Zgjedhjet, as pak të ndershme
Presidenti i EDU rreth 29 qershorit në Shqipëri:
NË FAQEN 2
Qendra e qytetit nën bërsheri
Tre të vdekur dhe tre të plagosur në Lushnjë
NË FAQEN 4
“Fatos Nano na la rrugëve”
ALBA konfrontohet me emigrantët për në Greqi
NË FAQEN 4
Socialistët përgjakën Tiranën
Nano, Fino, Baraj dhe Tusha përsërisin krimin politik të 2 prillit në kryeqytet
Shqiptarët e kërcënuar nga një diktaturë e re komuniste
Kryeministri Bashkim Fino urdhëroi dje vrasjen e të paktën një qytetari dhe plagosjen e disa të tjerëve, të cilët u qëlluan nga policia gjatë një mitingu paqësor që disa qindra përkrahës së Lekës së Parë po zhvillonin para godinës së KQZ-së. Zëvendësministri i Brendshëm, Baraj, i sapoemëruari në postin e tij, dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Pashk Tusha, janë përgjegjës direkt për krimin që skuq dje sheshin para Pallatit të Kongreseve, ndërkohë që socialistët shqiptarë dhunë dhe sinjalet e para se po kërkojnë të vendosin një diktaturë të re komuniste në Shqipëri. Protestuesit u provokuan nga policia në kohën që ata po demonstronin paqësisht para KQZ-së, pas pretendimeve për një fitore të referendumit në favor të monarkisë, por që sipas tyre janë manipuluar nga socialistët. Të gjithë dëshmitarët okularë, përveç ndonjë gazetari komunist, thanë se ishte policia që qëlloi e para duke shkaktuar edhe panik në radhët e protestuesve. Konflikti në fillim i ftohtë mes monarkistëve dhe Partisë Socialiste e ka pikënisjen nga deklarata e liderit socialist, Fatos Nano, i cili vetëm disa orë pas mbylljes së votimeve deklaroi se monarkia ka humbur, duke mos marrë më shumë se 20 përqind të votave të shqiptarëve. Ndërkohë që ende nuk kishte shifra të sakta për fitore në Partisë së tij, Nano përdori një fjalor të rëndë e fyese për qytetarët shqiptarë që kishin votuar pro Lekës së Parë, duke thënë se do ta shporrte monarkinë jashtë Shqipërisë. Rezultate paraprake, që sipas mbretërorëve flisnin në favor të monarkisë, por sidomos deklarata e Nanos, i shtuan dyshimet e përkrahësve të Lekës së Parë se vota e referendumit po manipulohej në shifra drastike nga të majtët shqiptarë, që e kishin vënë procesin elektoral nën pushtetin e bandave të tyre të armatosura. Dyshimet për falsifikime të mëdha u rritën pas çdo shifre zyrtare të referendumit të dhënë nga KQZ-ja, të cilat megjithëse nuk flisnin për fitore të alternativës së monarkisë, ishin të pakta dhe herë më të larta se 20 përqindëshi që kishte deklaruar Fatos Nano. Hipotezat e monarkistëve për manipulime u thyen në një bindje kur vetë shtypi i majtë filloi të shfaqte kontradikta tepër të thella për rezultatin e monarkisë, pasi për disa gazeta “Koha Jonë” thoshte se monarkia ka fituar 45 përqind, “Zëri i Popullit” dhe “Indipendent” thonin se ajo nuk ka marrë më shumë se 20 përqind. Lufta e deklaratave mori fund dje kur kryeministri Fino urdhëroi policinë të ndalonte protestuesit, shumë prej të cilëve kishin ardhur në Tiranë të revoltuar nga qytete të tjera të Shqipërisë. Kryeministri shqiptar mori përsipër krimin e vërdhë në një deklaratë të zezë disa orë pas vrasjes dhe plagosjeve, disa orë pas përpjekjes në ngjallë terror