29/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 qershor 1997

Fitorja e PD, falë i Shqipërisë

Fitorja jonë e domosdoshme

Shumica e shqiptarëve do të votojë sot për Partinë Demokratike në modelin e përgjakur dhe i përzhitur i Vlorës dhe i qyteteve të tjera të viktimizuara nga bandat e PS-së të mos bëhet nesër Shqipëria normale e modelit. Nëse dikur fitorja e PD-së ka qenë e nevojshme, sot ajo është e domosdoshme, si e vetmja rrugë që do t’i çojë shqiptarët drejt bashkëjetesës dhe paqes me njëri-tjetrin. Shqiptarët do të votojnë sot për PD, për të shuar zjarret e urrejtjes dhe të shkatërrimit që e ndezën në të gjithë Shqipërinë prej pasardhësve të atyre që e shtypën këtë vend për 50 vjet me radhë. Ata do të shprehin sot vendosmëri për të ndalur krimin dhe terrorin politik, mjet i vetëm që kanë zgjedhur komunistët për të rikthyer prapa orën e Shqipërisë. Shqiptarët do të votojnë sot kundër atyre që qëlluan me antitanke, breshëri automatikë, bomba dhe sëpata mbi demokratët, qytetarët e thjeshtë, policët, gardistët, pa kursyer edhe kalimtarët që u ndëshkuan me vdekje tragjike, vetëm se u ndodhën rastësisht afër bandave kriminale. Fitorja jonë është e domosdoshme për të rindërtuar ngrehinën e dëmtuar rëndë të shtetit shqiptar nga goditjet barbare të bandave të ekstremistëve të majtë, që i vunë zjarrin institucioneve për ta çuar deri në fund revolucionin e armatosur. Ne do të fitojmë sot për të mos lejuar çënimin e integritetit të Shqipërisë, për të mos lejuar të bëhet fara e ndasive, që është humbje e komunizmit dhe armiqësia e përjetshme të këtij vendi. Fitorja jonë është e domosdoshme sepse përballë nesh janë ata që i krijuan vetë piramidat mashtruese, rrëmbyen paratë e shqiptarëve, dhe pastaj morën në dorë urat e zjarrit dhe i vunë flakën Shqipërisë. Ne do të fitojmë sepse do të vendosim me shpejtësi rendin e tronditur me dhunën e kallashnikovëve në protestën e humbjes së parave, nga ata që grabitën 500 mijë dollarët e Gjallicës, që ishin ortakë politikë dhe ordinë me të gjithë fajdexhinjtë, ndërkohë që sot po kërkojnë të fshihen kokën si struci, duke bllokuar transparencën. Fitorja jonë është e sigurt sepse shqiptarët kanë pasur kohë të njihen sërish me bandat e tyre që kanë vrarë e masakruar në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, Lushnjë e gjetkë. Ne do të fitojmë sepse përballë nesh janë ata që i quajnë të zinj pellumbat tonë të bardhë dhe të tjerë që mallkojnë diellin e krahinës së tyre, vetëm se aty nuk ka banda dhe terroristë si Zani, Alfons Shyti dhe Gjolekë Malaj. Shqiptarët do të votojnë për PD-në, sepse përballë nesh është tërë shefi i komiteteve dhe bandave të armatosura, Fatos Nano, i cili ka vendosur të hyjë në parlamentin shqiptar duke penguar me armë fushatën e kundërshtarëve të tij politikë. Përballë nesh është Gramoz Ruçi që urdhëroi masakrimin e sekretarit të PD-së, Leonard Dërmi, dhe rrëmbyerjen e të atij të kandidates së PBDNJ-së. Fitorja jonë është e sigurt sepse përballë nesh janë ata që pasi e dogjën dhe shkatërruan këtë vend u tallen me mënyrën më të ndyrë dhe më njerëzore me shqiptarët duke i mashtruar me “çekun e bardhë”. Ne do të fitojmë mbi ata që pasi kanë përgjakur rrugët dhe sheshet e qyteteve tona, premtojnë shekullin e qyteteve tona, si shqiptarëve, e drejtë të qeverisëm si shqiptarëve, “Shqipërinë normale” dhe demokracinë në fakt, si demokracinë e tyrе terroriste. Në fakt, bandat janë të hedhë në robërinë e tyre, ndërsa terrorizojnë shqiptarët. Fitorja jonë, do të jetë e hedhë në dorë, do të jetë shpëtimi i tyre të vendosur për të votuar për PD-në, që të votojnë për drejtuesit e tyre të bashkuar e të përbashkët, dhe do të jetë e nevojshme, por e domosdoshme.

