Ndriçohet skenari i masakrës së 3 korrikut. Socialistët përsërisin 2 prillin
Agim Gjonpali është vrarë nga snajperat e stadiumit “Qemal Stafa”. Kryeministri Fino kërcënon me burg ministrin e Drejtësisë.
dhe policët që qëlluan protestuesit paqësorë
Socialistëve u bie alibia e krimit
Ekstremistët e majtë shqiptarë dhanë dje prova të qarta se kishin provokuar gjakderdhjen mbi protestuesit monarkistë, duke përsëritur masakrën politike të 2 prillit në kryeqytet.
Mbretërorët që u qëlluan pabesisht me snajperë paraqitën fakte komprometuese për policinë dhe ata që urdhëruan uniformat blu të qëllonin për herë të parë pas 6 vjetësh mbi protestuesit që demonstron protestuesisht. Ndërkohë përgjegjësit më të mundshëm për gjakderdhjen, janë prova të pakontestueshme se ka pasur një skenar tipik komunist për të zhytur në terror Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, kur ish-komunistët shqiptarë ende nuk e kanë marrë zyrtarisht pushtetin. Ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, deklaroi dje në një konferencë shtypi se është kërcënuar me burg nga kryeministri Fino, në kohën që drejton Policisë së Tiranës, Pashk Tusha, se do të kërkonte burgim për drejtuesit e gazetave “RD” dhe “Albania”. Këto fakte në korrelacion të plotë me njëri-tjetrin plotësojnë kuadrin kriminal të ngjarjes që tronditi Shqipërinë dhe riktheu frikën e zymtësisë së vendit në një diktaturë të re komuniste. Nxitimi i Finos për të treguar dhëmbët edhe mbi një anëtar të qeverisë së Pajtimit Kombëtar është një provë më shumë, se ai ka pasur shumë herë më tepër të... të lehtë që të godasë mbi protestuesit e thjeshtë që manifestonin para Pallatit të Kongreseve. Për krim të organizuar flasin në mënyrë elokuente edhe deklaratat e djeshme të kryeministrit dhe të partisë së tij, si dhe të kryepolicit të Tiranës, të cilat i kujtuan shqiptarëve gjuhën e harruar të kohëve të Enver Hoxhës. Të gjitha përpjekjet për të mbuluar me mjegull krimin e përsëritur, politik të 3 korrikut, veçse e bëjnë më të plotë skemën që përgjakur rrugët e kryeqytetit. Kryepolici i Tiranës përpara se të kërcejë në burg gazetarët duhet të shpjegojë se përse deri më 3 korrik uniformat blu të tij nuk qëlluan asnjë bandit, por pikërisht atë ditë vollën zjarr mbi përkrahësit e mbrëmë që protestonin paqësisht. Ndërsa lideri i PS-së, Fatos Nano, dhe kryeministri Bashkim Fino duhet t’i shpjegojnë shqiptarëve se ku e gjetën kurajon policët që të qëllonin mbi turmën, vetëm në kohën kur ata dirigjoheshin nga drejtuesi socialist. Ata që kanë një vë që ankohen për disa shpulla mbi opozitën në mitingun e p-algjeshëm të 28 marsit, sot janë të pakënarë me policinë që nuk provoi më shumë njerëz që demonstruan paqësisht. Këto shembuj të neveritshëm dhe dën shtynë t’i majë shqiptar, i cili sheh mbi gjak e viktimave të pafajshme dhe kërkonte që policia ishte më e ashpër me protestuesit. Dhe sër për të provuar se historia përsëritet pikë për pikë, një ditë pas masakrës u vu në një tjetër shfaqje e agresivitetit socialist, të cilët përmes kryeministrit të tyre bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe për zbutje të situatës. E njëjta gjë kishte ndodhur në 2 prill, kur kryeministri i atëhershëm, Fatos Nano, kishte qenë në rol të Enverit që në rënën tregoi dhëmbët, pastaj kur e pa se gjaku ku në fillim të bëj në qytet, nisi të tërhiqej. Ndaj deklarata e djeshme në dukje më të buta të Bashkim Finos dhe të Partisë Socialiste, veçse e pohojnë më fort përgjegjësinë e tyre në krimin që skuqi rrugët e Tiranës. Ata nuk mund të shfajësojnë kurrësesi faktin që në mitingun e monarkistëve ka pasur edhe njerëz të armatosur, pasi në të gjitha mitingjet e tyre, terroristë dhe ata të tjerë, ka pasur dendësi me antitank dhe me armë të tjera të rënda. Shqiptarët nuk mund ta harrojnë kurrësesi skenarin e Fundit të televizionit shqiptar, përmes së cilës Nilo të tërheqë nga masakra, provuar nga afër. Ata nuk mund të harrojnë militantin e PS-së, Fatos Nanon, që më gjithë në një mënjë të veshur, ushtron e shtrirë në terren amerikan, urdhëronte partinë dhe shoqatat që të organizoheshin rreth me rrethin e tij. Por mbi të gjitha shqiptarët nuk mund të harrojnë që, për krimin e organizuar ishte dhe anëtar i Partisë Demokratike, i cili u vra të hënën e mërkurë nga plumbat e kriminelëve që sot tentojnë të vëndosin në regjimin e tyre ushtruar dhe e mbyllur në Shqipëri.
