Kryetari i Parlamentit shqiptar për vizitë në Washington
NË FAQEN 2
Bombë mbi të miturit
Terrorizohet një shkollë 8-vjeçare në Durrës
NË FAQEN 4
Shumëkombëshët ndalojnë banditët
Komiteti i Vlorës kërkon të dalë nga vetmia
NË FAQEN 4
Tirana vulos fitoren e PD
BERISHA: “Tirana, mendja dhe truri i kombit, do t’i japë përgjigje rebelimit dhe komiteteve, do të shpalosë vlerat dhe vendosmërinë e saj për t’i prirë Shqipërisë në rrugën e demokracisë drejt Europës”
Dhjetëra mijëra kryeqytetas në mitingun entuziast të “Bashkimit për Demokraci”
Tirana do t’i prijë Shqipërisë më 29 qershor
Presidenti Berisha fton shqiptarët të votojnë kundër rebelimit
Dëshiroj t’ju përshëndes ju, të gjithë popullin e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë dhe t’ju ftoj ju dhe gjithë zgjedhësit shqiptarë ta shndërrojmë 29 qershorin në ditën e angazhimit të demokracisë mbi rebelimin komunist, të triumfit të së ardhmes, të shpresës, besimit, pajtimit dhe unitetit kombëtar mbi dhunën, terrorin, përçarjen, të shkuarën tonë të hidhur.
Si të jetë Tirana, do të jetë Shqipëria!
Zhvillimet e muajve të fundit, rebelimi komunist, e ka shndërruar 29 qershorin në ditën që do të përcaktojë fatin dhe të ardhmen jo vetëm të demokracisë shqiptare, por edhe atë të Shqipërisë, të dinjitetit dhe integritetit të saj dhe të mbarë kombit shqiptar. Më 29 qershor qytetarëmi ynë duhet të ndahet nga barbaria komuniste, e cila në ngjashmëri me fundin është bërë më terroriste se sa në tërë ekzistencën e saj. Ajo po godet sot pa mëshirë fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre, liritë, të drejtat, shpresat, besimin, pronat, dinjitetin dhe jetën e njerëzve të pafajshëm, rendin kushtetues dhe integritetin e Shqipërisë. Prandaj dhe ju ftoj ju, zgjedhësve të kryeqytetit dhe mbarë zgjedhësit e Shqipërisë, që të gjithë së bashku dhe me një fushatë elektorale të qetë e dinjitoze, të vendosur të ngrihemi mbi çdo hezitim, mëdyshje, lëkundje dhe pakënaqësi, për të ndarë, më 29 qershor, demokracinë nga rebelimi, të ardhmen nga e shkuara, mirëkuptimin nga intoleranca, për t’u bashkuar më shumë se kurrë në rrugën e demokracisë dhe integrimit në Europë.
Nga ky shesh, nga Tirana, zemra e Shqipërisë le t’u bëjmë thirrje së bashku të gjithë zgjedhësve shqiptarë që me votën tonë të lirë të shpëtojmë demokracinë e njomë shqiptare, vlerat e qytetërimit tonë perëndimor dhe t’i japim rebelimit komunist përgjigjen e merituar - disfatën e tij të plotë. Sot, më shumë se kurrë, shpresa dhe besimi i të gjithë demokratëve të Shqipërisë janë drejtuar tek ju, demokratët dhe demokratët e Tiranës, që me qëndrimin tuaj, mençurinë tuaj, gjakftohtësinë tuaj, vendosmërinë tuaj, do të përcaktoni të sotmen dhe të ardhmen, fatin e demokracisë shqiptare.
Si të jetë Tirana, do të jetë demokracia!
Përgjegjësia juaj në këtë fushatë është e shumëfishtë. Sot më shumë se kurrë, mendja dhe zemra e të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë janë të drejtuara tek Tirana, lokomotiva e Shqipërisë.
Prandaj, le të sigurojmë së bashku shqiptarët kudo që janë se Tirana, mendja e truri i kombit, do t’i japë përgjigje rebelimit dhe komiteteve, do të shpalosë si kurrë ndonjëherë më parë vlerat dhe vendosmërinë e saj për t’i prirë Shqipërisë në rrugën e demokracisë drejt Europës. Sa të rrojë Tirana, do të rrojë demokracia!
