kanë zgjedhur rrugën e ndryshimit politik për konkurruar në garën e vetme të demokracisë, zgjedhjet, PD, e vetmja që deri tani ka pranuar me sinqeritet përgjegjësitë e saj para elektoratit, po u tregojnë shqiptarëve rrugën edhe ku të bëjnë fitorja e tyre mbi rebelimin, që u kushtoi aq shumë zhvillimi i vendit dhe të gjithë asaj që Shqipëria e shqiptarëve e ka treguar më së miri se për kë do të jetë vota e tyre e ardhshme. Mitingjet e radhës në Kavajë, Durrës, Elbasan, Shkodër e gjithë të President Berisha dhe ato të liderëve të tjerë të Partisë Demokratike, përfshirë edhe qëndrimin e banorëve të Prrashnjit edhe pas atij terroristi, janë përgjigje më e mirë që shqiptarët i japin popullit sa e mund të shpëtohet Shqipëria. Një rrugë për të qenë edhe sot në Tiranë, ku qytetarët e kryeqytetit do të shprehin qëndrimin në orën 18.30 për të shkuar kurrë përpara që të përkrahin këtë vend për 50 vjet dhe tani të përshkruajnë rrugën e re të zhvillimit e demokracisë. Astrit PATOZI

Terrorizmi nuk lëkund fitoren e demokratëve

Të gjithë me ne sot në mitingun e madh të fitores së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj Këshilli Kombëtar i PD-së cakton pikat e triumfit të zgjedhjeve të 29 qershorit

Terrorizmin e mposhtim me zgjedhje të lira

Presidenti Berisha kërkon nga politikanët shqiptarë të mos dekurajohen

Fino seleksionon bombat

Ai nuk e ka mbledhur ndonjëherë qeverinë për të treguar të paktën shqetësimin formal kur janë goditur rregullisht selitë, njerëzit e PD-së dhe shtypi i djathtë, është penguar me armë fushata e Lekës së Parë, për të ardhur në rastin më ekstrem, kur terroristët e majtë tentuan të vrasin Presidentin Berisha Qeveria nuk mblidhet për të shqyrtuar atentatin ndaj Presidentit Berisha NË FAQEN 3

Nano mbeti në pankartat e PS

Anullohet mitingu elektoral i socialistëve në Elbasan Nano anulloi mitingun elektoral në Elbasan. I planifikuar për t’u zhvilluar me datë 5 qershor në një nga sallat e objektivave socialkulturore të këtij qyteti, sipas kërkesës me shkrim që i ka bërë Bashkisë brenda konzimave të ligjit për zhvillimin e veprimtarive politike, është tërhequr dhe nga kryetari i PS për Elbasanin, duke argumentuar se do të zhvillohej në një afat tjetër. Shtyrja e mitingut elektoral të kësaj partie ka ngjallur mjaft dyshime NË FAQEN 3

KE dënon aktet terroriste

Fisher: “Pad yshim, atentatet me bombë në Tiranë (...) kanë për objektiv destabilizimin e vendit dhe komprometimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 29 qershorit” Fisher: “Padyshim, atentatet me bombë në Tiranë (...) kanë për objektiv destabilizimin e vendit dhe komprometimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 29 qershorit” STRASBURG - Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Leni Fisher, dënoi dje serinë e atentateve që kanë kërcënuar Shqipërinë këto ditët e fundit. “Padyshim, atentatet me bombë në Tiranë (...) - deklaroi dje Fisher në një komunikatë. Sipas saj, “suksesi i zgjedhjeve të ardhshme është një interes i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë kontinentit e partive mbaijnë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e tyre”. Dy bomba shpërthyen të hënën në Tiranë. E para la 20 të plagosur, në mesditë, në bar në qendër të qytetit, ndërsa e dyta la tetë të plagosur, pranë një stacioni autobusi, në mbrëmje. Të mërkurën, presidenti shqiptar Sali Berisha, i shqetësuar një tentativë për atentat, gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike, i bëri thirrje zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit.

Liderët e EDU-së urojnë Berishën

Pas dështimit të atentatit ndaj Presidentit të Shqipërisë Jemi shumë të kënaqur që akti kriminal ndaj jetës suaj dështoi. Kështu u shprehën dje në mesazhe dërguar Presidentit Berisha liderët kryesorë të Unionit Demokratik Europian (EDU) Alois Mok, Volfgang Grobruk dhe Aleksis Vintontak. Ne jemi të bindur thonë ata se situata e vështirë e vendit tuaj pas 50 vitesh sundim brutal komunist do të ndryshojë. Ju i duheni popullit tuaj për të çuar atë dhe më përpara drejt një demokracie dhe të konsoliduar multipartake dhe një ekonomie tregu, përfundon mesazhi.

mposhtim me zgjedhje të lira

Akti terrorist në Shkallnuër, tha dje Berisha në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk më ka dobësuar aspak vullnetin, përkundrazi me shumë duhet të bëjmë fushatë që ta nxjerrim Shqipërinë nga kjo situatë, sepse kjo është e vetmja rrugë për t’u përgjigjur problemeve të sotme që përjeton vendi. Është e vetmja rrugë për t’i zgjidhur këto probleme, rruga më e mirë, rruga më jetike NË FAQEN 3

Të gjithë me ne!

Miting i “Bashkimi për Demokraci”, në Tiranë Sot, më datë 6 qershor 1997, në sheshin përpara Korpusit Qëndror të UT, ora 18.30, “Bashkimi për Demokraci” Partia Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Social Demokrat, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Demokrat si edhe të gjitha partitë dhe shoqatat që kanë zgjeruar këtë bllok politik organizon mitingun e hapjes së fushatës elektorale dhe prezanton kandidaturat për deputetë të Tiranës. TË GJITHË ME NE! Sot, ora 18.30 përpara Universitetit të Tiranës Po Demokracisë, Jo rebelimit!