ALBA braktis mandatin e OKB
Patrulla italiane dhe franceze rrethojnë KQZ
NË FAQEN 4
Italia pret qeverinë e PS-së
Rreth 17 mijë shqiptarë do të riatdhesohen
NË FAQEN 4
Kërcënimi nuk e shfajëson Tushën
Kryepolici i Tiranës kërcënon me burg drejtuesit e “Rilindja Demokratike”
Tusha ka qenë në vendngjarje, sipas shumë dëshmitarëve okulare nga gazeta jonë, dhe nëse nuk ka urdhëruar vetë, të paktën duhet të tregojë se cilët ishin ata policë që qëlluan dhe nga kush e morën urdhrin.
Tusha ka qenë në vendngjarje, sipas shumë dëshmitarëve okulare nga gazeta jonë, dhe nëse nuk ka urdhëruar vetë, të paktën duhet të tregojë se cilët ishin ata policë që qëlluan dhe nga kush e morën urdhrin
Drejtori i Policisë së Tiranës, Pashk Tusha, deklaroi dje se ka hedhur një gjyq stafin drejtues të gazetës “Rilindja Demokratike”, për akuzat që sipas tij i janë bërë në editorialin e djeshëm të gazetës sonë.
I kujtojmë zotit Tusha se jemi gati policinë. Disa gazetarë të RD-së kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë shkruar me profesionalizëm gjithçka kanë parë dhe që është krejt ndryshe nga sa thotë Pashk Tusha në intervistën e mësipërme. Po ashtu disa gazetarë të “RD”, vetëm zoti i ka shpëtuar nga...
Shehu: Ngjarje, e cila përsëritet pas 6 vjetësh
Kryetari i PD-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj vizitojnë familjen e Agim Gjonpalit
Tiranë - “Kjo është një ngjarje që përsëritet pas 6 vjetësh në Shqipëri”, - tha kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në shtëpinë e Agim Gjonpalit që u vra nga forcat e policisë të enjten gjatë një mitingu paqësor të monarkistëve para Pallatit të Kongreseve. Shehu i shoqëruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Genc Pollo, bënë një vizitë ngushëllimi tek shtëpia e tij.
Viktima e parë nga policia, që prej 6 vjetësh, kishte vetëm 15 ditë që ishte kthyer nga Greqia ku punonte që prej 2 vitesh. I rritur jetim, pa baba, ditën kur ndërroi jetë ishte pjesëmarrës në mitingun paqësor të monarkistëve. Socialisti, u tha të afërmve Shehu, me ngjarjen e së enjtes, treguan edhe një herë se nuk mund të heqin dorë nga masakra të ngjashme me atë të 2 prillit. Saktesia e gjykatës dhe ekspertëve, që sipas ekspertëve rezulton të jetë me snajper, tregon që socialistët kanë rehabilituar ekspertët që kryen masakrën e 2 prillit dhe të tjera të ngjashme me krimin e së enjtes.
Pasi falenderuan kryetarin Shehu dhe Sekretarin Pollo për vizitën të afërmit e familjes thanë se “ata që kanë mizën pas veshit nuk kanë ardhur, por edhe nuk mund të vijnë dot kurrë për vizitë ngushëllimi”. Socialistët nuk do të arrijnë kurrë t’i gëzojnë fitoret se marrë me dhunë nëse me kallashnikovë dhe snajperë përpiqen ta mbajnë atë.