dhe panik tek të gjithë shqiptarët. Gjuha kërcënuese e Finos kishte të njëjtën ashpërsi që patën edhe urdhërat e pamëshirshëm të zëvendësministrit Baraj dhe të drejtorit të Policisë së Tiranës, Pashk Tusha, për të qëlluar mbi turmën e protestuesve. Deklaratat e gënjeshtra të Nanos për shifrat e monarkisë dhe fjalori prej diktatori komunist i Finos nuk i asgjë dyshimin se kanë qenë ata të dy që kanë urdhëruar krimin e përbindshëm që kuptoi 2 prillin serish në Shkodër. Por duke përdorur terma edhe më të rënda për Ahmet Zogun, edhe më të rënda për Eduard Zogun, edhe më të përdorur edhe vetë Enver Hoxha ka përdorur edhe vetë Enver Hoxha ka përdorur edhe vetë Enver Hoxha ka përdorur... (vijon në faqen 3)
Policia qëllon mbi mitingun paqësor të monarkistëve. Një i vrarë dhe pesë të plagosur
Verdikti i popullit do të respektohet
Thirrje e Presidentit Berisha për përmbajtje
Berisha fton mbretërorët dhe socialistët shqiptarë të shmangin çdo lloj konflikti, të presin me dinjitet dhe durim rezultatin e referendumit të shpallur nga Komisioni Qendror Elektoral
Presidenti i Republikës, Sali Berisha u bëri dje thirrje të gjithë shqiptarëve të vetëpërmbahen, të largohen nga çdo dhunë. Nga dhuna vetëm të humbur jemi, thekson ai ndërsa u bën thirrje votuesve të zhvillojnë turin e dytë të zgjedhjeve në interes të vendit dhe të ardhmes së tij.
Ai fton mbretërorët dhe socialistët shqiptarë të shmangin çdo lloj konflikti, të presin me dinjitet dhe durim rezultatin e referendumit të shpallur nga Komisioni Qendror Elektoral, i cili po punon me përkushtim të madh dhe në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Paragjykimi i rezultateve nga cilado palë qoftë është i tërësishëm i pafrytshëm. Verdikti i popullit do të respektohet.
Hakmarrje politike e PS
PD dënon dhunën ndaj manifestuesve monarkistë
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon dhunën, vrasjet kriminale dhe plagosjet e ushtruara sot ndaj mijëra manifestuesve monarkistë, që kulmoi me aktin e zjarrit nga snajperët e vendosur me nxitim ndaj grupit të demonstruesve të mbledhur para Pallatit të Kongreseve.
Partia Demokratike deklaron se përgjegjës për këtë përgjigje të Tiranës janë po ata që në 2 prill 1991 përgjakën Shkodrën dhe insistojnë që të hetohen, të identifikohen dhe të vihen përpara drejtësisë ata që dhanë urdhër për të hapur zjarr mbi njerëzit. Partia Demokratike konsideron se shkaku fillestar i këtij tensioni ishte deklarata e nxituar e Kryetarit të PS, Fatos Nano që shpalli pa dalë ende ndonjë rezultat zyrtar se Monarkia kish fituar vetëm 20 % ndërkohë atë ditë përfaqësuesit e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve njoftonte se kjo shifër ishte 40 %.
Partia Demokratike Shqiptare thekson se dhuna që përjakoj sot Tiranën është hakmarrje e pa principtë politike e Partisë Socialiste. Për përgjigjen në Tiranë janë përgjegjës strukturat e sigurimit të shtetit që po përpiqen ta marrin kontrollin e dikastereve qeveritare në formë antikushtetuese dhe të paligjshme. Ne gjykojmë se deklaratat e K/Ministrit Fino të ngarkuara me fjalor denigrues të përdorur në kohën e E. Hoxhës i shërbejnë vetëm tensionimit të situatës.
