Ceka kërkon të fusë në burg “pleqtë e Kushtetueses”
NË FAQEN 2
Vritet fëmija dhe mjeku
Bandat rivale përleshën në Vlorë
NË FAQEN 4
Inflacioni zbret vlerën e bonove
Të investosh me bono, një rrezik afatgjatë
NË FAQEN 5
Tjetër bombë socialiste mbi 29 qershorin
Lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, beri dje një hap prapa pas premtimit kriminalo-elektoral në Vlorë se do të kthente paratë e fajdeve, duke provuar se deklarata e tij e përgjegjshme ka qenë një tallje e rëndë me vlonjatët, të cilët janë nga humbësit më të mëdhenj të piramidave në Shqipëri.
Vetëm një ditë më vonë pas lançimit të supermashtrimit për çekun e bardhë, Nano “harroi” të përmendte prapë në Gjirokastër e qytete të tjera të Jugut historinë e kthimit të parave që kanë humbur njerëzit nga epidemia e fajdeve. Përveç zhgënjimit të njerëzve që pritën të bën të dëgjuar përsëritjen e “mrekullisë” së kthimit të parave në Gjirokastër e gjithë, Partia Socialiste bëri një deklaratë të thatë për shtyp që mundohej të lehtësonte Nanon nga barra e rëndë e mashtrimit të të gjithë shqiptarëve, por sidomos vlonjatëve para të cilëve tha se do të zgjidhte çështjen e parave. Tërheqja e menjëhershme e Nanos nga deklarata e papërgjegjshme shpjegon deri në detaje cinizmin dhe inkriminimin e plotë të Partisë Socialiste në një skenar që synon të nxisë flakë të një rebelimi të ri në Shqipëri. Të ndodhur me pahir para sfidës së zgjedhjeve të 29 qershorit, socialistët kanë menduar si të vetmin shpëtim nga humbja e rëndë vjedhjen e votës së shqiptarëve me supermashtrimin e çekut të bardhë, që lideri i tyre, Fatos Nano, tundi një ditë më parë para vlonjatëve. Nisur nga ndjeshmëria e ligjshme për paratë e humbura në skemat piramidale, të gjithë shqiptarëve, por sidomos vlonjatëve, Nano dhe miqtë e tij Majal, Dokle, Gjinushi etj., projektojnë planin ogur-zi dhe të poshtër të…”, Ndoshta ka qenë reagimi i turmës në Vlorë, e cila ka dëgjuar vetëm pjesën kur fliste për paratë, që e ka shtyrë Nanon të reagojë dhe të tërhiqet disi nga spekulimi i përsëritur me fatkeqësinë e përbashkët të shqiptarëve. Gjithësesi ai hyri në gjak me Vlorën, më shumë se me çdo qytet tjetër në Shqipëri, pasi u tall në mënyrën më fyese me njerëzit më të dëmtuar nga rrëzimi i skemave piramidale dhe me vendin ku rebelimi shkaktoi pasojat më të rënda dhe shkatërrimet më të mëdha. Vlonjatët kanë tani disa kilometra larg tyre në kufirin e PS-së në këtë qytet të tjera të Jugut, njërin që i ka fyer më shumë se kushdo tjetër në botë, duke i trajtuar si fëmijë të cilëve mund t’u merret votën vetëm me tundjen e çekut të bardhë para fytyrës. Njërin e supermastrimit e kanë sot para syve të gjithë shqiptarët, shumica e të cilëve janë përfshirë tek humbësit e piramidave. Ata ndjekin në ekranin e televizorit njeriun që i gënjeu publikisht e mund t’i habente sërish nga ramarëndësia që ata kanë humbur në piramidal, ndërkohë që ende nuk i ka shlyer shtet shqiptar borxhin prej 7 milionë dollarësh, të vjedhura gjatë skandalit të ndihmave italiane më 1991. Ndërkohë, deklarata e Partisë Socialiste se me thënien e Nanos ka abuzuar shtypi është ndoshta gënjeshtra më qesharake që është thënë në të gjithë shekullin në Shqipëri, pasi premtimi i tij për kthimin të parave e kështu në union i gjithë shtypi i huaj dhe ai shqiptar, përfshirë këtu edhe gazetën e socialistëve “Koha jonë”, si dhe radio BBC. Gazeta prokomuniste “Koha jonë” shkruante dje se Nano do të japë 100 përqind paratë e fajdeve, duke i nxjerrë fllasko të gjitha përpjekjet për ta larguar supermastrimin e çekut të bardhë nga duart e Nanos. Fatos Nano u tall në mënyrën më të urryer me të gjithë shqiptarët, por sidomos me vlonjatët, pasi ai e bëri broçkullën e tij të parëve në qytetin e tyre. Të vetmit njerëz që nuk merren të fyhen nga ky premtim kallpi i janë bandat e komiteteve të 16 jugut, të cilët nuk kanë garë paratë të presin, pasi ata kanë grabitur aq shumë dhe plot familje. Partisë Socialiste. Janë ata të vetmit që po i hapin rrugën njeriut të supermastrimit, Nano, në qytetet e dëmtuara më shumë nga organizimi i rebelimit, që ka 16 mijë protagonistë në mision të çekut të bardhë.