Shkelje të renda dhe manipulime
Të përsëriten zgjedhjet në zonat 44, 48 dhe 65
PD kërkon me insistim përsëritjen e zgjedhjeve në zonën 44, 48, në Tiranë dhe 65 në Elbasan thuhet në protestën e PD drejtuar Komisionit qendror dhe për dijeni OSBE e Komisionit të Këshillit të Ministrave.
Në zonën 44 në Tiranë, kryetari i Komisionit të zonës është kërcënuar, nga zoti Anastas Angjeli, i cili ka kërcënuar verbalisht dhe me armë, gjë që ka cuar edhe në mosnënshkrimin e procesverbalit të zonës. Kjo është një parregullsi themelore, mungesa e firmës së kryetarit bën të pavlefshëm për rezultatin e kësaj zone, thuhet në protestën e PD drejtuar komisionit qendror. Gjithashtu PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në zonën 48 Tiranë, pasi kërcënimet dhe manipulimet kanë nxjerrë 15 % të votave të pavlefshme. Një shifër kaq e madhe pavlefshmërie votash lidhet me falsifikime të turpshme të PS.
Edhe në zonën 65 Elbasan, shkeljet dhe parregullsitë në të gjitha qendrat e votimit janë të shumta, përfundon protesta e PD.
“RD” bojkoton radion BBC
I nderuar zoti drejtor
Redaksia e gazetës “Rilindja Demokratike” ka vërejtur me shqetësim gjithnjë në rritje mënyrën e prezantimit të saj në pasqyrën e shtypit shqiptar, në edicionin e mëngjesit, seksionit shqip të BBC-së. Gjatë në të gjitha rastet gazetarët tuaj ka paraqitur dhe paraqet një tendencë tepër evidente për të denigruar shtypin e djathtë, veçanërisht gazetën “Rilindja Demokratike”. Në kemi vërejtur në shqetësim se për prezantuar gazetën tonë, zakonisht përgjigjen gjerat më të parëndësishme të saj, duke na lënë në të njëjtën gjykim se kjo bëhet me paramendim për të krijuar kontraste denigruese mes saj dhe shtypit të majtë.
Duke mos paragjykuar aspak politikën tuaj redaktuese dhe principet që ndiqni për të informuar shqiptarët nëpërmjet seksionit shqip të radios BBC, jeni të lutur të ndërprishni menjëherë përmendjen e emrit të gazetës sonë në pasqyrën e shtypit të edicionit të mëngjesit të radios tuaj. Redaksia e gazetës e mori me keqardhje këtë vendim, duke pasur parasysh se kështu do t’i jepte fund dëmit që i shkakton një antireklamë e përdorimit dhe dëgjuesit e radios tuaj, të cilët mund të jenë edhe lexues potencialë të “RD”-së. Pas bllokimi për të shkuar në shumë zona të jugut të vendit të gazetës sonë dhe shtypit të djathtë në përgjithësi nga banda të armatosura të ekstremistëve të majtë, ne kemi ardhur në përfundimin se keqrepartimi i saj në pasqyrën tuaj të shtypit është dëmi më i madh që i është bërë publicitetit të saj tek lexuesit shqiptarë.
Duke e shqyrtuar se do të gjejmë mirëkuptimin tuaj, jeni të lutur edhe një herë të ndërprisni menjëherë përmendjen e gazetës sonë në edicionin e mëngjesit nga një fanatik i Partisë Socialiste që është nëmbytur në edicionin tuaj. Duke mos qenë në edicionin tuaj të mëngjesit, ne shpresojmë që të zgjojmë më shumë kërshërinë e lexuesit shqiptar, sesa me projektin e punonjësit tuaj për të paraqitur një karikaturë të shtypit të djathtë shqiptar.
Ju kujtojmë me keqardhje që nëse do të vazhdoni të përmendni në pasqyrën e shtypit emrin e gazetës sonë, për t’u hequr si të paanshëm në raportet me shtypin shqiptar, ne do lemi të detyruar si i drejtohemi organëveve të drejtësisë për antireklamë. Ndërkohë, ju njoftojmë se ky bllokim do të ndërpritet vetëm atëherë kur stafi drejtues i gazetës sonë të bindet se politika redaktuese e radios suaj ka ndryshuar për mirë, në favor të mosdiskriminimit të gazetave të djathta shqiptare, ku një prej kryesoreve është edhe “Rilindja Demokratike”.