Nano mban ndezur fitilin e flakës mbi zgjedhjet

Kryetari i PS, “Populli në protestë” dhe “Populli në heshtje” Automatikisht Nano e ka vënë ligjshmërinë e zgjedhjeve apo paligjshmërinë e tyre në dorë të elementëve të destruktivë të krizës shqiptare, në dorë të njerëzve të cilët kanë marrë armët në duar dhe terrorizojnë disa qytete në jug të vendit. NË FAQEN 3

PD do t’i japë hapësirë opozitës

Presidenti Berisha priti Koordinatoren, Katrin La Lymier Presidenti Berisha shpjegoi gjatë takimit se në disa zona në jug Komitetet e Partisë së Kryeministrit po ushtrojnë dhunë dhe terror mbi popullsinë dhe për fat të keq në këto zona të komiteteve janë kandiduar kryetari i PS dhe ministrat aktualë të kësaj partie në Qeveri NË FAQEN 3

Katastrofën e së majtës s’e ndalon terrori i bandave

Ekstremi i majtë shton aktet e dhunës kundër komisionerëve të Partisë Demokratike NË FAQEN 2

Tranzicioni në Shqipëri nuk ka dështuar

Kadare optimist për zgjedhjet dhe të ardhmen e vendit NË FAQEN 3 Që tranzicioni shqiptar qelloi tepër i vështirë kjo s’ka asnjë dyshim. Arsyetja qëndron në kontrastin tepër të madh midis diktaturës staliniste klasike të Shqipërisë dhe çlirimit që erdhi aq papritur. Shqipërisë i mungoi një kohë e mesme. Vendet e tjera lindore e patën këtë kohë rreth 25 - 30 vjeçare.

Fino mashtron La Lymier

Kryeministri bllokon shpërndarjen e fletëvotimeve të katër zonave elektorale Grubmaj eri i është dashur të telefonojë disa herë, derisa Fino të dërgonte këshilltarin e tij me helikopterë në Rinas, ku prisnin për mbi gjashtë orë të niseshin fletëvotimet në Mat, Korçë, Skrapar dhe Vlorë. Grubmaj eri i është dashur të telefonojë disa herë, derisa Fino të dërgonte këshilltarin e tij me helikopterë në Rinas, ku prisnin për mbi gjashtë orë të niseshin fletëvotimet në Mat, Korçë, Skrapar dhe Vlorë Troika e OSBE-së detyroi dje kryeministrin socialist, Bashkim Fino, që të merrte masa urgjente për shpërndarjen e fletëvotimeve të katër zonave elektorale, që erdhën të shtypura dje në mesditë nga Roma. Fakti që deri dje në orën 19.00 fletëvotimet për një nga zonat elektorale në Mat, Korçë, Skrapar dhe Vlorë, qëndronin në aeroportin e Rinasit, sepse kryeministri, me cilësinë e kryetarit të Komisionit Qeveritar nuk lejonte lëvizjen e helikopterëve për t’i dërguar pranë komisioneve zgjedhore, i ka alarmuar të dërguarit e OSBE-së. La Lymier u gjend e befasuar dje në takimin me ministrin Belul Çelo, kur mësoi se ndryshe nga çfarë e kishte përgënjeshtruar socialisti Fino, shpërndarja e tyre nuk vonohej për fajin e Ministrisë së Brendshme. Zëvendësdrejtuesi i Vranickit në Tiranë, Grubmaj er i është dashur të telefonojë disa herë gjatë takimit, Pas kollokiumit të kësaj situate edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Belul Çelo, La Lymier dhe bashkëpunëtorët e saj u shprehën se “shpresojmë që ditën e zgjedhjeve të mos ketë probleme”. A.K.

REBE[L?]LION DECEIT TERRORISM REBEL[L?]ION DECEIT TERRORISM

Vranicki: Kujdes nga bandat e PS

I dërguari i OSBE-së shprehet për zgjedhjet e 29 qershorit NË FAQEN 4

Plumba e bomba në qendra votimi

Komiteti i Shtytit paralajmëron terror në ditën e zgjedhjeve NË FAQEN 6

Klimë e pasigurtë në qytetin e gurit

Bandat e PS terrorizojnë edhe në Gjirokastër NË FAQEN 4

29 Qershori - dita e madhe e triumfit të demokracisë mbi rebelimin