Digjet supermashtrimi i PS
Deklarata e PS-së kërkon të çlirojë Nanon nga pesha e krimit. Ku do t’i gjejë paratë ai që nuk ka shlyer ende 7 milion dollarët e vjedhur nga ndihmat italiane për Shqipërinë?
Nano mashtron dhe fyen rëndë Vlorën. Lideri i PS-së “harron” kthimin e parave në Gjirokastër
Berisha: PD nuk premton të parealizueshmen
Mejdani pi shampanjë mbi gjakun e gardistëve
Fshatarët e grabitur paguajnë pijet e sekretarit të Partisë Socialiste
Socialistët mbledhin bandat në Cërrik
Pritja e vakët që i rezervoi selia e PS në Elbasan, Mejdani, ka detyruar atë të fundi të debatojë ashpër me lokalet e PS. Në debat e sipër ai ka shprehur: “Pse me fshatarët e zonës time do të hani fshatën në Elbasan?” Dhe fill pas debatit, në krye të treshes Ruka, Apostoli e Lakrori, Mejdani ka marrë rrugën e Cërrikut.
- “Këtu është Mejdani i” burrave!” - është mburrur Mejdani i PS, kur ka parë armatërët e bandës
NË FAQEN 3
Gjolek Malaj, bodygard i Nanos
Mijëra qytetarë kanë parë tmerrin në aksin Tepelenë-Sarandë, nga ata njerëz që shoqëruan dje Nanon. Shumë prej tyre janë grabitur, përdhunuar, rrahur apo vrarë. Nano le(v)i i sigurtë
Banditët sigurojnë liderin e PS-së nga Saranda në Tepelenë
NË FAQEN 3
Kolonja, votat për PD
Ersekë, Kryetari i PD, Tritan Shehu, prezanton kandidatin për deputet
Kam ardhur këtu u prezantoj kandidatin për deputet të PD, Eduart Ypi, intelektual i njohur, një nga drejtuesit kryesorë të ekonomisë në këto vitet e fundit, i bindur se do të gjejë mbështetjen tek ju tha Shehu në takimin me zgjedhësit e qytetit të Ersekës.
NË FAQEN 2
Shehu u nis në Athinë
Kryetari i PD-së i ftuar në Greqi
Me ftesë të Partisë “Nea Demokracia”, dhe u nis për një vizitë zyrtare në Athinë, kryetari i Partisë Demokratike, prof.dr.Tritan Shehu, njofton zëdhënësi i PDSH-së.
Përveç takimit me kryetarin e Partisë “Nea Demokracia”, z.Karamanlis, kryetari i PD-së, Shehu, do të ketë edhe shumë takime të tjera me zyrtarë të lartë të politikës dhe qeverisë greke.
Komitetet largojnë shefin e ODHIR-it
Pridom jep dorëheqjen nga vëzhgimi i 29 qershorit
“Komitetet largojnë shefin e ODHIR-it”
“Nuk mund të ketë monitorim dhe zgjedhje të lira për sa kohë ekzistojnë komitetet dhe bandat e armatosura”
Brajan Pridom, koordinatori i përgjithshëm i veprimtarisë zgjedhore së ODHIR-it për zgjedhjet shqiptare dha dorëheqjen për shkak të vështirësive që paraqet misioni i vëzhguesve në zonat e pushtuara nga komitetet. Arsyet e largimit të funksionarit të lartë janë tashmë të qarta, ndonëse formulimi zyrtar që vjen prej OSBE-së në për aryse është “personale”.
Dje se Pridom nuk ishte dakord që zgjedhjet në Shqipëri të bëheshin në datën 29 qershor “pastaj shqiptarët egjenuan vështirësi të shumta”. Sipas një burimi të besueshëm, i cili kërkon të mos konfirmohet për momentin, tek fjala vështirësi qendronin arsyet e vërteta të largimit të Brajan Pridom-it. “Funksionari i lartë është i mendimit se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe fushatë të ndershme elektorale për sa kohë vazhdojnë të ekzistojnë komitetet dhe bandat e armatosura”, thotë burimi. Një pohim i tillë bëhet më i besueshëm nëse do të kemi parasysh “prit'at” që i janë bërë përfaqësuesve të OSBE-së.
Në Tepelenë u penguan nga njerëzit e Malajt, në Sarandë nuk ju krijuan kushte pune ndërsa në Tepelenë krerët e komitetit i dhanë vetëm dhjetë minuta legjendërimi. Pra në disa qytete përfaqësuesit e zyrës së institucioneve demokratike e të drejtave të njeriut janë konsideruar si persona “non grata”, madje edhe prej tyre tanë kërcënuar me eliminim fizik. Përballë kësaj gjendjeje Brajan Pridom ka preferuar dorëheqjen.
A. NDROQI
Kandidaturat ilegale të krerëve të PS-së
Krerët e PS të kandiduar në zonat e komiteteve edhe sikur të “fitojnë” kanë vulosur ilegalitetin e tyre
Të gjithë krerët e PS kanë kandiduar në zonat e komiteteve përfshi dhe të arratisurin nga burgu që është kryetar i asaj partie. Siç dihet kapot e komiteteve rebelë kanë deklaruar me së njëherë se nuk do të lejojnë që në ato zona të zhvilloje fushatë edhe PD.
NË FAQEN 3
“Paterica” Socialiste në ekonominë e tregut
NË FAQEN 5
Presidenti Berisha ngre në këmbë Laçin, Rubikun dhe Mamurrasin