Kërcëlluan dhe nga kush e morën urdhërin
ka hedhur në gazetës sonë.
I kujtojmë zotit Tusha se jemi gati që të shkojmë me të në sallën e gjyqit, duke këmbëngulur sërish në atë që është shprehur publikisht në editorialin e gazetës, se ai është një nga përgjegjësit kryesorë të masakrës mbi protestuesit monarkistë, ditën e enjte. Ai është drejtori i policisë së Tiranës, dhe nuk mund t’i largohet kësaj përgjegjësie, ashtu si redaksia dhe stafi i saj dhe drejtues është bindur se Pashku vetë nuk ka shitur më snajper. Por ai ka qenë në vendngjarje, sipas shumë dëshmitarëve okularë qëlluan nga kush e morën urdhërin. Ne nuk mund të besojmë që Tusha të jetë larguar me vrap kur filluan krismat ashtu si bënë shumë prej gazetarëve dhe protestuesve paqësore të mitingut, sepse vetë besojmë që ai është nënshtruar i rreptë dhe i vendosur.
Ndërkohë, stafi drejtues i “RD”-së nuk është dakort dhe denoncon si të pavërteta ato që Tusha ka thënë në intervistën e tij tek “Zëri i Amerikës”, ku ka deklaruar se turma ka provokuar zoti i ka shpëtuar nga plumbat e policëve të Pashkut. Ndërkohë është detyrë e gazetarit të jetë në vendin e ngjarjes dhe të shkruajë në gazetë ato që ka parë atje.
Kryepolici i Tiranës, Pashk Tusha, nuk mund të dialogojë ndryshe me gazetarët tonë veçse nëse është në gjendje të ofrojë në redaksi mundësinë e tij për të zbuluar autorët e vërtetë të krimit. Për këtë ai ka në ndihmë edhe fotografinë e botuar dje në faqen e parë të “RD”. Tusha duhet të deklarojë se nëse nuk e ka bërë ai krimin, atëherë përse nuk e ndaloi atë me cilësinë e kryepolicit të Tiranës, që ka qenë në vendngjarje dhe ka drejtuar operacionin.
Akuzat që burojnë nga “RD” janë të bëra me ambjentim në të cilin është realizuar krimi dhe jashtë këtij ambienti nuk mund të nxjerrë veten drejtori i policisë së Tiranës. Vetëm Tusha mund ta lirojë veten prej krimit që pati viktima të pafajshme, duke shpallur arsyet dhe autorët e këtij krimi. Këto janë edhe dëshmia jonë për gjyqin e ardhshëm me zotin Pashk Tusha.
“RILINDJA DEMOKRATIKE”
Revolucionet - lokomotiva të historisë
Marks - Lenin - Stalin - Enver
No comment
(Rexhep Qosja prononcohet për fitoren e socialistëve shqiptarë)
Revolucionet janë të padëshirueshme... por janë të pashmangshme... Bashkëkohës të historisë teksojnë se revolucionet nuk bëhen kur përmbysen diktaturat e vjetra, po kur vendosin diktaturat e reja.
Kjo logjikë historike e zbatua në Shqipëri në shkurt dhe në mars të këtij viti. E shikuan historikisht, në zgjedhjet e 29 Qershorit, populli shqiptar la vuri vulën e verdiktit të vet kësaj fatkeqësie historike.
Nënshkrimi i saj kushtoi shumë, por ç’të bësh, ky është çmimi që populli u shtrëngua të paguajë.
Revolucionet njerëzish kushtojnë shumë shtrenjtë.
“Zëri i Popullit” f.8
“Akademik Rexhep Qosja për zgjedhjet në Shqipëri”
NJOFTIM
Sot në ora 18.00 zhvillohet ceremonia e varrimit të Agim Gjonpalit, vrarë të enjten në demonstratat paqësore të monarkistëve.
Dega e PD së Tiranës fton anëtarët dhe simpatizantët e saj që t’i japin sot lamtumirën e fundit anëtarit të Partisë Demokratike.
Kërcënohet me vdekje stafi i “RD-së”
Riaaktivizohen skalionet e zeza të ekstremit të majtë
I kujtojmë këtyre banditëve politikë se gazeta jonë do të vazhdojë pa asnjë mëdyshje misionin e saj të informimit të lexuesve të saj në të gjithë vendin
NË FAQEN 3