Partia Demokratike Shqiptare i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të përmbajtur, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos lënë shkas për provokime dhe incidente. Verdikti i popullit mbi formën e regjimit duhet respektuar absolutisht nga tërë, përfundon deklarata për shtyp e PD-së.
Merr fund mbështetja e Kosovës
Partisë e Millosheviçit ngazëllehet për fitoren e PS
AFP - Fitorja e socialistëve shqiptarë në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 29 qershorit “do të ndihmojë në normalizimin e situatës në Shqipëri”, - tha të enjten në Beograd një drejtues i Partisë Socialiste Serbe (SPS) e presidenti Slobodan Millosheviç.
“Kjo fitore dhe humbja e presidentit Sali Berisha shënon shëmbjen e politikës së mbështetjes së pakushtëzuar të Tiranës për separatistët e Kosovës”, - deklaroi Ivica Dacic, zëdhënësi i SPS-së, i cituar nga agjencia Tanjug.
“Presidenti Berisha ka qenë gjithnjë drejtues i shqiptarëve të Kosovës”, - pohoi Dacic.
Deklarata e drejtuesit të lartë socialist serb, se shqiptarët e Kosovës me ardhjen në pushtet të ish-komunistëve nuk do të kenë më mbështetjen e Shqipërisë, vjen menjëherë pas urimeve që Millosheviç i dërgoi Fatos Nanos në të cilin i shprehte dëshirën dhe bindjen e tij për bashkëpunimin.
Kryeministri i tretë socialist që vret
Fino qëllon 200 metra larg zyrës së tij
Përpara tij Nano ka bërë gati të njëjtën gjë në Shkodër dhe Ylli Bufi në Fushë-Arrëz
NË FAQEN 3
Fino qëllon 200 metra larg zyrës së tij
Kryeministri i tretë socialist që vret
Përpara tij Nano ka bërë gati të njëjtën gjë në Shkodër dhe Ylli Bufi në Fushë-Arrëz
NË FAQEN 3
OSBE ka gabuar rëndë në Shqipëri
Qendra Karter: Kritika të ashpra për zgjedhjet e 29 qershorit
“Fakti që OSBE-ja ka hequr dorë nga ky kontroll është gabim shumë i rëndë” thotë më tej ai, duke theksuar se në rast se krijohen parregullsi dhe manipulohen zgjedhjet, atëherë vëzhguesit duhet ta shprehin hapur atë dhe jo të heshtin
NË FAQEN 2
Qendra Karter: Kritika të ashpra për zgjedhjet e 29 qershorit
OSBE ka gabuar rëndë në Shqipëri
“Fakti që OSBE-ja ka hequr dorë nga ky kontroll është gabim shumë i rëndë” thotë më tej ai, duke theksuar se në rast se krijohen parregullsi dhe manipulohen zgjedhjet, atëherë vëzhguesit duhet ta shprehin hapur atë dhe jo të heshtin
NË FAQEN 2
Çelo: Ik për arsye personale
Presidenti Berisha pranon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Ministri i Brendshëm, Belul Çelo dha dje dorëheqjen. Në një kërkesë me shkrim, Çelo i ka kërkuar Presidentit dorëheqje të parevokueshme, për arsye personale.
Presidenti Berisha, pranoi dhe dekretoi po dje dorëheqjen e paraqitur nga ministri i Brendshëm, Belul Çelo, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës. Shtypi i majtë lamëroi pardje “arrestimin” e Çelos, ndërkohë që Bashkimi Fino nxitoi menjëherë që ta zëvendësonte me socialistin Perparim. Përpjekja e socialistëve për të vënë nën kontroll Ministrinë e Brendshme u quajt me të drejtë një përpjekje e Nanos dhe Finos për të realizuar një grusht shteti.
Spekullimet e shtypit të majtë dhe ish komunistëve lidhur me ish-ministrin Çelo morën fund përfundimisht.
Dy pamjet e ngjarjes tragjike. Ata që qëlluan dhe ata që u mbrojtën nga plumbat në masakrën e djeshme