Amabasadori grek injoron gazetën e socialistëve dhe komiteteve
“KJ”, megafon i qarqeve të caktuara
NË FAQEN 3
Prevedhuragis: “Nuk merrem me fantazitë e shkrimtarëve grekë apo shqiptarë. Shkrimtarin grek të ‘Koha jonë’ nuk njoh dhe nuk dua ta njoh. Ai nuk është as në nënpunës i rëndomtë i administratës greke”
Fatos Nanos i rr uhet mjekra
PS rishfaqet e çarë në betejën elektorale. Degët kërcënojnë me hakmarrje ndaj Kryesisë
Krerët e kuq janë vendosur në qytetet e sunduara nga komitetet, drejtuese të rebelimit të armatosur në Jug. Nano në Tepelenë, Brokaj, Malaj dhe Alushi në Vlorë, Mejdani në Cërrik, Fino në Kuçovë, Ruçi në Sarandë, dhe “biri për shpirt i Zabitit”, Vangjel Tavo në Gjirokastër.
NË FAQEN 3
Rebelët - kandidatët e “pavarur” të PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar dje se emrat e njëri prej kandidatëve të rebelizmit në Vlorë Aramaj dhe militant i PS-së është shpallur si kandidat i pavarur në një nga zonat që PS-ja ka lënë të lirë elektorate të saj në Vlorë. Në të vërtetë PS nuk i ka lënë asnjë zonë të lirë elektorate por emrat e kandidatëve të saj nuk janë përfshirë në listën zyrtare të PS-së. Ata janë shpallur si kandidatë të pavarur por që drejtohen dhe janë përkrahës në shërbim të PS-së. A.Ramaj ishte kryetari i të ashtuquajturës grevë në të shtunën e në Vlorë dhe kushëri i anëtarit të Komitetit Drejtues të PS-së, ekstremistit Brokaj, i cili gjithashtu është kandidat në Vlorë. Taktikat e PS-së për t’i shpallur kandidatët e saj si të pavarur dhe në të njëjtën kohë lenia e së njëjtës zonë si të lirë për aleatët e tyre në rë ndomhtë të PS-së janë bërë një keq të fundit.
Nga ana tjetër PS ka gjetur mënyrën për të kandiduar krerët e rebelizmit, figurat më ordinere dhe të mjeruar që mbajnë përgjegjësinë për kaosin dhe anarkinë në këto zona. Kështu PS pritet të shpallë si kandidatë për deputetë edhe figura të tjera të terrorit në Jug, ata a kanë prem tuar kare privilegji pas shërbimeve të tilla, për vrasje të policëve, djegie bashkish apo vjedhje të bankave.
T. H
Grumbujt: Bandat e armatosura në Jug, pengojnë OSBE
NË FAQEN 3
Terrorizmi synon të vrasë simbolin e jetës
Organet e rendit dhe të prokurorisë të gjejnë monstrat dhe t’ua japin dënimin e merituar
Berisha dënon aktin terrorist në një shkollë të Durrësit
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dënoi me forcë aktin e shëmtuar të hedhjes së eksplozivit në shkollën 8-vjeçare “Marie Kaçulini” në Durrës, të cilin e përkufizoi si një terrorizëm kaq të shëmtuar, jo vetëm në mënyrën kaq të dhunshme, por veçanërisht në aspektin e tij, spresës dhe paralizës - fëmijë të cilët, thuhet në njoftimin e Presidentit të dërguar Presidencës, kërkon dhe i bën apel qeverisë dhe organeve të rendit që të zbulojnë dhe ndëshkojnë autorët dhe të prokurorisë dhe të gjyqësorit për të këtyre monstrave me qëllim që t’u marrin ndëshkimin më gjobë forcën e ligjit, përfundon njoftimi.
Vranicki, nesër në Tiranë
I dërguari i OSBE-së rikthehet në Shqipëri
Vranicki, nesër në Tiranë
Takime me Presidentin Berisha, Kryeministrin Fino dhe liderët e partive kryesore
I dërguari i posaçëm i OSBE-së për Shqipërinë Franz Vranitcki do të vijë nesër në Tiranë, vizita e tij e katërt zyrtare brenda muajve të fundit në Tiranë. Ai do të takohet me Presidentin Berisha, Kryeministrin Bashkim Fino, liderë të PD-së dhe PS-së, si dhe me gjeneral Forlanin e forcave shumëkombëshe. Po kështu Vranicki do të takohet sërish me ekspertët e OSBE-së dhe ODHIR-it në Tiranë. “Qëllimi i vizitës, tha zëdhënësja e tij, Fleming, do të jetë përcaktimi i problemeve dhe përcaktimi i rolit të OSBE-së në procesin elektoral”. Fleming pohon se OSBE-ja po përpiqet të sigurojë ndihma për Shqipërinë në shumë fusha për procesin zgjedhor.
“Ka mjaft punë për t’u bërë. Ne po marrim masa për të siguruar votuesit, se ne kemi plane për një zgjedhje sa më të lirë”.
Dhjetëra mijëra kryeqytetas në mitingun entuziast të “Bashkimit për Demokraci”